POEZIA E RE
ARBĖRESHE
PARATHĖNIE
PĖR NJĖ PARAQITJE
Katerina Xukaro
Para se tė kalojmė nė
paraqitjen e poetėve tė rinj arbėreshė dhe nė leximin e poezive tė tyre,
mė duket se ėshtė mirė qė lexuesi shqiptar, pasi u njoh me punėn hetimore
paraprake tė nevojshme pėr tė pėrvijuar panoramėn e krijuesve tė rinj,
tė ketė edhe ndonjė tė dhėnė pėr mjedisin kulturor ku ata veprojnė.
Arbėreshėt jetojnė me mite dhe tė tjerėt, edhe vėllezėrit e tyre tė pėrtej
Adriatikut, i shohin si mit, e si njė miti u pėrqasen. Megjithatė, njė
pėrqasje e tillė, ndonėsė e ka ndonjė rrėnjė tė vėrtete, nuk ėshtė e
vėrteta e plotė e shpesh herė lind keqkuptime, kur jo krejt moskuptime.
E vėreni: kjo ndodh jo vetėm lidhur me se si shqiptarėt i shohin dhe i
kuptojnė ose nuk i kuptojnė - arbėreshėt, por edhe me se si arbėreshėt
shohin dhe kuptojnė - ose nuk kuptojnė - vetveten. Nė kėtė frontin e dytė,
mbase ėshtė pikėrisht kjo arsyeja e largėsisė mes brezave mė tė rinj dhe
veprimtarėve kulturorė tė brezave mė tė rritur tė moshuar qė nuk
arrijnė ta shohin historinė e gjendjen e tanishme tė arbėreshve pa
kullesėn e mitizimit romantik.
Natyrisht se miti(zimi) ka
funksionin e vetė nė historinė e popujve dhe ruajtjen e identitetit tė
tyre. Por miti(zimi) mė vete zakonisht nuk mjafton pėr ti shpėtuar popujt
nė momentet e rrezikut, bile mund tė arrijė ti fundosė krejt kur kėput
ēdo lidhje me realitetin. Prandaj, pa i fshirė mitet, se si arbėreshė e
shqiptarė - na nevoiten pėr tė mbetur krenarė edhe ne momentet mė tė zymta
tė dyshimit, besoj se si arbėreshė e shqiptarė na duhet tė integrojmė
realitetin nė pamjen qė kemi pėr njėri tjetrin dhe pėr vetėveten.
Pra, nė rastin tonė, kėtė
perdhen e miti(zimi)t le ta ngrejmė aq sa nevoitet pėr ta parė ashtu si
ėshtė gjendjen kulturore tė sotme tė arbėreshve.
Kultura arbėreshe ishte dhe
mbetet kulturė nė thelb gojore. Arbėreshėt nuk dinin tė shkruanin e tė
lexonin gjuhėn e vetė amtare e, pėr pjesėn dėrrmuese, nuk dinė ta bėjnė
kėtė as edhe sot. Ky nuk ishte ndonjė dėm i madh derisa shkollimi ndalej
se klasa e tretė e edhe, mė vonė, te klasa e pestė e shkollės fillore.
Ndonėse nė shkollė flitej, e mesohej, vetėm italishtja, shkolla ndiqej nė
fshat e jashtė shkolle mjedisi ishte arbėresh. Pėrveē ndonjė vjershe tė
mėsuar nė shkollė, arbėreshi i vogėl jetonte i zhytur nė rrėfimet e nėnave,
legjendat, rapsoditė, kėngėt fetare, fjalėt e urta tė trashguara pranė
vatrės nė netėt e dimrit. Koha e tij shėnohej nga festat e vitit, qė
arbėreshtė kanė tė veēanta, e cikli i njeriut ruante veēori tė tilla qė,
megjithse ndonjė ndikim nga mjedisi italian pėrreth nuk mungonte, dallohej
nga cikli lėtirė, italian. Kjo ishte letėrsia qė ai mėsonte, kultura qė
ai thithte me qumshtin e nėnės dhe ajrin. Shkurt, alfabetizimi,
detyrimisht nė italishte, nuk e arrinte nivelin e kulturimit. Edhe ata pak
arbėreshė, zakonisht prej shtresave mė tė larta tė shoqėrisė, qė arrinin
tė ndiqnin studimet e larta ose universitare, ishin rritur me kėtė
prapatokė kulturore tė fortė, mbi tė cilėn kultura italiane e mėsuar nė
shkollė sigurisht se ndikonte, por si plotėsim e zhvillim, pa i prekur
themelet e njė ndėrtese kulturore qė mbetej tjetėr. Raste shembullore
tė tilla janė Variboba, De Rada, Serembe-ja, Dara, Santori, me njė fjalė,
tė gjithė shkrimtarėt arbėreshė tė shėkujve XVII, XIX e, tė pakten
pjesėrisht, XX.
Pika e kthesės pėr trashgimin e
kulturės arbėreshe qe shkollimi i detyrueshėm tetėvjeēar. Pikėrisht kėtu
filloi zėvendėsimi i kulturės gojore me kulturėn e shkruar, dukuri qė u
thellua kur, qė nga vitet 60 tė shekullit tė kaluar, edhe shkollimi i
mesėm mori tipare masive e, pėr mė tepėr, nė tė gjitha fshatrat filluan tė
vepronin kopshet pėr fėmijė, me programet kombėtare pėrkatėse, natyrisht
italiane e mėseuse qė, edhe kur ishin arbėreshe, flitnin italisht.. Nė
kėtė pikė mund themi se pati njė ndėrprerje tė mirėfilltė tė trashgimit
tė kulturės gojore, e cila, krahasuar me kulturėn mbizotėruese, e humbasi
plotė prestigjin e vetė. Skishte mė nevojė pėr me trashguar me gojė
pėrrala, kur pėrrallat mund ti lexoje nė libra tė bukur e me shumė
vizatime, skishte mė nevojė pėr me mėsuar vjersha popullore, kur vjershat
i kishe me bollė nė libra, skishte nevojė pėr me trashguar muzikė, kur
mėsoje kėngė pėr fėmijė aq tė lezetshme nė shkollė, e kėshtu me radhė.
Sėshtė ēudi, se ndodh kėshtu
nė tė gjitha kulturat e botės, kur nga faza gojore kalojnė nė fazėn e
shkruar, por nė rastin tonė librat, qė nga shkolla fillore e gjer nė
universit ishin/janė tė gjithė italianė., pra italiane e gjithsesi jo
arbėreshe ėshtė kultura qė ata kalojnė.
Me njė shkollim tė tillė, pa mė
trashgimi gojore, e, pėr mė tepėr, i rritur duke thithur qumshtin e nėnės
e filma multiplikativė amerikanė e japonezė nga ekrani i vogėl qė flet
italisht, megjithse ai vetė nuk e di, arbėreshi i arsimuar ėshtė, nga
pikėpamja kulturore, tamam italian. Aq mė tepėr qė, edhe po pati ndonjė
interes letrar, ai lexon letėrsi italiane e ndėrkombėtare e kurrėsesi
arbėreshe o shqiptare.
Kėsaj shtoji se brezat mė tė
rinj kanė shumė tė dobėt edhe gjuhėn, meqė shumica e prindėrve, tė bindur
se arbėrishtja u krijon probleme nė shkollė voglushėve tė vetė, fėmijėve
nuk u flasim mė arbėrisht por italisht. Rrjedhojė e kėsaj sjelleje, qė jo
vetėm se bie ndesh me tė gjitha teoritė e shumėgjuhėsisė, por edhe nuk i
zgjidh problemet shkollore tė kalamajve arbėreshė, ėshtė se nė rastin mė
tė mirė, pjesa mė e madhe e brezave mė tė rinj e ka arbėrishten e fshatit
si gjuhė krejt pasive.
Nė kėtė pikė, lexuesi i
zhgėnjyer mund tė mė shtrojė me plotė tė drejtė pyejtjen se a mund tė
quhet arbėresh njė arbėresh i tillė. Shikoni: ajo qė e shpėton, ose mund
ta shpėtojė, arbėreshin ėshtė gjurma e ndiesisė sė njė pėrkatėsie
kulturore tė veēant qė, me vetėdije a pa vetėdije, ai ruan nė thellėsinė e
vetėvetes. Njė diēka gjenetike, qė nė raste jo tė ralla del nė pah e
kushtėzon rrugėtimin kulturor tė mėtejshėm tė personit tė lindur arbėresh.
Mbi kėtė gjurmė, po e deshi, ai arrin tė rindėrtojė njė identitet tė vetė
tė veēantė, duke ripėrvetėsuar nė menyrė tė vetėdijshme njė dimension
kulturor qė pjesėrisht rilidhet me traditėn gojore e pjesėrisht pėrpiqet
tė ushqehet nga kultura e shkruar. Njė pėrpjekje qė, pėr arsye mjedisore
tė ndryshme, nuk ėshtė domosdo e suksesshme ose plotėsisht e suksesshme,
por qė gjithsesi ėshtė tregues i njė nevoje tė brendshme qė tė shpin drejt
kėtij qėllimi. Vini re: sėshtė rastėsisht qė fola pėr identitet kulturor
tė veēant. Identiteti i arbėreshit tė arsimuar tė ditėve tona nuk ėshtė i
njėjti i arbėreshit tė dikurshėm, nuk ėshtė identitet italian e as edhe
ėshtė identitet shqiptar. Ai ėshtė mbrujtja e tė gjitha kėtyre pėrbėrėsve,
nė pėrqindje qė ndryshojnė sipas rastit, ku gjithsesi pėrqindjen kryesore
e zė kultura italiane/perėndimore, kurse mė tė voglėn ajo shqiptare, nė
shumicėn e rasteve e njohur nė sipėrfaqe falė studimeve universitare e pak
mė tej. Pjesėrisht pėrse ska si ta bėjė, pjesėrisht se mbase nuk ėshtė i
interesuar sa duhet, intelektuali arbėreshė edhe sot nuk i lexoi tė tėrė
De Radėn, Santorin, Darėn, Skiroin e tė tjerė. Aq mė pak lexoi e lexon
letėrsi shqipe nė gjuhė shqipe (Kadarenė nė italishte e lexojnė tė gjithė).
Nė njė kontekst tė tillė
kuptohet pse ēėshtja tjetėr e pazgjidhur e mbase e pazgjidhshme e
krijuesve arbėreshė tė vjetėr e tė rinj ėshtė gjuha. Pėr tė gjitha arsyet
qė thamė, arbėreshit qė merr penėn nė dorė, ose ulet para kompjuterit tė
hapur mbi Word e merr e shkruan, i vjen tė shkruajė italisht. E nė fakt
ka jo pak krijues edhe shumė tė talentuar qė italisht shkruajnė. A ju thot
diēka emri i Karmine Abate-s? Si ai, por jo aq tė njohur, ka tė tjerė, e
ndonjė do ta lexojmė. Pra, vendimi pėr tė shkruar arbėrisht, ose shqip,
ėshtė vendim qė krijuesi ynė duhet tė marrė. Kur e mori, ja se i shtrohet
problemi tjetėr:, dmth. si tė shkruajė, arbėrisht ose shqip. Nė fillim ai
anon nga arbėrishtja e fshatittė vetė, se i duket se e zoton mė mirė, por
shumė shpejt has problemin e mungesės sė fjalėve. Thjesht, ai vė re se
gjuha e tij ka boshllėqe tė tilla qė as edhe arrin ta mendojė arbėrisht
lėndėn qė don tė shprehė. Mendimi i del italisht dhe i duhet ta kthejė nė
arbėrishte, por me mjetet fjalėt e shprehjet - qė disponon edhe kėtė nuk
arrin dot ta bėjė si do tė donte. Ja pra se krijuesi ynė kėrkon njė burim
fjalėsh dhe, falė studimeve e ndonjė fjalori (mė parė Buttafava -Mussabini,
tani, pėr fat tė mirė, Leka-Simoni), e duke e kapėrcyer krejt letėrsinė
arbėreshe, pėr tė tė palexueshme, e gjėn te shqipja.
Pa u futur nė ēėshtjen e
mprehtė ose, sipas pikėpamjeve, paeksiztuese, tė politikės gjuhėsore pranė
arbėreshėve, kėtu dallohen dy rrugė: ka krijues qė i huazojnė fjalėt nga
shqipja dhe pėrpiqen ti pėrshtatin pėr tiparet fonomorfologjike tė
arbėrishtes sė vetė, pėr arsyen ideologjike, e absolutisht legjitime, se
duan tė kuptohen nga arbreshėt, e ka qė , pasi e thelluan pak a shumė
njohjen e shqipes, pėrpiqen tė shkruajnė drejt shqip. Cilado qė tė jetė
zgjedhja, megjithatė, gjuha e krijimeve rezulton gjuhė pėrherė midis, e
pasigurt, as arbrėrishte as shqipe, edhe arbėrishte edhe shqipe, me kėtu
kėtje shtrėmbėrime gramatikore qė nė njėrėn anė tregojnė moszotėrimin e
gramatikave tė arbrishtes a shqipes, kurse nė anė tjetėr ndikimin e
italishtes, pra pazotėsinė e shkruesit pėr ti mbajtur tė veēuar planet
gjuhėsore pėrkatėse italian dhe arbėresho-shqiptar kur pėrpiqet ta kthejė
mendimin nė shkrim.
Tė njėjtat tė meta dalin nė pah
nė planin semantik. Po pate rast tė krahasosh tė njėjtin test tė njė
autori nė arbrisht/shqip e italisht, se shumė i kanė krijimet e veta nė tė
dya gjuhėt, se kė tė vėshtirė tė kuptosh se procesi shkrimor e ka
zanafillėn te teksti italian, i cili zakonisht ka njė semantikė mė tė
pasur, njė leksik mė tė pėrzgjedhur, njė stil mė tė pėrpunuar e tė lart,
dhe, prova e provave, njė gramatikė pa gabime. Qė krjuesit arbėreshė tė
vjetėr e tė rinj tė mos mė dėbojnė nga Arbėria si tradhtare, pranoj, e ju
them, se natyrisht ka pėrjashtime, si dhe ka dallime mes autorėve e deri
edhe vetė brenda veprės sė tė njėjtit autor. Por sa e mohojnė krejt
dukurinė, mė besoni, ju thonė tė rreme.
Tė gjitha kėto veēori, qė
lexuesi do tė vėrė re herė pas here nė tekstet qė do tė ketė mirėsinė tė
lexojė, natyrisht se ndikojnė nė cilėsinė estetike tė vjershave, tė cilėt
megjithatė, e mbase pikėrisht pėr atė, ruajnė njė joshje tė veēantė e
gjithsesi tregojnė pėr njė mund, a njė mundim, tė thellė tė shkruesit, qė
duhet tė na bėjė ti vlerėsojmė kėta autorė dhe ta lėmė pezull gjykimin
estetik, nė pritje tė zhvillimeve tė mėtejshme. Me fjalė tė tjera si
identiteti e kultura, ashtu edhe gjuha e arbėreshėve tė sotėm nuk ėshtė
e dhėnė e konsoliduar, por proces nė zhvillim, objekt nė (ri)ndėrtim e
sipėr, qė ėshtė herėt pėr tė thėnė se si do tė pėrfundojė e mbase mund
ketė mė se njė pėrfundim.
Mė nė fund - se ju lodha - mė lejoni vetėm tė ju
zbardh konceptin e krijuesit tė ri qė do tė na prijė nė kėtė udhėtim:
duke pėrfituar nga dykuptimėsia e mbiemri i ri /e re, krijues tė rinj do
tė quajmė jo vetėm mė tė rinjtė nga mosha, por edhe ata krijues nė moshė
jo mė tamam tė re, tė cilėt megjithatė janė te rinj se publiku nuk i njeh
a i njeh pak, meqė, jo pėr faj tė tyren, nuk pėrfshihen nėpėr antologji e
as edhe u pėrgjigjen emrave kumbues si Vorea Ujko, Xhuzepe Skirņ di Maxho
e tė tjerėt qė pėrmendėm nė krye tė artikullit tė mėparshėm. Pra, le tė mė
fal lexuesi kur, nė ndonjė numėr tė ardhshėm tė ARS-it, do tė zbulojė se
i riu qė i paraqes ka pak a shumė moshėn time. Edhe ne kemi tė drejtat
tona.
Katerina Xukaro