ANNA MARIA BASILE: VĖSHTRIMI I DASHURUAR PAS JETĖS E VLERAVE
Ngurrova, oh, sa ngurrova.
Lexova e rilexova. Pėrzgjodha e ripėrzgjodha. Lash sitė e mora shoshė.
Vlerėsova e rivlerėsova. Thuajse u dorėzova. .. Kurrė si kėtė herė Premisa-t
rrezikuan tė mbeteshin boshe, e jo nga mungesa e autorėve, por pėr shkak,
nė njėrėn anė, tė pakujdesisė sė tyre, e, nė anėn tjetėr, tė rritjes sė
pėrgjėgjėsisė sė pėrzgjedhėses. Tė them tė vėrtetėn, e pėr tė iu rikthyer
pėr njė ēast metodologjisė sė kėtij gjurmimi, ka autorė e autore qė
vlerėsoj se janė cilėsorė, tė cilėve u kėrkova materjal dhe, megjithse i
nxita, ende po pres tė ma dėrgojnė. Sndodh pėrdite qė njė autori/je
arbėresh/e ndokush ti kėrkojė materjal pėr paraqitje e botim e, pas
entuzjazmit tė momentit tė parė, i/e interesuari/a i/e radhės zakonisht zė
e dyshon a ka ndonjė qėllim tė fshehur, ndonjė fitim pėr me u nxjerrė
E
pse ta nxjerre dikush tjetėr
Mos u habit lexues, bile shqyrto thelle
ndėrgjegjen tėnde e do tė vėsh re se kėtė qėndrim kaq tė pakuptueshėm e
kupton shumė mirė edhe ti vetė, bile sa mė je i panjohur, aq mė shumė njė
kėrkėsė e tillė tė ēel njėfarė mekanizmi vetėmbrojtės vėrbues qė tė bėn
ti mbyllėsh me kyē sirtaret e tua tė mirėfillta e metaforike, e ta
hedhėsh kyēin, qė askush tė ti vjedhė visaret e tua. Pak a shumė se si
ndodh me disa biblioteka private, tė cilat pronarėt i mbajnė aq shtrenjtė
sa qė, nga frika se mos ndokush pėrfiton nga tė mirat e tyre, as edhe ata
vetė guxojnė tė shqyrtojnė libra e dorėshkrime, duke ia lėnė krejt kopicės
detyrėn e gėzimit e tė trashgimit tė kulturės.
Gjithsesi, nė ndėrkohė qė
unė prisja e po pres qė njė pjesė e autorėve/eve tė pyejtur/a ti gjejnė
kyēet e hedhura e shoshja me rreptėsi ca tė tjerė, rastėsisht mė ra nė
dorė, a mė mirė nė ra shohė njė libėr i vogėl me titull dygjuhėsh Al mio
Paese / Katundit Tim, nga Ana Maria Basile, arbėreshe nga Spixana (Spexano
Albanese), nė provincėn e Kosenxės. Mė ra nė shoshė, pra, kjo pėrmbledhje,
e u shosh, nė kuptimin se vajti me egjėrėn, tamam si materjalet e tjera.
Kjo sikur mė bėri pėrshtypje, meqė ishte libėr i shtypur e jo thjesht fail
ose faqe dorėshkrim. Kėshtu qė i thash vetvetes: Kate, moj, mirre prapė nė
dorė e rishoshe pak mė butė, se jo doemos me De Radėn, Naimin a Fishtėn
duhet tė bėsh krahasime e as edhe me bashkėkohėsit e mėdhenj si Vorea ose
Zefi, bile kėtė as edhe qė mund tė ia lejosh vetes; veēanerisht kėsaj
radhe, ty tė duhet vetėm tė krahasosh me njėri tjetrin shkrues arbėreshė
me vullnet tė mirė qė mundohen, si mundin, tė mbajnė tė gjallė njė traditė,
e nė fund tė fundit, kėsaj pune tė merituar ja dalin nė krye, duke e
mbajtur kopshtin tė gjelbėr e jo shkretėtirė pėr lulen qė tė mbijė.
Parė nga ky kėndvėshtrim,
Ana Maria Basile e ka vlerėn e saj, bile, duke i ri- e rilexuar, tė ndodh
tė vėsh re se vjershat e saj kanė njė veēori tė tyren qė i dallon nga tė
gjithė tė tjerėt. Ajo qė tė bėn pėrshtypje ėshtė, sė pari, mungesa e
ēfarėdo pretendimi. Ana Maria nuk pretendon tė jetė poeteshė, nuk
pretendon tė ketė njė stil tė veēantė, nuk pretendon tė ketė njė gjuhė tė
veten. Ajo thjesht sa vėshtron botėn e njėrėzit pėrreth, rikujton tė
kaluarėn, bėn krahasime, nxjerr pėrfundime e shkruan vjersha si i vijnė.
Por ēka tė josh e arrin nė fund tė tė marrė ėshtė ajofarė habie e
pashėrueshme dhe e dashuruar me tė cilėn Ana Maria vėshtron natyrėn e
njėrėzit ose rindėrton tė kaluarėn, ajo zotėsi e saj e veēantė pėr tė
gėrrmuar nė shpirtrat e njerėzve e tė zbuluar ndjesitė mė tė thella pėr
ti nxjerrė nė dritėn e ndėrgjegjes. Autorja vuan nga egėrsitė e urrejtjet
qė sheh, por edhe vuajtja e saj ėshtė si e butė dhe e ėmbėl e nga gjithēka,
nga njė zog, njė mizė dheu ose njė gur, ajo di e nxjerr shėmbuj pėr tė u
ofruar njerėzve si shpresė, rrugėn e dashurisė e tė respektit tė
ndėrsjelltė, e vetmja qė mund tė shmangė tragjeditė e mėdhaja e tė
pakuptueshme, qė shėnuan shekullin e kaluar e qė ajo i pėrmbledh tė gjitha
te holokausti i ēifutėve, tė cilit nė pėrmbledhje i kushton tre vjersha.
Ndėrsa rikujtimi i sė kaluarės (zakonet e dikurshme nė familje e nė fshat)
nuk ėshtė ushtrim retorik e as edhe mall i kotė, por prapė rast pėr tė
nxjerrė nga ajo ato vlera njerėzore tė forta qė shoqėria bashkėkohore
sikur po harron dhe tia treguar si rrugė shpėtimi njerėzimit tė ēoroditur
tė ditėve tona.
Imtėsisė sė vrojtimit i
pėgjigjet njė saktėsi e ēuditshme e pėrshkrimit, qoftė kur objekt i
vėmendjes sė saj ėshtė harabeli e folea, qoftė kur autoria i mbėrthen
sytė te njeriut, qoftė kur ta pėrshkruan sikur po e rijeton tė kaluarėn.
Ana Maria di si pakkush tė
tė pikturojė tabllo para syve me fjalė, dhe e bėn shkėlqyer me gjuhėn e
katundit tė saj, pa ia shtruar fare vetes problemin se si duhet tė
shkruajė: ajo thjesht sa shkruan si di e flet. Ndryshe nga autorė tė tjerė
qė u paraqitėn nė kėto faqe, tė folmen e vendlindjes autorja e zotėron mė
sė miri dhe e pėrdor rrjedhshėm e me gramatikė, duke shfrytėzuar tė
gjitha nuancat e saj kuptimore, e pa patur turp nga kalabrezizmat e saj.
Njė qėndrim tė tillė, qė e pranon tėrėsisht tė folmen amtare si gjuhė tė
shprehjes letrare mbase ndėr autorėt e rinj me tė cilėt u njohėm e gjejmė
vetėm te Mikelanxhelo La Luna e megjithatė, ajo qė dallon autoren tonė
nga ai ėshtė se Ana Maria ska nevojė tė bėjė ndonjė zgjedhje, ndėrsa,
Mikelanxheli, si studjues i lėndės, shkruan po nė gjuhėn e katundit tė tij
(Shėn Mitrit), por e bėn me vendim, si zgjedhje intelektuale, ēka lė
gjurmė tė ndjeshme te vjershat e tij.
Nuk e fsheh se rrjedhshmėria
e gjuhės sė Ana Maria Basiles, mjetet teknike, si pėr shembull trajtat
zvogėleuse e pėrkėdhelėse ose pėrsėritjet e togfjalshave qė ajo pėrdor me
boll spontanisht per qėllime semantike e stilistike tė veēanta, mungesa e
ēfarėdo shtrėmbėrimi nė fillim mė habitėn jo pak: e pėrfytyroja autoren
vajzė tė re, dhe tė rinjtė e pamė se me gjuhėn amtare kanė probleme.
Mirėpo, misteri mė u zbulua kur nga biografia e saj pash se aq e re
autorja nuk ėshtė, se ka pak a shumė moshėn time e ne jemi brez qė
arbėrishten e flasim pa studim, mbase i fundit i tillė.
Besoj se lexuesi e vuri re
se deri tani se pėrdora kurrė pėr autoren fjalėn poeteshė, bile e
pėrdora vetėm pėr tė thėnė se ajo spretendon tė jetė e tillė. Natyrisht
se kjo sėshtė e rastėsishme. Pėr tė gjitha kėto qė thash, mė tepėr se sa
si poeteshė do ta cilėsoja Ana Maria Basilen si vjershėtare. E dua tė
theksoj se nuk ėshtė zvoglim. Vetėm se fjala poeteshė bart me vete njė
vulė intelektualizmi qė autoria jonė, e diplomuar pėr shkenca juridike,
por amvizė pėr zgjedhje jetese, si shkrimtare nuk ka. Temat, stili i saj,
gjuha, vetė qėndrimi saj ndaj botės e pra botėkuptimi, e deri edhe ajo
prirje e saj pak didaskalike e bėjnė Ana Marien rimarrėse tė traditės sė
madhe e pak tė njohur tė vjershėtarėve popullorė arbėreshė, qė ruanin
trashgiminė e tė Parėve pėr brezat e rinj, e njėkohėsisht e pėrtėritnin
duke e pasuruar me tema, subjekte e stilema nga koha e tyre. Secili katund
kishte njė a disa tė tillė, mė afėr popullit se sa poetėt e pėrfshirė nė
historitė letrare, pra ata qė me tė vėrtetė ndikonin pėr mbajtjen e
traditave e tė gjuhės e, meqenėse jo pak vjershat si lanė vetėm me gojė,
por edhe me shkrim, te ndonjė sirtar i kyēur ka tekste qė presin tė
botohen, pse jo tė gjithė patėn fatin e Salvatur Brailit, Xhosafat
Frashinit, Ēerrigonėve ose, pjesėrisht, Marie Mirandės.
. Me kėta, mė
tepėr se sa me De Radėn dhe Ujkon, duhet radhitur Anna Maria Basile, e, po
e ritheksoj, nuk ėshtė zvoglim. Gjithsesi, mėsimi qė nxorra nga e gjithė
kjo pėrvojė ėshtė se me shosha e sita duhet kujdes e ai fill pėrulėsie
shumė herė tė hap sytė: ia kam borxh atij nėse Premisa-t i mbusha.
Nga pėrmbledhja: Al mio
paese/Katundit tim, Spezzano Albanese, 2004
PASARI[1]
Ndė verė bėn vapė gjithė ditėn,
ndė verė rrimi gjithė jashtė,
nėn njarvur[2]
ēė bėn hjezė.
Vera arvon[3]
pėr gjithė
e edhe pasari ėshtė kutjend[4].
Ai pasar pjot kuraxh[5]
ēė kur iktin[6]
dallandishet
nėng iku, deshtė qindronej
e shkoi gjithė dimrin vet[7].
Nėng kish ku tė gjėnej tė ngrėn,
ndė mes tajrit e nėn shiut,
dridhej e rrinej qet[8],
tue pritur verėn vet.
Ku venej[9]
kur ish natė,
me atė tėtim[10]
e pa njė fole,
ai pasar kuraxhuz[11]
ai zokariq kurjuz[12].
Ai pasar nėng ėshtė mė.
Nėng ėshtė, mbulliti sitė,
ai pasar njė ēikė kurjuz
ngė[13]
e pa verėn kėtė vit.
Ai pasar ēė rrinej vet,
ai pasar ēė rrinej qet,
ai zog nėng e fidhoi[14],
kėtė dimėr nėng e shkoi.
EBREI
Na mirrjėn[15]
ku ishėm ishėm
Sa tė na silljėn ku ishėn
tjerėt
Ma atje ishim vet na.
Vdisjėm gjithė sa nėnga[16]
hijėm.
Pse atje mbrėnda fėrrnonej[17]
dheu.
E mbrėnda atje kish tė[18]
vdis ebreu.
Rrijėm pa rruar e pa llamėnduar[19],
ishėm tė gjalla e ngė mund e
thojėm
e e dinė gjithė atė ēė shkuam
kishėm turp si bine rrojėm[20].
Vdisjėm uri njė ēikė nga dita,
mirrjėm tė ngrėnit mbrėndė te
pjėhtė[21].
Ishim lluardu[22]
ēė vijėm era,
e kjajėm[23]
vet kur bėhėj natė,
kjajėm qetu e loti pijėm
pse kishėm turp si bine rrijėm[24].
Pse e kish aq Hitler me ne.
Pse ngė kish rrijėm te ki dhe.
Ēi kish bėnė atij ebreu.
Pse na digj tė na nxir[25]
ka dheu.
FOLJEA
[26]
Gjithė zogjtė ēė janė te dheu
mė njėherė[27]
se tė bėnjėn vetė[28]
shurbenjėn[29]
dita tė tėra
sa tė bėnjėn[30]
gjithė foljetė.
Njė herė isha ngambanja[31]
e pe njė fole mė truall
ju[32]
qikarta[33]
e e mora
e e mbajta njė ēikė te dora
sa te ruaja pėr sė nguqa[34]
e tė kapirja[35]
si bėn
njė zokariq me grikė
sa tė bėnjė njė fole ashtu.
Ėshtė fundu[36]
ēė duket njė panariqe[37],
sikurna ata filjė bar
i qepėn me gėlpėrėn
e pėr mė mbrėnda
kuazi[38]
nge kisha besė
ėshtė e njom e njom
mungu ndė kish vunė pumbak[39].
Ėshtė ftetė[40]
se edhe zogjt
bėnjėn gjithėse pėr biltė
duken aq konollelje[41]
tė fshehura ndė mes tė degavet
tė mos ti ljaginjė shiu
e tė mos ti shkuljinj ajri.
Me kėtė dua tė thom njė
shurbesė[42],
se edhe zogjtė kanė zėmėrėn
e dhopu ēė hapen vetė[43]
i rritėnjėn ata biljė
e nėng i bandunarnjėn[44]
njėra ēi dalnjėn shilėt[45]
e zė e vullarnjėn[46]
vet.
KUR ERDHIM KĖTU
Shkoi aq mot ēė kur erdhim ktu,
ēė kur shkuam detin e ljiem[47]
gjithėse[48]
me ne sualltim vet nderėn
e zėmrėn pa hare.
Kishem vetė aq mjerėzi
ma ngė deshtim gjė ka mosnjeri.
Puthtim trollin kur arvuam
spėrveshtim mėngėt e shurbiem[49].
Kishėm mall te zėmėra jonė
e natėn ėndėrrjėm dheun tonė.
Arrvuam kėtu ka pesėqind vjet,
mbualltim grurė ku do ish botė
e kuartim vet me ftigė[50]
e ljotė.
Rritėtim biljtė pjot dhukacjonė[51]
e i mbėsuam gjuhė e tradicjonė,
Zoti krisht qe forca jonė
na jemi gjithė divucjonė.
Shkuam e shkuam pa kund[52]
ēė kur arrėvuam[53]
te ki katund,
atė ēė shkuam nge harromi
e keme rrėfiemi njera ēė
rromi[54].
KAMBANJUALLI[55]
Njė ēikė ujė te vaxhilli[56]
sa tė ljajėn vetė sit,
buk e pumdhore[57]
me valj e krip
e nisėshin ngambanja[58]
mė njė herė se tish dit.
Shkojėn njėri pas jetrit me
gajdhuriqin[59]
e pėrpara qishės gjithė bėjėn
kriqin.
Kurjėn[60]
nga dita e nga dita tėtė or,
nėng mund birjėn tjemb[61]
se kish[62]
mbilljėn pumdhoret
u ullinjt kish putohėshin[63]
pse ndė dimėr kish mbjidhėshin
Kishėn sembri[64]
ēė tė bėjėnė e e dieltja[65]
nėng ish.
Sa binej[66]
mesha zė e ljidhjėn samarin
e ka njan e ka njeter
ngarkojėn gajdhurin.
Mbjidhėshin njė e njė me
llanetėn[67]
e trash
e fauēiljin[68]
te mushku o i ljidhėt a prapa.
tarandinina[69]
ish e mbrazėt e stajvuku[70]
pa buk,
ljajėn faqet kopre[71]
me njė ēik ujė te vaxhilli
e atė taljur me tumac[72]
e hajėn me dukė[73].
Mbanjė mend tatatėn[74]
ēish kambanjuall
e ēdo sill te panaria hahej o
thahej
me kanicat[75]
te dielli sipėr spasetitė[76]
pjot kangariqra[77]
e pumdhore tė ndara,
kungull i prer e korq fiq
pallet[78]
se vera fėrrnonej[79]
e dimri ish i gjat.
TURPJA
E kisha fteta[80]
si ngulli[81]
sa tuljsha me njė shexhulliqe[82]
ka ato druri piēiniqe[83].
Prėmė e nxora kėt ngulli[84]
fėrrnova[85]
sė ngrėni e vajta jashtė
ku ėshtė ai burr ēuljet nga
mbrėma
te skalluni[86]
ku rri e jėma.
Gjithė riqarjėmė[87]
e ai fjit[88]
e tue rrėfiejtur u bė nat.
Ndandonjė[89]
mbrėma ke njė cik tjemb[90]
ec e gjej atburr ka rahji
me ato duar si njė breshkarelje[91]
ēja nguri[92]
bota tue ruajtur delje.
Rrėfien gjellėn[93]
ēė bėri ai
ēė kur ish furiz[94]
njera nani[95].
Ndė ver nėn diellit me kpuct ēė
mbėshojėn[96]
ka[97]
ata tė trasha pse kish ti rrojėn
e njė par tirq ka ata vullitini[98]
ēi vėnej ndė dimėr e nga dita
lluardu[99]
e tė ngurta ēė dukshin guri
e pjot me arrne njer te gjuri.
U rrit pa tatė e me di motra,
e i bėri paljėn e i martoi me
zotra.
Kur thot kėtė vėhet e kjan[100]
nde jėma u qėllua, tė mos te
heljmonjė[101]
at pjakarelje[102]
me di bila zonjė,
ēė kjan nga mbrėma vukun[103]
te njė vatėr
pse at bir furiz ēė ruajti vet
delje
nėng vjen e e gjėn mosnjera
motėr.
NDĖĒ HAPJĖM[104]
SITĖ
Aēė[105]
mė pėljqenjėn maljet pjot me borė
ēė ngjatja krahun e mirrja me
njė dorė.
Mė pėljqen edhe hėnza kur delj
si fauēilj
e rri ndė mes tė qiellės
me iljzit ēė duken bilj.
E mė pėljqen edhe mė shum
kur hėnza duket paljė[106]
ēė shtihet sipėr detit e
ngjatet nga suvaljė.
Mė pėlqen kulluri[107]
i barit
ēė del kur zė pranvera
ēė te ruaja ditė e natė
Uljėsha e i rrija nxhera[108].
Mė pėljqen pulja kur cimbisėn
ēė ngudhiret[109]
kėten e aten
kur delj ka galjinari[110]
tue kėnduar se bėri venė[111].
Mė pėljqen haljdhra ēė rri te
dielli
tue ruajtur dallandishet.
Mė pėljqen edhe hjeza[112]
ndė verė
e arvuri kur xhishet[113].
Mė pėljqen ajri, shiu, ljumi,
deti e bota,
mė pėljqen ti ruanj[114]
nga dita.
Doja ti ruajėn gjithė[115],
mė njėherė tė vinej nata.

[1]kėtu
e gjetiu: harabel
[7]
kėtu e gjetiu: i vetėm, vetėm
[15]
merrnin, kapnin. Forma foljore me mbaresat ja, -je ėj, jėm,
-jėt, -jėn (nė ndonjė rast edhe
ej, jem, -jen, etj.) ėshtė formė
vendore e kohės sė pakryer tė menyrės dėftore
[19]
pa jetuar e pa u ankuar
[20]
nė cilat kushte na bėnin tė jetonim
[24]
si na bėnin tė rrinim
[26]
Vini re: pėr bashkėtingėlloren e lengėt qiellėzore tė
arbėrishtes sė vetė, autorja pėrdor grafemėn lj, por nuk jan pak
rastet kur e shkruan thjesht l, ndėrsa bashkėtingėlloren e lėngėt
tė thjesht e shkruan pėrherė ll. Kjo dhe tipare tė tjera, sugjerojnė
se, para botimit, dorėshkrimi pėsoi ndonjė redaktim, qė e pėrmirėsoi
tekstin nga pikėpamja (drejt)shkrimore, por me shumė pasigur, qė
lexuesi mund tė vėrė re vetė.
[30]
qė tė bėjnė, pėr tė bėrė
[32]
kėtu e nė raste tė tjera: u
[37]
kėtu e gjetiu: shport, nė kėtė rast: shportėz
[39]
a thua se i kish vėnė pambuk
[46]
fillojnė tė fluturojnė
[52]
me bollė (hoqėm tė zitė e ullirit)
[54]
do ta rrėfyejmė deri sa tė rrojmė
[55]
kėtu e gjetiu: bujku
[56]
kėtu e gjetiu: legen
[57]
kėtu e gjetiu: domate
[59]
kėtu e gjetiu: gomar, nė kėtė rast gomarthin
[63]
duhej tė krasiteshin
[66]
binte kambana e meshės
[68]
kėtu e gjetiu: drapėr
[70]
pezeta (ku mbėshtillej buka)
[84]
e kenaqa kėtė deshirė
[94]
kėtu e gjetiu: argat
[98]
prej kadifeje me vija
[115]
do tė doja qė tė gjithė ti soditnin