VINĒENX
FERRARI: NĖPĖR RRUGĖ MĖ TĖ REJA
Katerina
Xukaro
Njėri nga diskutimet qė mė shumė ndez qarqet
kulturore arbėreshe tė viteve tė fundit ėshtė patjetėr pėrkatėsia letrare
e shkrimtarit tė talentuar e me nam tė merituar Karmine Abate. Sikurse
lexuesi i ars-it di mirė, Abate-ja u lind nė Karfic, katund arbėresh i
provincės sė Krotones, nė Kalabri, por librat e tij i shkroi nė italishte
e, meqenėse jetoi shumė kohė nė Gjermani e ėshtė njohės i mirė i
gjermanishtes, ndonjė edhe nė gjermanishte. Sa pėr arbėrishten, qė nė fund
tė fundit ėshtė gjuha e tij amtare, ndonjė gjurmė e gjejmė nėpėr romane,
nė formė fjalėsh a shprehjesh tė shkurtra me te cilat ai ka zakon ti japė
si njė nuancė tipike tregimit tė vetė. Mirėpo, nė pėrgjithėsi, po i hoqe
kėto fjalė e shprehje tė shkurtėra e i zėvendėsove me fjalė a shprehje
italiane a kalabreze, nuk e dėmton ndjeshėm veprėn, bile do tė thosha se
nuk e dėmton fare, meqė ato nuk janė asesi thelbėsore pėr pėrcaktimin e
domethėnies sė saj e as edhe vetėm pėr pėrshkrimin e mjedisit ku
zhvillohet veprimi. Megjithatė, tema e diskutimit edhe mjaft tė flakėt qė
ndan intelektualėt arbėreshė ėshtė a Karmine Abate duhet quajtur shkrimtar
arbėresh ose, thjesht e shkurt, shkrimtar italian. Pyejtjen tjetėr tė
nėnkuptuar qė do tė rridhte nga kjo, dmth. a i pėrket Karmine Abate
letėrsisė shqipo/arbėreshe osė letėrsisė italiane guxoj ta quajė
plotėsisht tė kotė e deri edhe nonsens tė mirėfilltė aq e natyrshme qė do
tė ishte pėrgjigja, por debatuesit pikėrist kėtė skanė tė qartė e
vazhdojnė tė debatojnė, ndėrkohė qė Karmine Abate vazhdon tė shkruajė
romane tė suksesshme qė fitojnė ēmime letrare me boll. Pėrfundim: ne
arbėresh krenohemi ta kemi Abaten arbėresh me lindje e pėlqejmė shumė qė
ai vetėn sharron tė quhet arbėresh, por pėrkatėsia e tij letrare ėshtė
punė tjetėr. E gjithsesi, a ka vėrtetė rėndėsi qė ta caktojmė kėtė
pėrkatėsi, ta mbyllim njė shkrimtar nė njė kufi tė tillė tė ngusht, kur tė
gjithė kufijt e tjerė po zbehen nga globalizimi i gjithanshėm dhe trysnitė
nė rritje e sipėr tė flukseve migratore qė doemos po pėrziejnė e shkrijė
popuj e kultura. Shkrimtari ėshtė shkrimtar e sduron dot kafaze.
Me Karmine Abate, Vinēenx
Ferrari ndan plotėsisht dy tipare: lindjen e gjuhėn amtare arbėreshe dhe
italishten si gjuhė shkrimi, e pėrgjysėm njė tipar tjetėr: qėndrimin pėr
njė perjudhė tė jetės nė botė tė huajė. Them pėrgjysėm meqė ndėrsa
Abate-ja shkoi nė Gjermani i rritur, poeti ynė, bir i diasporės sė
diasporės, jashtė Italisė u lind dhe jetoi njė pjesė tė fėmijėrisė. Nė
fakt, Ferrari u lind nė vitin 1970 nė Aarau tė Zvicrės, ku babaj,
rrobaqepės i sprovuar por pa punė tė mjaftueshme nė vendlindje, dhe nėna
amvizė kishin mėrguar si shumė arbėreshė e italianė tė tjerė nė ato kohė.
Ishte ende i vogėl kur prindėrit vendosėn tė ktheheshin nė Ēivit (it.
Civita) po, ai katund i bukur arbėresh i provincės sė Kozenxės qė ju
pėrshkrova pak nė numrin e kaluar ku babai iu rikthye, kėsaj radhe me
sukses, punės sė rrobaqepėsit dhe nėna punėve nė shtėpi, ndėrkohė qė
Vinēenxi ndiqte shkollėn tetėvjeēare nė katund e mė pas shkollėn e mėsme
nė qytezėn mė afėr. Pas maturės, ai ndoqi ca kohė kurset e Fakultetit tė
Letėrsisė nė Universitetin e Barit, por rrethanat e jetės e detyruan tė
pėrhiqej para se ta merrte diplomėn. I pasionuar pėr letėrsi e filozofi,
ai i vazhdoi e i thelloi, megjithatė, studimet nė kėto fusha, duke u
afruar shumė veēanerisht me poststrukturalizmin francez. Pikėrisht kjo
ėshtė rryma filozofike qė frymėzon krijimtarinė e tij letrare, tė cilėn
mund ta quajmė thjesht lirike, tė pėrqėndruar te njeriu e gjendja e tij nė
kosmos, nė njė kėrkim tė imėt tė larmisė e ndryshueshmėrisė sė
domethėnieve tė gjėrave tė prekshme e tė paprekshme e tė vetė ndjenjave.
Atmosfera e vjershave tė tij ėshtė pėrherė e ralluar, pezull, si e
papėrcaktuar, e plot me kuptime. Duke bredhur shkėlqyeshėm me gramatikėn e
gjuhės (italiane) ai arrin tė tė japė njė kuptim, duke tė lėnė tė hapur
ēdo kuptim tjetėr, sipas lidhjeve morfo-sintaksore e pikėsimeve qė ti, si
lexues, vendos e mund tė ndryshosh ēdo herė, meqė nė rruzull nuk ka asgjė
tė dhėnė njėherė e pėrgjithmonė, struktura tė caktuara e tė pandryshueshme
a priori e nė amshim. Nga pėrmbledhja e vetme e botuar deri tani (Dopo
la fine (Pas fundit), Libroitaliano, Caltanissetta, 2000), Vinēenx
Ferrari del poet i sprovuar dhe i hollė, me teknikė tė pėrkryer e
pėrmbajtje tė thellė. Kėrkimet e tij formale e bėjnė tė provojė edhe
modele poetike prej traditave tė tjera, deri te haiku-a japoneze, qė me
stilemat e saj sintetike i shėrben mė sė miri poetikės dekonstruksioniste
tė autorit. Ndryshe nga shumica e poetėve tė tjerė arbėreshė, nė vjershat
e tij nuk ka gjurmė tė forta tė temės etnike, bile i vetmi element qė
sikur na e pėrmend atė ėshtė ajo ēuke thikė/mbretėri shqiponje tė
haiku-sė qė do tė lexoni mė poshtė, por edhe kėtu sėshtė e qartė a ka tė
bėjė me tė vėrtetė me ethnosin ose thjesht me pejzazhin shkėmbor tė
katundit. Poeti, dhe unė, ia lėmė lexuesit ta pėrcaktojė kuptimin. Por
pyejtjen se a ėshtė Vinēenx Ferrari poet arbėresh a italian mė lejoni tė
ua lė debatuesve tė mėsipėrm. Ne, le tė lexojmė poezitė.