LEONARDO
TARTALJONE: VJERSHAT SI TABLLO NĖ LĖVIZJE
Nga
Katerina Xukaro
Le
ta rimarim ku e lamė numrin e kaluar: vėrtetė, me autorėt arbėreshė duhet
durim. Por, po durimin e pate dhe nuk u tėrhoqe pėrpara vėshtirėsive tė
para dhe e ngule kėmbėn te njė lexim nganjėherė jo i lehtė, ata dinė tė ta
bėjnė qejfin. Duke u nisur nga ky paralajmėrim, le ta vazhdojmė pra
udhėtimin tonė nė atė Arbėri jo klasike ku vetėm kėto vitet e fundit kanė
filluar tė dalin tekste tė shkruara dhe tė shkojmė kėsaj radhe nė Rur (it.
Ururi), nė provincėn e Kampobasos, krahinė e Molizit, trevė qė ku kėto
vitet e fundit po merr hov njė lėvizje shumė e gjallė pėr ruajtjen dhe
mbrojtjen e kulturės dhe gjuhės arbėreshe. Njė lėvizje qė vetėm pjesėrisht
ėshtė pasojė e ligjit 492/1999 pėr mbrojtjen e pakicave gjuhėsore, ngase
kishte filluar kohė para hyrjes sė fuqi tė kėtij ligji. Por ska dyshim se
ky ligj, bashkė me ligjet plotėsuese nė shkallė krahinore qė i e erdhėn
pas a nganjėherė i paraprinė, ndonjė ndihmė po e jep, tė pakten nga
pikėpamja e financimit tė aktiviteteve. Pse e them kėtė? E them sepse, me
gjithė tė ngjarė, pa kėto financime librin pėr tė cilin do tė ju flas nuk
do ta kishin patur kurrė nė dorė, nė kuptimin e thjesht se nuk do tė ishte
botuar kurrė. Nė fakt, vėllimthi qė pėrmban 58 vjersha, ka titullin
dygjuhėsh Poezit Le poesie, u botua nė vitin 2005 me financim tė
bashkisė sė Rurit dhe tė krahinės Molize nė sajė tė ligjit krahinor
15/1997 (para ligjit kombėtar!) pėr vlerėsimin e trashgimisė kulturore tė
pakicės arbėreshe. Autori i tij ėshtė Leonardo Tartaljone [Tartaglione], i
ri si poet, mjaft i pjekur pėr nga mosha, meqė u lind nė Rur nė vitin
1929. Pėr Tartaljonen dėgjova herėn e parė nė kuadrin e asaj vatre tė
pjellshme poetėsh arbėresh qė ėhstė konkursi letrar Prici Gjergj
Kastrioti Skėndergeu i organizuar nga shoqata e merituar e arbėreshėve tė
rishpėngulur nė Kieri, afėr Torinos, e cila e ka emrin tamam Vatra
Arbėreshe. Nė Kieri, Yni fitoi ēmimin e tretė nė vitin 2001, me vjershėn
Horėn time nge harrova. Por, po tė kisha qenė me e vėmėndshme
ose tė ishin botuar nė ndonjė formė kėngėt e festivalit! do tė kisha
vėnė re se tashmė nė vitin 1985, me kėngėn Trėndafilja ai kishte
fituar ēmimin pėr tekstin mė tė mirė nė edicionin e gjashtėt tė Festivalit
tė Kėngės Arbreshe nė Shėn Mitėr (it. San Demetrio Corone). Pra, Leonardi
ska filluar tė shkruajė nė vitin 2001 dhe nė fakt, vjershat e pėrfshira
nė pėrmbledhje datojnė qė nga viti 1977, kur Autorin e gjejmė edhe ndėr
themeluesit e shoqatės kulturore historike tė Rurit Gjaku shprishtė.
Pėr
nga stili dhe gjuha, Leonardo Tartaljone bėn pjesė nė rrymėn e poetėve
popullorė arbėrshė, cilėsim ky, qė nuk ėshtė assesi zvogėlim, sepse,
sikurse tashmė kam patur rastin tė theksojė, ėshtė pikėrisht kėsaj rryme
qė Arbėreshėt e sotėm i kanė borxh, shumė mė shumė se sa intelektualėve
gjuhėsisht tė vetėdijshėm, mbijetesėn e gjuhės pėr sa gjuha mbijeton
sot e kėsaj dite dhe e aftėsisė sė saj pėr tė qenė diēka mė shumė se njė
katalog termash tė mbytur nė njė kontekst gjuhėsor italian. Prova e
provuar se kur e di arbėrishten, mund tė luash me fjalėt dhe tė thuash, e
tė shkruash, arbėrisht, atė qė do. Mirėpo, sot arbėrishten e dinė vetėm
ata tė moshės sė Autorit tonė e shumė pak mė shumė. Aq sa vetė
Tartaljone-ja nė njėrėn nga vjershat e tij etnike, Po rroftė gjuha jonė
e bukur, shkruan hidhur
Sonde nga
horė[i]
ēė vete / ku fara jonė rron, / arbėresh ti pak u mbjete[ii],
/ ku vajte gjuha jonė?/ Ēe bėrėm gjuhėn jonė / ēė flisėjėn prindėt e tonė?
.
Krahas temės etnike dhe lidhjes sė fort me vendlindjen, qė nė njė vjershė
tjetėr, atė Horėn time nge harrova tė pėrmendur mė sipėr, e bėn
tė shkruajė Pregon[iii]j
me lotė terrenj, kjo ditė ēė pres, / ka hora ēė hapa sytė, u do tė vdes
, temė tjetėr e poezisė tė autorit tonė ėshtė dashuria, tė cilėn ai e
pėrshkruan me tiparet e gruas, qė ėshtė e shoqja, me tė cilėn ndajti jetėn,
por edhe diēka mė tepėr, njė figurė nuk e kupton deri nė fund se sa ideale
dhe sa reale, qė pėrshkon tė gjithė jetėn e tij, si dėshirė e papėrmbushur,
ėndėrrė e parealizuar e megjithatė gėzimprurėse, sepse dashuria ishtė
dritė dhe mungesa e saj e bėn njeriun tė jetojė nė terr.
Mirėpo, tipari mė kryesor i poetit tonė, marka e tij, ėshtė njė aftėsi e
paparė pėr tė vrojtuar dhe tė pėrshkruar botėn pėrreth, qoftė botėn e
pėrditshme me lėvizjet dhe ndodhitė e saj mė tė imta, qoftė botėn e
dikurshme, kur ai ishte fėmijė ose i ri. Poezi qė janė tabllo nė lėvizje,
ku shija e pėrshkrimit tė hollėsishėm tregon njė kujdes tė veēantė dhe njė
dashuri tė jashtėzakonshme pėr gjithēka ekziston dhe ku kujtesa nuk ėshtė
kurrė nostalgji poeti pėrshkruan pa patur turp vėshtirėsitė e jetės nė
njė fshat tė vogėl dhe tė varfėr, qoftė ato qė shikonte se i pėrjetonin tė
tjerėt, qoftė ato tė tijat vetė - por ndjenjė e jetės sė jetuar plotėsisht,
pėr tė cilėn duhet gjithsesi tė falenderosh Perėndinė. E megjithatė, kjo
vetėdije nuk duhet tė tė bėjė tė harrosh atė qė qeve, sepse vetėn nga atje
mund nxjerrėsh arsyet pėr ēka je dhe hovin e duhur pėr tė ndėrtuar nė
menyrė tė vetėdijshme ardhmėrinė. Si dhe sduhet tė harrosh se jeton i
zhytur nė natyrė, se je pjesė e natyrės, e cila nė shfaqje tė sajnė ka
mėsime pėr tė dhėnė.
Ka
ndonjė vjershė dhe pjesė vjershe qė janė xhevahire tė vėrteta, bėrthama
lirizmi tė kulluar, e deri edhe pėrpjekje stilistike jahstė skemave; ka
vjersha tė rendomta e ka me pak vlerė letrare. Por tė gjitha i shpėton njė
si habi e mallėngjyer e jo rallė herė e mėshirshme me tė cilėnn poeti i
vėshtron - i zhytur nė to dhe jo nga piedestali - tė tashmen, tė kaluaren,
natyrėn pėrreth dhe ia pėrshkruan lexuesit me pėrvujtėrinė e kujt nga sa
sheh dhe jeton di tė nxjerrė mėsime pėr jetėn.
Nga
sa thash pėr autorin, del vetė se gjuha e tij ėshtė e folmja e katundit, e
Rurit, tė cilėn ai e pėrdor pa patur turp - me tė gjitha fjalėt e
huazuara nė shekuj nga tė folmet neolatine tė zonės dhe qė tashmė janė ato
vetė pėrbėrėse tė tė folmeve arbėreshe, aq sa folėsi i rendomtė e me tė
poeti popullor - as qė e vė mė re se janė huazime.
Natyrisht, si shumė autorė tė tjerė arbėreshė, veēanėrisht tė moshės sė
tij, Leonardo Tartaljone-ja ėshtė autodidakt pėr arbėrishten. Vjen mė
thėnė se ka mėsuar ta shkruajė vetė gjuhėn amtare. Nė rastin e veēantė,
nuk jua fsheh se kjo e vėshtirėson jo pak leximin e vjershave tė tij, ku
problemi nuk ėshtė aq e folmja katundare, sa (pa)(drejt)shkrimi i saj dhe
mungesa e ēdo redaktimi (ose njė redaktim tepėr shumė i pakujdesshėm- edhe
kjo sėshtė e rallė!). Problem qė kemi hasur edhe te autorė tė tjerė, por
qė kėsaj radhe, pėr herė tė parė mė detyron tė ndėrhyjė sado pak nė
tekstet e shtypura pėr ta lėhtėsuar disi leximin e tyre. Konkretisht, nuk
do tė prek assesi tiparet e gjuhės nga pikėpamja fonetike ose gramatikore
e deri diku edhe drejtshkrimore (dmth. nuk do tė ndreq ato qė sipas normės
standarde quhen gabime), por vetėm sa do tė kufizohem tė ndajė fjalėt qė
autori shkruan tė bashkėngjitura, ndėrsa pėr fjalėt a shprehjet mė tė
errta pėr lexuesin shqiptar, si zakonisht nė kėtė rubrikė, do tė japė
shėnime shpjeguese. Pėr njė lexim korrekt tė sė folmes sė Rurit, mbani
parasysh, gjitahshtu, se shkronjėn y qė autori pėrpiqet ta pėrdor aty.-kėtu
sipas normės standarde duhet ta lexoni i, meqėnėse fonema pėrkatėse nė
tė folmet arbėreshe nuk ekziston.
JURNATIJERI[iv]
Mbaj ndėr mend, kur tata vej
mbė
jurnatė[v],
kur vet e gjej[vi].
Gjegjia[vii]
mėmėn, kur e zgjoj,
tė
gjej jurnatėn vet prėoj[viii].
Lart ka[ix]
Porta[x]
vej e prisi[xi]
Njė
patrun pėte sėrisi[xii].
Kur
lavurin[xiii]
vet e gjej
Pė
atė jurnat vej e shurbej[xiv].
Mėma i lidhi[xv]
ka stiavuku[xvi]
Njė
fėrtat zbatuor me vroku[xvii].
Njė
rragjė[xviii]
me ujė e qej[xix],
me
trainin jashtė errej[xx];
Taskapanin ka patelja[xxi],
zėmra
i bjej[xxii]
nga hareja.
Flisi, qeshi[xxiii],
edhe kėndoj,
ke[xxiv]
ka shpia sollde rėtroj[xxv].
Njė
jurnatė me shatin bėj,
tė
lėshoj kurra ngė lėj[xxvi].
Sa
errej ēė dielli kalloj[xxvii]
derdhi[xxviii]
shatin e lėshoj.
Kur
arrėsir[xxix]
ka shpija errej,
ka
trjesa prisi[xxx]
e rrij.
Njė
puatė[xxxi]
me qiqra drij[xxxii],
haj
bukė e vej e flij.
Ka
nutata[xxxiii]
vetė rusoj[xxxiv],
mėma zgjuot[xxxv]
Krishtin prėgoj.
I
thoj Krishtit pė tshurbej[xxxvi],
pėr
ktė ditė e re ēerrej.
Sa
herė ditėn zėmra i kjaj[xxxvii],
kush ngė kishė mosgjė tė haj.
Kur
ka shpia ngė shurbejnė
mė
dhėtir vejėn ndė gjejnė[xxxviii].
Mosė harromi sa patovmė[xxxix],
sa
pangrėnė jurnata shkovmė[xl].
Ma
edhe kur putita[xli]
na haj,
grika na qeshi e zėmra na kjaj.
Shtator 1979
U,
JĖMA[xlii]
E TRE PILINDAQ
Njė
ditė motin[xliii]
me sytė isha e vareja[xliv]
kur
paē njė mėmė qė kjaj nga faleja[xlv].
Ka
pinxhat[xlvi]
ndėnė e sipėr vet kėrkoj
ka[xlvii]
moti, torna torna[xlviii],
fluturoj.
E
shihja ke varej e mė lukoj[xlix]
Mu
dukė ke dogjagjė[l]
vet dishė mė thoj[li].
E
pjesa[lii]
ēė mė dishi, ēė kėrkoj,
kur
paē falen pa zogjtė, ke mė gjuftoj[liii].
Vashova[liv]
sytė ka dheu tė vareja,
kur
paē tre pilindaq[lv]
ēė ja dridhshi[lvi]
gjella.
Dal
e dal, me dorėn ime i zura,
ka
pinxhat hipa e ka faleja i vura.
Kur
pa tė tre tė bijtė, bashkė ka faleja,
kit
shihėjt si vet bėj ka hareja.
Prorshi, ngrihshi[lvii],
nga pinxhė me kėmbė jundoj[lviii],
tė
haristisėnj[lix]
shumė,
mu dukė ke thoj.
Prill 1980
DASHURIA ISHTĖ DRITĖ
Dashuri ka vajte,
dashuri ku gjėnde,
shkėlqeje si gja[lx]
dielli,
ēė
mua mė zėje sytė..
Nanģ ngė kam mė ditė,
ngė
kam ne[lxi]
mė natė,
u
mbjeta[lxii]
gja burrithi[lxiii],
ēė
ngė shehė, ne ditė e natė.
Turnohu[lxiv],
dashuri,
eja
ėllmė[lxv]
ca natė,
eja
ėllmė ca ditė,
eja
ėllmė ca dritė.
Tetor, 2001
ĖNDĖRRA IME
Gja
te kur ngrah[lxvi]
tė bie shekuj tija[lxvii],
kėshu qeti[lxviii]
pė mua, kur u njohėn na tė dija[lxix].
Gja
lisi[lxx]
thatė mu mbjeta me sytė pėrjashta rrija,
zėmra mu fermua[lxxi],
pė tvuja[lxxii]
brėnda tija.
Sa
shumė e bukur ishe, njė erė mbė lule drije[lxxiii],
te
kur mė flase mua, lule ka grika nxirrje.
Kishe leshtė[lxxiv]
gja sirmi[lxxv],
faqja[lxxvi]
tė shkėlqej,
sytė i kishe ti gja kur ka qellėza[lxxvii]
i[lxxviii]
dielli.
E
bardhė e kuqe gja molla, me grikėn si pėrtuze[lxxix],
me
buzėt tė kuqe gja shega, mė dukėshe si njė nuse.
Atėhera isha e tė thoja, kjo zėmrė bije[lxxx]
pė tija,
kur
paē[lxxxi]
njė rreze dritė ēė vij ka parathirja[lxxxii].
Aq
dritė ēė bėj, ke sytė dish mi ēikoj[lxxxiii],
sa
shumė mund shkėlqej, njera[lxxxiv]
ēė mua mė zgjovi[lxxxv].
Patej
e kėtej vareja[lxxxvi],
tė kėrkoja tija,
ca
herėt erdha nxe[lxxxvii],
kur paē ke ėndrra mirrja.
Sa
lig mund u mbjeta, ke[lxxxviii]
mė ngė shihja tija,
mbulova kocė[lxxxix]
e kėmbė, popa[xc]
u vuhėshė[xci]
tė flija.
Me
mallin tė mė vije ka ėndrra[xcii]
njetėr herė,
pėtrrija
me tija, po me tija edhe ta fler[xciii].
Edhe ndė ka ėndrra ti mua ngė mė vjen,
Ka
tdiē[xciv]
ke zėrmra ime po brėnda tija tė qenė[xcv].
Dhjetor 2001
ZOGU E FALEJA
Ngriva[xcvi]
sytė ka qellėza, kur paē ke ishi e shkoj
Njė
zog shumė i bukur, ēė aftu[xcvii]
fluturoj.
Dy
tre fillė[xcviii]
kashtė ka grika[xcix]
ishi e qej,
e
sipėr njėja lisi zogu ishe vej.
Ka
njė degė e trash kėmbėt ishe puzoj[c]
pas[ci]
degė mbi degė u nisė tė cumbėtojoj[cii].
Sa
pa dy degė ngjitur mori e vet fėrmovi[ciii],
fille kasht ēė kishi ka degėt i puzovi[civ].
Njetėr zog vij, ta fluturuor errej[cv]
Tjetrėn kashtė ka grika edhe vet e biej[cvi].
Do
tė shoē thaē[cvii]
ke falen jane bėnjnė
E
ngė shkonjn[cviii]
dy tre ditė, e brėnda vet e lėnjnė[cix]?
Sa
mė pėlqej tė shihja te kur falėn e bėjnė,
mė
vij njė mall ti ndihja, ndė zogjėt mua mė lėjnė[cx].
Rrija ndėn[cxi]
ka lisi, falen isha vareja[cxii],
te
kur e shoh zogun
ulur ka faleja.
Hipa lart ka lisi pėtshihja ēė kishė bėnur,
paē
dy tre ve[cxiii]
ēė zogu kishė lėnur.
Sa
hare mund kisha, ke tjetrit zogj i lėjnė[cxiv]
Kur
gjegja[cxv]
ca mė gijatė[cxvi]
ke mė shkupetn shkrehėjėn[cxvii].
Rrodha pėtkalloja[cxviii],
errura posht ka lisi
Kur
paē zogun pėr dhe ke ishi pėtė vdisi.
E
zura dal me duora, sytė tė dy shtrėngoj,
gjaku ishi e i rridhi, e lota i kalloj[cxix].
Te
kur sytė i hapi, varej ku ishė faleja,
parna[cxx]
ke mė thoj ka faleja ta qeja.
Hipa lart ka lisi, ka faleja e vura,
kur
paē ke mbijti[cxxi]
sytė, sa me dorė e lura[cxxii].
Sa
ligė mund u mbjeta, sa u zdinjuoē ka rraja[cxxiii],
kur
paē zogun vdekur, mė shkavi mua tė kjaja[cxxiv].
Qershor 2002
FRIN[cxxv]
Frin,
natė e ditė frin.
Dera mė hapet,
parathirja zbatohet[cxxvi],
plėhėt[cxxvii]
fluturohet,
dielli mbulohet,
lisi qikohet[cxxviii],
lulja mushohet[cxxix],
dashuria soset[cxxx],
e
mua mė duket
ke
shekulli stėrjohet[cxxxi]
e
zėmra mė ftohet.
E
di ku mė ngrohet?
Sa
dashuria turnohet[cxxxii],
lulja ngėrlohet[cxxxiii],
lisi na ndreqet,
dielli na duket[cxxxiv],
pleha ngė tundet,
parathirja ngė gjegjet
e
derėn e hapėnj
kur
mua mė duhet.
Korrik 2003
FLOQJA BORW
Njw menat u ngreva e njw twtimt[cxxxv]
merrej,
vajta pwtvareja, kur paē ke
hora biei[cxxxvi].
Rrija grikwhaptw, floqet ti
vareja,
sa bukur posht kallojwn[cxxxvii],
qeshja ka hareja.
Sa mw pwlqej ti shihja, floqet
kur kallojnw,
kallojnw qetw gja vajtw, ka
dheu kur puzojnw[cxxxviii].
Kur paē njw bukur floqe ke dal
e dal kalloj,
mu duk ke sa mw pa, u nis ke
dish fwrmoj
[cxxxix].
Hipi, iki, priri[cxl],
mw dukwshi si ke loj[cxli],
vej, vij, rrij, ma ka dheu ngw
kalloj.
Sa floqja mw pwlqej, me dorwn
dishe zwja[cxlii],
mwma mw lukovi[cxliii]
ke floqen borw tw lwja.
Patena e ktena bwj, posht e
lart vej e vij,
kur paē ke njw vwndim[cxliv]
u nis jashta tw frij[cxlv].
Floqen e kwrkoja, kur paē se
ishe vej,
ka njan patena e qej e ka
tjetra ktena e bjej[cxlvi].
E lutwmja her[cxlvii]
ēe paē, mu duk ke mw varevi[cxlviii],
bashkw me tjetrit floqe, poshtw
ka dheu e qevi[cxlix].
Sa mund mw dhwshpwlqevi,
dridhsha gjithw ka rraja,
mbw grushte zura vritin[cl],
njetwr kole e ēaja[cli].
Kallovmw[clii]
u e mwma, ka qaca[cliii]
te kwrkojnw,
ku kishw puzuor[cliv]
floqja varehwm nde dhuqojmw[clv].
U niswm tw varejmw, floqet mw
kallojnw,
te kush e di ku gjwndwshi te ku
munde swtrovnw[clvi].
Mushu mushu[clvii]
hipwm tw dija[clviii]
lart ka shpija,
u ula ka njw sexhw[clix]
e gja qeni vrar rrija.
Bjetwr her me sytw si biei borw
vareja,
u ngreva ku isha ujur e popa
vajta fleva[clx].
Sa paē ka kuluneta[clxi]
ke u nis tw shuhwshi lumi[clxii],
u vuha[clxiii]
brwnda shtratw e mw zuri mua gjumi.
Korrik 2003
GRUOJA ME BUKUR
Nga
anė[clxiv]
e bukur je,
moj
bukura ti grua,
gjithsena tė ka hje[clxv]
atė
ēė bėn o thua:
ndė[clxvi]
ha, pi o fle,
hipėn o kallon[clxvii],
lukun[clxviii],
kėndon,
stron[clxix],
arnon,
prėgon[clxx],
malkon,
shkruon, lixhon[clxxi],
kja[clxxii]
o rėkon.
Ndė
xhishe[clxxiii],
vishe,
lahe, krihe,
pulire[clxxiv],
lihe
keqe, shurohe[clxxv],
ngrohe, ftohe,
virre, mbahe,
uje[clxxvi],
ngrihe,
ndreqe,qjkohe[clxxvii],
kukuose, vashohe[clxxviii].
Bredhė[clxxix],
mėrihe,
kėcen, rrėfihe,
qeshėn, mushohe[clxxx],
mbulohe, zumbulohe,
pėrgjugje, zdrajohe[clxxxi],
dhėmbe, kruhe,
meke, zgjohe,
gjegjėn, thua,
zdinjohe a lua[clxxxii];
mėse[clxxxiii]
ti grua
brėnda ka shekulli
mė
pėlqenė mua.
Gusht 2005

[v]
shkonte tė punonte mė ditė
[vi]
kur e gjente (njė punė). Vini re: nė tė folmen e Autorit, si dhe nė
shumė tė folme arbėreshe tė tjera, forma e vetes sė tretė njejėse tė
kohės sė pakryer tė menyrės dėftore ka mbaresėn e thjeshtėsuar -j
(nga nėj)
[viii]
lutej qė ta gjente punėn mė ditė
[xii]
njė padron, qė ta thrriste pėr punė
[xv]
lidhte / mbėshtillte
[xvii]
vezė petull tė rrahura me pirun
[xx]
me qerren shkonte jashtė fshatit, nė fusha
[xxi]
trastėn varur nė supe
[xxv]
Qellte para nė shtėpi
[xxvi]
nuk pushonte kurrė sė punuaru
[xxxviii]
pėrpiqeshin tė blenin sa u nevoitej me borxhe
[lvii]
fluturonte rrotull, ngrihej
[lxxxvi]
vėshtroja atej e kėndejm gjithkund
[cv]
mbėrrinte duke fluturuar
[cvii]
do tė shohėsh thash -
[cxiv]
lini zogj tė tjerė, i lindnin
[cli]
pėr pak e kisha thyer
[clvi]
kush e di se ndodhej, ku mund tė ishte. Sėtrovmė vjen nga it.
dialektore sė trova
[clvii]
zėmėrlėshuar. Nga it. dialektore musciu,
[clix]
karrige. Nga it. dialektore seggia
[clxxiii]
zhvishesh. Vini re: nė shumicėn e tė folmet arbėershe veta e dytė e
kohės sė tashme tė menyrės dėftore pėsore-vetėvetore e ka mbaresėn
e dhe jo esh.