Mirė se erdhe...Benvenuto...
ARBITALIA 
Shtėpia e Arbėreshėve tė Italisė
La Casa degli Albanesi d' Italia  

 

LIRIO NUSHI
 

KENGA ARBERESHE DHE PASIONI I NJE EMIGRANTI

Nga Gazmend Kapllani

Me datė 1 Maj, kėngėtari i mirėnjohur nė trevat arbėreshe do tė jetė nė njė koncert nė qytetin e Vlorės. Ju nxisim tė mos e humbisni kėtė rast pėr tė pėrjetuar disa kėngė tė mrekullueshme arbėreshe.

Nė bashkėpunim me Bashkinė e qytetit te Vlorės nė datėn 01 Maj 2003, ora 19:00,

KONCERTI

"PĖR NJĖ TINGULL ARBĖRESH".

Marrin pjesė: Lirio Nushi, Redon Makashi, Arbėresh dhe Arvanitas nga Italia
dhe Greqia, , artistė Vlonjat,  personalitete tė artit dhe tė kulturės nga
Shqipėria dhe Diaspora si dhe personalitete tė pushtetit lokal.

JENI TE MIREPRITUR
MIRE SE TE VINI
www.lyrionushi.gr | admin@lyrionushi.gr



Edhe pse mbaroi studimet e larta per informatike-internet, Lirio Nushi nuk hoqi asnjehere dore nga pasioni i tij i vjeter: muzika tradicionale. Udhetoi gjate neper viset e arberesheve dhe i njohu nga afer tingujt qe prej kohesh luhaten mes nostalgjise dhe modernes. Jetoi me shqiptaret e larguar prej kohesh nga kufijte shqiptare dhe mesoi menyren e tyre te jeteses. I lidhur me arbereshet qe ruajne edhe sot te paprekur kulturen e tyre, Lirio Nushi e "shpertheu" pasionin e tij pak kohe me pare ne nje album me tingujt e kesaj treve, te cilin e titulloi "Kenge arbereshe". Nderkohe, pas disa ditesh, me 1 maj, ne qytetin e tij te lindjes, ne Vlore, se bashku me kengetare te tjere te njohur do te organizoje nje koncert kushtuar po tingujve arbereshe. Emigranti qe prej vitesh jeton e punon ne Greqi si inxhinier interneti, tregon ne nje interviste per "KJ" lidhjet dhe pasionin e tij me muziken.

-Ju merreni me muziken tradicionale. Eshte shenje nostalgjie, deshire per zbulimin e rrenjeve te identitetit apo thjesht pasion artistik?

-Bibla e te pasionuarit me muzikes fillon me shprehjen "Ne fillim ishte Muzika"... Nepermjet muzikes dhe tingujve te ndryshem njerezit zbriten zotat ne toke, thuhet ne mitologjine greke. Nderkohe mendoj se shume gjera te bukura te realizuara kane per baze traditen. Ajo qe me intrigon me traditen eshte fakti qe tradita eshte ne vetvete nje e vecante, e cila pohon ne nje fare menyre te qenit te ndryshem. Gjithsesi, qe te jem i sinqerte disku im me "Kenge Arbereshe" filloi te shfaqet si ide me udhetimet e mia jashte Shqiperise, ne te cilat njoha shume mergimtare shqiptare, te vjeter dhe te rinj, njoha arbereshe dhe arvanitas. Qe te gjithe me nje dhimbje te perbashket: dheun e atit. Ndjeva se askush nuk eshte marre me ta seriozisht duke i lene ne harrese. U ndjeva edhe une nje pjese e kesaj dhimbjeje, e kesaj harrese. Traditat, gjuha, kenget te ruajtura me aq kujdes dhe dashuri per nje periudhe 500 e me teper vjecare... Asgje tjeter me mire se sa nje kenge qe kendohet per 500 vjet me radhe nuk mund te te rrefej "prej ka je". Asnje vajtim nuk i ngjan vajtimit te More-se per trojet e braktisura. Askush nuk mund te te rrefeje per princin dhe Koronen pervec kenges se arratisur. Asgje tjeter pervec fjales dhe kenges nuk e mbajten gjalle gjuhen e Arbrit atehere kur ajo nuk mund te shkruhej, askush nuk i kendon me embel Lulit dhe Lulezes, detit dhe Adriatikut... Ja pse mund te merret dikush me muziken tradicionale.

-Ku jetojne kryesisht arbereshet dhe cfare thone per prejardhjen e tyre? Me sa di une, disa vijne nga Peloponezi (More-ja) dhe fshatrat e tyre jane prane fshatrave grekfoles te Italise se Jugut...

-Arbereshet e Italise jane ne pergjihesi te shperndare ne te gjithe Italine pasi jane pjese perberese e shoqerise italiane por kryesisht ata jane te perqendruar ne Italine e Jugut dhe kryesisht ne Kalabri. Komuniteti me i madh dhe me i organizuar i Arberesheve eshte San Demetrio Corone. Aty flitet, kendohet dhe mesohet arberisht. Ne kete zone e perreth saj rreth 15 katunde arbereshe, ndermjet te cileve vlen te permendet katundi Maq (fshati ku lindi jetoi dhe vdiq De Rada) flitet arberisht. Njerezit pershendeten ne rruge arberisht. Kane liceun me emrin e Skenderbeut ku mesohet arberisht, lice ne te cilin kane studiuar Luigj Gurakuqi dhe Avni Rustemi. Radion "Shpresa" qe transmeton ne arberisht. Ne restorante sherbehet me menu ne italisht dhe arberisht. Tabelat te urojne "Mire se na erdhet" ndersa vendasit te thone: Mire se erdhet ne Arberi. Te gjitha keto shteti italian i ka lejuar qysh ne kohen e Xhuzepe Garibaldit per te shperblyer perkrahjen qe i dhane arbereshet Garibalidit. Arbereshet, sipas historise, e cila defton se jane vendosur aty gjate viteve 1400 jane larguar kryesisht nga Vlora-Kanina, Himara, Orikumi dhe nga Koroni, More-ja (Peloponezi i sotem) etj, duke ruajtur edhe toponimet e tyre. San Demetrio Corone do te thote Shen Dhimitri i Koronit, vend i cili ndodhet ne Peloponezin e sotem ne Greqi, kurse kisha e tyre eshte bizantine dhe mban emrin e Shen Adrianit.

Si filluat dhe sa kohe ju desh per hulumtimin e kengeve arbereshe?

Kjo pune zgjati me shume se pese vjet. Gjate udhetimeve te mia une kam mbledhur shume kenge te vjetra arbereshe dhe dua te falenderoj te gjithe ata persona qe i kenduan per mua ato kenge. I kam regjistruar dhe i kam perhere prane, pasi kur i degjoj me kujtohen nje per nje fytyrat e tyre. Kengen "Lule lule - Maca Maca" e kendonin edhe italianet vendas. Mosha e re e arberesheve flisnin arberisht. Sa here qe shkoj atje ndjehem me mire se kudo tjeter.

Nje element shume interesant qe me ka bere pershtypje eshte perzierja kulturore. Muzika e arberesheve ka marre shume elemente nga muzika e Italise se Jugut, tarantela etj.

Arbereshet qe duke care historine u vendosen ne Italine e Jugut, kane gdhendur dhe mbajtur atje te padeformuar prezencen e tyre, duke ruajtur dhe shkembyer njekohesisht, gjuhen, traditat, kulturen, legjendat dhe gojedhenat e tyre me vendasit. Kjo trashegimi qe perben padyshim nje pjese te rendesishme te kultures mesdhetare eshte e natyrshme te jete e ndikuar dhe te kete ne vetvete elemente muzikore dhe tradicionale te kultures vendase.

-Duke qene se ne nje fare menyre perfaqesoni brezin e pare te emigranteve, a mund te me thone sa e veshtire eshte per nje emigrant te merret me art?

-Eshte e veshtire pasi nje emigranti i duhet te siguroj mbijetesen e perditshme. Cdo emigrant shqiptar mendon: "Cfare do ha, cfare do pi, cfare do dergoj ne shtepi". Qe te mbijetosh duke u marre vetem me art per nje emigrant shqiptar ne Greqi mendoj se eshte goxha e veshtire. Une konkretisht bej dy pune, edhe CD-ne per te cilin po flasim e kam bere me parate e mia. Te gjitha kursimet e mia per 5 vjet. Pasioni dhe deshria per te perparuar kushton (qesh).

-Plane per te ardhmen?

-Disa koncerte ne Shqiperi, me sakte me 1 maj ne Vlore. Pastaj koncerte ne Athine, Kosov-_e Kalabri. Sapo kam filluar punen per nje disk te dyte. Ai do te permbaje 27 kenge ku cdo njera prej tyre do te perfaqesoje nje qytet shqiptar plus disa kenge te cilat do te jene nga trevat e Kosoves. Puna per realizimin e tij do te jete e veshtire, shpresoj te shkoje cdo gje mire dhe rezultati te dale i kenaqshem dhe brilant sikurse disku me Kenge Arbereshe. Prezantimi i kenges dhe i muzikes se vertete shqiptare jashte kufijve te shqiperise eshte bere tashme per mua obligim dhe pjese e jetes sime.

PER ULTERIORI INFORMAZIONI CONTATTA
ARBITALIA.it
Shtėpia e Arbėreshėve tė Italisė - La Casa degli Albanesi d' Italia
Via Domenico Mauro 80 - 87069 San Demetrio Corone (CS) -
Tel. 0983 511658 - E mail: direzione@arbitalia.it 

Priru / Torna