Mirė se erdhe...Benvenuto...
ARBITALIA 
Shtėpia e Arbėreshėve tė Italisė
La Casa degli Albanesi d' Italia  

 

ARTAN SHABANI ESPONE A FIRENZE

10 prill 2004

U inagurua ne Firence prane Limonaia di Villa Strozzi Ekspozita e Mjeshterve te Piktures Silvio Loffredo e Artan Shabani.


Organizatore:

Komisioni i Kultures se keshillit te Lagjes 4 - Komune e Firences

Galleria e Arteve Bashkekohore "Pugliese Arte"

Me tej kjo ekspozite do te vazhdoje prane "Galleria Pugliese Arte" deri me 30 prill 2004 via Luca Landucci, 19/R Firence

per informacione: 333 5315345

Ne inaugurim ishte i pranishem Mjeshtri Artan Shabani.

Prezantimi kritik :
Prof. Domenico Pugliese

Nderoi me pjesmarrjen e tij Ambasadori i Republikes se Shqiperise ne Rome Prof. Pellumb Xhufi.

Kritika evidentoi interes e vleresim per punimet e Mjeshtrit Shabani i cili me talentin e tij e tematiken interesante sidomos me punimet e fundit, portretet me figuren e ballkanasit, shqiptarit, kosovarit, ka ditur te fitoje konsensin ne nivel internacional.

Teknika e tij terheq vemendjen mbi te gjitha per perdorimin me mjeshteri te ngjyres, qe i lejon Shabanit te shprehe e te preke sensibilitetin e secilit.

Ne komentet u theksuan arritjet e padiskutueshme te ketij Mjeshtri te ri Shqiptar, ekspozimet qe i kalojne numri 100 ne gallerite e rendesishme neper Bote. Jo vetem kaq, me artin e tij ne cdo tablo sjell epiken e liriken e Shqiperise, mirenjohje e detyrim ndaj tokes ku ka lindur e ku eshte rritur e ku ka nisur rruga e tij e artit.

Ne kete ceremoni inaugurimi ishin te pranishm gazetare, kritike arti, koleksioniste, artdashes shqiptare e italiane, te aferm e miq te piktorit.

Regjistroi kete event kulturor edhe Toskana Tv.



Realizoi intervistat gazetari Dott. Fabbrizio Borghini

Ekspozita do te qendroje e hapur deri me 12 Prill 2004
prane Limonaia Villa Strozzi, Via Pisana 77, Firence :
paradite 10:30 - 13:30 - mbasdite 16:00 - 19:30

Mjeshtri Artan Shabani ne shoqerine e Ambasadorit Shqiptar Prof. Xhufi dhe te afermve, miqve e artedashesve shqiptare e italian.

www.artanshabani.com

Priru / Torna