Mirė se erdhe...Benvenuto...
ARBITALIA 
Shtėpia e Arbėreshėve tė Italisė
La Casa degli Albanesi d' Italia  

 

FAT VELAJ

EKSPOZITA PERSONALE E PIKTORIT FAT VELAJ NE QYTETIN BADEN-VJENE

Ne daten 21.04.'04, ne oren 19.00, ne  galerine "Im Turm" te qytetit Baden-Vjene(Austri) hapet ekspotita personale e piktorit Fatmir Velaj me titull "Beuatiful Day".

Ne kete ekspozite do te paraqiten rreth 25 pune nga cikli i ri i tij qe quhet "Memories from the future" (Kujtime nga e ardhmja) ne teknikat e vajit, akrilikut, collage etj ne formate nga 60x70cm deri tek 120x220cm.
 
Kjo ekspozite organisohet nga grupimi artistik "Aspekt" i qytetit Baden dhe mundesohet nga Bashkia e qytetit Baden, Landi i Austrise se poshtme dhe firma private.
 
Pershendetjen dhe fjalen rreth botes artistike dhe veprave te Fatmir Velaj do ta mbaj presidentja e ketij grupimi Inge Ute Brunner.
Ne emer te Landit te Austrise se poshtme dhe te Bashkise se Badent hapjen do t'a bej deputetja dhe keshilltare e bashkise Erika Adensamer.

"Pikturat e Fatmir Velaj jane deklarata dashurie drejtuar njerezimit dhe botes ne te cilen jetojme. Ai frymezohet nga paraqitja e momenteve qe papritur shfaqen perpara syrit te tij te ndjeshem dhe reagon menjehere ne nje kerkim me ngjyrat e tij dhe me kontraste te thella per te krijuar nje pikture dhe sa me shpejte t'ja paraqes ate nje publiku te gjere.
Por reagimet e tij nuk jane frut i etheve te shpirtit te tij, sado qe ai eshte i pushtuar nga pasioni per te transformuar.
Natura e vertete e botes se tij artistike qendron mbi te gjitha tek deshira te krijoje nje moment intim dhe t'a ktheje ate ne nje ide dhe aq me shume ne nje mesazh. 
Pikturat e tij kane per qellim te krijojne lumturi dhe vlerat me te shquara njerezore t'i mbrojne.
Por qellimi i tij i vertete eshte te behet katalizatori i nje levizjeje te re shpirterore dhe te krijoje distancen nga gjendja e pasigurise dhe e pesimizmit.
Prandaj dhe temat qe ai zgjedh nuk mund te vihen ne dyshim . Ato gjenden kudo ne cdo moment te jetes dhe ai mundohet qe ato t'i beje sa me te pranueshme dhe individualitetin e tyre sa me te shquar dhe te prekshem.
Prandaj ja vlen te thuash se Fatmir Velaj pa natyren dhe njerezit qe e rrethojne s'do te ishte ai qe eshte, por edhe ai i dha dicka atyre dhe i paraqet ato ne menyre dinjitoze."

Priru / Torna