|

PREMIO MEDITERRANEO 2009
NOTIZIA PER I MEDIA IN ALBANIA
NJOFTIM
PĖR MEDIAN
Instituti Kombėtar i Diasporės nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė
Shqipėrisė njofton se sot nė 19 shkurt 2009 kantautori i njohur arbėresh
Pino Kakoca (Pino Cacozza) mori “Ēmimin Mesdhetar pėr Artin dhe
Krijimtarinė-2009”, dhėnė nė Napoli nga Fondacioni i Mesdheut. Ky ēmim
konsiderohet si “Nobeli i Mesdheut” dhe u jepet ēdo vit personaliteteve
tė shquara tė jetės politike, shkencore dhe kulturore artistike, tė
cilėt me veprimtarinė e tyre kanė kontribuar pėr tė zbutur tensionet dhe
ēelur njė proēes tė lirė e mirėdashės pėr tė afruar kulturat e popujve
tė ndryshėm.
Kėtė vit
mes fituesve janė edhe politikani Massimo D’Alema (vlerėsim pėr
kontributin e tij diplomatik), gazetari shumė i njohur Ibrahim
Al-Mohallem (vlerėsim nė fushėn e informacionit), Karmen Romero (pėr
kontributin kulturor) etj.
Pino
Kakoca ka lindur nė Shėn Dhimitėr Korone nė 27 shtator 1957 dhe ka kryer
studimet pėr gjuhė dhe letėrsi tė huaj nė Universitetin e Kalabrisė,
duke u specializuar veēanėrisht nė gjuhėt franceze, shqipe dhe angleze.
Pėr pesė herė rradhazi ka fituar ēmimin e parė nė Festivalin e Kengės
Arbėreshe. Nė vitn 1984 me “Ajri i jetės”, nė 1985 me “Jemi njė kulturė
ēė ngė mėnd vdes”, nė 1986 me “Me njė mik afėr”, nė 1988 me “Kjo ėshtė
festa mė e madhe ēė ka Arbėria”, nė 2004 me “E bukura vashės, e bukura
gjitoni” dhe nė vitin
2008 me kengėn “Ishe njė herė”.
Kantautori i njohur arbėresh ka fituar katėr herė edhe Ēmimin e Kritikės
“Giuseppe D’Amico”.
Nė
Napoli, pas ceremonisė sė ndarjes sė ēmimeve, Pino Kakoca pėr
pjesėmarrėsit luajti recitalin e tij tė njohur “Rrėnjėt e Arbėrisė”.
(Bashkėngjitur
ėshtė fotoja e kantautorit Pino Kakoca”.
|