Disa
mendime dhe pėrcaktime rreth gjuhės sė sotme zyrtare shqipe
Hans-Joachim Lanksch
Cosi ne mio parlar
Voglio esser aspro
Pėrkitazi me rishikimin e ēėshtjes sė gjuhės sė njėsuar kam shkruar kohė
mė parė gegėnisht1, kėsaj here e
pėrdor gjuhėn e njėsuar pėr tė treguar, nga njė anė, se nuk jam siē mund
tė supozohet njė shovenist i pėrbetuar dhe i papėrmirėsueshėm i
gegėnishtes, edhe pėr tė treguar, nga ana tjetėr, se nuk e konsideroj se
gjuha e Fishtės ėshtė mė e mirė se gjuha e, bie fjala, Lasgush Poradecit (edhepse
duhet theksuar se gjuha e Lasgushit, shyqyr zotit, nuk ėshtė gjuha e
ashtuquajtur e njėsuar). Nuk jam gjuhėtar, do tė cek disa pikėpamje nga
pozita e njė common sense"-it (dmth. me mendtė prej njeriu qė ka tru tė
shėndoshė) tė njė vėzhguesi tė jashtėm me qėllime prej dashamirėsi.
Gjuha zyrtare shqipe zyrtarisht definohet kėshtu:
GJUHA LETRARE SHQIPE
Varianti mė i pėrpunuar i gjuhės sė popullit shqiptar. Ajo pėrfshin gjuhėn
zyrtare, atė tė letėrsisė artistike, tė veprave shkencore e mėsimore, tė
shtypit e tė publicistikės, tė ligjėratave botore etj. Dhe ėshtė e
normėzuar nė tė shkruar e nė tė folur. Formimi i saj ėshtė fryti i njė
procesi tė gjatė e tė ndėrlikuar, i cili fillon qė me shkrimet e para
shqipe."2
Se sa tė pavėrteta, se sa shtrembėrime tė realitetit historik dhe
linguistik ka nė kėtė definicion, mund tė verifikohet kollaj me punimet e
ekspertėve tė gjuhėsisė dhe historisė sė gjuhės. Sa i pėrket pretendimit
se gjuha zyrtare qenka gjuha mė e pėrpunuar" merre nė dorė gramatikėn (gege)
tė Martin Camajt3. Sa pėr proces tė
gjatė" krahaso ligjėratat e Simpoziumit shkodran pėr Martin Camajn,
sidomos shkrimet e David Lukės dhe Artan Haxhit4.
Tash ta lėmė anash punėn e shkencės dhe tė hedhim njė sy mbi nocionin e
kėsaj gjuhe zyrtare resp. mbi elementet e termeve zyrtare tė kėsaj gjuhe
zyrtare.
Gjuha e njėsuar: Si mund ti shkojė mendja njeriut me mend
se qenka gjuhė e njėsuar" njė gjuhė tek e cila 80% elementesh tė njė
idiome u shtohen 20% elementesh tė idiomės tjetėr? Termi i drejtė pėr kėtė
dukuri nuk ėshtė njėsim" por thjesht: pushtim ose nėnshtrim.
Gjuha kombėtare letrare: Si mund tė quhet gjuhė kombėtare"
idioma e njė sė tretės sė kombit, ndėrkaq dy tė treta tė tjera tė
territorit shqipfolės flasin atė idiomė, e cila nė kėtė gjuhė kombėtare"
pėrfshihet me njė pėrqindje prej 20%?
A mund tė pranohet si gjuhė kombėtare njė idiomė, e cila i ėshtė imponuar
dhe urdhėruar me dekret popullit nga klika udhėheqėse dhe ideologėt e saj
vetėm e vetėm pėr shkak se ato 80% nė fjalė ishin idioma e skutės sė
vendit, nga vinte diktatori? Gjė aq e paparė sa edhe e pabesueshme!
Gjuha kombėtare letrare: Si mund tė jetė gjuhė letrare" njė
idiomė, me tė cilėn gjatė ekzistimit tė saj nėn sistemin totalitar nuk
ėshtė shkruar letėrsi, por ajo qė toskėfolėsi i nderuar Kasėm Trebeshina
me plotė tė drejtė e quajti «shkollėn e turpit» pėr letrat shqipe5?
Nėse Ėndėrrat industriale, Shqiponjat lartfluturuese, Motivet pėr
eliktrifikimin e pėrgjithshėm tė Shqipėrisė, Nėnat Shqipėri, Nėntoriadat,
Komunistėt, Ēlirimtarėt, Kėnetat etj. etj. patėn ndonjė funksion nė kohėn
e vet kėnd e interesojnė sot, kėnd do ta interesojnė nesėr a pasnesėr?
Si do ti quajmė veprat me vlera vėrtet letrare qė nuk janė shkruar nė
kėtė gjuhė letrare", psh. veprat e Fishtės, Prendushit, Camajt ose tė
Luka Peronės, Piero Napoletanos, Kate Xukaros etj.? Folmėsi? Proza e
shkėlqyeshme (gege) e Anton Pashkut Oh" a ėshtė joletrare?
Gjuha kombėtare letrare: A ėshtė gjuhė apo krijesė
artificiale njė idiomė, e cila ėshtė futur me dhunė pa pasur gjurmė gjurme
tė njė zhvillimi organik dhe pa pasur parasysh asnjė prej kritereve mė
elementare pėr vendosjen e njė norme gjuhėsore resp. tė njė gjuhe
standarde? Dihet se pėr gjuhė standarde zakonisht merret ndonjė element
qendror: mesi gjeografik, pikėprerja gjeografike, qendra administrative (qeveritare)
ose kulturore etj. Mirėpo, dihet edhe se as gjuha e njė kombi dhe as norma
e standardizuar gjuhėsore nuk farkėtohet nėpėr zyrat e gjuhėtarėve zyrtarė,
tė cilėt vendosin" se si tė flasė ose tė shkruajė kombi, por merret
parasysh (dhe jo nėpėr kėmbė) shumėshtresshmėria e gjuhės: Gjuha
mbidialektore italiane, psh. rrėnjėt i ka te gjuha e avokatėve tė Bolonjės,
te gjuha e Dantes dhe poetėve tė tjerė fiorentinė tė mbėshtetur nė tė
folurit volgare". Toskanishtja paraqiste mesin gjuhėsor nė mes tė tė
folmeve veriore dhe atyre jugore.
Letrarishtja gjermane formohej mbi bazėn e gjuhės sė administratės nėpėr
zyrat e perandorisė nė Pragė dhe qytete tė tjera dhe pasurohej jo vetėm me
gjuhėn e kolosėve" letrarė gjermanė, J.W. von Goethe dhe F. von Schiller,
por kohė mė parė edhe me njė shtyllė tjetėr kryesore zhvillimi me gjuhėn
e Martin Luther-it, teologut tė dobėt dhe pėrkthyesit tė pashoq, i cili
pėr pėrkthimin e Shkrimit tė Shenjtė e formuloi kriterin tepėr tė
rėndėsishėm: dem Volke aufs Maul schauen" tė shikosh se si flet goja e
popullit. Kjo na lė tė kuptojmė tri pikėpamje tė rėndėsishme:
a) procesi i formimit tė gjuhės letrare gjermane filloi nė shekullin e 14
me gjuhėn e nėpunėsve tė kulturuar tė kancelarive dhe pėrfundoi nė
shekullin e 19 me gjuhėn dhe stilin e pėrsosur tė klasikėve tė letrave
gjermane, proces ky i cili ėshtė zhvilluar pesė shekuj dhe jo pesė dekada!
Edhe gjuha e pėrbashkėt italiane zhvillohej gjatė.
b) Nė kėtė proces zhvillimi pėrfshihej edhe gjuha e folur e popullit!
Gjuha kombėtare letrare [tekėndej: KL] me tė gjithė tė-tė-tė-izmat e saj
ku e merr parasysh edhe fjalėn e gjallė tė popullit?
c) Pėrfshihet edhe gjuha e letrarėve tė mėdhenj, gjuha e kolosėve letrarė
dhe jo ajo e letrarėve kolosalė. Po tė shikohej ēėshtja e formimit tė
gjuhės standarde edhe tek popujt e tjerė, rezultatet do tė ishin tė
ngjashme: kudo merreshin nė konsideratė pikėpamje dhe kritere tė arsyeshme
dhe tė kuptueshme.
Partizanėt e skalitur tė gjuhės KL ndoshta do tė nervozohen pėr
konstatimet e mia naive (indinjatė e thellė dhe e hidhur
", denigrim i
arritjeve tė larta
", vlera tė ēmuara kombėtare
", ēaste historike
",
triumfante"
etj. etj. etj.) duke mė vėnė nė barrė se nė shkrimin tim tė mėsipėrm nuk
ka as fije shkence. Mirė e kanė: nuk kam argumentuar shkencėrisht dhe,
njėkohėsisht, kot e kanė: ceka vetėm fakte, faktet janė tė qarta. Fakte tė
thjeshta paraqiten thjesht dhe nuk duhen prezantuar tė shifruara me
terminologji shkencore ose me mjegullim pseudoshkencor.
Gjuhėn KL nuk e mbrojnė veēse shkrimtarėt, hylli i tė cilėve ėshtė duke
perėnduar dhe fosile tė tjera tė periudhės ML brenda dhe jashtė Shqipėrisė.
Dhe tash si tė procedohet me GjKL, a duhet tė ruhet patjetėr ky relikt i
njė periudhe prej Neroni? A tė konservohet e keqja vetėm pėr shkak se disa
dekada jemi mėsuar me tė? Njėzet vjet janė shumė pėr ēdokėnd qė i ka ndier
kėto vite nė kurrizin e vet duke hequr keq e tukeq por ējanė
njėzet-dyzet vjet nė histori? Ska njeri qė mund tė na mbushė mendjen se
brenda dy-katėr dekadave mund tė kryhet njė akt i kryer" (fait accompli)
nė lėmin e gjuhės, i cili pastaj nuk mund tė hiqet.
Ēna mbetet pėr tė bėrė? Mė duket se pėr ēėshtjen e gjuhės sė pėrbashkėt
do tė mund tė flitet shkencėrisht po tė vihet mbi baza shkencore shqyrtimi
i kėsaj ēėshtjeje dhe kur do tė pėrfillen kėrkesat dhe nevojat mė
themelore tė zbatimit kriteresh serioze pėr trajtimin e njė gjuhe tė
pėrbashkėt. Le ti cekim vetėm disa asosh:
1) Ti jepet Qezarit se ēi takon Qezarit dmth. ti kthehet gjuhėsisė se
ēi pėrket gjuhėsisė ose: gjuha tė trajtohet si gjuhė dhe jo si objekt i
politikės. Paskajorja ska tė bėjė me aspiratat e popullit shqiptar,
prandaj shqyrtimi i ēėshtjes sė gjuhės shqipe ti kthehet kategorisė sė
gjuhės dhe tė shpėtohet nga frazat politike.
2) Mos tė vazhdohet trilli diskriminues i filologjisė zyrtare tė periudhės
sė diktaturės dmth. duhet tė ndėrpritet degradimi i gegėnishtes si dialekt"
dhe tė pranohet se gegėnishtja ka pasur normėn e vet letrare, zhvillimi i
sė cilės u ndėrpre brutalisht gjatė diktaturės.
3) Tė konstatohet pėrbėrja e gegėnishtes dhe pėr kėtė qėllim tė ndėrmerren,
mes tjerash, kėta hapa:
botimi i plotė dhe studimi i veprave tė shkrimtarėve gegėshkrues (Fishta,
Prendushi, Shantoja, Nikaj, Palaj, Koliqi, Pipa, Camaj)
studimi i thesarit gojor i traditės sė Veriut (Visaret e Kombit" etj.)
grumbullimi i materialit tė sotėm tė folklorit gojor nė viset veriore tė
Shqipėrisė
studimi i gramatikave dhe drejtshkrimeve ekzistuese tė gegėnishtes (Martin
Camaj, Idriz Ajeti etj.)
pėrpilimi dhe botimi i njė fjalori geg.
4) Pastaj mund tė fillohet formimi i normės letrare tė gegėnishtes.
5) Tė gjitha kėto masa tė bėhen, pėrkatėsisht, edhe pėr toskėrishten (studimi
i pasurisė sė traditės popullore dhe letrare; botimi kritik i veprave tė
mjeshtėrve tė letrave toske pa pėrshtatje" ose ndėrhyrje" nė gjuhėn e
Naimit, Kutelit, Lasgushit, Trebeshinės; regjistrimi i gjendjes sė sotme
tė tė folurit toskė) pėr tė shikuar pėr toskėrishten a ėshtė vėrtet aq
rigide dhe skematike dhe a mund tė qėndrojė standardi i saj ashtu siē na
sugjeron gjuha KL?
6) Po tė jenė ndėrmarrė kėta hapa, toskėrishtja dhe gegėnishtja do tė jenė
nė pozita tė barabarta dhe atėherė mund tė fillojė procesi i shkrirjes sė
njė gjuhe tė pėrbashkėt, me shkrirjen e dy normave letrare tė shqipes nė
njė gjuhė, e cila nuk do tė ketė nevojė mė pėr epitete tė ēuditshme si e njėsuar",
e sotme", kombėtare letrare", pėr shqipen do tė mjaftojė njė emėr i
vetėm thjesht, shqip e troē: gjuha shqipe.
Dhe do tė jetė njė shqipe shumėfish e pasuruar!
7) Pas shkrirjes sė vėrtetė e tė natyrshme tė tė dyja normave, duhet
patjetėr qė nė suazė tė standardit tė shqipes (sė shkrirė nga normat
letrare toske e gege) tė lejohet dhe mundėsohet shfrytėzimi sa mė i gjerė
i gjithė pasurisė leksikale, idiomatike, frazeologjike tė jugut e tė
veriut. Atherė do tė dalė nė shesh se, bie fjala, gegėnishtja nuk mund tė
konceptohet si gjuha KL plus ca modifikime a ndryshime tė vogla
fonologjike (varr_vorr, grua_grue, zė_zā, vėshtirėsira_fshtirėsina) a
morfologjike (tė jetoj_me jetue, po tė kishte vėnė_me vū etj.), gjithashtu
idioma e jugut nuk mund tė jetė toskėrishtja e plotėsuar me paskajoren tek
ka vend edhe vźni" nė vend tė vėndi".
Nė kėtė mes ėshtė me vend njė vėrejtje pėrkitazi me qėndrimin e kosovarėve
ndaj ēėshtjes sė gjuhės qė e pėrziejnė me ēėshtjen kombėtare. Pėr ti
shpėtuar trysnisė sė padurueshme tė regjimit tė serbėve ēetnikė, ata e
pranonin dhe pranojnė pa ndonjė kriter serioz, pėrpos atij politik nga
pikėpamja e kombėtarizmit ēdo gjė qė u vinte dhe u vjen nga mėmėdheu,
qoftė kjo letėrsia e cekėt dhe puthadore e Realizmit Socialist, qoftė edhe
gjuha e farkėtuar artificialisht dhe e imponuar pėrdhunėsisht KL. Njeriu i
rėndomtė nė Kosovė arrin te njė gjuhė fare hibride, dmth. te njė idiomi kosovarishtja
plus -uar": ka shkuar me kerr", shpeshherė mund tė hasėsh nė raste
ekstreme si: kshtuar asht ba". Shkrimtarėt e Kosovės krijimet e veta tė
shkruara para importimit tė gjuhės sė njėsuar KL, vullnetarisht ia kanė pėrshtatur"
asaj tė fundit; pėrshtatje kjo e cila ishte diē artificiale dhe e pėrciptė,
sepse jo vetėm na paraqet rimė tė tipit la"/mė", por na qet edhe njė
njėsuarishte KL, sė cilės i vjen era e gegėnishtes.
E di ēdokush qė flet ose shkruan nė dy ose mė shumė gjuhė a ligjėrime:
nėse ėshtė i zoti tė mendojė nė idiomėn tjetėr, atėherė do tė
arrijė edhe te rezultate e formulime tė tjera, te tjetėr tekst, sepse
idiomet e ndryshme me tiparet e tyre specifike na ofrojnė mundėsi tė
ndryshme specifike dhe po tė shfrytėzohen kėto mundėsi si dhe sa duhet,
vetė materiali gjuhėsor na e ēon mendimin nė rrugėn mė vete, folėsit a
shkruesit i shkojnė ndėr mend asociacione, nėnkuptime, nėnshtresa,
stėrhollime etj. qė nuk gjenden ne rezervuarin e tipareve shprehėse a
strukturore tė idiomės sė tij tė parė. Nėse nuk mendon nė binarėt e
veēorive tė idiomės pėrkatėse, atėherė mund lirisht ta pėrkthejė psh.
toskėrishten gegėnisht sipas kallėpit toskėrishte nė petkun fonologjik
dhe morfologjik gegė" (dhe anasjelltas), pa marrė parasysh specifikėn e
begatė tė sintaksės, idiomatikės, frazeologjisė dhe prozodisė gege si dhe
asaj toske!
Nė fund tė mbetemi me njė shpresė: tė mos pėrsėritet te shqiptarėt fati
tejet i trishtueshėm i serbėve dhe kroatėve, tė cilėt shekullin e kaluar,
nė njė fazė entuziazmimi tė pėrbashkėt pėr idetė e ilirizmit" ishin marrė
vesh pėr njė gjuhė tė unifikuar Serbokroatishte" me nga njė varietet (serb
dhe kroat). Nė vitet 70 tė kėtij shekulli u ngjall, mė nė fund,
nacionalizmi kroat aq sa iu kundėrvu hegjemonisė politike dhe gjuhėsore
serbe (Serbokroatishte") me KROATOserbishten. Njėzet vjet mė vonė, serbėt
flasin serbishten e tyre siē e flisnin qe njė shekull e gjysmė, ndėrsa
kroatėt bėjnė ēmos dhe orvatėn ta horvatizojnė" sa mė shumė
kroatoserbishten e deridjeshme me ēdo lloj neologjizmash, paleologjizmash,
kroatizmash etj.

1. Gabim ose ndėrdyzash? Poezia
arbėreshe dhe njėsuarishtja", nė: Quo vadis, Shqipėri? Antologji e
pėrgatitur nga Ardian Klosi, Tiranė, München, 1993.
2. Fjalori enciklopedik shqiptar,
Tiranė, 1985 (f. 350).
3. Martin Camaj, Albanian Grammar,
Wiesbaden, 1984.
4. Martin Camaj tradita dhe
bashkėkohėsia, Simpozium, Universiteti i Shkodrės, Shkodėr, 1994.
5. Intervistė me shkrim, mė 25.05.1994
(e intervistoi H.-J. L.) akoma e pabotuar.
Revista Djaleria e Vjenes