- Ata qė e pėrdorin dhunėn dhe format e terrorit kundėr
institucioneve tė Kosovės janė armiqė tė lirisė dhe tė pavarėsisė sė
Kosovės.
Nė kuptim tė gjerė tė marrėdhėnieneve ndėrkombėtare, terrorizimi ėshtė njė
fenomen i ri, i cili pėr shkak tė difuzionit, tė prapavijės., tė qėllimit
dhe formave tė ndryshme tė objektit tė tij, nuk mund tė pėrkufizohet
nė mėnyrė tė njėtrajtshme, sepse varet nga vendi ku shfaqet, zhvillohet si
rrjedhim i shpėrthimit tė vatrave tė krizės dhe i pakėnaqėsisė nga
zhvillimi i ngjarjeve tė caktuara politike. Mirėpo, pavarėsisht nga
veprimtaria derivative dhe format joinstitucionale me karakter nacional,
politik, ideologjik, partiak, religjioz, social dhe kriminalogjik tė
terrorizmit, ky nė asnjė mėnyrė nuk mund tė legalizohet dhe tė
justifikohet si mjet i ligjshėm pėr zgjidhjen e problemeve dhe tė krizave
ndėrkombėtare apo tė atyre me karakter lokal, duke u thirrur nė emėr tė
luftės pėr liri, demokraci dhe pavarėsi tė ndonjė vendi, sepse si mjet tė
vetėm iracional ka pėrdorimin e dhunės, i cili ēon vetėm nė katastrofė dhe
nė regres tė botės sė qytetėruar. Prandaj, terrorizmi si akt antinjerėzor
dhe antiligjor, me tė drejtė sanksionohet me tė gjitha ligjet dhe
konventat e sė drejtės pozitive ndėrkombėtare, si vepėr kriminale kundėr
njerėzimit dhe bashkėsisė
ndėrkombėtare.
Duke mbajtur parasysh tė gjitha anėt negative dhe ēnjerėzore tė fenomenit
tė terrorizmit, si dhe tė gjitha pasojat e tij tė deritashme nė arenėn e
marrėdhėnieve ndėrkombėtare, politika shqiptare (pozitė-opozitė), me
qėllim tė arritjes sė objektivave tė saj kombėtare politike dhe
ndėrkombėtare, si dhe tė flakjes sė papajtueshmėrive mbi baza politike,
ideologjike dhe partiake, nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė krijojė kushte dhe
klimė ta favorshme tė paraqitjes nė skenėn politike tė individėve apo tė
grupeve tė ndryshme tė interesit me ide dhe me qėllime tė errėta pėr ti
qėruar hesapet me forcė, me dhunė dhe me terrorizėm, ashtu siē po
insiston dhe po kėrkon Serbia gjenocdiale, qė shqiptarėve tua mveshė
veprat e saj terroriste, duke shpresuar se kjo ėshtė e vetmja mėnyrė e
kapshme , qė shqiptarėt dhe Kosovėn ti privojė nga tė drejtat e tyre
historike dhe tė ligjshme, qė tė jenė tė lirė dhe tė pavarur nė truallin e
tyre tė Shqipėrisė Etnike. Kėtė devizė antishqiptare, duhet ta kenė tė
qartė tanimė edhe vremēat nė Kosovė, e lėre mė ajka politike e Kosovės.
Pėrderisa jemi pėrcaktuar tė merremi me politikė, atėherė edhe problemet e
shfaqura nė kėtė sfond, duhet tė zgjidhen me mjete politike; duke menduar
dhe vepruar politikisht, duke e pėrdorur arsyen, e jo duke ndėrsyerė dhe
pėrdorur forcėn dhe kėrcėnimin me forcė ndaj rivalėve politikė, sepse me
kėtė rast nuk do tė fitonte asnjė opcion politik paqėsor, sado qoftė i
drejtė, dhe nė favor tė interesit tė pėrgjithshėm kombėtar apo tė aleatėve
ndėrkombėtarė, por do tė triumfonte iracionalja, qė pa dyshim do tė
shpiente nė forma tė ndryshme tė anarkisė terroriste, ku ēmimin mė tė madh
do ta paguanin njerėzit e pafajshėm, si kalimtarė rasti ose si
spektatorė tė drejtpėrdrejtė tė zhvillimit tė ngjarjeve tragjike.
Thjesht, forca, dhuna, banditizmi me elemente terrorizimi, vijnė nė
shprehje vetėm atėherė, kur bartėsit e tyre janė tė pafuqishėm, qė para
opinionit publik tė demonstrojnė pjekurinė e tyre politike racionale nė
favor tė realizimit tė objektivave dhe tė interesit tė pėrgjithshėm
kombėtar apo nė kuptim mė tė gjerė.
Duhet tė nėnvizojmė se ai soj politikanėsh, qė ėshtė i prirur tė
sugjerojė pėrdorimin e forcės dhe tė formave tė ndryshme tė presionit
kundėr oponentėve politikė (ashtu siē vepronte Slobodan Milosheviqi me
Mirjana Markoviqin-Milosheviqin nė likuadimin e kundėrshtarėve tė tyre
politikė, siē ishin: Ivan Stamboliq, Dragan Todoroviq..., etj.), nė vend
tė arsyes dhe tė kulturės politike, nuk mund ta ketė vendin nė politikė as
nė kuptimin e ngushtė, as nė kuptimin e gjerė tė realizimit tė qėllimeve
tė saj qoftė nė aspektin kombėtar, qoftė nė atė ndėrkombėtar.
Pėr hir tė ruajtjes sė interesit tė pėrgjithshėm politik kombėtar,
parapėlqehet qė i gjithė ai soj politikanėsh muskulė (nėse ėshtė i
pranishėm nė skenėn politike nė Kosovė, dhe mė gjerė), i cili gabimisht
dhe me anė tė lidhjeve tė ndryshme familiare, komerciale apo tė grupeve
tė interesit tė korruptuara kanė pėrfunduar nėpėr kurzhoket politike
dhe partiake si nė Kosovė, ashtu edhe nė hapėsirat e tjera tė Shqipėrisė
Etnike, nevojitet qė sa mė parė ta braktisin politikėn, dhe tė
inkuadrohen nė forcat e ligjshme policore dhe ushtarake kombėtare apo
ndėrkombėtare, sepse vetėm atje ekzistojnė kushtet reale pėr harxhimin e
forcės sė tyre ekstreme fizike. Ndryshe, ekzison rreziku qė njė ditė ajka
e mirėfilltė politike shqiptare ti dorėzojė armėt politike para
politikės sė fizkulturės sė partnerėve tė tyre tė panatyrshėm, tė
ashtuqujatur muskulė. Njė rrezik tė kėtillė e paralajmėron edhe
pėrpjekja e fundit e kryerjes sė atnetatit ndaj presidentit tė Kosovės,
Ibrahim Rugova, e cila ėshtė pėr ēdo dėnim.
Njohtimi i lajmit nga zėdhėnėsi i Shėrbimit Policor tė Kosovės, Refki
Morina, dhėnė masmediave nė Kosovė, se dje (mė 15 mars 2005) nė orėn 8,30
tė mėngjesit kishte shpėrthyer njė mjet eksploziv, i vendosur nė njė
kontejner buzė rrugės Ramiz Sadiku, nė atė ēastin ku aty pari po
kalonte kolona e automjeteve, ku ishte edhe vetura nė tė cilėn ndodhej
presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, me ērast ajo u dėmtuar, por
fatbardhėsisht jo edhe presidenti Rugova, u prit me indinjatė nė opinionin
publik tė Kosovės, si dhe nė tėrė diasporėn shqiptare. Pavarėsisht se nga
kush ėshtė urdhėruar tė kryhet ky akt i shėmtuar atavik. me performanca
terrorizimi klasik, ėshtė i patolerueshėm dhe absurd, qė ēon ujė vetėm
nė buti tė mullirit terrorist kolonial dhe gjenocidal tė Serbisė,
sepse gama e tij tinėzare antishqiptare nuk ka pasur pėr qėllim vetėm
vrasjen e Ibrahim Rugovės, por edhe vrasjen e lirisė dhe tė pavarėsisė sė
Kosovės. Kėtė akt terrorist, po nė kėtė frymė, e vlerėsoi dhe e komentoi
edhe dėshmitari okular Havier Solana (ministri pėr Politikė dhe Siguri
tė Jashtme i Bashkimit Evropian) nė takimin e tij diplomatik me
presidentin e Kosovės, dr. Ibrahim Rugova, bėrė nė Prishtinė, mė 15 mars
2005, vetėm disa ēaste pas ndodhjes sė atentatit kundėr Ibrahim Rugovės nė
qendėr tė Prishtinės.
Me tė drejtė dhe, nė kohė tė duhur reaguan organet dhe institucionet
pėrkatėse zyrtare tė qeverisė sė Kosovės, tė UNMIK-ut, subjektet
politike, dhe masmediat shqiptare tė Kosovės, duke e kualifikuar atė si
akt shėmtues dhe antinjerėzor-si akt terrorizmi kundėr presidentit Ibrahim
Rugova, si dhe kundėr rendit, paqes dhe qetėsisė sė qytetarėve tė Kosovės.
Ska dyshim se kėsaj dukurie tė shėmtuar, duhet ti mbyllėn tė tė gjitha
rrugėt, duke pėrdorur tė gjitha mjetet ligjore vendore dhe ndėrkombėtare,
nė mėnyrė qė Kosova, si dhe mbarė populli shqiptar nė tė gjitha hapėsirat
e tij etnike nė Ballkan, tė shpėtojnė nga kolera e terrorizmit tė
brendshėm dhe tė jashtėm. Duke qenė se, historikisht, shqiptarėt nuk e
njohin, as nuk kanė pasur kurrnjėherė kontakte direkte, as indirekte me
fenomenin e terrorizmit qoftė nė shkallė vendore apo ndėrkombėtare, nė
interes tė pėrgjithshėm tė shqiptarėve ėshtė qė (pavarėsisht nga rrethnat
nė tė cilat ndodhet sot Kosova dhe shqiptarėt nė Ballkan), ēdo shenjė apo
parashenjė e terrorizimit tė parandalohet nė mėnyrė preventive me tė
gjitha mjetet e ligjshme qė i ka sot Kosova nė dispozicion, duke mbajtur
parasysh edhe UNMIK-un, KFOR-in si shtylla kryesofre tė mbrojtjes sė
rendit, tė qetėsisė, tė sigurisė dhe tė paqes nė Kosovė.
Duke qenė se edhe vitin e kaluar, kryetari i Kosovės, Ibrahim Rugova ka
qenė i rrezikuar nga njė pėrpjekje atentati, me rastin kur nė oborrin e
shtėpisė sė tij ėshtė hudhur, dhe ka shpėrthyer njė bombė dore nga njė
veturė nė lėvizje e sipėr, mirėpo, edhe nė atė rast, ai i ka shpėtuar mė
tė keqės. Ky ėshtė njė sinjal i zi, qė paralajmėron akte tė tjera tė
ushtrimit tė dhunės individuale apo grupore pėr tė arritur ndonjė qėllim
tė caktuar nė kurriz tė Ibrahim Rugovės dhe tė qytetarėve tė pafajashėm
tė Kosovės. Mirėpo, pavarėsisht se kush qėndron pas kėtyre akteve
terroriste, dhe pavarėsisht se cila ėshtė prapavija e tyre (politike,
ideologjike, partiake apo religjioze) pėr tu arritur qėllime tė ndryshme,
kėtij fenomeni duhet ti mbyllet ēdo pore e tij, pa marrė parasyh
mentorėt dhe aktorėt e incimit, tė mbėshtetjes dhe tė financimit tė tij
(nė kuptimin e brendshėm dhe tė jashtėm) nga forcat e errėta tė nėntokės,
tė cilat pėr llogari tė tyre dhe tė huaj kanė pėr qėllim, qė ta
libanizojnė Kosovėn.
Shfaqja e faktorit tė terrorizmit nė Kosovė, nė ēastin mė kritik, kur kjo
ėshtė duke hyrė nė rrugėn pėrfundimtare tė pavarėsimit tė saj, ėshtė njė
bombė e atomike jo vetėm pėr shqiptarėt e Kosovės, por edhe pėr fatin e
tė gjithė shqiptarėve nė Ballkan. Nuk pėrjashtohet mundėsia qė pas kėtyre
dy akteve terroriste kundėr presidentit Ibrahim Rugova, janė tė implikuara
drejtpėrdrejt dhe tėrthorazi forcat terroriste serbe tė Beogradit, tė
cilat nė forma tė ndryshme janė infilturar dhe po veprojnė fshehurazi nė
Kosovė (qė nga viti 1999, kur Kosova ėshtė vėnė nėn protektoratin
ndėrkombėtar tė UNMIK+KFOR), duke zhvilluar aksione tė ndryshme subversive
jo vetėm kundėr presidentit Rugova, por edhe kundėr institucioneve legale
dhe popullatės shqiptare nė pėrgjithėsi, me qėllim qė pėrmes tyre tia
tėrheqin vėrejtjen opnionit ndėrkombėtar, se shqiptarėt janė ata, tė cilėt
po merren me aksione terroriste pėr ta detyruar Serbinė, qė tė
kapitullojė para njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės, si dhe pėr ta minuar
paqen dhe sigurinė nė Ballkan.
Prandaj, duke mbajtur parasysh shkaqet dhe pasojat e terrorizmit tė
organizuar shtetėror dhe individual serb nė Kosovė (1989-1999), si
politika zyrtare e Kosovės, ashtu edhe tė gjitha partitė dhe subjketet e
tjera politike shqiptare, duhet ti lexojnė dhe ti demaskojnė me kohė
qėllimet dhe intrigat provokuese tė shfaqjes sė ēdo forme tė terrorizmit
nė Kosovė.
Sė fundi, nėse tė dy rastet e pėrpjekjes sė atentatit ndaj presidentit
Ibrahim Rugova, kanė pasur si qėllim konfrontimin e rivalitetit politik,
atėherė ky fenomen nxjerrė nė shesh tendencat dhe synimet e rrezikshme,
qė mosmarrėveshjet dhe papajtueshmėritė politko-ideologjike e partiake, tė
zgjidhen me forcė dhe nė mėnyrė tė dhunshme, e jo nė frymėn e dialogut
paqėsor tė kulturės politike. Kjo formė e politikės sė frikėsimit dhe e
pėrdorimit tė mjeteve tė dhunės ndaj rivalėve politikė, jo vetėm se ėshtė
e papranueshme si mjet i komunimikimit politik dhe demoktratik, por edhe
ėshtė e dėnueshme moralisht, politikisht dhe ligjėrisht.
Kosova nuk ka nevojė pėr akte terroriste dhe subversive, por ėshtė e etur
pėr liri dhe pavarėsi. Kėshtu qė, shkėputjen dhe pavarėsinė e Kosovės nga
Serbia nuk mund tia sjellin aksionet terroriste, as terroristėt, por
vetėm ata, qė e kuptojnė drejt dhe gjithanshmėrisht dhimbjen e pėrmbajtjes
sė saj gjysmėshekullore nėn kthetrat e pėrgjakshme tė Serbisė
kolonialiste, e cila dyshohet se ka gisht, edhe nė dy rastet e atnetatit
ndaj presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova.
Prof.Dr.Mehdi HYSENI