Dita e
Verės, zakon arbėresh
14 Marsi quhet
Dita e Verės nė Shqiperi, sepse nė kėtė ditė bimėsia zgjohet
nga gjumi dimėror. Nė kėtė ditė bimėsia fillon tė thithė lėngjet nga
toka
dhe kėshtu tė rritet. Ky zakon i lashtė ėshtė i vetėm nė botė dhe
ndonėse
qendra e festimit tė tij ėshtė qyteti Skampa (Elbasani), ai iu pėrket tė
gjithė arbėreshėve (arbėrėsve-arbanasve). Tani kjo ėshtė festė kombėtare
dhe
dita 14 Mars ėshtė ditė pushimi. Shenjat e festimit tė kėtij zakoni
arbėresh
janė:
1) Marrja datėn 13 ose 14 Mars tė njė tufe tė vogėl bari tė njomė bashkė
me
rrenjėt dhe dheun, me qėllim qė tė gjendet mėngjezin e datės 14 Mars nė
shtėpi.
2) Gatimi i ballakumeve qė gatuhen njė ose dy ditė pėrpara datės 14 Mars,
me
qėllim qė mėngjezi i datės 14 Mars t'i gjejė ballakumet nė shtėpi.
GATIMI I BALLAKUMEVE
MASAT
1 kg sheqer, 0.5 kg tėlyn (gjalp), 8 kokrra vezė, 1 kg miell misri i
situr,
njė dorė miell gruri, 1 filxhan kafeje qumėsht; njė enė e madhe bakri e
pakallajisur ose pėrndryshe prej qelqi.
GATIMI
Tretet tėlyni dhe lihet te fundėrrojnė kripėrat e tij. Pastaj tėlyni i
vakėt
dhe pa kripėrat e rėna nė fund rrihet me sheqerin deri sa tė bėhet njė
masė
e bardhė. E mira ėshtė qė rrahja e masės tė bėhet me dorė, sepse
pėrfundimi
i pėrzjerjes ndjehet kur tė duket se prek fije me dorėn qė po pėrzien
masėn
e krijuar. Ndėrkohė vezėt janė pėrzjerė me qumėshtin mė parė dhe shtohen
dalėngadalė tek sheqeri i rrahur, duke vazhduar pėrzjerjen e kėtij tė
fundit.
Pastaj hidhet mielli dalėngadalė duke vazhduar perzjerjen me dorė.
Mielli i
grurit hidhet nga fundi. Duhet patur kujdes me hedhjen e miellit, sepse
mielli i tepėrt i bėn tė forta ballakumet pas pjekjes. Prandaj, pasi
ėshtė
harxhuar sasia e paracaktuar e miellit, brumi lihet 15-20 minuta nė
qetėsi
pavarėsisht se ai mund tė duket i qullėt. Kjo kohė mjafton qė grimcat e
miellit tė thithin lagėshtirėn e brumit tė qullėt. Nėse shihet se brumi
ka
mbetur pėrsėri si i qullėt, atėhere atij mund t'i shtohet edhe njė dorė
miell. Kėshtu me kėtė brume ballakumet nuk do tė shtrihen gjate atė
pjekjes.
PJEKJA
Tepsiat lyhen me pak tėlyn dhe spėrkaten me pak miell. Pastaj, nga brumi
tashmė i gatuar, formohen me dorė gurabiet me madhėsi jo tė vogėl dhe
vendosen mbi tepsi tė larguara nga njėra tjetra. Paraprakisht furra
ėshtė
nxehur nė 170oC. Futet tepsia nė furrė dhe lihet aty rreth 40 minuta
derisa
ballkumet tė formojnė pak kore (jo tė skuqen). Nxirret pastaj tepsia nga
furra dhe lihet tė ftohet, me qėllim qė ballakumet tė shkėputen
lehtėsisht
nga ajo.
Gėzuar!
Saimir Lolja
Gazeta METROPOL 09-03-2005