GJENET, POPUJT DHE GJUHĖT
Shkrimi i mėposhtėm ėshtė nxjerrė nga libri i shkruar nga Profesor
Luigji Luka Kavalli-Sforca, i titulluar: Luigi Luca Cavalli-Sforza,
Genes, Peoples and Languages, North Point Press, New York, 2000.
Profesor Luigji ėshtė i lindur nė Gjenovė mė 1922 dhe ka qenė professor
nė Kembrixh, Parma, Pavia dhe tani ėshtė Profesor i Merituar i
Gjenetikės nė Universitetin famėmadh tė Stanfordit, Kaliforni. Profesor
Luigji ishte ndėr tė parėt qė shtroi pyetjen nėse gjenet e popujve
bashkėkohorė pėrmbajnė regjistrin historik tė qenjes njerėzore. Ai dhe
tė tjerė iu janė pėrgjigjur kėsaj pyetjeje, tė parashikuar nga Darvini,
me njė Po tė fortė. Libri i tij ėshtė pėrfundim i njė pune shkencore
dhjetravjeēare tė tij dhe shumė shkencėtarėve tė tjerė me famė botėrore
qė kanė patur si qėllim tė gjurmojė historinė 100000 vjeēare tė
zhvillimit njerzor. Ai ngre pyetje tė rėndėsishme shkencore, shoqėrore
dhe politike, tė tilla si: Kur dhe ku u zhvilluan njerėzit? Si u
perhapėn shoqėritė njerėzore nėpėr kontinente? Si kanė ndikuar shpikjet
kulturore nė rritjen dhe pėrhapjen e popullsive? Cila ėshtė lidhja midis
gjeneve dhe gjuhės? Nė libėr ai gjithashtu spjegon pse nuk ka bazė
gjenetike ndarja racore, etj.
Trashėgimia njerėzore pėrbėhet nga dy pjesė: nga trashėgimia biologjike
(gjenet) dhe trashėgimia kulturore (sjellja). Shumė tipare si gjatėsia,
sytė, flokėt e lėkura janė tė pėrcaktuara gjenetikisht, por mėnyra e
trashėgimit ėshtė pak e kuptuar sepse kėtu ndėrthuren edhe faktorė tė
tjerė jo-gjenetikė si ushqimi, qėndrimi nė diell, etj. Me pėrkufizim,
njė gjen ose njėsia e trashėgimisė ėshtė njė segment i ADN qė ka njė
qėllim biologjik tė posaēėm dhe tė njohur (domethėnė qė prodhon njė
proteinė tė veēantė). Po ashtu me pėrkufizim, njė racė ėshtė njė grup
njerėzish qė mund tė njihen si tė ndryshėm biologjikisht nga tė tjerėt.
Studimet gjenetike janė shumė tė gjėra dhe tė ndėrlikuara, por nė mėnyrė
tė veēantė ka tėrhequr vėmėndjen gjeni mtADN (mitochondrial DNA) ngaqė
ai ndodhet nė ēdo qelizė biologjike. Ėshtė pikėrisht ky gjen qė duke
harxhuar pėrbėrsit ushqimore kimikė prodhon energjinė e nevojshme pėr
rritjen dhe mbarėmbajtjen e qelizės. Ky fakt u pėrdor pėr tė kqyrur
skeletin e njė burri tė periudhės sė Bronzit tė zbuluar pėr shkak tė
shkrirejs sė akujve nė Alpet midis Italisė dhe Austrisė. Shkencėtarėt e
quajtėn kėtė njeri 5000 vjeēar Eci (Oetzi) dhe studimet treguan se gjeni
mtADN i tij ishte nė mėnyrė tė habitshme i njėjtė me atė tė popullisė sė
tanishme tė tė njėjtit rajon. Kjo do tė thotė se ajo popullatė ka qenė e
qėndrushme pėr tė paktėn 5000 vjetėt e shkuar.
Po
ashtu, llogaritet lehtė qė tėrėsia e gjeneve tė trashėguara (genome) e
njė popullate e cila pranon njė thithje gjenetike tė pandryshuar nga
fqinjėt prej 5% pėr brezni pas tre shekujsh do tė ketė tė ruajtur vetėm
70% tė gjeneve origjinalė. Njė shembull kėtu janė Afrikano-Amerikanėt qė
tani kanė mesatarisht 70% tė gjeneve tė tyre origjinale dhe 30% tė
gjeneve tė tė bardhėve. Me kėtė ritėm, Afrikano-Amerikanėt do tė kenė
rreth 10% tė gjeneve tė tyre origjinale pas 1000 vjetėsh jetese nė
Amerikė. Nė lidhje me kėtė, numri mė i vogėl i njerėzve qė mundėson
shmangien e pasojave tė dėmshme tė kryqzimit nėpėrmjet martesės ėshtė
500 veta. Nė lidhje me kryqzimet, ėshtė zbuluar nga regjistrat e vjetėr
se largėsia mesatare midis vendlindjes sė burrit dhe gruas ishte 5-10 km
pėr bujqit Europianė tė shekullit XIX, por qė filloi tė rritet mė vonė
pėr shkak tė ndėrtimit tė hekurudhave.
Natyra nėpėrmjet pėrzgjedhjes sė saj zakonisht ndikon mbi njė gjen tė
veēantė duke pėrkrahur forma tė caktuara tė tij (alleles), tė cilat
andaj pėlqehen mė shumė se tė tjerat nė ambjente tė caktuara. Kėshtu bie
fjala, njerėzit me gjak zero janė mė tė prirur tė kenė ulēer
gastrodeudonale, e cila siē ėshtė zbuluar sė fundi shkaktohet nga
bakteri Helicobacter pylori. Nga ana tjetėr, rastėsia gjenetike ndikon
mbi gjithė gjenet me tė njėjtėt ligje tė mundėsisė sė ndodhjes sė
ngjarjes. Midis gjeneve qė shfaqin ndryshueshmėrinė mė tė madhe
gjeografike janė gjenet e vetmbrojtjes (immunoglobulin genes), tė cilėt
prodhojnė kundratrupat e nevojshėm nė trupin e njeriut pėr tė luftuar
sėmundjet ngjitėse.
Njerėzit e sotėm (Homo sapiens) mendohet tė jenė shfaqur para 500000
vjetėsh. Kafka tė ngjashme me atė tė njeriut sot dhe me vjetėrsi rreth
100000 ose mė shumė vjet janė gjetur ne Afrikėn Jugore dhe Lindore.
Ndėrsa gjuhėt e njeriut tė sotėm mendohet tė jenė zhvilluar para
50000-150000 vjetėsh.
Ēeshtja e pėrcaktimit tė datave tė hershme tė zhvillimit njerėzor
vėshtirėsohet prej faktit se metoda e karbonit rrezatimlėshues 14C
pėrcakton deri nė 40000 vjet. Kjo metodė llogarit sa thellė ka shkuar
zbėrthimi i karbonit 14C, por duke parashikuar qė pėrqėndrimi i 14C nė
atmosferė tė ketė ngelur i pandryshuar me kohėn. Me rėndėsi tė veēantė
nė zhvillimin njerėzor ėshtė periudha e quajtur Neolitike qė nis 10000
vjet mė parė, sepse pranohet se qė nga atėhere fillon tė zhvillohet
bujqėsia dhe pėrhapja e saj, gjė qė solli njėkohėsisht edhe fillimin e
shtimit tė popullsisė. Pėrhapja e bujqėsisė qe (dhe ėshtė shėnimi im)
njė ndėrthurje e pėrhapjes nėpėrmjet zhvendosjes sė bujqėve dhe e
pėrhapjes sė njohurisė dhe mjeteve tė bujqėsisė.
Periudha e fundit akullnajore filloi nė Europė 25000 vjet mė parė dhe
vazhdoi deri 13000 vjet mė parė. Nga gjetjet arkeologjike njehsohet se
ringulmimi njerėzor nė Europė filloi pikėrisht 13000 vjet mė parė dhe u
pėrhap me njė shpejtėsi prej 0.5-2 km/vit, gjė qė nė fakt ishte sa
shpejtėsia e tėrheqjes sė akujve. Populli qė i ngjason mė shumė
Europianėve tė periudhės Paleolotike dhe Mesolitike (mė tė hershėm se
ajo Neolitike) ėshtė populli Bask. Studimet gjenetike e pohojnė
origjinėn e tyre tė stėrlashtė. Baskėt flasin njė gjuhė qė ėshtė
tėrėsisht ndryshe nga gjuhėt e Europianėve tė tjerė (ngjashmėria me
Shqipen e vėrejtur 200 vjet mė parė shėnimi im). Studimet gjenetike
treguan se popullsia Baske ngjason me Hunzakėt qė banojnė nė luginėn e
Hundėzės (ku takohen Afganistani, Pakistani dhe Kina - shėnimi im) dhe
flasin gjuhėn Burrushaski. Paralel me kėtė fakt janė edhe gjetjet e
mumjeve 3800 vjeēare nė pjesėn mė tė largėt perendimore tė Kinės
pėrgjatė Rrugės sė Mėndafshit dhe qė gjenetikisht dhe sipas veshjeve
ėshtė provuar tė jenė me origjinė Europiane. Mendohet se mumjet iu
pėrkasin popullit Tokarjan (Tokė-are-janė shėnimi im), gjuha Indo-Europiane
e tė cilit mendohet e zhdukur tashmė por me disa shkrime tė ruajtura nė
njė shkrim tė lashtė Indian.
Disa
gjuhėtarė mendojnė se gjuha prindėrore nga e cila ka lindur njė familje
gjuhėsh duhet tė rindėrtohet me synimin qė tė shprehė njė lidhje
gjenetike midis familjeve. Megjithatė, metodat e deritanishme gjuhėsore
nuk kanė arritur tė japin njė pemė tė vetme pėr tė gjitha gjuhėt e botės.
Gjuha ėshtė njė krijim njerėzor qė mbėshtetet edhe nė kulturė edhe nė
biologji, sepse ajo ėshtė pėrfundim i pėrzgjedhjes natyrore qė ndikoi
mbi ndėrtimin (anatominė) dhe punėn e sistemeve tė brendshme (fiziologjinė)
tė trupit tė njeriut. Pra, ndėrsa vetė gjuha ėshtė njė krijim kulturor,
ajo nė tė njėjtėn kohė kėrkon themele tė sakta trupndėrtuese dhe nervore.
Prandaj edhe njerėzit ndryshojnė prej kafshėve pikėrisht prej kulturės
sė tyre tė pasur dhe tė regjistruar. Kultura, ose e thėnė ndryshe
aftėsia pėr tė mėsuar nga pėrvoja e tė tjerėve, ėshtė njė ndodhi e
veēantė e natyrės njerėzore qė pėrcaktohet nga shkalla e njohurisė.
Prandaj tejēimi i kulturės kalon nėpėr dy hapa tė nevojshėm: sė pari ajo
duhet tė bėhet e njohur qė mėpastaj tė pranohet. Nė kėtė mėnyrė Romakėt
ndėrtuan tė parėn kulturė politikisht tė bashkuar, ndonėse ajo mė vonė
ajo u shkel nga pushtuesit barbarė qė vinin nga Lindja.
Krahasimi i familjeve gjuhėsore nė botė me pemėn gjenetike botėrore
tregoi se ato pėrputhen shumė mirė. Madje familjet gjuhėsore tė
ndėrlidhura shpesh drejtohen tek njė bazė e pėrbashkėt gjenetike dhe
popullore. Kjo shihet nė Figurėn 1 (e ruajtur si nė origjinalin Anglisht),
e cila pėrmban 38 popullata dhe 16 familje tė mėdha gjuhėsore. Menjėherė
vėrehet se popullatat fqinje nė pemėn gjenetike zakonisht flasin gjuhė
tė sė njėjtės familje. Ky fakt ndihmon qė tė nxirret nėpėmjet pemės
gjenetike data e pėrafėrt e origjinės sė njė familje gjuhėsore. Kėshtu,
shumica e familjeve gjuhėsore duken se janė zhvilluar 6000-25000 vjet mė
parė. Popullatat e pėrzjera gjenetikisht priren tė ruajnė vetėm njė nga
dy gjuhėt origjinale dhe, ndonėse ka huazime fjalėsh nga gjuha tjetėr,
ato qė ruhen janė format, qėllimet dhe renditjet e fjalėve tek shprehjet
dhe fjalitė (gramatika).

Ngjashmėria ndėrmjet zhvillimit biologjik dhe atij gjuhėsor qėndron nė
faktin se ato pasqyrojnė tė njėjtėn histori tė popullatave qė ndahen apo
zhvillohen nė mėnyrė tė pavarur. Gjenet ndikojnė nė njėfarė mėnyre tek
aftėsa pėr tė folur njė gjuhė tjetėr, por nga ana tjetėr largėsia
gjuhėsore e zvogėlon mundėsinė e shkėmbimeve gjenetike ndėrmjet
popullatave tė tilla. Zhvillimi gjuhėsor ėshtė njė lloj i veēantė i
zhvillimit kulturor, ku shpejtėsia e mundshme pėr njė gjuhė tė ndryshojė
ėshtė shumė herė mė e madhe se ajo pėr njė gjen. Shembull pėr kėtė ėshtė
ndikimi qė sjellin dyndjet dhe pėrzjerjet e mėdha tė popujve. Bie fjala,
gjuha Hungareze ėshtė e rrethuar nga gjuhė Indo-Europiane, ndėrkohė qė
ajo ėshtė gjuhe Uralike. Arėsyeja pėr kėtė ėshtė dyndja nė fund tė
shekullit IX e Magjarėve Uralikė dhe mbretėrimi i mėpastajshėm i tyre nė
Hungarinė e sotme. Por meqenėse ato pėrbėnin atėhere 30% tė popullatės,
tani rreth 10% e gjeneve nė Hungari ngjason me gjenet Uralikė.
Shembujt e zėvėndėsimit tė gjuhės nuk janė tė kufizuara vetėm nė Europė,
historia e shkruar e sė cilės ėshtė mjaft e hershme. Kėshtu bie fjala,
pushtimet Arjane (Arė-janė - shėnimi im) 4000 vjet mė parė tė Persisė,
Pakistanit dhe Indisė pėrcollėn gjuhėt Indo-Europiane nė hapėsirat ku
fliteshin gjuhėt e familjes Dravidian. Suksesi dhe mizoria e luftės sė
Arjanėve ndaj vendasve nė Indi ėshtė treguar e gjallė nė epikėn e madhe
historike tė Indisė tė quajtur Mahabharata, origjinali i sė cilės qe
shkruajtur nė Sanskrit. Zėvėndėsimi tėrėsor i njė gjuhe me njė tjetėr
ndodh mė me lehtėsi nė prani tė shtypjes poltike tė organizatave tė
forta tė tė sapoardhurve, siē ėshtė rasti me Amerikat. Megjithatė, ka
raste qė gjuhė tė veēanta tė folura nė vendė fqinje mund tė mbesin
pothuaj tė pandikuara pėr mijra vjet edhe sikur gjenet e fqinjėve tė
tyre pėsojnė ndryshime tė pjesėshme ose madhore.
Familja Indo-Europiane e gjuhės ėshtė mė e studiuara, ndonėse pėrpjekjet
pėr tė caktuar vendodhjen fillestare tė saj kanė ēuar nė pėrfundime
mjaft tė ndryshme. Shkencėtarėt arrijnė nė pėrfundimin se pėrhapja e
gjuhėve Indo-Europiane pėrputhet me fillimin e pėrhapjes sė bujqėsisė
9500-10000 vjet mė parė. Duke u nisur nga metoda dhe nė kohė tė
ndryshme, shkencėtarėt arritėn nė tė njėjtėn pemė tė tė 63 gjuhėve Indo-Europiane,
e cila paraqitet nė Figurėn 2 ku boshti i poshtėm tregon vitet. Nė
mėnyrė tė qartė shihet se gjuha Shqipe ėshtė mė e vjetra dhe i pėrket
kohės sė fillimit tė pėrhapjes sė bujqėsisė. (Sqarohet lexuesi se
ar-bėrės = ar-banas = arbėresh ėshtė emri i vėrtetė i bujqėve qė
diskutohen nga shkencėtarėt joshqiptarė. Rrjedhimisht dhe lehtėsisht
kuptohet se ēfar gjuhe kanė folur ato bujq tė stėrlashtė dhe ato para e
pas tyre. shėnimi im).

Figura 2 edhe njė herė ripohon lidhjen qė egziston ndėrmjet biologjisė
dhe gjuhėsisė. Biles Ēarls Darvini nė librin e tij Origjina e Llojeve
pat shprehur nė mėnyrė tė kthjellėt se nė qoftė se dihej pema biologjike
e prejardhjes sė grupeve njerėzore, atėhere mund tė nxirrej pema
pėrkatėse gjuhėsore. Njė pėrpjekje e tillė nuk u bė deri nė vitin 1988,
kur Prof. Luigji dhe shkencėtarė tė tjerė vėrtetuan lidhjen qė egziston
ndėrmjet gjeneve, popujve dhe gjuhėve vetėm pasi ato ndėrlidhėn tė
dhėnat botėrore tė grumbulluara nė gjenetikė, arkeologji dhe gjuhėsi.
Pikėrisht mozaiku gjenetiko-gjuhėsor i zbuluar shpreh qartė shkėmbimet
dhe pasojat e zgjerimeve tė shumta qė kanė ndodhur nė historinė
njerėzore.
Edhe
pse huazimi i fjalėve tė huaja egziston, sidomos nga fqinjėt, studimet
dhe pemėt gjuhėsore tregojnė se njė gjuhė ndryshon nė njė mėnyrė tė
pavarur nga ndryshimet qė ndodhin nė gjuhėt e tjera. Ndryshueshmėria nė
njė gjuhė vėrehet sė pari nė ndryshueshmėrinė tingėllore dhe pohimi mė i
mirė pėr kėtė ėshtė fakti qė nė ēdo vend Europian, por edhe nė SHBA,
egzistojnė dallime nė mėnyrat e shqiptimit dhe theksimit tė fjalėve (dialektet)
midis Veriu dhe Jugut, Perėndimit dhe Lindjes. Ndryshueshmėria vėrehet
gjithashtu edhe nė pasurinė apo mungesėn e tingujve si dhe nė
egzistencėn e fjalėve tė njėjta po me kuptime tė ndryshme. Studimet
shkencore nė lidhje me dialektet treguan se nuk ka dy fjalė dialektore
qė ti kenė kufinjtė e shtrirjes tė njėjtė. Shkencėtarėt e shohin
zhvillimin gjuhėsor si njė shembull tė zhvillimit kulturor, prandaj
ndonėse studimi i zhvillimit gjuhėsor filloi nė gjysmėn e dytė tė
shekullit XIX, pėr to ka akoma shumė punė studimore pėr tu bėrė nė kėtė
drejtim. (Shpirti i Arbėrit rron! - shėnimi im).
Pėrgatiti Saimir Lolja
Nėn-Prof.
Dr. PEng.