ĒLIRIMI NGA ANALFABETIZMI I GJUHĖS AMTARE

Intervistė me Prof. Italo Costante Fortino
(Shekulli)
Nėse dėshirojmė tiu ofrojmė tė rinjve vazhdimėsinė e kulturės amtare,
duhet ti drejtohemi sidomos shkollės. Ky mjet i lartė mund tė arrijė tiu
japė dinjitet arbėreshėve duke iu ofruar ēlirimin nga analfabetizmi i
gjuhės amtare. Me pak fjalė, ky ėshtė mesazhi qė hedh nė kėtė intervistė
njė profesor karriere nė fushat e gjuhėsisė dhe filologjisė si Italo
Costante Fortino. Mė gjerėsisht dhe nė mėnyrė shumė tė detajuar ai iu
pėrgjigjet pyetjeve pėr traditėn dhe identitetin e arbėreshėve tė Italisė,
asimilimit nga popullsia pritėse. Dhe mbi tė gjitha, si paraqitet situata
gjuhėsore e qendrave ku flitet arbėrishtja. Ky ėshtė qėllimi i kėsaj
interviste me profesor Fortinon i cili ėshtė pėrfaqėsues nė Kėshillin
Ndėrakademik pėr Gjuhėn Shqipe i ngritur pėr rishikimet nė standard qė
janė ndėrmarrė nga dy akademitė e Prishtinės dhe Tiranės. Prof. Fortino
jep kėtu tezėn e vet.
Ai ėshtė njė zė qė vjen nga LOrientale i Napolit, universiteti mė i
vjetėr ku mėsohen gjuhėt dhe letėrsitė e Azisė, tė Afrikės dhe tė Europės
Lindore. Katedra e Gjuhės dhe e letėrsisė shqipe punon prej vitit 1900 dhe
qe hapur falė veprimtarisė sė Jeronim De Radės i cili shumė herė kėrkoi qė
tė hapej njė katedėr e shqipes pėr tė gjithė arbėreshėt, pėr shqiptarėt qė
vinin nė Itali dhe pėr studiuesit italianė qė kėrkonin tė njihnin jo vetėm
gjuhėn por edhe letėrsinė dhe kulturėn shqiptare. Profesori i parė qe Zef
Skiroi nga Hora e Arbėreshėvet i cili dha mėsim deri nė vitin e vdekjes mė
1927. Prej vitit 1989 titullar i katedrės ėshtė Prof. Italo Costante
Fortino, edhe ai arbėresh nga Shėn Benediti (Kozencė). Kėrkimet shkencore
qė ai ka kryer deri mė sot u pėrkasin botimeve kritike, si edhe problemeve
gjuhėsore dhe letrare tė veprave tė letėrsisė shqipe. Ėshtė Drejtori i
Departamentit tė Studimeve tė Europės Lindore dhe drejton Serinė
editoriale Biblioteca degli Albanesi dItalia, tė botuesit Brenner nga
Kozenca. Merret edhe me problematikėn e Pakicės etniko-gjuhėsore arbėreshe
duke i kushtuar studime dhe artikuj nė shtypin vendas.
Katedra e Gjuhės dhe e letėrsisė shqipe edhe sot ndiqet nga studentė
arbėreshė, shqiptarė dhe italianė. Ajo ka nė planin e vet jo vetėm mėsimin
e gjuhės shqipe tė sotme, por merr parasysh edhe variantet gjuhėsore,
sepse studentėt duhet tė mund tė lexojnė veprat nė formėn gjuhėsore
origjinale, prandaj duhet tė njohin variantin geg, variantin tosk dhe
variantin arbėresh. Njėkohėsisht studiohet edhe historia e gjuhės si edhe
historia e letėrsisė shqiptare.
Arbėreshėt e Italisė janė tė lidhur ngushtė ende sot me traditėn dhe
identitetin. Cilėt janė faktorėt qė penguan asimilimin e tyre nga
popullsia pritėse?
Identiteti i Arbėreshėve u trashėgua pėr shekuj me radhė nė mėnyrė tė
mahnitshme, nė kushte shumė tė vėshtira, kur mungonin edhe mjetet
mbėshtetėse tė ēdo lloji. Ndjenja qė u diktonte pėrkatėsinė nė njė kulturė
tė veēantė ka qenė e pėrgjithshme dhe e trashėguar me zili. Identiteti i
Arbėreshėve nė nivelin popullor u shfaq nėpėr shekuj me njė larmi dukurish:
1) gjuha, edhe sot e folur nė shumicėn e komuniteteve me origjinė
arbėreshe, tė formuara nė Italinė jugore pas vdekjes sė Gj. K. Skėnderbeut,
pėrfaqėson njė dukuri shumė tė fortė qė prek si ata qė e flasin ashtu edhe
dėgjuesit, italianėt, qė i kanė pritur arbėreshėt si mysafirė; 2) veshja e
grave, qė vetėm deri pak vjet mė parė ishte shumė e pranishme nė tė gjitha
komunitetet arbėreshe, funksiononte si njė kartvizitė pėr tė gjithė
popullsinė, dhe kishte njė domethėnie etnie tė veēantė sepse trashėgohej
brez pas brezi si shenjė dallimi; 3) shprehja fetare qė nė shumicėn e
komuniteteve arbėreshe ėshte ajo bizantine, ka pėrforcuar ndjenjėn e
identitetit dhe tė pėrkatėsisė me njė ngarkesė fort dalluese; 4) kultura e
ngritur pra i jep njė shenjė dalluese popullsisė arbėreshe qė e mbron me
njė prestigj tė pamohueshėm ndaj tė brendshmes, dmth. ndaj arbėreshėve
vetė, dhe ndaj tė jashtmes, dmth. ndaj popullsive te tjera, sidomos asaj
italiane; me tė vėrtetė letėrsia arbėreshe, qė ėshtė shprehja e kėsaj
kulture tė lartė, pėrfaqėsohet nga vepra autorėsh shumė tė njohur
Variboba, Keta, De Rada, Serembe, Santori, Dara, Skiro tė cilėt
pėrforcuan identitetin e tė gjithė popullsisė arbėreshe, duke shprehur nė
mėnyrė artistike humus-in e pasur dhe tė rrėnjosur tė kulturės popullore.
Nė fund procesi i asimilimit ka ndjekur ligjet e veta, por Arbėreshėt i
bėnė ballė me njė qėndrim dinjitoz dhe tė fortė duke pasur nga ana e tyre
arsye tė ndryshme: arsyet qė shkaktuan emigrimet nė jugun e Italisė;
fuqinė e identitetit tė tyre e pėrforcuan nė njė kontekst tė huaj; gjendja
e izolimit ku u formuan fshatrat arbėreshė; mbėshtetja institucionale e
strukturave fetare-kulturore: tė dy kolegjet, ai i Kalabrisė dhe ai i
Sicilisė, lejuan formimin e njė klase intelektualėsh me njė pėrgatitje tė
shquar.
Si paraqitet sot situata gjuhėsore e qendrave ku flitet arbėrishtja?
Situata gjuhėsore e qendrave arbėreshe po ndryshon nė krahasim me 20 vjet
mė parė dhe mund ta konsiderojmė nė njė fazė vuajtjeje, sepse elementi
gjuhėsor arbėresh dobėsohet dhe po i lė vend elementit italian. Nuk ėshtė
njė pėrshtypje, por njė konstatim objektiv i shkaktuar nga ndryshimi i
marrėdhėnieve shoqėrore dhe nga zhvillimi i shpejtė i komunikimeve tė
pėrgjithshme. Nga njėra anė shkollimi i pėrgjithshėm pas viteve 60 e
kėndej, por shkollim vetėm nė gjuhėn dhe kulturėn italiane duke mohuar
kulturėn minoritare arbėreshe, nga ana tjetėr ndikimi i mjeteve tė
informacionit masiv po shkaktojnė braktisjen e gjuhės lokale arbėreshe
prej tė rinjve. Transmetimi, trashėgimia e gjuhės dhe e kulturės arbėreshe
nėpėrmjet vetėm rrugės gojore nuk mjafton mė, has vėshtirėsi dhe nuk ka
sukses. Njė rreze shprese vjen nga pranimi i ligjit pėr mbrojtjen e
pakicave gjuhėsore historike nga ana e Parlamentit italian (ligji 482/99)
qė po fillon tė zbatohet edhe nė fshatrat arbėreshe.
Fenomenet qė shkaktojnė dobėsimin e gjuhės arbėreshe mund ti pėrcaktojmė
nė tri pika: 1) kalimi mė i lehtė nė gjuhėn italiane edhe nė tė folmen e
pėrditshme, sidomos nga tė rinjtė; 2) shtimi i leksikut italian nė tė
folmet arbėreshe, si edhe i trajtave gjuhėsisht tė pėrziera me italishten,
krejt tė panevojshme; 3) dobėsimi i qėndresės sė strukturės gramatikore.
Ja disa shembuj: sinkretizmi rasor: ti mirr ky libėr; formė gjuhėsisht e
pėrzier: sod ėshtė una bella xhornata e nėng vete ndė skollė.
Pėrsa i pėrket varianteve tė tė folmeve arbėreshe, ato i pėrkasin aq
fonologjisė, me trajta arkaike dhe novative (klishė / qishė; gluhė / gjuhė;
plak / pjak; shėrbenj / shurbenj / sharbenj; vorea / vurea; menat / manat;
jėma / joma), sa edhe morfologjisė (kishnja / kisha / kinja; dėrgojim /
dėrgonjim; shitėm / shittim), sa natyrisht edhe leksikut, fusha mė e
ndikuar nga italianizmat (pėrralė / rrėmėnxė / kund; dritsore / parathire
/ finestėr; urez / pond; djal / guanjun / kriatur; gjarpėr / gjajpėr /
serpent; frushkull / animall). Por variantet arbėreshe nuk luajnė njė rol
tė rėndėsishėm nė kuptimin dhe nė komukimin e arbėreshėve midis tyre. Ato
paraqesin ndonjė problem nė momentin kur arrihet tė vendoset pėr njė formė
standarde arbėreshe me qėllim qė tė shkruhet nė njė gjuhė arbėreshe tė
pėrbashkėt.
A mund tė ndodhė qė arbėrishtja tė ngrihet nė statusin e njė gjuhe
zyrtare?
Arbėrishtja me tė vėrtetė gjatė pesė shekujve ėshtė braktisur tė vdiste
dhe njėkohėsisht tė gjallonte vetiu, pa u ndihmuar. Arriti deri sot falė
fuqive tė veta tė brendshme dhe sot qė ka njė ligj qė e mbron, besoj qė
mund tė bėhet diēka mė konkrete qė ti jepet njė funksion gjuhėsor sa nė
nivelin e gjuhės sė folur aq edhe nė nivelin e gjuhės sė shkruar. Nė tė
kaluarėn arbėrishtja si gjuhė e shkruar pėrfaqėsoi njė dukuri elitare, d.
m. th. pak autodidaktė arritėn ta lexojnė dhe ta shkruajnė gjuhėn e tyre
duke e mėsuar pa shkollim, madje mundėn edhe tė kompozojnė vepra qė patėn
sukses dhe u vlerėsuan shumė nga kritikėt letrarė; mjafton tė citojmė njė
pėr tė gjithė: De Rada me Kėngėt e Milosaos. Gjendja e sotme na jep
mundėsi tė shpresojmė sepse sot popullsia arbėreshe si minoritet gjuhėsor
historik ėshtė e mbrojtur nga ligji, por ndoshta mbrojtja arriti me pak
vonesė. Ėshtė pak vėshtirė tė mendohet qė gjuha minoritare arbėreshe tė
arrijė tė ketė statusin e njė gjuhe zyrtare, nėse interpretojmė sintagmėn
gjuhė zyrtare si gjuhė qė mund tė zėvendėsojė nė tė gjitha fushat gjuhėn
italiane. Ndoshta kjo mund tė mbahet si qėllim, ose si prirje tė
realizohet nė tė ardhmen nėse mjetet qė ofron ligji shfrytėzohen
plotėsisht dhe nė mėnyrė inteligjente. Gjendja gjuhėsore e sotme pranon,
sipas meje, ti jepen gjuhės minoritare arbėreshe vetėm pjesėrisht disa
funksione gjuhėsore. Sot pėr sot minoriteti arbėresh nuk ėshtė nė gjendje
tė flasė arbėrisht nė tė gjitha rastet zyrtare dhe nė nivelet e larta tė
kulturės dhe tė fushave tė ndryshme. Prandaj vetėm gradualisht mund ti
jepet statusi i njė gjuhe zyrtare.
Nė vitet 60 tė shekullit qė lamė pas, pas Koncilit II tė Vatikanit,
gjuha shqipe u lejua tė pėrdorej si gjuhė liturgjike nė famullitė
arbėreshe, rreth 30 vjet mė pas aprovohet ligji 482/1999 pėr mbrojtjen e
pakicave gjuhėsore. Ēfarė perspektivash hapi aprovimi i kėtij ligji?
Njohjen si pakicė gjuhėsore Arbėreshėt e patėn mė parė nga Kisha dhe
pastaj nga Qeveria italiane. Nė tė vėrtetė qė nė shekullin XVIII qe Papa
Klementi XII I ai qė themeloi dy kolegjet arbėreshe nė Kalabri dhe nė
Sicili pėr pėrgatitjen e tė rinjve, me qėllime fetare dhe me qėllime
kulturore, si edhe nė shekullin XX u organizuan dy Eparkitė, ajo e Ungrės
dhe ajo e Horės sė Arbėreshėve. Kėshtu Koncili i Vatikanit II hapi njė
perspektivė interesante pėr ringjalljen e pėrdorimit tė gjuhės arbėreshe
nė formėn zyrtare liturgjike, formė kjo qė pėrforcon nė mėnyrė
institucionale njohjen e gjuhės dhe rolin e gjuhės brenda jetės fetare dhe
kulturore. Liturgjia nė gjuhėn arbėreshe i jep kėsaj gjuhe dhe kėtij
minoriteti njė dinjitet tė madh, qė mund tė ketė zhvillime pozitive pėr tė
gjithė jetėn kulturore arbėreshe. Miratimi i ligjit pėr pakicat gjuhėsore
pastaj mund tė konsiderohet si kulmi i aspiratave tė Arbėreshėve, sepse
sot vetėm nėpėrmjet mėsimit mund tė transmetohet gjuha, kultura arbėreshe.
Nėse nė tė kaluarėn, duke pasur parasysh raportet shoqėrore dhe gjendjen e
komunikimeve masive, ishte i mundshėm trashėgimi i gjuhės, i kulturės dhe
i vlerave shoqėrore tė Komunitetit arbėresh duke u mbėshtetur vetėm nė
mjetin gojor, sot ndryshimet shoqėrore nuk e lejojnė mė njė transmetim,
njė trashėgim gojor tė njė kulture minoritare qė nuk ka mė njė rol
utilitar. Gjuha arbėreshe dhe kultura e saj sot ka ndonjė mundėsi tė
mbijetojė vetėm nėse pėrdor kanalin zyrtar tė mėsimit nėpėrmjet shkollimit.
Me fjalė tė tjera, fėmijėt nuk varen nga prindėrit si nė tė kaluarėn, ata
shkėputen shpejt, emancipohen shpejt, dhe varen nga shkolla dhe nga mjetet
e komunikimit masiv, tė cilėt mbysin kulturėn familiare tradicionale si
edhe gjuhėn qė mėsojnė nė vitet e para nė familje. Prandaj, sipas meje,
mėsimi shkollor mbetet mjeti i nevojshėm, sot, pėr ti dhėnė njė
perspektivė objektive dhe reale mbijetesės sė gjuhės arbėreshe.
Mendoni se mund tė arrihet tek njė njėsim i gjuhės sė shkruar dhe si?
Si tashmė thashė, sot, nė gjendjen e re shoqėrore dhe kulturore ku jetojnė
komunitetet arbėreshe, nuk ėshtė e pėrfytyrueshme mundėsia e transmetimit
tė kulturės arbėreshe, si edhe tė ndonjė kulture tjetėr minoritare, vetėm
me mjetet gojore. Shumė masiv ėshtė ndikimi i mjeteve tė tjera dhe
lėvizjet kulturore tė shpejta. Sot fėmijėt njohin internetin nė moshė
shumė tė njomė dhe hapen ndaj kulturave tė ndryshme me njė shpejtėsi tė
jashtėzakonshme. Kultura gojore, si edhe gjuha, tė kufizuara nė rrethin
familjar, nuk kanė mė ndikim tė mjaftueshėm nė psikologjinė e tė rinjve,
sepse ata tėrhiqen nga njė fuqi qendėrikėse tė botės sė jashtme. Prandaj
nėse dėshirojmė tu ofrojmė tė rinjve vazhdimėsinė e kulturės amtare,
pėrveē kanalit familjar dhe fshatar gojor, duhet tu drejtohemi mjeteve tė
tjera pėr transmetimin e kulturės dhe tė gjuhės, dmth. sidomos shkollės, e
cila i jep edhe prestigj gjuhės dhe kulturės amtare, shpesh e konsideruar
si pa vlerė, e padobishme. Mjeti i lartė i shkollimit mund tė arrijė tu
japė dinjitet arbėreshėve duke u ofruar ēlirimin nga analfabetizmi i
gjuhės amtare, dmth. edhe sot arbėreshėt flasin arbėrisht, aty ku e flasin,
por nuk dinė ta shkruajnė. Me shkollimin nė gjuhėn arbėreshe ata arrijnė
ta lexojnė dhe ta shkruajnė.
Kėtu, nė kėtė moment, na paraqitet problemi i gjuhės arbėreshe sė shkruar,
cili variant tė zgjidhet ose cila formė tjetėr, koine, o gjuhė standarde
shqipe. Ndėr arbėreshėt sot ka tri prirje: 1) prirja e atyre qė mbrojnė
idenė se duhet tė shkruhet nė tė folmet e ndryshme; 2) prirja e atyre qė
mbrojnė tezėn se duhet tė shkruhet nė shqipen e sotme, dhe konsiderojnė
shqipen si gjuhė-ēati; 3) prirja e atyre qė mbrojnė tezėn e njohjes dhe tė
shkrimit, nė fillim, tė variantit amtar dhe ngadalė, edhe tė variante tė
tjera. Nga kėtu rrjedh teza e mundėsisė e shkrimit nė njė forme koineje, e
cila, duke parashikuar tė gjitha pasuritė leksikore arbėreshe (gojore dhe
pjesėrisht letrare arbėreshe), zgjedh, midis mė shumė varianteve, atė qė
afron me formėn e standardit shqip. Kėshtu edhe nė fonologji dhe nė
morfologji. Ja disa shembuj: midis disa grupeve bashkėtingėlloresh pl, bl,
vl, fl dhe tė njėjtave tė palatalizuara nė pj, bj, vj, fj (dy variante tė
dyja tė pranishme nė tė folmet arbėreshe) zgjedhim tė parat sepse kėshtu i
parashikon Drejtshkrimi i gjuhės shqipe; nė morfologji nė tė pakryeren e
foljeve midis formės me mbaresė nja nje dhe ja je, preferojmė kėto tė
fundit sepse puqen me format e pranuara nga gjuha standarde shqipe. Me
fjalė tė tjera, zgjedhja e prirjes sė tretė pėr tė shkruar arbėrishten mė
duket ajo mė funksionale, mė e pranueshme, sepse i pėrgjigjet nevojės
themelore pėr tė mos u larguar shumė nga gjuha e folur, dhe njėkohėsisht
na lejon tė shtrojmė bazat pėr njė areal tė pėrbashkėt edhe me shqipen,
dhe nė fund tė ngrihet niveli i gjuhės, sidomos nga pikėpamja leksikore,
ku arbėrishtja vuan mė shumė. Kėto veprime nuk bien ndesh me kuptimin e
gjuhės, sepse respektojnė esencialisht tė folmet e gjalla, me pak
ndėrhyrje jo tė pakuptueshme. Prirja e njėsimit tė gjuhės nuk duhet tė
krijojė probleme tė tjera, sidomos nuk duhet tė krijojė moskuptimin e
gjuhės, si edhe thyerjen me kujtesėn historike.
Intervistoi Shekulli
30/07/2006
Vaxhdon / Continua