ARBĖRESHĖT,
STANDARTI SHQIP I PĖRJASHTUAR

Intervistė me Prof. Italo Costante Fortino
(Shekulli)

Profesor Italo Fortino titullar prej vitesh i Katedrės sė Gjuhės Shqipe
flet pėr Shekullin.
Nė njė fshat arbėresh ku studiuesit arbėreshė flitnin nė njė arbėrishte
tė pėrbashkėt, njerėzit e pranishėm kuptuam mjaft mirė, ndėrsa kur folėn
studiuesit shqiptarė patėm nevojė pėr pėrkthimin, pėr tė ndjekur punimet.
Prandaj parimi themelor ėshtė tė kuptuarit: nuk dėshirojmė tė shkruajmė
pėr njė pakicė ekstreme, pėr njė elitė studiuesish shumė tė kufizuar
A ėshtė i mundshėm njėnjėsim gjuhėsor i tė folmeve arbėreshe nėpėrmjet
hartimit tė gramatikave apo fjalorėve? Nė pjesėn e dytė tė intervistės,
Profesor Italo Fortino drejtuesi i Departamentit tė Europės Lindore nė
Fakultetin e Letėrsisė dhe Filozofisė tė Universitetit tė Napolit
LOrientale dhe titullar prej vitesh i Katedrės sė Gjuhės Shqipe pranė
kėtij Departamenti, pėrgjigjet mes tė tjerash pėr Shekullin se
pėrjashtohet absolutisht gjuha standarde shqipe. Kjo pėr faktin e thjeshtė
se arbėreshėt, me aq njohje tė zakonshme tė gjuhės, nuk e kuptojnė atė.
Nisur nga parimi i tė kuptuarit do tė bėhen tė gjitha zgjedhjet e mundshme
tė ardhmen.
Sa ndihmojnė
tradita e shkruar e hershme si dhe pėrpjekjet e sotme pėr hartimin e
gramatikave apo fjalorėve tė tė folmeve arbėreshe nė njė njėsim tė
mundshėm gjuhėsor?
Duhet tė mbajmė parasysh qė Ligji 482 i vitit 1999, i cili mbron pakicat
gjuhėsore historike nė territorin italian, prandaj edhe atė arbėresh, flet
pėr mbrojtjen e gjuhės sė folur, dmth. mbron variantet arbėreshe qė fliten
nė ēdo fshat, por, meqė bėhet fjalė edhe pėr kulturėn arbėreshe, kuptohet
qė duhet tė studiohet edhe letėrsia arbėreshe, pra gjuha e shkruar, si
edhe nė nivelin mė tė lartė edhe shqipja, sepse disa autorė arbėreshė kanė
shkruar dhe shkruajnė shqip. Kur flasim pėr njė njėsim tė gjuhės arbėreshe
i referohemi gjuhės sė shkruar, dhe njė gjuhe tė shkruar qė mund ta
kuptojnė tė gjithė arbėreshėt ose sė paku shumica e arbėreshėve.
Pėrjashtojmė sė pari gjuhėn standarde shqipe, sepse arbėreshėt, me njohje
tė zakonshme tė gjuhės, nuk e kuptojnė. Njė shembull sqaron gjendjen e
kuptimit tė shqipes: mė 1 maj 2004 me rastin e promovimit tė librit Opera
letteraria tė Vorea Ujkos nė njė fshat arbėresh ku studiuesit arbėreshė
flitnin nė njė arbėrishte tė pėrbashkėt, njerėzit e pranishėm kuptuam
mjaft mirė, ndėrsa kur folėn studiuesit shqiptarė patėm nevojė pėr
pėrkthimin, pėr tė ndjekur punimet. Prandaj parimi themelor ėshtė tė
kuptuarit: nuk dėshirojmė tė shkruajmė pėr njė pakicė ekstreme, pėr njė
elitė studiuesish shumė tė kufizuar. Nga ky parim rrjedhin tė gjitha
zgjedhjet. Edhe kur flasim pėr ndihmėn qė mund tė japė tradita e shkruar e
sė kaluarės duhet tė dallohen autorėt qė kanė shkruar nė mėnyrė tė qartė,
me njė leksik tė kuptueshėm, nga autorėt qė paraqesin vėshtirėsi nga
pikėpamja leksikore, si edhe nė disa raste edhe nga pikėpamja sintaksore.
Gramatikat arbėreshe mė tė fundit qė janė shkruar me qėllime didaktike,
mendoj qė kanė shumė rėndėsi, si edhe fjalorėt, sepse janė njė pėrpjekje
pėr tė sistemuar nė mėnyrė organike kategoritė gramatikore, si edhe
leksikun. Nga kėto studime shfaqet njė prirje, patjetėr interesante, qė na
ēon nė njė njėfarė forme gjuhėsore tė pėrbashkėt. Pėr sa i pėrket leksikut,
nė veēanti, shpresoj qė tė arrihet nė njė fjalor qė dallon leksikun e
gjallė, atė ende tė pėrdorur nė fshatrat arbėreshė, dhe leksikun e gjuhės
sė shkruar, atė qė rrjedh nga vjelja e veprave. Nė fund do tė ishte
interesante tė njihet sa nga leksiku i shkruar sot ėshtė i kuptueshėm, pra
i pėrshtatshėm tė hyjė nė pėrdorimin e zakonshėm tė gjuhės sė shkruar dhe
tė folur. Nė kėtė drejtim i sugjeroj Autorit tė Fjalorit tė Arbėreshvet
(E. Giordano) tė planifikojė njė botim tė dytė qė mban parasysh njė punė
tė tillė.
Si mund tė
shmanget rreziku i krijimit tė njė gjuhe artificiale?
Duhet shumė kujdes tė mos krijohet njė gjuhė artificiale, me elemente qė
popullsia nuk i njeh si tė vetat. Do tė ishte mbarimi i eksperimentimit tė
mėsimit tė gjuhės arbėreshe, sepse asnjeri nuk do ta ndiqte. Ėshtė kjo
arsyeja pse nuk mund tė pėrdoret shqipja nė tė shkruar nė fshatrat
arbėreshė. Duhet njė ndjeshmėri tė veēantė e cila respekton nevojat
psikologjike tė njeriut. Pėrballė mėsimit tė njė gjuhe, si arbėrishtja, qė
nuk ka njė funksion tė fortė pėr sa i pėrket dobishmėrisė praktike,
sidomos tė rinjtė arbėreshė janė nė rrezik tė kalojnė drejt nė italishten
e shkruar, pa shumė probleme, sepse ėshtė gjuha mė e lehtė pėr ta shkruar
dhe qė ka mė shumė mjete mėsimi dhe raste njohjeje, siē ndodh nė fakt tani
nė tė gjitha fshatrat arbėreshė. Ruajtja e kulturės dhe e gjuhės arbėreshe,
me tė folur dhe me shkrim, duhet tė bėhet nė mėnyrė harmonike me kulturėn
e gjallė, prandaj duhet tė veprohet me kujdes. Arsyet psikologjike na
thonė qė ėshtė e dobishme tė njihet kultura amtare, nė mėnyrė tė plotė,
pėr arsye kulturore, psikologjike dhe etniko -humanitare: sė pari sepse
ēdo kulturė ka njė vlerė mė vete e cila kujton historinė dhe pėrmban
botėkuptimin e njė popullsie; sė dyti sepse gjuha, ashtu si kultura amtare
nė pėrgjithėsi, ėshtė gjuha e zemrės dhe ruhet sepse identifikohet me
familjen dhe me komunitetin mė tė afėrt. Nga respekti i kulturės dhe
gjuhės familjare dhe fshatare varet edhe rritja e njeriut nė mėnyrė
harmonike. Dhe sidomos sot nė njė botė tė ndėrlikuar dhe me shumė
tronditje shpirtėrore, ka rėndėsi harmonia e zhvillimit psikologjik dhe
kulturor tė njeriut pėr ti garantuar ekuilibrin dhe qėndrueshėrinė mė tė
plotė; sė treti sepse ēdo kulturė ose etni qė dobėsohet dhe vdes ėshtė njė
dobėsim i pėrgjithshėm i tė gjithė njerėzimit. Me njė kulturė qė vdes,
vdes njė pjesė tė njerėzimit.
Mekanizmi i cili mund tė garantojė esencialisht kalimin nė shkrimin ėshtė
gradualiteti, nė mėnyrė qė studentėt tė mėsojnė tė shkruajnė duke e
pėrvetėsuar gjuhėn qė shkruajnė, dmth. nuk duhet ta ndiejnė si gjuhė tė
re, por si gjuhė tė vetėn qė ata provojnė tė shkruajnė. Prandaj sė pari
ata mėsojnė tė shkruajnė gjuhėn qė flasin dhe gradualisht zgjerojnė
horizontin me njė gjuhė qė pėrmban disa elemente qė e lartėsojnė atė gjuhė,
siē ėshtė natyrisht gjuha e shkruar e ēdo populli.
A mbani lidhje
me institucione simotra nė Shqipėri dhe ku kanė synuar ato? Ndjeheni tė
pėrfshirė nė problematikat qė kalon shkenca gjuhėsore sot apo tė lėnė
mėnjanė?
Prej gati 15 vjetėsh midis Universitetit LOrientale tė Napolit dhe
Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, dhe nė veēanti me Institutin e
Gjuhėsisė dhe Letėrsisė ėshtė nėnshkruar njė marrėveshje kulturore qė po
punon shumė mirė. Kemi organizuar disa seminare pėr probleme tė letėrsisė
dhe tė gjuhėsisė shqiptare me shumė dobishmėri pėr tė dyja palėt. Mjafton
tė shfletosh dy vėllimet e lartpėrmendura, Albanistica Novantasette si
edhe Albanistica Duemiladue qė pėrmbajnė tė gjitha referatet e mbajtura nė
kėto seminare. Falė kėsaj marrėveshjeje po botohet, siē kam kujtuar pak mė
parė, Atlasi Dialektologjik i Gjuhės Shqipe. Nė vitet e ardhshme
marrėveshja do tė ketė njė funksion edhe mė tė rėndėsishėm sepse
Departamenti i Studimeve tė Europės Lindore, qė drejtoj unė, do tė
ndėrkombėtarizojė Doktoratėn pėr Kulturat e Europės Lindore, ku do tė
ftohen tė marrin pjesė Instituti i Gjuhėsisė dhe Letėrsisė dhe
Universiteti i Tiranės pėr njė bashkėpunim shkencor dhe didaktik mė tė
fortė dhe tė frytshėm.
Pėr sa i pėrket problematikės sė shkencės gjuhėsore shqiptare ndjek me
interes tė veēantė zvillimet e debatit pėr ēėshtjen e shqipes standarde,
nė veēanti gėzohem me tė vėrtetė shumė qė ėshtė krijuar njė Kėshill
Ndėrakademik pėr Ēėshtjen e Shqipes Standarde. Siē mė duket ky Kėshill
merr shumė rėndėsi nė njė moment tė tillė sepse pėrfaqėson tė gjithė botėn
shkencore mbarėshqiptare. Nėse nuk gaboj ky Kėshill Ndėrakademik pėrbėhet
nga anėtarė nga Shqipėria, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Arbėria.
Figura si Shaban Demiraj dhe Rexhep Ismajli na thonė se debati bėhet nė
nivelin mė tė lartė dhe besoj qė, patjetėr, do tė japė njė kontribut tė
jashtėzakonshėm pėr pasurimin e gjuhės standarde. Mendoj edhe qė tė gjithė
gjuhėtarėt do tė jenė tė kėnaqur sepse mirren parasysh gjuha shqipe dhe
arritjet e saj pas 30 vjetėsh nga Kongresi i Drejtshkrimit tė Gjuhės
Shqipe. Pėrveē kėsaj, shpreh njė gjykim shumė pozitiv edhe pėr metodėn qė
ndiqet nė debatin pėr ēėshtjen e shqipes standarde. Me duket qė nuk ėshtė
diēka e improvizuar, por njė debat qė mbėshtetet mbi njohje shkencore mė
tė avancuarat qė njihen. I referohem takimit shkencor me Prof. Tullio De
Mauro, tė mbajtur nė Tiranė mė 5-8 tetor 2005, ku ėshtė rrahur ēėshtja nė
vijat teorike tė pėrgjithshme nga tė cilat mund tė rrjedhin drejtimet e
pėrshtatshme edhe pėr gjendjen e gjuhės shqipe.
Si i shihni
zhvillimet e reja shoqėrore e gjuhėsore nė mbarė trevat shqipfolėse?
Studimi i gjendjes gjuhėsore nė pėrputhje me situatėn e re
sociolinguistike mendoj qė ėshtė njė fakt pozitiv, sepse tėrheq vėmendjen
e studiuesve pėr tė pėrmirėsuar disa aspekte gjuhėsore qė kanė ngelur tė
fosilizuara: ėshtė problemi i gjuhės sė shkruar e cila ndryshon me mė
shumė ngadalėsi nė krahasim me gjuhėn e folur. Por mendoj edhe qė duhet tė
mbajmė parasysh qė riformulimi i gjuhės bėhet vazhdimisht vetvetiu sepse
gjuha nuk ėshtė njė sistem statik, por njė sistem dinamik. Atė e
ndryshojnė vazhdimisht folėsit si edhe shkrimtarėt. Prandaj para se tė
mirren vendime teorike mendoj qė duhet tė kihet kuadri i situatės sė
pėrdorimit tė gjuhės standarde dhe ndryshimet qė mund tė rrjedhin nga
pėrdorimi i saj mėse 30-vjeēar. Nėse dihet se si ndryshon gjuha, pastaj
edhe gjuhėtarėt kanė mė shumė elemente pėr tė diskutuar dhe pėr tu
orientuar nė kėtė fushė qė mbetet patjetėr delikate. Problemi nuk ėshtė
riformulimi i kodit tė standardit vetėm me qėllimin e riformulimit, por
duhet verifikuar mė parė nėse ekziston nevoja e riformulimit, dmth. nėse
gjendja sociolinguistike kėrkon njė ndėrhyrje nė rishikimin e standardit
pėr njė rivlerėsim tė tė gjitha mundėsive gjuhėsore. Besoj edhe qė gjendja
e re e Kosovės, qė marshon nė drejtim tė pavarėsisė, kėrkon vėmendje tė
veēantė pėr njė zhvillim harmonik tė problemit gjuhėsor. Dhe nėse mbahen
parasysh tė gjitha elementet e ēėshtjes sė gjuhės standarde, rruga mė e
pėrshtatshme ėshtė ajo e mbėshtetjes nė njė metodė shkencore tė pėrforcuar.
Njė ndihmė nė kėtė fushė mund tė vijė nga debati qė sapo filloi me takimin
shkencor tė organizuar nga Istituti i Gjuhėsisė dhe Letėrsisė i Tiranės
(5-8 tetor 2005), ku Prof. Tullio De Mauro u deklarua i disponueshėm pėr
njė projekt qė pėrfshin rivelimin dhe skedimin e usus-it tė gjuhės shqipe.
Nė fund mė duket njė sukses i madh nė kėtė drejtim Akt-Marrėveshja mes
Institutit tė Gjuhėsisė dhe tė Letėrsisė (Akademia e Shkencave e
Shqipėrisė) dhe Institutit tė Studimeve Gjuhėsore dhe Letrare (Universiteti
La Sapienza i Romės) qė ka si qėllim kryesor organizimin e njė grupi
studiuesish pėr tė hartuar njė projekt pikėrisht pėr rilevimin dhe
skedimin e usus-it tė gjuhės shqipe tė shkruar dhe tė folur. Mendoj qė kjo
ėshtė njė bazė e qėndrushme ku mund tė mbėshtetet ēdo debat pėr gjuhėn
standarde shqipe dhe njė bazė qė do tė japė njė ndihmė vendimtare pėr
sqarimin e pozitave tė rrymave tė ndryshme gjuhėtare.
31/07/2006