ARBITALIA 
Shtėpia e Arbėreshėvet tė Italisė
La Casa degli Albanesi d' Italia  
 
Ndėrhyrje kulturore / Interventi culturali
 

GJUHA SHQIPE PĖRBALLĖ SFIDAVE TĖ REJA

 

 

Dy fjalorė si simptoma

 

Nga pikėpamja gjuhėsore dhe nga numri i botimeve nė kėtė fushė, viti 2006 mund tė pagėzohet fare mirė si viti i fjalorėve. Para sė gjithash fjalori i gjuhės shqipe i Mehmet Elezit, (Fjalor i gjuhės shqipe, Botimet Fishta, 1700 faqe) me rreth 41 mijė fjalė, mbi pesė mijė shprehje frazeologjike, mijėra fjalė tė urta popullore, shpjegime etimologjike, vjelje leksikore nga shumė klasikė tė letėrsisė shqipe. Fjalori i Elezit dallohet thelbėsisht nga tė tjerėt sepse pėrmban fjalė dhe kuptime qė nuk gjenden nė fjalorėt “zyrtarė” tė Akademisė tė botuar deri mė sot. Falė kėsaj karakteristike, fjalori nuk paraqitet si alternativė e tė mėparshmėve, por vetėm si plotėsues i tyre.

Puna e Mehmet Elezit shkon pėrtej fjalorit. Nė pjesėn e parė tė tij ėshtė ribotuar njė sprovė e njohur e tė njėjtit autor me titullin kuptimplotė: “Gjuha shqipe nė bunker?”. Njė zgjedhje e pazakontė pėr njė fjalor, deri diku i diskutueshėm, por bėhet fjalė pa dyshim pėr njė nėnvizim tė dukshėm kulturor. Nė fakt, Mehmet Elezi, me botimet e tij tė shumta letrare dhe publicistike, i pėrket asaj kategorie studiuesish qė nuk pranojnė qė gjuha standarde tė jetė e kyēur, e vulosur, e ngrirė. Me fjalė tė tjera, studiues dhe letrarė tė ndryshėm gjykojnė se gjatė sanksionimit tė standardit tė shqipes, miratuar zyrtarisht nė vitin 1972, nė kulmin e regjimit totalitar, ka peshuar edhe faktori politik. Ky i fundit e penalizoi dialektin gegė nė favor tė njė standardi tė bazuar nė toskėrishte. Parathėnia e fjalorit tė Elezit ėshtė njė nga mbrojtjet mė pasionante dhe mė tė kualifikuara tė thesareve ende tė papėrdorura tė gegėrishtes. Vetė fjalori rreket tė dėshmojė pikėrisht pasurinė leksikore tė dialektit gegė (dhe jo vetėm tė tij), qė nuk janė marrė nė konsideratė nga grupi i studiuesve tė Institutit tė Gjuhėsisė qė pėrpiloi atėherė fjalorin “zyrtar”.

Gjithnjė gjatė vitit 2006 u botua (por u shpėrnda nė janar tė kėtij viti) "Fjalori i Gjuhės Shqipe" me 48 mijė fjalė, 1250 faqe me format tė reduktuar. Ky fjalor ėshtė pėrgatitur nga njė grup studiuesish tė Institutit tė Gjuhėsisė sė Akademisė sė Shkencave, midis tė cilėve Jani Thomai, Miēo Samara, Pavli Haxhillazi, Hajri Shehu, Thanas Feka, Valter Memisha, Artan Goga. Ky ėshtė fjalori i katėrt i shqipes botuar nga Instituti i Gjuhėsisė. I pari e ka parė dritėn mė 1980 (Fjalori i Gjuhės sė Sotme shqipe) me rreth 41 mijė fjalė. I dyti (Fjalor i Shqipes sė Sotme) ėshtė i 1984-s, me mė pak fjalė (rreth 34 mijė), por mė i pėrdorueshėm. Versioni i rishikuar i kėtij fjalori doli nga tipografia tetė vjet mė pas, saktėsisht nė vitin 2002. Risia e "Fjalorit tė Gjuhės Shqipe" qėndron kryesisht tek formati i tij dhe nė teknikat ekonomike pėr ta pėrshtatur me pėrmasat e reja; disa ndryshime ka pėsuar edhe fjalėsi (janė shtuar rreth 7 mijė fjalė tė reja, shumė prej tė cilave nga vjelje tė veprave tė vona). Nga pikėpamja sasiore ky fjalor konsiderohet mė i madhi i tė gjithė fjalorėve tė shqipes tė shtypur deri mė sot. Fjalori i drejtohet njė publiku shumė tė gjerė, pėrfshirė shkollat, me synimin pėr t’iu ofruar pėrdoruesve njė fjalor praktik pėr konsultim.

 

 

Instikti i mbijetesės

 

Fakti qė gegėrishtja po pėrforcohet gjithnjė e mė shumė nė praktikėn e tė shkruarit – edhe pse jemi ende nė nivele minimale – nga njė anė dėshmon njė farė trysnie nė favor tė pranisė mė tė madhe tė kėtij dialekti nė standardin e shqipes, nga tjetra zbulon vėshtirėsitė e shqipes sė sotme pėr tė pėrfaqėsuar tėrėsinė e popullsisė sė saj, ose tė paktėn qė tė njihet pa diskutime si i vetmi mjet i pėrbashkėt shprehjeje. Nė gazetat shqiptare po shfaqen me insistim tė vazhdueshėm artikuj tė shkruar nė gegėrisht, shenjė se kompleksi i inferioritetit, i ndjerė kryesisht nė vitet e para postotalitare, ėshtė nė dobėsim e sipėr. Ka gjasa qė nė kėtė proces tė ketė ndikuar edhe ēlirimi i Kosovės, qė krijoi jo vetėm premisat e pavarėsisė, por edhe kushtet pėr debate tė dendura lidhur me formėn e gjuhės sė ardhshme.

Njė rol tė veēantė ka luajtur edhe ndonjė bestseller si ai i At Zef Pllumit me titullin gegė "Rrno vetėm pėr me tregue", ku franēeskani i njohur ka rrėfyer peripecitė e tij gjatė viteve tė regjimit. Natyrisht, nuk mund tė mohohet njė lloj lidhje midis gjuhės sė pėrdorur nga At Zef Pllumi dhe historisė sė jetės sė tij tė pėrvuajtur. Nė sytė e lexuesit, gegėrishtja e Pllumit (pėr mė tepėr mjaft e butė, e ėmbėl dhe e pėrtypshme) mund tė konotonte fare mirė shpagimin e lirisė, qė shprehet jo vetėm duke rrėfyer sot tė parrėfyeshmen e djeshme, por edhe me zgjedhjen e njė mjeti gjuhėsor qė dikur ndalohej: pra gegėrishten.

Por ēfarė gegėrishte po pėrdoret sot nė Shqipėri? Njė pėrgjigje cilėsore vjen nga gjuhėtari Ardian Vehbiu, nė artikullin (“Shekulli”, 2.4.2007) kushtuar mėnyrave tė shkrimit tė gegėrishtes. Vehbiu ka shėnuar katėr mėnyra kryesore. E para ka tė bėjė me tejshkrimin e formave tė folura tė dialektit pa ndonjė vėmendje tė posaēme pėr rregullat gjuhėsore; e dyta i referohet traditės shkodrane; mėnyra e tretė pėrfshin autorėt qė fusin trajta pėrfaqėsimtare tė gegėrishtes por nė tekste shkruar me shqipe standarde; e katėrta dhe e fundit trupėzohet nė kontekste instrumentalizuese ku mė shumė ka rėndėsi pozicionimi politiko-kulturor se sa vetė gjuha. Synimi i Vehbiut ishte nė thelb kategorizimi i pėrgjithshėm i formave aktuale tė tė shkruarit tė gegėrishtes. Megjithatė, Ardian Vehbiu nuk i fsheh kritikat e forta nė drejtim tė mėnyrės sė parė dhe tė katėrt, duke u distancuar nga pėrdorimi i njė gegėrishteje, si tė thuash, amatoresk dhe ndonjėherė me qėllime jashtėgjuhėsore. Autori na kujton gjithashtu se traditės gege i mungon njė kulturė dhe letėrsi e mirėfilltė, tė krijuar rishtas, ēka e vėshtirėson mė tej rikuperimin e saj.

Gjithsesi, vetė fakti qė gegėrishtja po pėrdoret lirisht nė Shqipėri dėfton edhe njė herė se qėndrimi ndaj standardit tė shqipes nuk ėshtė mė pėrkulimtar si njė herė e njė kohė. Ajo qė bie nė sy mė shumė ėshtė heshtja pothuajse e plotė e institucioneve akademike dhe universitare nė lidhje me pėrdorimin gjithnjė e mė tė shpeshtė tė dialektit tė veriut. Ėshtė e qartė se njė pėrdorim i tillė nuk mund tė skedohet thjesht si shprehje e rėndomtė dialektizmash apo krahinorizmash, edhe pėr faktin se nga fronti i toskėrishtes mungon njė reagim simetrik, ndoshta pėr shkak tė statusit prej themeluesi tė standardit tė shqipes.

 

 

Paralele shurdhmemece

 

Parė nga njė kėndvėshtrim dyjar, fjalorėt e lartpėrmendur nuk janė gjė tjetėr veēse dy ngjarje paralele, e para e ka fillesėn nė njė pozicion rivendikues, e dyta nė njė qėndrim konservues (ruajtės). Dy paralele pra qė nuk takohen, por ecin krah pėr krah nė vetmi e indiferencė totale, tė paktėn deri tani. Pėrkthyer nė terma ushtarake mesjetare, fjalori i parė do tė quhej njė sulm masiv (leksikor) kundėr fortesės sė njė principate tė mbyllur mes muresh tė vjetra (tė vlefshme por tė pameremetuara). E megjithatė bėhet fjalė pėr tė njėjtėn tokė, popull, gjuhė. Sidoqoftė, pavarėsisht nga metaforat, nuk bėhet fjalė pėr ndonjė luftė tė vėrtetė, por nėse si e tillė do tė perceptohej, do tė kishim tė bėnim me njė luftė kulturore e nė disa raste edhe psikologjike, plot me heshtje strategjike dhe tėrheqje taktike. Njė fjalor si ky i Elezit, me vlerat e dobėsitė eventuale, nė vende tė tjera do tė ishte bėrė objekt debatesh tė ndezura nga ekspertėt e sektorit, kurse nė Shqipėri kaloi pothuajse pa u vėnė re, pėrmes intervistash sporadike dhe recensionesh gazetareske.

Natyrisht, nuk mund tė lihet mėnjanė konteksti nė tė cilin zhvillohet kjo “betejė” gjuhėsore. Shqipja prej kohėsh mezi po e duron trysninė shumėfrontėshe. Standardi i saj ka lindur tashmė nė “tė largėtin” 1972, si rrjedhim i referohet njė situate socio-politike krejtėsisht tė ndryshme. Nė rrjedhėn e viteve, regjimi totalitar, me ideologjinė e tij asfiksuese, erdhi duke e nxitur sloganizimin e gjuhės, duke e shndėrruar nė disa rrethana tė ngurtė e tė ngathėt. Ndoshta kėtu e kanė zanafillėn disa probleme qė shqipja e sotme has kur ndeshet me kultura tė tjera. Globalizimi, gjithashtu, i ka dhėnė gaz proceseve ballafaquese kulturore, duke nxjerrė nė pah disa kontradikta tė sistemit gjuhėsor. Rasti mė i dukshėm lidhet me stėrmundimin e gjuhės pėr tė metabolizuar terminologjinė e re me prejardhje teknologjike. Edhe pėrkthyesi mė i sprovuar nė ujėrat tekstuale do tė dorėzohej pėrballė shkėmbinjve terminologjikė nė pamje tė parė qesharakė, si p.sh.: file, mouse, click, blog, log, link, etj. E megjithėse duken manovra tė thjeshta, ata ngecin fatalisht nė rėrėn e shumėsit, dhanores, kushtores, e kėshtu me radhė. Nga situata dilet gjithsesi, porse kemi zgjidhje individuale, tė improvizuara, shpesh ngalakaqe, ndonjėherė intuitive, por tek e fundit janė tė papranuara nga tė gjithė.

Sigurisht, gjendja e pėrgjithshme e gjuhės shqipe nuk jep kurrfarė ndihme. Nėpėr media gjuha keqtrajtohet pa mėshirė, nė shkolla nuk studiohet me devotshmėri, nė administratė nuk konsiderohet seriozisht. Deri edhe ata qė e adhurojnė me sinqeritet bien shpesh nė kurthin e retorikės sė mykur e naive, duke bėrė mė shumė dėme se pėrmirėsime. Nga ana tjetėr, monopolizimi dhe reduktimi i ēėshtjes “gjuhė” nga ana e puristėve nuk sjell diēka tė dobishme.  Janė tė gjitha elemente qė vozitin nė kah tė kundėrt tė pėrmirėsimit. Pėrgjithėsisht, mund tė thuhet pa frikė se ėshtė vetė statusi i gjuhės qė ka rėnė shumė poshtė.

Qė argumenti “gjuhė” nuk ėshtė i lehtėtrajtueshėm sot nė Shqipėri, kjo dihet nga tė gjithė. Sė pari sepse shqiptarėt, ndryshe nga popuj tė tjerė, pasqyrohen nė gjuhėn e tyre nga pikėpamja identitare. Sė dyti, sepse kultura shqiptare, institucionet dhe elitat e saj, jetojnė nė njė situatė tejet tė trazuar, nė njė shoqėri nė transformim e lėvizje intensive, tranzicionit tė sė cilės vėshtirė se po i duket fundi.

Nė qoftė se recetat nė kėtė fushė duken tė tepėrta e tė kota, disa veprime qė duhen ndėrmarrė ka kohė qė janė pėrvijuar nė horizontin e kulturės shqiptare. Para sė gjithash duhet kuptuar nėse pėrshtatja e shqipes me kohėn ėshtė pėrnjimend urgjente. Kohėt natyrisht duhen parė nė kuptimin mė tė gjerė tė mundshėm: si nga pikėpamja e brendshme ashtu edhe e jashtme. Kjo mund tė ishte njė pikėnisje e mirė drejt diagnostikimit tė problematikave gjuhėsore, pėr tė pėrfunduar me terapitė qė konsiderohen tė dobishme nga ekspertėt. Por pėr t’i bėrė tė gjitha kėto hapa, lipset qė specialistėt tė konsultohen mes tyre, rreth institucioneve demokratikisht tė hapura, pa pėrjashtuar askėnd, pa paragjykime dhe pa pengime. Dialogu e ndjen gjithnjė nevojėn e gjuhės, por edhe gjuha ka nevojė pėr njė kulturė dialogu. Por nė qoftė se shumė vetė e bėjnė veshin tė shurdhėt, nė fund fare do tė vendosė “tregu”. Veēse, nė njė kontekst prej xhungle, vėshtirė qė vendimet tė jenė tė drejta e tė pranueshme.

Rando Devole

priru / torna