|
Rome.
Prill, 2007
TE VIZITOJ
KRUJEN DO TE THOTE TE PREK TOKEN E ORIGJINES SE FAMILJES TIME.
INTERVISTE ME ZOTIN XHORXHIO KASTRIOTI "SKENDERBEG"
Historia e
emigracionit shqiptare ne shtetin fqinj te Italise dhe e vendosurne zona
te ndryshme te saj (Napoli, Kalabri, Sicili, Marche etj), i ka fillimet e
veta rreth shekullit te XV nen mbreterine e Alfonso I d'Aragona.Ne faza
dhe periudha te ndryshme te historise, aleancash politike dhe startegjish
ushtarake, por edhe ekonomike ky emigracion ka pasur etapat e veta,
sikunder eshte ai ne vitet 1416-1442 kur mbreti dAragona per te mposhtur
levezjen e feudaleve te pakenaqur kerkon ndihmen e njerit prej luftetareve
shqiptare te degjuar Demetrio Reres.Nje ndihme kjo e cila shperblehet me
dhenien e territoreve te shumte ne Kalabri e Sicili e per rrjedhoje me
vendosjen e shume shqiptareve ne keto troje.
Por ajo qe
historikish mbetet si nje nga momentet me domethenese ne emigrimin e
shqiptare drejt brigjeve italiane, mbetet levizja masive ne vitet 1470
1478 me rezimin e Krujes dhe pushtimin e gjate prej Perandorise Turke.
Raportet midis familjes te Gj.K.Skenderbeut dhe Mbreterise se Napolit
ishin shume te forcuara kjo edhe per faktin se nder te tjera Elena
Kastriota (mbesa e Skenderbeut) martohet me Princin Antonio Sanseverino te
Bisognano.Kjo do te thoshte per shume nga shqiptaret nje emigrim te
detyruar por qe fal ketyre raporteve, te gjenin ne kete menyre nje
mundesi per te krijuar e vazhduar egzistencen ne format e veta, arbereshet
e sotem jane nje prove e tille vlerash e traditash te popullit tone qe
pikerisht njehsohet dhe perfaqson sot ate emigracion te hershem te
shqiptareve.Pikerisht ne Napoli vendosen familjaret dhe te afermit e
Gj.K.Skenderbeut, pasardhes te te cilit jane sot shune personazhe te cilet
i kane dhene nje ton akoma me aktual trashegimnise te njeres prej figurave
me legjendare te popullit shqiptare por edhe Europes Skenderbeu.
Nje personazh i
tille eshte edhe zoti Xhorxhio Kastrioti, nje njeri intelektual dhe shume
dashamires ndaj Shqiperise dhe shqiptareve.Midis rrefimeve dhe kujtimeve
te trasheguara familjare, materialeve dhe dokumentave, ai ka shprehur
gjithmone deshiren dhe kenaqesine per tu njohur me shume me vendin e
origjines se tij, Krujen, me token qe rreth 600 vjet me pare parardhesit e
tij u larguan prej brigjeve te Arberise.
Zoti Xhorxhio, familja juaj Kastrioti, pasardhese e familjes se madhe
te Gj.K.Skenderbeut eshte pjese e nje faze emigrazioni shqiptare me te
hershem dhe shume me ndryshe nga ai i perfaqesuar sot.Si e shikoni ju
emigracionin shqiptare ne Itali dhe bashkejetesen e tyre ne shoqerine
italiane?
- Para se ti
pergjigjem pyetjes tuaj do te doja se pari te pershendes nepermjet kesaj
interviste gjithe popullin shqiptare.Eshte hera e pare qe me jepet
mundesia ti drejtohem shqiptareve ne nje territor shqiptare pasi ketu jemi
miq te ftuar ne Ambasaden shqiptare ne Rome dhe Shkelqesise se tij zotit
Ambasador Llesh Kola , dhe per tu shprehur se populli juaj eshte edhe
populli im.
Persa i perket pyetjes tuaj te
emigrazionit do te thoja qe eshte nje fenomen ku tashme e njef gjithe
shoqeria bashkohore ku jetojme.Familja jone Kastrioti, e ka njohur kete
fenomen nje nje periudhe me te hershme qysh ne vitet 1500 te fazes se
trete emigratore, periudhe ne te cilen paraardhesi yne Skenderbeu, per te
mos lejuar sundimin turk shpergul famijen e tij ne Principaten e Napolit,
fale edhe aleancave dhe raporte miqesore qe kishte me ta.Edhe pse i njejte
fenomen me ate qe ka njojtur emigrazioni shqiptare sot ose sic quhet
ndryshe emigrazioni i nente, ai i familjes tone per kushtet dhe kohen mund
te quhet nje emigrazion i arte.
Ndersa ne e kemi njohur si fenomen ne
familje ju e keni prekur ate si popull si komb dhe ne menyre paksa te
dhimbshme.Ka qene nje emigrazion i veshtire ne fillimet e tij i cili ka
patur piketimin jo dhe aq pozitiv per shkak te asaj pjese negative te
shoqerise, por qe ju shume shpejt me klasen dhe inteligjencen tuaj, me
menyren tuaj te prezantimit e perfaqesimit ne kohe keni bere te mundur te
fitohet mbi kete negativitet dhe te jeni nje rol i rendesishem
bashkepunimi edhe ne te ardhmen.
Sot pasardhesit e Gj.K.Skenderbeut jane
familje me deget e tyre qe jetojne ne Lece, Napol, Kalabri etj.Familje te
cilat kane trasheguar traditat dhe zakonet, vlerat me te bukuar shqiptare,
sikunder gjithe arbereshet.
Cdo te thote per ju sot te jesh nje
pasardhes i familjes se madhe Kastrioti?
- Eshte e vertete
qe sot ka shume familje me mbiemer Kastrioti qe padyshim jane pasardhes te
kesaj familjeje te madhe.Shume prej tyre e kane trasheguar kete mbiemer
per nder te figures se ketij heroi ne shenje mirenjohje e respekti.Por
duhet respektuar ligji ku sipas te cilit une jam pjese e trashegimenise se
familjes se Napolit dhe qe eshte dega me perfaqesuese e familjes se
Gj.K.Skenderbeut.Te jesh sot nje Kastriota eshte nje impenjim shume i
veshtire , sepse ne cdo kohe duhet te jemi ne kompeticion me kete figure
kaq te madhe dhe te pathyeshme sic eshte Skenderbeu, por si njerez te
thjeshte por me nje detyre te larte duhet te prezantohemi po me kaq force
dhe krenari, mendoj se kemi mbi supe nje peshe shume te madhe por qe me te
njejten peshe do mundohemi te perfaqesojme dhe trasmetojme denjesisht kete
mbiemer.
Emigrazioni shqiptare padyshim ka evoluar
dhe ka nje baze te mire integrimi ne shoqerine italiane.A mendoni se
figurat historike, me vlerat dhe ikonat e tyre luajne nje rol dhe japin
nje shans me shume ne integrimin e tyre ne shoqerine e sotme multietnike?
-
Flasim per shoqeri multietinike qe ne
pjesen me te ngushte te fjales personalisht mendoj se eshte nje argument
qe con ne konflikte dhe lufte, por qe mes ketyre popujve te mund te
identifikojme figurat e tyre historike dhe heronjte te cilet kane
ekzistuar realisht dhe vleresojme anet me pozitive te tyre padyshim qe kjo
bashkekzistence ka me shume shanse.Heroi kombetare Skenderbeu eshte nje
figure e tille me vlera pozitive, jo vetem sepse realizoi heqjen e nje
zgjedhe prej Perandorise Turke per Shqiperine dhe shqiptaret, por edhe me
tej nje personazh me vlera per gjithe Europen.Pikerisht kjo figure qe lidh
dy popuj dhe qe mendoj se jane vertet popuj vellezer, padyshim qe jep
mundesine e nje bashkejetese pozitive ndermjet tyre, dhe pse jo te jete
shembull po aq me vlera sa eshte histroria e ketij heroi.Sot shoqeria ka
nevoje me shume se kurre per rikrijimin e ketyre vlerave te cilat mendoj
se jane lene disi ne harese.
Ju keni qene nje nga perfaqesuesit e
familjes Kastrioti gjithmone ne takime te ndryshe te niveleve
institucionale apo shoqatatsh shqiptaresh , keni dhene ndihmesen ne
dokumenta historike apo materiale te tjera te rendesishme etj.Cfare
raportesh keni ju me Shqiperine dhe shqiptaret ne pergjithesi?
-
Mendoj se familja ime nuk ka bere asgje
te vecante ndaj Shqiperise.Do te doja te benin me shume per kete vend,
ndoshta dhe me shume se cka bere xhaxhai im Fra Giorgio, i njohur ne
Shqiperi per aktivitetin e tij humanitare dhe kontributin qe ka dhene nen
urdherin si Kavalier i larte i Maltes.Personalisht kam qene disi i
larguar ne menyre te deshiruar nga ky aktivitet i xhaxhait tim pikerisht
per te lejuar ate hapsire te madhe nje njeriu kaq te mire dhe te vecante
sic ka qene Fra Grigio i njohur keshtu ne Shqiperi e ne Itali.Me vdekjen e
tij mendoj se si perfaqsues i familjes time kam detyren morale dhe humane
per te vazhduar punen dhe aktivitetin e tij ndaj Shqiperise dhe
shqiptareve, kjo fale edhe mundesise qe me kane dhne miqte e mi zoti
Ambasador Llesh Kola, Minister i Kultures Viasar Zhiti, editorit mik te
ngushte te Shqiperise dhe i njohur ne Itali DAgostino, dhe personazhit te
cilin e pershendes me repekt zotit Ylli Polovina per bashkepunimet tona.Pra
mendoj se ne te ardhmen do te jemi me prezent jo vetem ne territorin
shqiptare ne Itali, por edhe ne ate shqiptare te Shqiperise.
Ju nuk keni vizituar asnjehere
Shqiperine.A mendoni ne planet apo deshirat tuaja ne te ardhmen te
vizitoni vendin e origjines Krujen apo edhe vende te tjera te
mbrekullueshme te Shqiperise?
-
Ka qene ne deshirat e mia qysh i vogel te
vizitoj Shqiperine.Eshte e vertete e jo per faktin qe jemi ne kete
interviste, pikerisht qe femi kam ditur te vizatoj harten e Shqiperise dhe
jo ate te Italise, kam njohur dhe mesuar per Krujen pasi ben pjese ne
jeten dhe origjinen e familjes time dhe si e tille deshira ka qene e madhe.E
kam shprehur edhe ne intervisten me ju heren e fundit ne perkujtimoren e
figures historike te Skenderbeut te zhvilluar ne Rome qe deshira per te
vizituar Shqiperine, Krujen mbetet e tille por jo si vizitore i thjeshte
pasi nuk me intereson keshtu, edhe pse si turiste Shqiperia eshte nje
mbrekulli, por do te doja te vizitoja dhe te prekja Krujen tamam si nje
Kastriot ne token e vet, vendet ku kane jetuar paraardhesit e mi e me pas
vendet dhe peisazhet e bukura te Shqiperise.
Une ju falenderoj
juve per mundesine qe me dhate nepermjet kesaj interviste te komunikoj dhe
te pershendes gjithe shqiptaret.
Arta Mezini
A.Mezini.©
AllRightsReserved |