Historia mėsohet pėr tu
mos pėrseritur mė kurrė
Procesi gjyqėsor i shekullit qė po
mbahet aktualisht nė Hagė, fillon njė etap tė re nė tė Drejten
Ndėrkombetare. Protagonist kryesor nė ketė gjyq ėshtė i akuzuari Slobodan
Milosheviq, kryekriminel dhe ish president serb dhe jugosllav. Milosheviqi
ėshtė shumė i pėrzgjedhuri, i cili me tė ardhur nė pushtet nė vitin 86 (
tė shekullit tė kaluar) sė pari nė nivel tė Serbisė e mė vonė dhe tė
Jugosllavisė, arriti tė jetė shembull eklatant , si njė individ, me
perpikėri mbeshtetet nė platformen qė duhet realizuar me ēdo kusht.
Ajo qka ėshtė interesant pėr shqiptaret
( e pse jo edhe pėr Bashkesinė Ndėrkombėtare) ėshtė se ky njeri ishte
vetėm njė figurė shahu nė tėrė atė lojė qindvjeqare tė luftės
antishqiptare tė udhėhequr nė formė institucionale nga (pu)shteti Serb.
Prokurorja Carla del Ponte gjatė leximit
tė aktakuzes nė formė tė qartė e fokuson qėshtjen shumė komplekse tė kėtij
gjykimi.Ajo akuzon Milosheviqin pėr krijimin e Serbisė sė Madhe tė bazuar
nė Memorandumin famkeq tė ASHAS-sė. Pra nė Hagė me tė drejtė gjykohet njė
politikė shfarosėse dhe hegjemoniste antishqiptare , e udhėhequr dhe
orkestruar mirė nga shteti Serb.Aktakuza e lexuar me ketė rast, ėshtė
udhėrrefyese pėr shumė deshmitarė se ku duhet pėrqendruar qėshtja gjatė
dėshmive nė ketė tribunal nderkombėtar. Nuk ėshtė aspak e rastit pse ky
proces gjyqėsor ėshtė vleresuar si proces i shekullit.
Doktrina e shejt serbe pėr asgjesimin
dhe dėbimin e elementit shqiptar nga trojet etnike tė tyre daton qė nga
lashtėsija, pra qė nga momenti i ifiltrimit tė popullit sllav nė kėto anė,
nė shek. XII. Pėrzėnja e shqiptarve nga trojet e veta, si nga Qupria,
Aleksinci
u inspirua nga Milosh Obrenoviqi, i cili pėrdori tė njejtat
forma si pasardhėsit e tij, duke masakruar popullaten shqiptare dhe duke e
detyruar atė qė tė largohet nga trojet e veta, pėr tu mos u kthyer mė
kurrė atje. Kjo ide mė vonė filloi tė institucionalizohet nė qarqet
shovene serbe dhe tė bėhet preokupim qenėsor i tyre.
Ilija Garashanin, pėrgaditi platformen
nė vepren famkeqe " Naēertanje ", e cila bazohej nė programin e shfarosjės
dhe dėbimit tė shqiptarve me dhunė. Pasardhėsit e Garashaninit si Pashiqi,
kral Nikolla, Qubrilloviqi, Andriqi, Rankoviqi, Mugosha, Tempo, Joviqi,
Trajkoviqi, Milosheviqi
kėto forma tė luftės me shqiptarėt etnik tė
Kosovės arriten ti adaptojnė, mvarėsisht prej rjedhave politike nė botė,
dhe vazhduan etnocidin qė mund tė merret si shembull mė flagrant i
aplikimit tė fashizmit tė heshtur qė veproj nė formė institucionale, pa
ndonjė reagim serioz nga jashtė. Kjo politikė fashiste dhe shfarosėse ndaj
shqiptarėve, mund tė jetė si moster e krimit tė organizuar shtetėror,
gjithnjė duke u mbėshtetur dhe vepruar nė kuadėr tė institucionit.
Urrejtja patologjike e tyre ndaj njė populli tė pafajshėm, e ka gjenezėn
thellė nė shpirtin dhe qenjen e okupatorėve karpatian.
Nikola P.Iliq nė "Oslobodjenje juzne
Srbije" shėnon mė sa vijon: " Toplica ka pasur 18333 banorė, prej tė
cilėve rrethi i Prokuples ka pasur 10825 banorė, prej tyre 4618 kanė qenė
serb, ndėrsa pjesa tjetėr 6207, kan qenė shqiptarė e turq , rrethi i
Kosanicės ka pasur 6708 banorė, prej tyre 577 serbė, 5951 turq e shqiptarė
dhe afro 800 ēerkezė. Sipas autores Vidosava Nikoliq Stojanoviq ne
veprėn
" Leskovac i oslobodjeni predeli " faqe
143, thotė : " Leskovci gjerė nė vitin 1877 ka pasur 900 shtėpi tė banuara
me 5000 banorė shqiptar tė konfesionit musliman. Jovan Haxhi Vasiljeviq ,
jepė tė dhėnat se: Nė Prokuple me rrethinė ka pasur 2505 shtėpi shqiptare,
2031 shtėpi serbe dhe 24 shtėpi turke. Nė Kurshumli ka pasur 1956 shtėpi
shqiptare, 638 shtėpi serbe dhe 60 shtėpi rome"
( " Arnautska Liga ", Beograd, 1908,
faqe 15 ).
Tė gjitha kėto vise etnike shqiptare u
pastruan nga elementi jo sllav nė format mė barbare , ēka fletė edhe
citati i Stefan. L. Popoviqit nė vepren " Putovanje po novoj Srbiji ": "
Derisa familjet shqiptare iknin dhe tėrhiqeshin nė luginėn e lumit tė
Moravės jugore, nėpėr tė ftohtė tė madh, pran rrugės, nėpėr grykėn e
Gurdulicės deri te Vranja dhe Kumanova , shiheshin fėmijė tė hedhur dhe tė
vdekur dhe pleq tė ngrirė. Tėrheqja ka qenė tragjike, kuajtė dhe qetė
tėrhiqnin ngadal qerret nėpėr borė, sepse saja ka pasė pak. Disa fėmijė tė
hudhur, tė humbur apo gjysmė tė vdekur nga lodhja dhe uria kanė qenė tė
enjtur dhe tė fryrė si tupan, disa vdisnin atėherė kur tanėt i ushqenin
ose pas ngrėnies ". Akademik Hajredin Hoxha, nė Temėn e Disertacionit,
Lubjanė, 1973, faqe 69, shkruan: " Ekziston lista se vetėm me rastin e
arritjės sė ushtrisė serbe dhe malazeze nė kėto vise, nė vitin 1912 u
vranė 12777 shqiptarė"
Rjedha e kolonizimit tė tokave shqiptare
me elementin sllav ne Jugosllavi , vėrehet mė sė miri nga citati nė "
Casopis za kulturo znanost " Lubjanė, 1982, faqe 244 - 249. " Vendosja e
kolonistėve serbė dhe malazezė nė Kosovė filloi qė nga viti 1912, por u
zbatua nė mėnyrė intensive gjatė viteve 1919 1924 si dhe atyre 1934
1941. Nė atė periudhė, nė Kosovė, u vendosen mė se 39 mijė serbė dhe
malazez dhe u krijuan 374 koloni, pėkatėsisht vendbanime tė reja sllave.
Kėto koloni u
shpėrndanė me plan dhe sistematikisht nė
ambientet homogjene shqiptare, nė viset kufitare me Shqipėrinė dhe nė
pikat strategjike e komunikative tė Kosovės ". Pėr shkak tė prezentimit tė
drejtė tė disa tė dhėnave shkencore nuk u ribotua vepra e Dr.Millovan
Obradoviqit. ( " Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu ", Prishtinė,
1981.). Aty pėrshkruhen nė mėnyrė tė qartė format e kolonizimit, koha e
ardhjės sė serbėve dhe malazezve, vendet e kolonizuara dhe pasuria e
konfiskuar e shqiptarėve.
Pushtetarėt serb, gjeneratė pas
gjenerate, bazoheshin nė platformėn e tyre, dhe gradulisht taktikėn e
tillė tė asimilimit dhe tė shfarosjės sė shqiptarėve e aplikonin nė tė
gjitha vendbanimet shqiptare. E gjithė kjo shkaktonte revoltė dhe
paknaqėsi te popullata etnike shqiptare, dhe ata doemos si kundėrpėgjegje
ishin tė shtyrė tė vetėorganizohen nė forma tė ndryshme, nė mėnyrė qė tė
ruajnė pragun e shtėpisė dhe tokėn atnore. Gjithė kjo trysni nė shpirtin
dhe qenjen shqiptare kishte nė anėn tjeter si reaksion homogjenizimin e
shqiptarėve, sepse e ardhmja paralajmėronte ditė tė zeza pėr shqipėtaret ,
ishte duke u rrezikuar qenja kombėtare. Pra, kombi shqiptar ishte pre e
aspiratave tė okupatorve sllav dhe ishte nė rrezik tė zhdukej nga faqja e
dheut. Hapsira e tyre vinte duke u ngushtuar pėr ēdo ditė e mė tepėr. Nje
popull qė nuk ka teritor ėshtė i denuar tė humbe nga faqja e dheut.
Pa tokė nuk ka komb.
Ky avaz vazhdoi edhe pas luftės sė dytė
botėrore. Edhe pse J. B. Tito deklarohet se: "
zgjedhja e ēėshtjės
kombėtare nė Kosovė mund tė arrihet vetėm me formimin e Republikės
Shqiptare tė lirė dhe nė trojet e veta " ( Vepra e VI, vėllimi i VI, faqe
1 dhe 9, pjesė tė shkėputura nga dokumentet e Konferencės sė V stė, tė
Partisė komuniste tė Jugosllavisė, tė mbajtur prej 19 23 tetor 1940, nė
Dubravė afėr Zagrebit ). Ėshtė me rėndėsi vitale tė pėrmendet nė kėtė
kontekst Konferenca e Bunjajt, e mbajtur nė fshatin Bunjaj tė Malėsisė sė
Gjakovės prej 31 dhjetor gjerė me 2 janar 1944. Nė dokumentin pėrfundimtar
tė kėsaj Konference shenohet : " Kosova dhe rrafshi i Dukagjinit ėshtė njė
anė, e cila popullohet nė pjesėn mė tė madhe nga popullsia shqiptare, e
cila, si gjithmonė, dėshiron edhe sot tė bashkohet me Shqipėrinė. Prandaj,
e ndijmė pėr detyrė ta vėmė nė dukje rrugėn e vėrtetė nė tė cilėn duhet tė
ecė populli shqiptarė pėr tė realizuar aspiratat e veta. Rruga e vetme pėr
tu bashkuar me Shqipėrinė, pėr shqipėtaret e Kosovės dhe tė Rrafshit tė
Dukagjinit, ėshtė lufta e pėrbashkėt me popujtė e tjerė tė Jugosllavisė,
kundėr okupatorit dhe shėrbėtorve tė tij. Sepse , kjo ėshtė rruga e vetme
pėr tė fituar liria, kur tė gjithė popujtė, pra edhe shqiptarėt, do tė
kenė mundėsinė qė tė deklarohen rreth fatit tė vet, me tė drejtėn pėr
vetėvendosje deri nė shkėputje."
" Pas Konferencės sė Bujanit, sidomos,
pas muajit nėntor tė vitit 1944, nė prapavi dhe nė mėnyrė perfide filloi
vazhdimi i realizimit tė planeve dhe programeve serbomėdha tė mbretėrisė
SKS pėr shfarosjen, dėbimin dhe asimilimin e shqiptarėve, sidomos
shqiptarėve nė Jugosllavi. Nė kėtė vit Vasa Qubrilloviq pėrpiloi dhe ia
dorėzoi qeverisė sė Jugosllavisė komuniste dy programe pėr likuidimin dhe
pėrzėnien e shqiptarėve nga Jugosllavia
" ( Intervistė e Dr. Hakif
Bajramit dhėnė Tribunės sė Gazetarėve tė pavarur tė Kosovės, " Dielli " nr.4,
dt.19.gusht 1990, faqe 8. )
Pas vendosjės sė gjendjės sė
jashtėzakonshme nė shkurt tė vitit 1945, nė Kosovė dhe nė viset tjera tė
banuara me shqiptarė, u bė mobilizimi i popullatės shqiptare dhe filloi tė
jetėsohet tradhėtia historike, kinse po punohet nė frymen e
internacionalizmit proletar, duke bėrė masakra dhe vrasje masovike tė
shqiptarėve tė mobilizuar. Pėr kėtė, prap i referohemi Dr. Hakif Bajramit,
i cili nė njejtėn tribunė thotė: " Nė bazė tė dokumenteve qė ruhen nė
Beograd ( A. Sh. sekret, raport i pėrgjithshėm 1 ( 1 6 1945 ), dhe nė
bazė tė dokumenteve tjera ( K. D. shkrimet. 93 ( 19-64, K 25 ), ndėr tė
tjera thuhet se nė Gjilan me rrethinė janė likuiduar 7845 veta; nė Drenicė
4820; nė Tetovė 4100; nė Bihor 3820; nė Prishtinė 3675; nė Pejė 3540; nė
Tivar 2629; nė Mitrovicė dhe rrethinė 1450; nė Podujevė 1670; nė Pazar
1410, nė Shkup me rrethinė 1450; nė Ferizaj mbi 1260; nė Prizren 1250; nė
Tutin 900; nė Gjakovė 730; nė Gostivar 700; nė Rozhajė 735; Plavė dhe Guci
710; nė Rahovec 750; nė Kumanovė 780; nė Preshevė 690; nė Dragash 500; nė
Kėrqovė 490; nė Ulqin 515; nė Suharekė 320; nė Dubrovnik 120; nė rrugėn
Kukės Shkodėr 110; nė Trogir 80; nė Vėrshac 30 dhe nė Deqan 30 vetė. Tė
gjithė kėta janė shqiptar tė vrarė gjatė vitit 1945. Pra, sipas kėtyre
dokumenteve, mė 1945 u
vranė 42165 shqiptarė. Kjo ėshtė njė gjė
e tmerrshme. Duhet theksuar se derisa nga dhuna serbe me 1875 deri me
1912, nga Toplica, Kosanica, Leskovci, Vranja dhe Nishi janė pėrzėnė mė
shumė se 350 mijė veta, po nga kjo dhunė nė periudhėn e viteve 1912 1914
nga viset e Kosovės dhe tė Maqedonisė pėr nė Turqi janė shpėrngulur 120
mijė shqiptarė, ndėrsa nė periudhėn e viteve 1918 1941 pėr nė Turqi dhe
gjetiu janė shpėrngulur hiq mė pak se 240 mijė shqiptarė ndėrkaq, nė
periudhėn e viteve 1945 1950, nė vend tė shpėrnguljes janė vrarė afro 50
mijė shqiptar, ndėrsa , prej viteve 1950 1967 (dokumenti A.V. 41-2-1 /34
1945 dhe 1956 dhe 1964) nga Jugosllavia janė shpėrngulur 412 mijė
shqiptarė, turq dhe muslimanė. Dhe kur krejt kėtė e komentojmė me njė
fjali, mund tė pėrfundojmė se Qubriloviqi e ka " merituar " dekoratėn
federative, tė cilėn e ka nėnshkruar edhe njė shqiptar i quajtur Sinan
Hasani "
Institucionet mė tė larta dhe
personalitete shtetėrore , ishin ata qė ishin drekt tė implikuar ne
realizimine kėtyre programeve me pėrpikėri tė madhe, kjo vertetohet nga
thėnja nė vijim: " Nė fillim tė prillit 1945, Tito priti delegacionin e
shqiptarėve tė Kosovės dhe tė Rrafshit tė Dukagjinit, tė cilit i prinin
Mehmet Hoxha dhe Dushan Mugosha. Ai, nė kėtė pritje shqiptarėve nė mes
tjerash iu premtoi se : "
populli shqiptarė ( pra edhe Tito, shqiptaret
i quante popull komb, e jo pakicė kombėtare J.B. ), duhet ta dinė se
ēfarė Jugosllavie po krijojmė ne dhe se si nė kėtė bashkėsi tė re, e cila
na ka kushtuar aq shumė gjak, do tė jetė e barabartė dhe do ti ketė tė
gjitha mundėsitė qė ta ndėrtojnė dhe zhvillojnė kulturen e vet, ti ketė
shkollat e veta e ta pėrparojnė bujqėsinė e vet. Populli shqiptarė do tė
fitojė nė Jugosllavinė e re tė gjitha ato qė njė popull e bėjnė popull ".
Pas njė kohe tė shkurtėr pason ploja tjetėr, citate nga po i njejti autor:
" Kuvendi Krahinor i Kosovės, si organ mė i lartė i pėfaqėsuesve tė
popujve tė Kosovės, nė Prizren, nė mbledhjen e mbajtur mė 8 10 korrik
1945, vendosi nė formė tė " Rezolutės pėr aneksimin e Kosovės me Serbinė
federale ". Nė bazė tė listės sė pjesėmarrėsve dhe mysafirėve tė ftuar nė
Kuvendin e Prizrenit, e cila, pėr ēudi, deri me tash nuk ėshtė publikuar
nė asnjė vend, shihet se merrnin pjesė 142 delegatė dhe mysafirė, edhe pse
konsiderojmė se kjo listė nuk ėshtė e plotė. Nga ky dokument, i cili duket
se qėllimisht ėshtė heshtur, del se 33 pjesėmarrės janė shqiptarė, nė
mesin e tė cilėve nuk gjendet njė pjesė e madhe e delegatėve tė
Konferencės sė Bujanit
" ( Dr. Jusuf Baraktari, " Rilindja " e datės 30
qershor 1990, faqe 11 ).
Premtimi i J.B. Titos, i dhėnė nė mėnyrė
publike dhe zyrtare nuk u mbajtė por pėrkundrazi: " Prej vitit 1943 e deri
mė 1946 u vranė, u mbytėn, u masakruan, u burgosen, u plaēkiten dhe u
maltretuan nė mėnyrat mė barbare e mė mizore shqiptarėt, sidomos
vullnetarėt qė luftuan kundėr armikut, pėr ti ēliruar. Ushtria shqiptare,
sidomos, vullnetarėt, prej tyre mbi 4500 u vranė nga oficerėt dhe ushtarėt
e Brigadės sė X tė Malazeze Serbe dhe aty - kėtu maqedonase, tė prirė
nga Svetozar Vukmanoviq Tempo. Pastaj, mė shumė se 3000 luftėtar janė
vrarė pas shpine e me tradhėti nė Drenicė dhe Llap nga serbomėdhenjtė tė
prirė nga Pavle Joviqeviqi, Dushan Mugosha, Petar Brajeviqi , Ali Shukriu,
etj.
( " Godisnjak Arhiva Kosova, knjiga XVIII XIX " ).
Kontinuiteti i dhunės dhe terrorit
shtetėror kriminal vazhdon mė tutje, me forma edhe mė dinake.
" Nė fillim tė vitit 1951 nė vijėn e
tendencave unitariste dhe nacionaliste tė grupit frakcionist tė Aleksandėr
Rankoviqit, u ndėrmor aksioni pėr deklarimin e shqiptarėve, sidomos nėpėr
qytete, pėr turq
Pas kėtij aksioni, prej 97.954 qytetarėve qė mė 1961 u
evidencuan si turq, nė Jugosllavi, numri i tyre ( turqve) mė 1961 u shtua
nė 259.536 ose afro 60 % ( Dr.Hajredin Hoxha: Disertacioni i
doktoranaturės, i mbrojtur nė qershor tė vitit 1973, nė Fakultetin
Filozofik, nė Lubjanė )
" Nė Jugosllavi janė dėbuar pėr nė
shkretėtirat e Anadollit mėse 1.000.000 shqiptarė, nga tė cilėt, vetėm
prej vitit 1953 e kėtej 369.000, tė ndjekur e tė persekutuar nga terrori i
UDB sė tė Aleksandėr Rankoviqit. ( Akademik, Mark Krasniqi, "Rilindja" e
datės 2 Qershor 1990.faqe 10 ).
Pėr etnicitetin e popullit shqiptarė nė
kėto troje janė shkruar shumė punime ku janė prezentuar me forcėn e
argumentit tė dhėnat shkencore, ku vertetohet se ilirėt janė tė parėt e
shqiptarėve tė sotėm dhe se kanė pasur njė shtrirje tė gjėrė nė
gadishullin Ballkanik. Invadimi i elementit sllav nė kėto anė
shenohet nė shek. XII. Ja se ēthotė
Akademik Mark Krasniqi: " Shkenca ka vėtetuar se me argumente arkeologjike,
historike, linguistike, etnologjike etj. se shqiptarėt janė pasardhėsit e
drejtėpėrdrejtė tė ilirėve, tė cilėt shtriheshin nė pjesėn mė tė madhe tė
Ballkanit, madje edhe nė pėrėndim deri nė Istėr dhe Veneto ( Itali ).
Kėshtu pra, ne jemi sot nė ato troje ku kanė jetuar tė parėt tanė me
mijėra vjet pandėrprerė. Do tė thosha kėtu se shtrirja historike e ilirėve
pėrfshin edhe njė pjesė tė Austrisė, Hungarisė, Rumanisė, Bullgarisė dhe
Greqisė. Prandaj, sllavėt janė tė vonė bile shumė tė vonė nė kėto troje,
janė okupator me kuptimin e plotė tė fjalės. Historia e Kosovės nuk fillon
me Nemanjiqėt. Manastiret ortodokse nė Kosovė merren sot si " argumente "
pėr tė treguar " lashtėsinė " e popullatės serbe nė kėto vise. Por shkenca
e mirėfillt dhe e vėrteta historike i hedhė poshtė edhe kėto pretendime,
sepse kėto manastrire ( kisha ) siē janė Graēanica ( Prishtinė ) dhe Shna
Prenda ( Sveta Petka, Lenishka, nė Prizren ) nuk i ka ndėrtuar kral
Millutin Nemanjiqi nė shek. XIV, por ato janė aty shumė mė heret, nga koha
e sundimit tė Bizantit ( Greqisė ) nė kėto vise, kurse Millutini vetėm ka
bėrė nė to disa meremetime, shtresa e zbukurime. Mandej studiuesi serb
Pero Sljepēeviqi shkruan se : " ėshtė vertetuar se nga numri shumė i madh
i kishave tė vjetra serbe, emri i tė cilave ėshtė shkruar nė to
serbet
nuk kanė pasur fare traditė tė veten as nė ndėrtimatari, as nė artin e
pikturės"
( " Rilindja ," e datės 2 qershor 1990,
faqe 10 ).
Periudha pas vitit 1981 i takon kohės
kur serbet filluan ti definojnė qartė objektivat e tyre drejtė realizimit
tė synimeve dhe qerimit definitiv tė hesapeve me shqiptarėt etnik tė
Kosovės. Nga gjithė ajo ēka ndodhi pas asaj kohe , shihej se nė
perspektivėn e afėrt do tė vie gjerė te ndeshja e paevituar serbo
shqiptare. Burgosjet e aktivistėve politik shqiptarė dhe masat drakonike
qė iu shqiptuan atyre gjatė proēeseve tė montuara politike, tregonin se e
gjithė Kosova nuk ėshtė asgjė tjetėr veq se njė kazamat kolektiv.
Paraqitja e Milosheviqit nė skenėn politike jugosllave nė vitin 1986,
dukshėm e pėrshpejtojė rjedhėn e ngjarjeve.
Deklarata e tij nė Fushė Kosovė, " se
popullin serb nuk guxon askush ta rrah ", nėnkuptonte nė anėn tjetė se
shqiptarėt duhet te rrahen, dhe atė fare pa mėshirė.Gjithashtu prononcimet
e tij ne manifestimin e Gazimestanit ishin shenje se popujt tjere jo serb
qe jetojne ne Jugosllavi duhet te behen gadi per tu ballafaquar me
makinerine e tij vrastare,qka edhe u be me vone.
Nė fillim tė pranverės sė vitit 1990,
barbarėt serb bėnė eksperimentin e parė nė shkatėrimin masiv tė popullatės
shqiptare. Nė Kosovė u helmuan me mijėra tė rinjė, kryesishtė nxėnės e nė
mesin e tyre kishte edhe foshnje tė enteve parashkollore. Qeveria
jugosllave dual me kumtesė zyrtare se nė Kosovė nuk pati helmim, por e
gjithė kjo ishte: " njė inskenim i pregaditur nga separatistėt shqiptarė
". Tė helmuarit u quajtėn aktorė tė Kanės ! Mjekėt serb thyen rėndė
kodeksin dhe betimin e Hipokratit duke refuzuar mjekimin e tė helmuarve
shqiptarė.
Si reagim ndaj kėtijė raporti, nė Zagreb,
nė muajin qershor tė vitit 1990, u mbajtė simpoziumi me emėr: " KOSOVA,
SPROVĖ E NDĖRGJEGJĖS MJEKĖSORE ". Nė atė simpozium muarren pjesė shumė
ekspertė tė mjekėsisė nga e tėrė Jugosllavia. Nga Fakulteti i Mjekėsisė nė
Prishtinė u ftua njė numėr i madh i mjekėve shqiptarė, ata prezentuan nė
mėnyrė tė denjė, me mjaftė fakte shkencore , gjithė atė tragjedi qė ndodhi
me rininė shqiptare. Nga Beogradi , ekipin prej tre mjekėve e udhėhoqi
Prof. Dr.Ljubomir Eriq, neuropsikiatėr me renome. Nė kėtė simpozium muarr
pjesė edhe Kryetari i komisionit tė dytė federativ pėr ēėshtje tė
helmimeve nė Kosovė. Prof Dr. Dolenc, ekspert i Mjekėsisė Ligjore nga
Universiteti i Lubjanės. Gjatė punimeve tė kėtij simpoziumi dolėn nė pah
shumė fakte qė tregonin se nė fakt nė Kosovė ėshtė kryer njė helmim masiv
i popullatės. Prof. Dolenc , i cili vetė kishte nėnshkruar raportin e dytė
federativ, nė cilėsin e kryetarit tė komisionit, nė mėnyrė publike u
distancua nga ai raport duke u deklaruar se ai u pėrpilua nė shpejtėsi,
mbrenda 24 h dhe se kishte pasur presione qė tė bėjė njė gjė tė tillė.
Diskutimi i Prof Dr. Ljubomir Eriqit, edhe pse me oratori tė rrallė, u
hudhė poshtė, nga se si thoshte ai nė Kosovė kishte induksion psikik masiv
dhe se kėtij induksioni i nėnshtrohej mosha mbi 11 vjeqare. Prezentimi i
rasteve tė helmimit tė foshnjeve 3 - vjeqare nga entet parashkollore tė
Kosovės, e detyroi atė tė kapitulloi para forcės sė argumentit dhe tė
tėrhiqet i turpėruar duke belbėzuar : " Moram nesto da smislim" ( Mė duhet
tė sajoj diēka). Autori i kėtyre
rreshtave ishte prezent nė kėtė
simpozium nė cilėsin e bashkėorganizatorit dhe anėtarit tė kryesisė sė
punės.
Argumenti mė bindės nė kėtė simpozium
padyshim, ishte publikimi i substancės kimike Dimetil phosphoditionat , i
izoluar nė mostrat e urinės nga tė helmuarit e Kosovės, nga ana e Prof Dr.
Franjo Plavshiq, biokimist nga Zagrebi. Kėtyre zbulimeve duhet shtuar edhe
deklarimin e nje mjeku franzez i cili tha: " Nė Kosovė pati helmime. Nė
Kosovė, gjatė pranverės, me qėllim janė helmuar 3000 nxėnės ( mė vonė ky
numėr u rritė shumherė, shėnim i autorit B.B.) me gaz deri tani tė pa
identifikuar ". Ky mjek gjatė qėndrimit nė Kosovė kishte pohuar se ka
zbuluar molekula klororganike gjatė analizave qė i bėri nė dy laborator tė
Parisit nga mostrat e gjakut tė fėmijėve tė helmuar nga Kosova. Sipsa tij,
" ky krim ėshtė bėrė nga agjentėt e Beogradit, me siguri agjentėt ushtarak
".
Pra ,gjerė nė aktin final, kur filloi
edhe lufta e armatosur nė Kosovė, nė njė gjendje aparthejdi tė egėr,
serbet nė mėnyrė permanente, plaēkiten pasuritė e shqiptarve, shkatėrruan
ekonominė, shkatėrruan vlerat kulturore te shqiptarėve, ndaluan shkollimin
nė gjuhėn shqipe, dėnuan me mijėra shqiptarė me burg, vranė dhe masakruan
numėr tė madh tė shqiptarėve
Miqėve tanė nė botė duhet vazhdimishtė
tė iu prezentojmė tė dhėna tė sakta pėr tė palarat e barbarėve serb,
gjersa brezave tė rinjė tė popullit tanė duhet vazhdimishtė tia
rikujtojmė historinė e pėrgjakur , e cila mė nuk guxon kurrsesi tė
pėrsėritet. Nė tė kundertėn, harresa e kėtyre fakteve, pėr ne shqiptarėt
do tė ketė pasoja fatale. Se si duhet vepruar kur kombi gjindet nė rrezik
tė shfarosjes mė sė miri e ilustron historia e popullit hebre. Ka shumė
ngjajshmėri holokausti hebre me holokaustin shqiptar, me njė dallim, te
shqiptarėt kjo ndodhi nė interval kohor shumė mė tė gjatė , afėr njė
shekull. Tė edukojmė brezin e rinjė qė kurr nuk guxon tė jetė i pa
pregaditur nga tė papariturat e armiqėve tė pėrbetuar qė vazhdimishtė
ėndrrojnė pėr gllabėrimin e tokave shqiptare. Historia tė na mėsoj pėr tė
mbajtur nė mend dhe vepruar ( ndoshta jo dhe hakmarrjen ) por jo pėr tė
pėrsėritur gabimet.
Nga e gjithė kjo pėrvojė e hidhur
shekullore, qartė shifet se kemi pasur njė armik tė pregaditur mirė nė ēdo
aspekt. Ėshtė punuar shumė nga ana e armikut serb, sidomos nė rrafshin
diplomatik, qė para botės tė prezentohemi si popull primitiv dhe pa kultur.
Popull qė nuk e meriton lirinė dhe shtetin e vetė. Tė gjitha kėto, janė
bėrė me paramendim nė mėnyrė qė nė aktin final , tė mos ketė reagime nga
jashtė. E gjithė ajo makineri propaganduese serbe, dėshtoi falė forcės sė
argumentit. Ėshtė iluzore tė presim , siē ndėgjohen disa zėra nga jashtė
qė tė vie gjerė te demokratizimi i Serbisė, dhe pastaj tė zgjidhet statusi
i ardhėshėm i Kosovės. Statusin e Kosovės e kane percaktuar vete kosovaret
me luften e tyre kunder Goliatit.
Populli serb i manipuluar dhe
indoktrinuar, nė raport me shqiptarėt , historikisht ka pasur qėndrim
subjektiv. Ky ėshtė rezulltat dhe produkt shpirtėror, nga se prezenca e
popullit etnik nė trojet e veta, pėr ēdo okupator ėshtė kompleks i
pashėruar. Kėtė mė sė miri e ilustron fakti se opozita serbe ndodhet nė tė
njejtat frekuenca me pushtetin aktual serb sa i pėrketė ēėshtjės shqiptare.
Pas gjitha kėtyre masakrave tė bėra ndaj popullatės civile shqiptare nė
Kosovė, ende nuk u dėgjua zėri i arsyes dhe distancimi publik nga asnjė
parti opozitare serbe dhe as nga individ intelektual. Vlenė tė rikujtojmė
fjalimin e autorit tė romanit "Thika", liderin e SPO, Vuk Drashkoviq, nė
mitingun (anti) popullor nė Novi Pazar, mė 9.09.1990, tė organizuar nga
partia e tij, i cili ndėr tė tjera tha: " Kur tė vijė nė pushtet partia
ime, secili qė nė tokė tė Rashkės ngre flamurin turk, ustash, shqiptar ose
cilindo flamur tjetėr pos atij serb, do tė mbes pa flamur, pa duar dhe pa
kokė ". Ky mendim " demokratik " u pėrsėrit edhe nė Fushė Kosovė, mė
29.9.1990. Ne nuk kemi asnjė arsye tė presim apo tė gėzohemi pėr
demokratizimin e Serbisė. Nėse kjo gjė ndodh ndonjėherė, atėher kjo ėshtė
e mirėseradhur pėr vetė serbet, ne mund tė llogararisim nė fqinjėsi tė
mirė.
Ndihma e pakursyer e Bashkėsisė
Ndėrkombėtare pėr tė realizuar paqen nė Kosovė, ishte nė njė formė dhe
revision i veprimeve tė pa drejta qė u bėnė dikur gjatė historisė dhe qė e
sollėn popullin shqiptar nė kėtė gjendje. Pėr kėtė ndihmė jemi shumė
koshient dhe mirėnjohes. Makineria kolosale ushtarake e Paktit
Veriatlantik dhe lufta vetėmohuese e popullit tanė shporri okupatorin
sllav.
Pėrkrahja historike e Bashkėsisė
Ndėrkombėtare, bėri qė afro 1 milion shqiptarė tė kthehen sėrish nė vatrat
e tyre . Pėr fat tė mirė, kėsaj radhe nuk u pėrsėrit Nishi, Leskoci,
Prokuplja
Nuk u pėrsėrit migrimi i dhunshėm i llojit tė viteve 50 ta.
Serbia, si shtet qė bėri invadim mbi
kėtė tokė, mban obligimin e dėmshperblimit material dhe moral pėr gjithė
atė se ēfar bėri. Kriminelet e luftės duhet pėrgjegjur para drejtėsisė.
Enigma e quajtur zhdukje e mė se 3000 personave te pafajshem, dhe tash pas
3 viteve ėshtė barrė dhe dhembje e familjarve tė atyre njerezve si dhe
mbarė popullit kosovar.
Manipulimet qe bėhen nė emėr tė
ardhmėrisė sė Kosovės , e tė cilat nuk pėrshkojnė me synimet e kėtij
populli, mund tė shtyjnė Ballkanin nė tragjedi tė dimenzioneve tė papara.
Bota demokratike ėshtė e interesuar pėr njė Ballkan tė qetė dhe pa trazira.
Koha e kolonive agoi nė shek. XX, shekulli i ri duhet tė jetė shekull i
zgjidhjes se drejte te qėshtjes shqiptare.
Dr. Besnik R. BARDHI, Qershor,
2002