ARBITALIA 
Shtėpia e Arbėreshėvet tė Italisė
La Casa degli Albanesi d' Italia  

 

 

Prof. Maria Corti

Nė 25-vjetorin e vdekjes sė Ernest Koliqit

Parathėnie e "poezia popullore shqiptare" mbledhur nga Koliqi.
Sansoni Editore, Firenze, 1986.

Botimi i mėparshėm i kėsaj pėrmbledhjeje "Poezia popullore shqiptare" nėn kujdesin dhe me hyrjen e Ernest Koliqit, studiues i merituar i traditave artistike dhe folklorike tė Shqipėrisė i pėrket 1957-ės. Detyra e atij qė niset tė hedhė nė letėr njė parathėnie jo tė specalizuar ndaj tekstit tė Koliqit mund tė realizohet nė dy drejtime: nga njėra anė, zgjerimi i informacionit mbi bazėn e studimeve pas 1957-ės; nga ana tjetėr ndriēimi nėse ėshtė e mundur i materialit poetik me dritėn e pikave metodologjike tė sotme tė shikimit.

Nė detin e madh tė oralitetit, pra tė teksteve lidhur me kujtesėn kolektive kėrkohet tė zgjidhet si busull njė dallim fillimtar mes teksteve lindur nė njė kulturė paraalfabetike, siē ndodh nė Greqinė homerike a si nė disa zona afrikane sot; dhe teksteve tė krijuara gjatė njė bashkėkzistence tė mekanizmave tė komunikimit gojor dhe shkrimor.

Ky dallim nuk funksionon shumė pėr materialin shqiptar tė pėrmbledhur kėtu, krijuar nė ēaste e vende tė ndryshme, vepėr herė e barinjve pa shkollė tė Veriut, herė e shokėve besnikė tė Gjergj Kastriotit Skėnderbeu, apo tė italo-shqiptarėve tė shpėrndarė nė komunitete tė ndryshme shqiptare tė Italisė. Dhe i shtohen kėngė me origjinė mė tė vonė, referuar universit kulturor turk si p. sh. kėnga e Ali Pashė Tepelenės, prej tė cilave kėtu ėshtė sjellė njė pjesė e dimensionit tė vogėl

Nėse dy aspekte rezultojnė ndikues nė lexim; i pari ėshtė stilizimi akohor, tipik i oralitetit, qė zėvendėson pavijueshmėrinė historike me njė vijueshmėri tė rendit simbolik: mendohet pėr serinė e kėngėve mbi heroin Skėnderbeu.

Epika popullore shqiptare ėshtė njė sistem semiotik me kapacitet tė fortė modulimi: pėrshkruan dhe stilizon nė tė njejtėn kohė, aspekte tė ndryshme mitike-fetare-historike-ideologjike dhe tė vetė kulturės shqiptare. Pėrshkrimi shėrben pėr tė mbajtur gjallė kujtimin dhe ndėrgjegjen e sė kaluarės; stilizimi pėr tė ofruar njė model qė tė jetė nxitje e rizgjimit dhe stimul i rifitimit tė lirisė sė humbur.

Aspekti tjetėr i spikatur i kėtij materiali lidhet me ndryshueshmėrinė e vendeve tė krijimit tė kėngėve dhe me ruajtjen nga kujtesa kolektive; ndalet njė ēast nė dy zona me spikatje tė madhe; nė malėsinė e Shqipėrisė sė Veriut dhe nė komunitetet shqiptare tė Italisė. Nė zonėn e parė takojmė njė publikim stimulues tė vitit 1969 "La legge delle montagne albanesi nelle relazioni della missione volante 1880-1932" nėn kujdesin e Zef Valentinit. Ky ligj qė quhet Kanun ėshtė njė kompleks parimesh, ligjesh, normash, zakonesh, me tė cilat rajoni malor ėshtė qeverisur gjatė, nė epokėn kur turqit zotėronin drejtpėrdrejt nė pjesėn tjetėr tė Shqipėrisė; njė ligj i tillė quhej edhe "Kanuni i Lekė Dukagjinit", princ i Veriut, mik i Skėnderbeut, qė e gjejmė nė dy kėngė pėrmbi tė, botuar kėtu: nė fillim rival dhe zot i zonave kufizuar me tokat e Skėnderbeut, shndėrohet mė pas nė njė lloj Patrokli i epikės homerike, (por duke mbijetuar Akili i tij) dhe ėshtė gadi tė rifillojė luftėn me turqit nė vdekjen e Skėnderbeut dhe ta vazhdojė pėr 10 vite.

Ideologjitė dhe zakonet e sjelljes propozuar nga Kanuni, shija e veēantė e njė qytetėrimi baritor, lėnė dukshėm shenjat e tyre nė gjithė epikėn shqiptare e jo vetėm nė kėngėt e Malėsisė sė Veriut. Nė njė rapsodi tė Veriut, ndėr mė tė bukurat, me titull "Martesa e Halilit" kur protagonisti ėshtė duke u varur nė litar nga armiku, krajli sllav, dhe ende nuk e di se shqiptarėt do ta ēlirojnė, ai thėrret:

 

bullet

S'asht ngushtė njeriu deri n'ditė tė vdekjes!

 

 

Nė zonat malore solemne dhe magjepse, ku blegtoria dhe kultura patriarkale zotėronin ndėr shekuj dhe rapsodėt kėndonin me lahutė, instrument me hark monokord, normat e Kanunit pėrshkonin ngjarjet e kėngėve epike, bėmat e "luftėtarėve tė kufirit" dhe kėshtu p. sh. parimi i besės mund tė sillte ngjarje dramatike, si ajo e riprodhuar nė tekstin "Bariu bčrrejshėm".

Ėshtė besa diēka absolute dhe komplekse nė tė njėjtėn kohė, ėshtė njė pakt besimi qė lidhet me njė njeri, me njė institucion (mikpritja), me tokėn e vet: besa lidhi nė miqėsi pėrballė armikut turk, Lekė Dukagjinin dhe Gjergj Kastriotin Skėnderbeu, tokat e tė cilėve kufizoheshin. Ėshtė njė besė pėr t'u respektuar deri edhe me armikun e vrarė: vrasėsi duhet qė trupin e tė vdekurit ta sjellė me fytyrė e gjoks drejtuar qiellit dhe e ka pėr detyrė mirėsjelljeje t'ia njoftojė ngjarjen familjes.

Kėshtu besa ėshtė herė pas here stil elegant sjelljeje, parim nderi, rregull jete: realitet etik dhe sociologjik, qė duke kaluar nga realiteti nė universin e fantazisė, formon krijimet e lirikės e tė epikės popullore.

Tė tjera norma tė Kanunit apo tė kodit tė malėsisė shfaqen nė kėngėt e sjella kėtu: parimi i dashurisė vėllazėrore dhe pakti mes vėllamėve, "vėllezėrve prej gjaku", afėrsi qė rrjedh duke thithur me njėri-tjetrin njė pikė gjaku. Tė dy normat qėndrojnė nė bazėn e rapsodisė "Gjergj Elez Alia", qė pėrndryshe do tė mbetej e pakuptueshme.

Dy tekstet e para epike qė Koliqi i ka vėnė bashkė nė kėtė pėrmbledhje, pikėrisht "Gjergj Elez Alia" dhe "Ajkuna vajton djalin Omer", tė dyja tė botuara edhe nė "Chansonnier Populaire Albanais" (1961), i pėrkasin njė kompleksi kėngėsh epike tė Shqipėrisė sė Veriut tė zhvilluara mbi tematikėn e "luftėtarėve tė kufirit", pra tė heronjve shqiptarė qė ruajnė nė kufirin mes botės shqiptare dhe sllave, prandaj vjen edhe prania nė tekste e motiveve dhe e topoi tė veta tė tė gjithė zonės ballkanike.

Gruaja Ajkunė, qė nė kėngėn e dytė vajton vdekjen e djalit Omer, ėshtė e shoqja e luftėtarit mė tė njohur tė Shqipėrisė sė Veriut, Mujit, prijės i Agėve tė Jutbinės, personazh i bėmave legjendare, pėrherė nė luftė me sllavėt e pėrtej kufirit. Muji ka njė vėlla tė vogėl Halil, zemėrmadh, por i ngutshėm, qė dashurohet me Tanushėn, princeshė sllave, ėshtė ajo pėr tė cilėn Muji do tė thotė nė rapsodinė e lartpėrmendur "Martesa e Halilit":

 

"A t'kam thanė taraku i Kotorrit
se Kotorrėt kanė me ta hangėr kryet?
"

Mėnyrė e shkėlqyer me tė vėrtetė pėr tė paraqitur vdekjen.

Kjo rapsodi thellėsisht liriko-dramatike ėshtė e njohur dhe e kėnduar me pak variante edhe nė Bosnje.

Ka njė farė dallimi mes ciklit tė Agėve tė Jutbinės dhe tė kėngėve epike tė ardhura nga territoret italo-shqiptare: elementet e pastra folklorike ngrihen mbi fytyrėn e luftėtarėve tė kufirit, njerėz tė njė province tė ashpėr malore, epike nga kostitucioni, ku ēdo luginė ka shartet e saj tė fisnikėrisė, zogjtė dhe dhitė janė sjellės tė mesazheve magjike, ku ēdo hero ėshtė i prirur nga fati. Luftėtari izolohet nė solemnitetin e dhimbjes: i kushtohet kujdes sjelljes sė Mujit kur nuk komunikon dhe mė pas kur i tregon Ajkunės vdekjen e djalit 14 vjeēar tė vrarė prej sllavėve.

Nė fillim thotė:

 

"Nė Lugjet e Verdha ai nuk bie"

Pastaj detyrohet tė nxjerrė tė vėrtetėn:

"Qaj kur tė shkosh pėr dru nė pyll
s'dua brenda shtėpisė asnjė vajtim
vdiq prej dorės sllave djali ynė
"

Turpi kėrkon hakmarrje, jo vajtim. Asnjė lėshim mallėngjyes.

Mes kėtyre heronjve dhe nesh, hyn kjo atmosferė e njė kulture tė pėrhapur epiko-letrare qė zbukuron dhe ushqen qytetėrime tė tjera evropiane: izolimi i zonės malore bėn qė ato tė mbėrrijnė tek ne gati drejtpėrdrejtė nga luginat ku ato kanė lindur. Pėrmes pėrkthimit tė paeliminueshėm, pėr fat tė keq.

Ernest Koliqi botoi nė "Studi in onore di Angelo Monteverdi", njė ese me titull "Come nasche in Albania un canto popolare" ("Si lind nė Shqipėri njė kėngė popullore"), ku duke u mbėshtetur mbi njė punim tė Hyacinthe Hecquard mbi Shqipėrinė e Veriut, numėron manifestimet e shumta jetėsore tė shoqėruara pėr traditė nga kėnga, nga legjenda heroike apo nga motivet lirike, saqė populli i malėsisė tė ndjejė nė pėrhapjen e motiveve antike nė marrėdhėnie me lartėsinė akustike dhe tensionin lirik tė kėngės, shenjėn e identitetit tė vet dhe formėn e njė rinie tė pėrjetėshme. Eseja e Koliqit sjell pėr konkretizim "Hakmarrja e Kjor Istrefit", njė kėngė nė tė cilėn nuk do tė jetė babai qė hakmerret pėr birin e vdekur, por biri qė vė nė jetė urdhėrin e babait tė vdekur; tė vrasė agėn Shaban tė Kumanovės. Ja qė djali Sadik, duke ndjekur trukun e fshehjes pėrmes rrobave femėrore, i ndeshur edhe tek "Martesa e Halilit", ekzekuton besnikėrisht urdhėrin: vret agėn nė shtratin e tij, me gjashtė goditje tingėlluese nė gjoks, me revolen e tij besnike e tė dashur.

Nuk jemi mė nė epokėn e shpatave dhe as nė zonėn epike.

Njė shėmbull ngadalėsues, me ēelės tipologjik dhe semiotik do tė zbulonte homogjenitetin themelor tė grupeve tė kėngėve tė lindura nė Shqipėrinė e Veriut, vitalitetin e disa motiveve tė pėrsėritura e tė zhvilluara me variacionet e veta nė tekste tė veēanta poetike.

Nė pėrmbledhjen e Koliqit, me kėngėn e tretė dhe tė katėrt hyhet nė ciklin e heroit kombėtar shqiptar, Skėnderbeut, cikėl i transkriptuar dhe i shtypur pėr herė tė parė nga italo-shqiptari Jeronim De Rada (1814-1903), vetė shkrimtar.

Madhėshtia reale e Skėnderbeut, nėse nga njėra anė ka krijuar njė personazh me shtat evropian, nga ana tjetėr ka nisur shpejt njė proces mitizimi pėr tė cilin ka shenja tė qarta qoftė nė kėngėt epike qė trajtojnė veprat e tij, qoftė nė ceremonitė, hyrė tashmė nė folklor. P. sh. nė minoritetet italo-shqiptare nė ditėn e tretė pas Pashkėve ende sot kėndohen bėmat e heroit, ndėrsa nė dasma, dollitė nisin me njė kėngė qė evokon martesėn e Skėnderbeut me Marina Donika Arianitin. Vihet re se si "Nina nana shkodrane" e botuar kėtu, nė njė tekst me motive kristiane e turke e uron fėmijėn "u rritsh hero si Kastrioti". Pėrmendja e emrit tė Skėnderbeut ėshtė si tė programosh gjėra fatale. S'ėshtė rasti kėtu tė flasim pėr praninė nxitėse tė figurės sė kryetrimit shqiptar nė letėrsinė evropiane, pėr tė cilat i sillemi studimit tė Androkli Kostallarit "La figure de Scanderbeg dans la litterature mondiale" dhe atij tė Agron Ficos "Problčmes du genre čpique populaire historique et la figure du Scanderbeg", sipas tė cilit janė mbledhur dėshmi tė ndryshme (Antonio Sabellico, humanisti shqiptar Marin Barleti etj.) prej nga del nė dritė ekzistenca dhe vitaliteti i njė serie kėngėsh popullore kushtuar Skėnderbeut, qė nga fundi i shekullit XV e nga gjysma e parė e shekullit XVI.

Edhe pse anėsore pėr synimet tona, mund tė jenė kurioze dhe pėrshtypjelėnėse dy dėshmi mbi praninė e heroit shqiptar nė kontekstin italian tė shekujve XVI e XVII, njėra e traditės shoqėrore dhe tjetra popullarizuese. Nė njė botim tė 1506-1510 tė "Historia de vita et gestis Scanderbegi" tė Marin Barletit janė riprodhuar nė frontespic 5 distikė latinisht tė Pietro Regolo da Vicenza dhe katėr tė Dominico di Arzignano da Padova. Dėshmia tjetėr ėshtė mjaft mė joshėse, pėrsa sjell nė kontekstin letrar napoletan, zonė ku figura e Skėnderbeut nuk kishte si tė mos mbetej nė kujtesėn kolektive dhe tė mos rishfaqej nė nivele tė ndryshme kulturore, nga marrėdhėniet e ngushta politike mes Ferrante I d'Aragona dhe Skėnderbeut. Nė "Lo cunti de li cunti" tė Gianbattista Basile, prijės shqiptar ėshtė pėrmendur dy herė dhe nė fonetikėn napolitane, gjė qė pohon vitalitetin nė rrethin popullor tė modelit tė origjinės historike:bėhet fjalė pėr personazhin Skannarebecco. Vihet re asimilimi i nd -- nn, kalimi i er -- ar, epenteza e "e"-sė mes "r" dhe "b", e shurdhėta e dyfishtė para zanores fundore: njė rezultat fonetik qė mund edhe tė shkaktojė njė etimologji false me ngatėrrimin e foljes "scannare" (vras e pres) prej nga nė napolitane "scannamiento", e pranishme nė "Muzat napoletane" ("Le muse napolitane" tė Basiles.

Nė njėrin nga dy citimet, Skėnderbeu, qė figuron tashmė i futur nė tipologjinė heroike, ndodhet pėrbri Orlandos; protagonist i cunto-s ėshtė njė katallan kaq i tmerrshėm sa do tė kishte frikėsuar qė tė dy heronjtė: 16, 22,

"Do tė kishte frikėsuar njė Orlando,

Do tė shtrinte pėrdhe njė Skėnderbe".

 

Nė rastin e dytė, mė kompleks, protagonisti i kėngės, Narduēio, duke parė pranė shtratit ku lėngon njė djalė bukurosh, dyshon se ėshtė njė grua e veshur si burrė. Nėnės qė i vėrteton tė kundėrtėn i pėrgjigjet se nuk e beson: (vargjet 244-247):

 

"Vazhdoj tė them se ėshtė mjerisht njė femėr
Dhe s'do tė ma heqė nga mendja as Skėnderbeu
".

Aludohet pėr njė forcė lėvizėse mbinatyrore, pėr njė personazh mbinjerėzor, me njė lloj fuqie magjike, pra me njė Skėnderbe tė mitizuar.

Komuniteti shqiptar nė Itali duke pasur si tė thuash njė funksion tė njė ngrirėsi tė jashtėzakonshėm, me aktin e konservimit pėr pasardhėsit, mban gati tė paprekur njė pasuri tė mahnitėshme kėngėsh pėrkujtimore pėr prijėsin.

Dy prej tyre, botuar kėtu e qė Koliqi i ka marrė nga pėrmbledhja e paraqitur nė vėllimin e Antonio Scura-s "Gli albanesi in Italia" ("Shqiptarėt nė Itali"), i referohen me fantazi vdekjes sė Skėnderbeut.

Nė tė njėjtėn pėrmbledhje dy kėngėt bashkėjetojnė me tė tjerat, nga tė cilat disa me siguri tė ciklit, ku ėshtė antagonist ose tė paktėn pėrmendet Skėnderbeu; tė tjerat me pjesėmarrje tė sigurtė, siē bėjnė tė supozosh personazhet protagonistė qė rikthehen nė ciklin e Skėnderbeut (p. sh. Nikė Peta apo Lekė Dukagjini).

Lidhen drejtpėrdrejt me ciklin e prijėsit kėngėt nr. 6 "Motra e Skėnderbeut"; nr. 8 "Skėnderbeu dhe Milo Shini"; nr. 10 "Martesa e Skėnderbeut"; nr. 12 "Skėnderbeu dhe Ballabani"; pėrveē dy kėngėve tė sjella kėtu nga Koliqi; nr. 15 "Skėnderbeu dhe vdekja"; nr. 18 "Vdekja e Skėnderbeut".

Nė pėrputhje me traditėn e oralitetit epik rapsodi nė kėto kėngė e ndėrton tekstin mbi njė lojė kombinimi "motivesh" apo topoi tė traditės; si dueli i heroit me njė njeri tė veēantė apo me njė grup (nr. 12), ndihma hyjnore e njė luftėtari mik (prapė nr. 12), bėma heroike e njė besniku tė komandantit (nr. 8), njohja e vlerave tė heroit nga ana e armikut (nr. 6), dialogu i luftėtarit me shpatėn e tij apo me kalin, qė nė mėnyrė magjike i pėrgjigjen (nr. 8) etj; pėrveē shumė shembujve tė amplifikimit verbal, shpesh tė bazuar mbi njė lojė tė hollė numrash, pėr mė tepėr magjikė, si treshi dhe shumėfishat e tij (9, 30). P. sh. i riu Milo Shini, para se tė pėrballojė turqit, pa dijeninė e komandantit tė tij, monologon dhe dialogon kėshtu:

 

Ajo vlen pėr nėntė zemra.
Pėr nėntėqind ajo lufton.

Edhe nė ciklin e Agėve tė Jutbinės 30 agėt bėhen 300 pėrmes lojės retorike tė numrave.

Megjithatė njė pengesė nė kėrkimin kritik janė shpesh pėrkthimet qė kemi kėtu. Ato lėnė pėr tė dėshiruar pėr njė kompleks tė natyrshėm arsyesh, nė tė cilin vetė kriteri ėshtė i nėnkuptuar; tė japė nė pikat semantikisht komplekse e mjaft sintetike, aluzionet, njė perifrazė sqaruese brenda vetė tekstit ose jo, siē shihet e nevojshme nė shėnime.

Shihet, bie fjala, kur vetė Koliqi pohon ndėrhyrjen e tij mbi tekstin e "Gjergj Elez Alisė". Njė tjetėr shėmbull i dukshėm i ndėrhyrjes sė lirė tė pėrkthyesit paraqet teksti "Nel manto del pastore" "Nė xhokėn e bariut", ku pėrkthimi ėshtė mjerisht pėrgjegjės pėr zhdukjen e strukturės fuqimisht anaforike dhe pėrsėritėse tė origjinalit. Pėr aq pak sa mund tė kuptohet, duke i parė jo si albanologe, por si profane e vėrtetė origjinalėt, ato pėrvijohen tė paisura me njė forcė dhe me njė ngarkesė stilistike qė zbuten shumė nė procesin pėrkthimor. Kėshtu qė nuk ėshtė e tepėrt apo tė paktėn utopi tė shpresojmė qė herėt a vonė tė bėhet njė pėrkthim modern dhe besnik ndaj ndėrrimit aktual tė mendimeve mbi problemin e pėrkthimit: ciklet epike shqiptare e meritojnė.

Duke i thėnė kėto, askush s'ka si tė mos admirojė strukturėn e fuqishme dramatike mbi tė cilėn ėshtė ndėrtuar kėnga e takimit tė Skėnderbeut me Vdekjen. Ajo hapet me temėn e parandjenjės: "Palido e col capo chino / parte all'ultima bataglia" ("I zbehtė e kryeulur / niset nė luftėn e fundit") qė ndjek takimin nė pyll me Vdekjen "ombra fatta d'aria vana" (hije bėrė me ajėr bosh), diēka si njė parca greke qė lajmėron: "tuoi di sono ormai pieni" (tė janė sosė ditėt).

Vazhdon njė lloj vaji funebėr i pėrmbysur, shqiptuar nga Skėnderbeu mbi Shqipėrinė dhe djalin e tij, tė cilėve u paraqet shkatėrrimin. Tashmė njė atmosferė paravdekjeje e zotėron kėngėn: heroi e bėn vetė dramėn e fatit tė tij; ja qiparisi nė tė cilin do tė lidhet kali; tė lidhura mbi kalė flamuri kuq e zi dhe shpata e Skėnderbeut, njeri i shpalosur nė erė dhe tjetra e varur pėrbri.

Do tė mjaftojė fuqia e tyre ikonike-simbolike pėr tė bllokuar ndjekjen turke. E zhveshur nga ēdo element piktores, skena tė jep kryesisht ėndrrėn e madhėshtisė tė njė heroi e tė popullit tė tij.

Lekė Dukagjini merr pjesė nė tė dy kėngėt e Vdekjes; nėse nė tė parėn shfaqet si shoku besnik tė cilit i besohet djali i vogėl i heroit, nė tė dytėn ėshtė Leka vetė qė thotė vajtimin e vėrtetė funebėr dhe thėrret nė tė katėr horizontet "Skėnderbeu i madh s'ėshtė mė!"

Duke iu rikthyer artikullit tė cituar tė Agron Ficos pėr ēėshtjen e burimeve tė kėtij vaji nė strofat e fillimit, duhet kėtu tė kėmbėngulet mbi natyrėn topike tė motivit tė tėrmetit nė vdekjen e heroit, nė fundin e kėngės.

Pėr tekstet e tjera epike e lirike tė pėrfshira u drejtohuni shėnimeve komentuese tė Koliqit.

Ndarja e fortė mes kėngėve epike e lirike, shumėllojshmėria e traditave dhe e epokave, e bėn vėllimin mjaft paraqitės tė prodhimit e tė ekzekutimit oral shqiptar.

Nė kėngėt lirike padyshim janė mė tė shpeshta redaktimet me variante: mund tė vihen pėrballė psh. "Bellezza incenduaria" e kėtij vėllimi me atė botim tė cituar "Chansonnier Populaire Albanais".

Shpirti, i zgjidhur nga eksigjencat detyruese tė tė treguarit epik, mund tė vargėzohet duke luajtur me kombinimet e mundshme tė paraqitura nga tematika lirike apo nga fantazia e atij qė i krijon.

Nga tėrėsia e kėngėve shfaqet njė mesazh i rėndėsishėm dhe pėrshtypjelėnės: nė sajė tė memorjes kolektive, ndėrthurjet mes kėngėve tė sė kaluarės sė largėt tė lirė, tė heroizmit dhe tė tashmės, bėhen intensive, lidhje tė shumėfishta nyjėzohen sėrish duke kaluar brenda shekujve tė historisė; gjithshka kontribuon fuqimisht pėr t'i dhėnė njė populli sigurinė e identitetit tė vet.

Pėrktheu nga italishtja: Dr. Alfred Ēapaliku.


Priru /Torna