PRO ET
CONTRA Kujtim Konushefci*
JO FORMULĖ SAKAT KOSOVĖ-SHQIPĖRI, POR RIBASHKIM NATYROR
SHQIPĖRI-SHQIPĖRI!
Jemi
dėshmitarė se, kohėve tė fundit politika shqiptare ėshtė thelluar aq shumė
pėr ti kuptuar drejt, dhe pėr tua gjetur fundin, si dhe pėr tiu
pėrshtatur fenomeneve tė reja tė pluralizmit, tė demokracisė sė
importuar multietnike, saqė ka filluar tė stėrkeqet nė thelb si pula e
qullosur, e tė luajė lojėra tė pakufijshme politike nė disfavorin e saj.
Kjo gjendje vėrteton dukurinė aspak tė mirė, sepse politika shqiptare
kozmopolite duket se ėshtė shpenzuar nė maksimum, gjė qė tani ka filluar
tė shkarkohet nga ngarkesat e tepruara elektrike tė pėrmbajtjes sė
mirėfilltė historike dhe kombėtare, e cila ėshtė kusht i domosdoshėm pėr
krijimin dhe institucionalizimin e ribashkimit gjithėshqiptar brenda
kufijve natyrorė gjeopolitikė tė Shqipėrisė Etnike. Kėtė mision tė shenjtė
dhe tė paprekshėm, tė gjithė ata qė janė pararojė-syri dhe veshi i
atdheut, kanė pasur dhe, kanė rast ta lexojnė nė Programin politik
kombėtar tė Frontit pėr Bashkimin Kombėtar Shqiptar(FBKSH). Edhe pse
autori i kėtij komenti personalisht ende nuk ka aderuar formalisht nė kėtė
strukturė gjithėkombėtare shqiptare, Programin e saj e pėlqej, dhe e
mbėshteti pa asnjė reservė, sepse pėrjashton ēdo zgjidhje tė pjesshme dhe
tė pėrkoshshme politike tė ēėshtjes kombėtare shqiptare nė Ballkan.
Doktrina e filozofisė politike dhe kombėtare e FBKSH-sė, ėshtė e qartė
sepse mbėshtetet nė parimin e ēlirmit, tė lirisė dhe tė bashkimit
gjithėkombėtar, e jo nė mashtrimet dhe nė llogarinė e thjeshtė personale
tė politikės sė njė pazarxhiu ditor, qė nė mėnyrė tė pavetėdijshme
besimin e mbėshtet nė devizėn e politikės sė armikut tė huaj: kryesorja
tė kem pėr tė ngrėnė sot, e pėr nesėr nuk ėshtė me rėndėsi. Njė logjikė e
kėtillė e kurdisur pėr mbrapshtė fuqizon ekzaltimin dhe ekuilbrin e
hesapeve tė sunduesve kolonialistė serbomėdhenj nė kurriz tė ēlirimit
dhe tė bashkimit tė shqiptarėve nė shtėpinė e tyre pėrbashkėt etnike.
Me gjithė
aspiratat dhe obligimet e marra pėrsipėr, qė brenda natės tė bėhet anėtar
me tė drejta tė barbarta i proceseve transnacionale integruese evropiane (nė
veēanti nė kuptimin rajonal), politika e hollė shqiptare, duhet tė
lirohet nga opsesioni dhe konceptet e paverifikuara tė demokracisė
unitare tė sistemit tė aleancave me bėrthamė bizantine, e cila tėrė
botės sė shtypur, tė varur dhe tė pazhvulluar po i imponohet si njė
kapuē universal pėr tė gjithė popujt e saj. Nė vend tė shterimit tė
panevojshėm pas anshluseve integruese me unione serbo-malazeze dhe
bullgaro-greke, tė kacafytet me problemet e saj tė nxehta koloniale nė
Ballkan. Pėr ti hyrė nė thleb ēėshtjes immediate tė ribashkimit dhe tė
ringjalljes sė Shqipėrisė etnike, politika shqiptare nuk ka aspak nevojė,
tė zaliset dhe tė hidhet nė periferi tė zgjidhjes sė saj, duke harruar
veten nė kėrkimin e formulave gjysmake dhe tė paqėndrueshme, qė krijojnė
dilema dhe konfuzion tė panevojshėm si nė opinionin publik shqiptar, ashtu
edhe nė atė tė aleatėve ndėrkombėtarė, nė radhė tė parė tė Shteteve tė
Bashkuara tė Amerikės.
Nė kėtė
fillimshekull (XXI), edhe ne shqiptarėt jemi duke ushqyer shpresa tė mėdha
se, sikurse popujve tė tjerė tė shkolonizuar dhe tė lirė nė Evropė dhe
nė mbarė botėn, do tė na njihet e drejta e ligjshme, qė tė rrojmė tė
lirė dhe tė pavarur nė truallin tonė autokton, si dhe tė vendosim vet pėr
fatin dhe ardhmėrinė e ribashkimit tė mbarė kombit dhe territorit etnik
tė shtetit shqiptar. Vetėm njė strategji e kėtillė afatgjatė dhe
largpamėse gjithėshqiptare, do tė ndikonte qė tė flakej konkurrenca
demokratike dhe rivaliteti provincial i grupeve politike tė interesit, si
dhe do tė paralizoheshin mjeshtritė demagogjike dhe egomania e
liturgjisė politike pėr pushtet. Ndryshe, nė skenėn politike shqiptare,
pėrditė do tė shfaqen anakronizma dhe gjysmėformula politike, tė cilat
nė mėnyrė tė pavetėdijshme mund tė ndikojnė negativisht nė tėrėsinė e
procesit historik tė ribashkimit kombėtar shqiptar.
Duke
mbajtur parasysh tė gjitha realitetet e sotme(politike, ekonmomike,
demokratike) tė krijuara nė Ballkan, nė Evropė, dhe mė gjerė, : Nisma e
Lėvizjes Popullore tė Kosovės pėr krijimin e Unionit Shqipėri-Kosovė,
ėshtė pėrkrahur nga tė gjitha subjektet politike shqiptare tė Kosovės,
Shqipėrisė dhe Maqedonisė. Me formimin e kėtij unioni do tė mundėsohet qė
Kosova dhe Shqipėria tė kenė organe dhe pėrgjegjėsi tė pėrbashkėta.
Projekt-amendamenti pėr krjimin e Unionit Kosovė-Shqipėri i ėshtė dorėzuar
dhe Kuvendit tė Kosovės.(Kosovapress.com, 29.03.2003), ėshtė e
papranueshme dhe nė diskurs me objektivat dhe me interesat prioritare tė
srategjisė politike dhe kombėtare tė ēlirimit antikolonial dhe tė
ribashkimit tė Shqipėrisė Etnike. Sipas kėtij projekti, mė sė shumti do tė
pėrfitonte formula e kompromisit diplomatik e aleancės sllave, sepse nė
pronėsinė e saj koloniale, do ti ngelnin edhe mė tej shumė territore
etnike shqiptare, siē janė: Anamorava, Ilirida, Hoti, Plava, Gucia, Ulqini,
Tivari dhe Ēamėria. Kjo formulė nuk garanton kurrfarė zgjidhjeje tė
ēėshtjes shqiptare nė Ballkan. Pėrkundrazi, kjo do tė ishte njė lajthitje
e rėndė si ndaj kujtesės historike, ashtu edhe ndaj perspektivės sė gjithė
kombit dhe territorit shqiptar nė Gadishullin Ballkanik. Prandaj, si e
tillė ėshtė e papranueshme, pavarėsisht nga nisja qėllimmirė e propozuesit
dhe e mbėshtetėsve tė saj qoftė nė formė debatesh publike apo nė formė
tyreze politike a shkencore. Shprehur thjesht, dhe pa dorėza siē thotė
populli, fitorja eventuale e projektit tė deklaruar Unioni
Kosovė-Shqipėri pėr startegjinė e ribashkimit gjithėshqiptar, do tė
ishte ironike dhe krejtėsisht e pavlerė. Nolens-volens bashkėsia
ndėrkombėtare dhe pushtuesit kolonialė sllavė, ėshtė e domosdoshme qė
politika shqiptare tė ndėrgjegjėsohet dhe, pa kurrfarė taktizimesh e
melodramash me gjysmėformula unionesh, tė arrijė konsensusin dhe, tė
dalė para opinionit me Projektin e plotė tė ribashkimit gjithėkombėtar e
territorial, i cili ėshtė sanksionuar nė Platformėn politike tė Frontit
pėr Bashkimin Kombėtar Shqiptar(FBKSH), sepse, pikėrisht, tani ky ėshtė
ēasti mė i favorshėm, qė tė shfrytėzohet shansi historik pėr jetėsimin e
kėrkesės sė drejtė dhe legjitime RIBASHKIM SHQIPĖRI-SHQIPĖRI, e jo UNION
KOSOVĖ-SHQIPĖRI.
Gjithashtu, nėse kėtė ide e vėshtrojmė nė mėnyrė komplekse si nė kuptimin
intensiv, ashtu edhe nė atė ekstensiv, nė dritėn e sė drejtės historike,
gjeopolitike, gjeostrategjike, etnike dhe tė sė drejtės e drejtsisė
kombėtare dhe ndėrkombėtare, kjo ide ka edhe difektet e saj, sepse nuk
ėshtė subsitut i ribashkimit tė gjithė kombit dhe territorit indigjen
shqiptar tė Shqipėrisė Etnike nė Ballkan, por vetėm i njė njėsie tė saj
territoriale. Kėtu edhe qėndron absurditeti mė i madh i kėsaj teze
fragmentare pėr unionizmin e Kosovės me Shqipėrinė. Njė gaf tė kėtillė
politik e ka pasė bėrė vetėm ish-kryetari Komitetit Krahinor tė Lidhjes sė
Komunistėve tė Kosovės, Azem Vllashki, i cili pėr hir tė mbetjes nė
unionin me serbomalazez (natyrisht, edhe pėr ta ruajtur kolltukun e tij
karrierist tė Faraonit tė paprekshėm ndaj diferencimit dhe burgosjes sė
zėrave revolucionarė shqiptarė, tė cilėt ligjėrisht kėrkonin Republikė tė
Kosovės dhe bashkim), e pat bastarduar flamurin kombėtar shqiptar, duke
ua ndėrruar vendet simboleve tė tij nė mozaikun e shahut tė politikės
shfarosėse tė Slobodan Milosheviqit. Si pasojė e njė politike tė kėtillė
shtetėrore terroriste e unionit ortodoks-koumist serb nė pastrimin e
kuadrove mė tė shquara tė shkencės dhe tė kulturės shqiptare jo vetėm nė
Kosovė, por nė mbarė Shqipėrinė etnike, ndėr tė parėt viktimizohet
historiani i shquar shqiptar, Akademik Ali Hadri. Po tė ishte gjallė, edhe
profesori Ali Hadri, pa dyshim da ta hudhte poshtė projektidenė e ēfarėdo
qoftė Unioni Kosovės-Shqipėri, (ashtu siē e kundėrshtoi, dhe nuk ėshtė
pajtuar me politikėn bastarde antikombėtare tė Azem Vllashkit, dhe
klyshėve tė tjerė serbofilė-titistė,Sinann Hasani, Ali Shukria ) i cili do
ti linte jashtė vėllezėrit e tjerė shqiptarė nė Iliridė, nė Anamoravė, nė
Mal tė Zi dhe nė Ēamėri. Do tė ishte mė shumė se fatalizėm, po qe se do tė
ndodhte nė praktikė njė e gjė e tillė absurde jashtė kohe, dhe jashtė ēdo
rezoni politik dhe kombėtar. Kėtė formulė tė gabuar politike, do tė mund
ta pranonte vetėm kryetari im legjitim, Ibrahim Rugova, i cili sikurse
unionisti e ri, Bajrush Gjemajli, ėshtė nė gazep, duke qitur ēiērra nė
hell, se ēfarė simbolesh kombėtare ti vizatojė nė flamurin e Kosovės
pas hyrjes sė saj nė ndonjė union tė rezervuar vetėm pėr Kosovėn, por
akoma nuk dihet se me kėnd do tė paktojė nė union me Shqipėrinė, apo nė
union me Serbinė e Malin e Zi, apo jashtė kėtyre dy unioneve. Nga
politika e tij e deritashme, mund tė shihet se, me gjithė hipotezat e mia
parashikuese, kryetari i Kosovės, Ibrahim Rugova deri tash asnjėherė nuk i
ka bėrė farz para gjematit tė LDK-sė, as para botės unionet. Sipas tė
gjitha gjasave, as ky, sikurse Bajrush Gjemajli, nuk ua din mirė
temsilin unioneve. Rugovės prej vitit 1991, pas shpalljes sė
referendumit, disi i ėshtė pjekur si ves i mirė politik opcioni i tij
Kosova Republikė e pavarur. Kjo konstantė e politikės sė tij tė
deritashme, edhe ka dhezur, qė ky tė jetė i pranueshėm si pėr politikėn
heterogjene tė brendshme, ashtu edhe pėr atė tė jashtmen. Prandaj, duke
marrė parasysh qėndrimin konsekuent dhe tė pandryshueshėm tė politikės sė
Ibrahim Rugovės (me tė gjithė plusat dhe minusat e tij) ndaj statusit tė
pavarėsisė sė Kosovės, nuk ma thotė mendja, se ky do ta aprovojė
propozimin e Unionit Kosovė-Shqipė-Shqipėri, u shqyrtya apo jo ai nga
Kuvendi i Kosovės.Fundja, kur njeriu kėtė e shoshit thellėsisht nga tė
gjitha anėt, mirė do tė vepronte Rugova sikur ta kundėrshtonte kėtė
gjysėmpropozim unioni, sepse me njė kėmbė realisht, njeriu as politika
nuk mund tė arrijė cakun e vet. Krijo union me Fatos Nanon, e gjysma e
Shqipėrisė sė kolonizuar, ti lihet testament i pėrjetshėm Serbisė, Malit
tė Zi, FYROMIT dhe Greqisė. Me kėtė potez tė ēoroditur politik, do ti
iritiojmė tė gjithė miqtė dhe pėrkrahėsit e poliitkės dhe tė popullit
shqiptar.
Pėr
momentin dhe rrethanat nė tė cilat gjendet sot Kosova, propozimi dhe
debatimi i formimit tė Unionit Kosovė-Shqipėri nga ana e qarqeve
politike shqiptare nė Prishtinė, nė Tiranė dhe nė Shkup, ka vetėm njė
segment pozitiv nė aspektin e taktikės politike: (1) neutralzimin e
politikės sė skajshme tė Serbisė, e cila me ēdo kusht dhe, duke u
kėrcėnuar me projekte tė ndryshme rikolonizuese dhe militariste po orvatet
qė, edhe mė tej ta ruajė tė drejtėn e sovranitetit administrativ dhe
shtetėror mbi shqiptarėt dhe Kosovėn, (2) ushtrimin e trysnisė sė
faktorit tė njėsuar politik shqiptar ndaj bashkėsisė ndėrkombėtare, qė
Kosovės sa mė parė, tia njohė tė drejtėn e subjektivitetit juridik
ndėrkombėtar si shtet i pavarur dhe sovran. Po qe se do tė arrihej njė
objektiv i kėtillė nė pėrshpejtimin e zgjidhjes sė drejtė tė statusit tė
Kosovės, domethėnė tė shkėputjes sė saj nga Serbia kolonizatore, atėherė
ska dyshim se politika e njėsuar shqiptare, do tė rrumbullakėsonte vetėm
minimumin e interesit tė strategjisė sė saj kombėtare nė Ballkan. Me njė
fjalė, ky do tė ishte efekti maksimal politiko-strategjik e taktik i
projektit tė propozuar Unioni Kosovė-Shqipėri, por jo edhe i
konkretizuar, as i finalizuar as nė kuptimin doktrinar, as nė atė praktik,
ashtu siē parashikon pėrmbajtja dhe imperativi i kėrkesės legjitime
historike e kombit shqiptar pėr ribashkim dhe ēlirim definitiv nga tutela
e terrorizmit kolonial serbosllav. Pėr momentin e pikėrishėm, ėshtė me
rėndėsi qė Kosova tė fitojė statusin e merituar si subjekt juridik
ndėrkombėtar nga bashkėsia ndėrkombėtare, gjė qė kjo ėshtė e domosdoshme
dhe, tėrėsisht e ligjshme, sepse fjala ėshtė pėr realizimin e sė drejtės
sė madhe demokratike pėr vetėvendosjen, duke pėrfshirė edhe tė drejtėn e
shkėputjes, e cila sot absolutisht ėshtė e pakontestueshme nė botėn e lirė
demokratike. Pra, ineteres prioritar dhe jetik i tė gjitha politikave tė
parcializuara shqiptare, si dhe i strategjisė afatgjatė tė Frontit pėr
Bashkimin Kombėtar Shqiptar(FBKSH), pikėsėpari, duhet tė jetė njohja e
statusit tė Kosovės si shtet i mėvetėsishėm dhe sovran. Mėpastaj, tė
krijoheshin kushtet dhe rrethanat e volitshme politike, qė tė vihej nė
rend dite ēėshtja serioze dhe madhore e zbatimit tė strategjisė politike
dhe kombėtare pėr ribashkimin e tė gjitha trojeve etnike dhe tė gjithė
shqiptarėve nė njė shtet tė vetėm nė Ballkan, e jo vetėm e Kosovės me
Shqipėrinė, siē parashikon versioni mė i ri politik i Unionit
Kosovė-Shqipėri,
Edhe nėse
arrihet konsensusi i miratimit tė Unionit Kosovė-Shqipėri nga Kuvendi i
Kosovės dhe Kuvendi i Republikės sė Shqipėrisė, de jure as de facto Kosova
si e tillė nuk mund tė bashkohet me Shqipėrinė, sepse hėpėrhė i mungon
pėrcaktimi i statusit tė saj kushtetues dhe juridik ndėrkombėtar. Pra,
juridikisht dhe ligjėrisht, Kosova nuk ka kurrfarė atributesh shtetėrore,
qė ti investojė nė strukturėn unioniste me Shqipėrinė. Habit fakti,
se si edhe kėtė klauzolė juridike tė sė drejtės ndėrkombėtare,
propozuesit dhe mbėshtetėsit e Unionit Kosovė-Shqipėri nuk e kanė marrė
fare nė konsideratė. Nė rastin konkret, nuk kemi tė bėjmė thjesht me
bashkimin e dy fshatrave tė sė njėjtės bashki, por me hyrjen nė union tė
njė shteti sovran (Shqipėria) dhe tė Kosovės pa asnjė atribut shtetėror,
e cila juridikisht (sipas Rezolutės 1244 tė OKB--sė) ende ėshtė nėn
jurisdiksionin e sovranitetit kolonial tė Unionit Serbi+Mali i Zi. Nė
kuptimin juridik dhe gjeopolitik ēka nėnkupton shtruarja e kėrkesės pėr
formimin e Unionit Kosovė-Serbi? Do tė thotė ndryshimin artificialė
tė kufijve administrativė shtetėrorė ndėrmjet Serbisė dhe Shqipėrisė.
Atėherė, pasi jemi tė detyruar dhe, pėrgjegjės para historisė dhe kombit
shqiptar qė ta aktualizojmė dhe institucionalizojmė ēėshtjen e shenjtė tė
ribashkimit, me arsye lind pyetja, pse tė ushtrojmė kėrkesė gjysmake nė
formė fragmentare dhe tė politikės komike para bashkėsisė ndėrkombėtare, e
jo kėrkesėn e plotė dhe legjitime pėr ribashkimin gjithėterritorial dhe
gjithėkombėtar tė Shqipėrisė Etnike, ashtu siē figuron kjo kėrkesė nė
Platformėn politike tė Frontit pėr Bashkimin Kombėtar Shqiptar(FBKSH), e
jo vetėm tė Kosovės me Shqipėrinė?
Ligjėrisht, vendet me status kolonial nuk mund
tė
konkurrojnė nė unione me shtete tė pavarura
Duke
mbajtur parasysh faktin se territori dhe kombi shqiptar nė Ballkan, ėshtė
i copėtuar dhe i kolonizuar nga Serbia, Mali i Zi dhe Greqia qė nga
Kongresi i Berlinit (1878) e deri mė sot (2003), njė gjendje e kėtillė e
rėndė dhe e pazgjidhur deri tani, ka riprodhuar nė vazhdimėsi edhe
efektet e saj negative si nė llogari tė shqiptarėve, ashtu edhe tė
politikės e sigurisė ballkanike. Si rrjedhim pėr tė dalė nga labirnti
shekullor i sundimit kolonial serbosllav, kombi shqiptar ka zhvilluar
pareshtur kryengritje dhe luftėra ēlirimtare tė drejta kundėr pushtuesve
grabitēarė imperialistė sllavė, mirėpo fitoret e tij tė deritashme,
asnjėherė nuk u morėn nė konsideratė nga ana e Fuqive tė Mėdha Evropiane.
Pėr tė thyerė kėtė mit politik tradicional tė sferės sė influences
sllave dhe prosllave nė kurriz tė territoreve etnike shqiptare nė Ballkan,
parapėlqehet tė mbėshtet vetėm strategjia afatgjatė antikoloniale dhe
ēlirimtare kombėtare e Frontit pėr Bashkimin Kombėtar Shqiptar (FBKSH), e
cila ėshtė me bazė tė qėndrueshme dhe tė justifkueshme tė Programit tė
Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit(1878); tė Programit tė Qeverisė sė
Pėrkohshme tė Vlorės sė Ismail Qemalit(1912), si dhe tė sė drejtės
ndėrkombėtare etj. Kėrkimi i alternativave tė tjera paliative dhe gjysmake
pėr zgjidhjen e problemit kolonial shqiptar nė Ballkan, ėshtė vetėm
bjerrje kohe dhe utopizėm pėr tė pajtuar urrejtjen dhe shfrytėzimin
balancues sė forcave kolonizuese sllave nė Ballkan.
Ska
dyshim se mungesa e kuptimit gjeostrategjik, gjeopolitik dhe e konsensusit
tė politikės sė sotme zyrtare shqiptare, sjell krizė epidemike dhe
formula tė dėmshme dhe jokoherente politike pėr zgjidhjen e drejtė tė
ēėshtjes koloniale shqiptare nė Ballkan. Pėr tiu shmangur kėtyre
pasojave tė politikės pėrēarėse brendashqiptare me recidiva tė sė kaluarės
sė hidhur historike , ėshtė me interes tė posaēėm dhe tė paprolonguar pėr
vonė, qė i gjithė spektri i politikės dhe i potencialit intelektual
shqiptar, tė aderojė nė Frontin pėr Bashkimin Kombėtar Shqiptar(FBKSH),
strategjia politike dhe kombėtare e tė cilit ėshtė nė funksion tė
ribashkimit tė tė gjitha territoreve dhe shqiptarėve tė Shqipėrisė Etnike.
Kėtė strategji mund ta anashkalojnė pa dhimbje vetėm ato politika
kozmopolite shqiptare dhe tė huaja, qė kanė pėr qėllim imponimin e
politikės sė kompromisit iluzor midis utopizmit dhe paranojės kolektive tė
imperializmit serb+malazez. Variante dhe kallėpe tė tjera tė politikės
gjimnastikore, sikurse ideja e Unionit Kosovė-Shqipėrisė, nuk pėrbėjnė
esencėn e sė drejtės historike, politike as kombėtare tė ribashkimit tė
qenies gjithėshqiptare tė Shqipėrisė Etnike. Pėrkundrazi pėrbėjnė sabotazh,
kompllot, devalvim dhe mohimin definitiv tė tėrsisė sė saj. Kėtė tė drejtė
atentati nė pikėdite me unionizma qyrykė, me njė gjysmėtrupi, me njė
gjysmėmushkėrie (mostėr e qoroditur dhe e perėnduar kahmot pėr shtetet
moderne) dhe njė sy, qė aludon pėr ribashkim gjithėshqiptar nuk e gėzon
asnjė politikė qoftė edhe mė demekratikja dhe mė kosmopolitja nė rruzullin
tokėsor, nuk e gėzon asnjė parti qoftė LPK-ja, qoftė LDK-ja, ose PDK-ja,
qofshin kėto nė pozicion ose nė opozicion. Mikro dhe makro unione le tė
formojė kush tė dojė nga sllavėt nė Ballkan, ėshtė ēėshtje e tyre. Mirėpo,
ne shqiptarėt e Shqipėrisė etnike (as nė kohėn e lashtė tė Gjergj
Kastriotit-Skėnderbeut e as nė kohėn e sotshme) nuk kemi luftuar kurrė as
me pendė, as me pushkė pėr kurrfarė unioni a unionizmi pėr ti
jonizuar politikisht, kombėtarisht dhe territorialisht dy fshatra, dy
qytete ose dy krahina shqiptare, por kemi derdhur lumenj dhe dete gjakrash
dhe jetėra tė panumėrta pėr ta bashkuar mbarė shqiptarinė dhe mbarė
territorin e Shqipėrisė etnike. Thjesht, ata qė kanė luftuar, edhe ata qė
luftojnė dhe bėjnė pėrpjekje sot pėr ribashkimin e Shqipėrisė, mirė ėshtė
qė nuk e kanė kuptuar, dhe nuk e kuptojnė se ēdo tė thotė termi i huaj
union, por nė vend tė tij, me kohė e kanė marrė vesh mirė domethėnien
dhe rėndėsinė historike, politike dhe kombėtare vetėm tė nocioneve BASHKIM
dhe RIBASHKIM. Plotėsisht e moralshme dhe e drejtė, si etnikisht,
gjuhėsisht, historikisht, politikisht, territorialisht, ashtu edhe
kombėtarisht nė frymėn e gjakut, tė dheut dhe tė amanetit tė pavdekshėm
tė stėrgjyshėrve tanė martirė tė tė gjitha breznive nė shekuj, duam tė
jemi original, as sot, as kurrė nuk do tė pranojmė me asnjė kusht diktatin
e unionit nė vend tė bashkimit dhe tė ribashkimit. Kėshtu qė,
pavarėsisht nga qėllimi i politikės ditore tė propozuesve dhe mbėshtetėsve
tė tij, populli as inteligjencia e mirėfilltė shqiptare (pėrpos
biznismenėve politikė, qė iu ka hyrė nė shpirt shitja e interesave vitale
shqiptare, dhe i kanė bashkėdyzuar zemrat dhe mendjet me unionin
Sėrbi-Mali i Zi, tė cilėt janė salduar aq marrėzisht qe 13 vjet, ata nė
ēdo kohė janė tė gatshėm tė pranojnė dhe tė financojnė ēfarėdo lloji
unioni nė dritė ose nė terr, vetėm pėr ta bombarduar idenė, programin
dhe veprimtarėt e ribashkimit tė Shqipėrisė etnike), nuk do ta gėlltitė
karremin e unionit tė theksuar, sepse pėrmbajtja e tij ėshtė e dyshimtė
, e panjohur dhe krejtėsisht denigruese pėr historinė e deritashme dhe tė
ardhshme tė bashkimit kombėtar shqiptar.
Pa marrė
parasysh hedhjen nė opinion dhe propagandimin e kėtij lloji unioni qyryk,
nuk duhet tė trembemi sė tepėrmi nga yryshi i planerėve dhe i
partizanėve tė tij, (pa marrė parasyh faktin, se nė ēfarė terreni politik,
ėshtė lindur kjo farė gjysmėballkanie me Fatos Nanon nė krye, apo si
bashkėpjesėmarrės dhe aminaxhi i saj) shansi pėr tė kaluar nė Kuvendin e
Kosovės, do tė jetė jo zero, por minus zero, pėr shkak se nė plan tė
parė ėshtė shqyrtimi dhe miratimi i Rezolutės pėr pavarėsinė e Kosovės, e
jo cirkusiada unionizimit tė saj me Shqipėrinė.
Pėr shkak
tė naivitetit dhe tė shkurtpamėsisė politike dhe kombėtare, si shprehje e
stilit tė politikės sė lartė: nėse nuk ke ēfarė tė bėsh, bile luaje
derėn, mos rri kot, Unioni Kosovė-Shqipėri, do tė notohej me zero pa
dalė fare nė opinion publik, (sepse pėrmbajtja e tij ėshtė paradoksale dhe
nė kundėrshtim me tė gjitha programet, me tė gjitha luftėrat dhe
pėrpjekjet pėr liri, bashkim dhe pavarėsi tė shqiptarėve tė shtypur dhe tė
sunduar nga hegjemonėt serbosllavė), sikur tė ishin gjallė vėllezėrit Sami,
Abdyl dhe Naim Frashėri, Pashko Vaso, Ismail Qemajli, Hasan Prishtina, Isa
Boletini, Azem Bejta, Fazli Grejēevci, Adem Jashari dhe Adem Demaēi, pa
dyshim, do tė merrte notėn zero pa dalė fare nė opinion publik, sepse
thelbi i tij ėshtė sabotues i tė gjitha programeve, i tė gjitha luftėrave
dhe pėrpjekjeve pėr lirinė dhe bashkimin e tė gjitha trojeve etnike
shqiptare.
Projektideja e Unionit Kosovė-Shqipėri, dėshmon joseriozitin dhe
shpėrfilljen e ndjenjės sė shenjtė kombėtare atdhetare tė bashkimit
gjithėkombėtar pa dallim feje e krahine, partie ose ideollogjie, si dhe
njėkohėsisht vė nė lojė faktorin kohė. Nė tė dy aspektet, kjo politikė e
lartė krahinore, ėshtė e gabueshme, sepse pala mė e dobėt me
kundėrshtarin mė tė fortė, ka mundėsinė tė luajė me kohėn vetėm njėherė.
Gjithashtu, duhet tė jemi tė vetėdijshėm se nė politikė nuk jepen
shpėrblime pėr zvogėlimin e pasojave tė dėmit.
Gjithashtu, ėshtė nė interes tė pėrgjithshėm, qė tė vėmė nė dukje faktin
se, propozimi i Unionit Kosovė-Shqipėri, edhe ta zėmė se bije bajrami
nė ramazan, miratohet nga Kuvendi i Kosovės ai (ndėr tė tjera) nuk mund
tė jetė valid pėr kėto dy arsye mė kryesore: 1) paraprakisht, domosdo
nevojitet tė organizohet Referendumi gjithėpopullor, si formė mė lartė
demokratike e shprehjes sė vullnetit tė lirė dhe sovran tė popullit, jo
vetėm nė Kosovė, por nė tė gjitha hapėsirat e banuara me shqiptarė brenda
kufijve tė Shqipėrisė etnike(tė kolonizuar dhe asaj tė pavarur) dhe, 2)
pengesė tejtėr kontestuese janė rregullat e sė drejtės ndėrkombėtare, ku
nė mėnyrė deēidive, thuhet: vendet me status kolonial nuk mund tė
konkurrojnė nė unionet me shtete tė pavarura, qoftė nė unione
personale, qoftė nė unione reale si institucione tė bashkėsive
shtetėrore, pėrkatėsisht tė shteteve tė pėrbėra. Sipas kėtij definicioni
tė sė drejtės ndėrkombėtare, sė pari kėrkohet, qė tė shkolonizohemi, dhe
tė fitojmė statusin e popullit dhe shtetit tė lirė sovran , e mėpastaj, tė
kėrkohen format dhe modelet e mundshme tė ribashkimit (federatė,
konfederatė apo monarki etj.) nė njė shtet tė vetėm shqiptar.
Pavarėsisht nga qėllimi dhe synimet pozitive tė Projektit pėr krijimin e
Unionit Kosovė-Shqipėri, ėshtė nė interes tė pėrgjithshėm politik,
kombėtar dhe tė procesit tė ribashkimit, qė ky projekt, tė vihet jashtė
ēdo kombinacioni tė lojėrave politike dhe diplomatike, qė thurėn incognito
nė kurriz tė shqiptarėve tė kolonizuar Shqipėrisė etnike. Sė kėndejmi,
gjithashtu, duhet tė mbajmė parasysh faktin se pėr bashkimin
gjithėkombėtar qoftė fragmentar, qoftė tė plotė nuk mund tė vendosė kokė
mė vete asnjė parti qoftė ajo nė opozicion, qoftė nė pushtet. Pėr kėtė
ēėshtje madhore, dhe pėr sovranitetin e Shqipėrisė etnike brenda kufijve
tė saj territorialė etnikė, mund tė vendos vetėm i gjithė populli shqiptar,
e askush tjetėr (qoftė i madh apo i vogėl, nė pushtet apo jashtė
pushteti). Kjo ėshtė e drejtė sovrane dhe e pajtjetėrsueshme e gjithė
popullit si tėrėsi, e jo e individėve apo e ndonjė partie politike.
*
Autori ėshtė magjistrant i shkencės sė estetikės.