|
- Nezir
Myrta / SHPJEGIMI I EMRIT ĒAMĖRIA
-
-
-
- AMĖ E
ĒAME ĒAMĖRIA
-
-
-
Emri
Ēamėria qė pėrcakton toponomin nė fjalė, si krahinė e ndame
shqiptare, nga Trungu Amtar dhe qė formohet nė bazė tė etninomit
ēam (ēami, ēamėt), derisot, nuk ėshtė hasė tė jetė
shpjeguar me njė ethymologji tė sigurtė, sipas linguistikės
gjenetike domethėnia e vet emrit, vetėmse, thohet se vie nga fjala
t ēam, nga emri i lumit Kallama (Thyamis) dhe dihet si
territor dhe popullėsi shqiptare (abėreshe), me aneksimin qė iu bė
Greqisė, me njė histori tė dhimbshme, me njė kulturė tė lashtė.
-
Pėrkundėr asimilimit tė dhunshėm nga grekėt, Ēamėria arrinė tė
mbijetojė, me tė gjitha forcat shpirtėrore kulturore, duke ruajtur
fshehtas: gjuhėn shqipe (arbėrishte), dokėt e zakonet shqiptare,
me njė pėrbėrje numerike banorėsh, mbi tre milion shqiptarė, qė
njihen si arvanitas (arbanitas), arbėreshė tė Greqisė.
-
Sipas studjuesit, V. Rafailidhis prezenca arvanite nė Greqi,
fillon me mendimin e shprehur tė
tij, se: Arvanitėt, kjo farė e ashpėr dhe krenare, e cila
pėrllogaritet tė jetė rreth tre (3) milion nė shtetin e sotėm
grek, vazhdon tė mbijetojė dhe tė bėjė historinė, si njė pjesė
vitale e kėtij vendi, mes stuhive tė asimilimit dhe ruajtjes sė
origjinės - e vijon thėnien studjuesi, Irakli Koēollari,
pėr Arvanitėt.
-
Ndėrsa, emri arvanitas, si thirrje greqishte, ėshtė
vet emri arbanitas, arbanit (arban), i shqipes gege, qė nė
mungesė tė theksimit tė tingullit b, nė greqishte, rrodhi
theksimi i tingullit v (b=v), nė emrin tonė, qė njihen sot
arvanitasit. Kjo fjalė gegėnishte arbanitas (arvanitas), si
rrėnjėsore e lashtė illirishte, iu mbeti pikėrisht, popullėsisė
shqiptare arbėreshe nė Greqi, e cila e flet njė gjuhė me idioma tė
lashtėsisė, me njė fonetikė historike qė kėrkon gjurmim tė thellė
linguistik, e qė sot duket sikur njė e folme gege e toske bashkė,
si njė tėrėsi uniteti tė shqipes sė hershme, njė Toskėrishte e
pėrzier me rrėnjet e ruajtura shumė mė tė hershme
illiro-pellagsishte, nga sa i kanė sot vet dialektet e Gegėnishtes
dhe Toskėrishtes sė sotme, - sikur rrėnjė tė mbetura tė njė gjuhe
tė gjallė paraballkanike dhe PIE dhe e mbetur gjithmonshėm gjuhė e
gjallė arbanite. Nė arvanishte (arbėrishte) tė Ēamėrisė, sot mund
tė vėrehet gėrshetimi i dy elementeve gege-toske, sikur njė lidhje
koherente (anipse e tėholluar sa ska mė ku tė shkojė), na duket
sikur shihet si njė dritė e largėt linguistike kryebote, apo
fillbote tė tė folurit tė njeriut aqė janė ruajtur rrėnjet e
hershme pellgasishte.
-
-
Gjuha shqipe e folur nė Ēamėri, mund tė theksojmė se ėshtė
pikėtakimi, apo pikėpjekja e dy dialekteve tona, gege e toske, me
elemente tė lashtėsisė historiko-linguistike, si gėrshetim
dialektesh e nėndialektesh shqipe, si njė gjuhė e ruajtur me
elemente origjinale tė rrėnjeve illirishte. Ndoshta, kjo formė e
ruajtjes sė origjinalitetit rrėnjėsor linguistik nė tė folur, u
ruajt nė vetvete, ngase nuk u bė kurrfarė aplikimi i gjuhės sė
njėsuar shqipe, si ndalim arbitrar hegjemonist grek, pėr tu
shprehur zyrtarisht si gjuhė amtare e arbanitėve. Nuk pati njė
zyrtarizim tė Arbanishtes, ngase ėshtė bija e Pellgasishtes, sė
lashtė, prej sė cilės rrodhi vet kjo greqishtja e lashtė, duke
mbuluar rrėnjet arbanishte me ato greqishte tė reja me sufiksalet
os. Nuk pat
-
njė formė dirigjimi nga askush pėr ta zyrtarizuar si gjuhė
arbanite as krahas gjuhės greke dhe mbeti si dhunėti e natyrės nė
tė folurit e ēamėve (arvanitėve-arbanitėve), ku rrėnjet e fjalėve
shqipe nė tė folur popullor tė ēamėve, sikur xhveshin rrėnjet
greqishte dhe na lidhin me gjuhėn e lashtė pellgazgjike. Gjuha e
folur ēame, duhet tė shkruhet nė origjinalin e saj tė natyrės
linguistike, sepse aty janė rrėnjet e gjuhės Amė Pellgasishte
shqipe, si gjuhė e natyrės shqipe tė lashtė, ku kemi shumė burime
studimesh nė tė folmen arbanishte (arvanishte), pėr thema tė mėdha
nė gjurmimet illiristike PIE.
-
Vlen tė paraqesim shembuj tė tė folurit arbanitas (arvanitas), nė
shprehjet e dokeve e zakoneve tė lashta, tė shqiptimit tė
emėrtimeve tė sotme onomastike - qoftė antroponome, toponome,
hidronome, epinome, apo edhe nė lirikėn dhe epikėn popullore,
sikurse mund tė vėrehet gėrshetimi elementar gegė-toskė, nė kėto
vargje tė njė kėnge popullore arvanite: Di fjalė ēova Djevit /
Tė fala tė tė thetė, / Po Djevi nuk ta tha, / Se nuk e lanė retė.
Numrori di (dy fjalė), folja thetė (thotė), shprehja
nuk ta tha dhe folja e vargut tė fundit lanė (nuk e lanė),
janė veēoritė e illirishtes sė lashtė, ku zėvėndėsimi i zanores
y, me i (y=i) sot ėshtė theksim i tė folmes dibranishte, e cila
ėshtė njė e folme shumė e hershme illirishte, por qė nė gjuhė
gėrshetohet elementi gegė i foljes lanė (e lanė) si theksim i
zanores hundore a^ (se nuk e lanė retė), do tė thotė se ende
nuk e lanė retė, sikurse edhe nė trajtėn nuk e lan (lanė).
Kjo folje shqipe la, si ēėshtje e hapur fono-morfologjike shqipe
( la lamja, e la lanja, me la, e me lanė pėr tė larė, e pėr
tė lėnė), edhepse janė bėrė studime lidhur me to, ende nuk ėshtė
arrijtė njė shpjegim i plotė.
-
-
Tė folmen arvanite, unė e quaj Arbanishtja e Lashtė PIE, gjuha
e Dardhanusit, birit tė Zojsit (Zeusit 2690-2615 p.e.r.), ėshtė
gjuha e Hillionit, gjuha Trojane, illirishtja e fillit tė tė
folurit dhe tė tė shkruarit tė gjuhės sė njeriut - Kuniformit,
ėshtė filli i Pellgasishtes e mbetur sot edhe nė rrėnjet e
fjalėve tė tė folurit tė Ēamėve, nė atė gjuhė tė sotme natyrore,
pa ndonjė rregullore tė re, qė duket njė gjuhė e lirė, e
trashiguar nėpėr filizat arbanite, sikur njė gjuhė e paprekur, si
njė gjuhė e lirė e natyrės shqipe, gjuhė e Natyrės Thotishte, si
Geni gjenealogjik i gjuhės - Geni i Guhės Gege, qė ėshtė themeli i
ēdo gjuhe indo-europiane (pėr atė edhe grekėt nuk i quajnė ēamėt
arvėritas-arbėritas, por arvanitas). Arbanishtja ėshtė filli i
gjuhėve PIE.
-
Arbanishtja ėshtė burimi kuniform i Linguistikės Gjenerale, e cila
me plot tė drejtė fuqimisht quhet Arbanistika (qė sot arbėreshėt
e Greqisė e kanė si shkencė linguistike Arvanistika), sepse nga
Arbanishtja burojnė tė gjitha emėrtimet: arabike, aramike,
indo-europiane e mė gjėrė. Nė Arbanishte, si gjuhė illiro-
pellgasishte, sot gjinden jovetėm fillet e greqishtes sė vjetėr,
por edhe fillet e indishtes sė lashtė, sanskritishtes, fillet nga
soni i skroles soni i skrimit qė ėshtė zoni i shkrimit
tė shkroles sė gjuhės sė njeriut shkrimi i shkronjes sė zėrit,
apo i zėrit tė shkronjes abecedike (alfabetike).
-
-
Emėrtimet arbanitas (arvanitas) dhe arbėresh, si dy forma
gege-toske, ku e para njihet zyrtarisht, si arvanitas - ndėrsa e
dyta si njohje pėr arbėreshėt e Greqisė dhe arbėreshėt e Italisė,
jovetėm qė, reflektojnė njė burim tė pėrbashkėt tė shqipes, por
edhe na e ofrojnė mė afėr syve tė mendjes shqiptare vet
illirishten pellgazgjike ku, kėto dy emėrtime, lidhen direkt me
kuniformin (arban-arbėr), qė vet forma e kunit, vie nė shprehje
edhe pėr atė njeriun qė ban-bėn arėn (arbani-arbėri) kuni si
forma e parė e lavrimit tė arės me ku^ (parmendė), poashtu edhe si
formė kuni (lapsi), pėr shkrimin e shkrolės shqipe pellgasishte
Kuniformi, si Arbanishte illiro-pellgasishte.
-
-
-
ETHYMOLOGJIA
E FJALĖVE GEGĖ E TOSKĖ
-
- Sipas
mendimit tim, etninomet gegė dhe toskė, tė cilėt pėrbėjnė
etninomin e sotėm gjeneral shqiptar, ende janė pa njė
ethymologji tė sigurtė dhe sikur duken si koncepte tė veēuara
gegėnishte e toskėrishte tė shqipes, mendoj se kemi arritur nė njė
ethymologji tė sigurtė me kėtė theori:
-
Arbanishtja ėshtė Gegėnishtja e cila formohet nga etninomi gegė,
qė ka kuptimin gjegjė, ai qė gjegjet (Gega geget), gjegjet,
pėrgjegjet, ku edhe u formua toponomi Gegėnia e Dradhanisė
illire.
-
Kurse Arbėrishtja ėshtė Toskėrishtja, e cila fjalė vie nga
fjala toskė, me prejardhje nga Etruskishtja, qė ethymologjia e
fjalės etrosk-etrusk, vie nga shprehja e trojės (E Trojės,
Troja illire Hillioni Illioni i Dardhanisė PIE), ku nga
shprehja e trojes, me kuptimin ajo popullėsi e Trojės
Hillire, ėshtė thirrė e Trojės etrojes etroske etruske,
nga rrėnja fono-morfologjike - etrosk - etrusk
(etruskan Etruria, sot krahinė nė Italinė e lashtė).
Mbase, nga fjala e formuar etrosk-etruskė, rrodhi fjala e
shkurtė emėrtuese tosk toskė Toska Toskėria e sotme
shqiptare dhe (Toskana, toponom i sotėm nė Itali), nga
etninomi - toskė, toskan), si dhe toponomi i lashtė
Etruria, nga gjuha etruske (etroske e trojes), nė lidhje
gjenealogjiko-linguistike me Amėn illirishte paraballkanike, qė
sot ėshtė rrėnja e saj Toskėrishtja, dialekti i Shqipes. Sepse
Trojanėt, pas Luftės sė Trojės u shpėrngulen sėpari nė Ballkan nga
Troja (Hillioni hillirian) dhe vijuan shtegėtimin nė Apenine, ajo
popullėsia e Trojes etroskėt (etruskėt), ku edhe formuan
gjuhėn dhe kulturėn etruske tė lashtė, e cila nė realitet ėshtė
njė Arbėrishte e lashtė.
-
Fjala toskė, sipas kėsaj theorie, vjen duke u formuar nė
etapa kohore linguistike nėpėr kėto faza tė tė folurit: e
Trojes >
e trosk > etrosk (etrusk) > trosk > tosk > toskė > toska >
Toskėria -> Toskėrishtja.
-
-
Pra, emri toskė, lidhet me Trojėn PIE, me zgjėrim onomastik
dhe onomasiologjik nė ujdhesat: Sicilia, Sardenja e Korzika, nga
jugu italian i sotėm, me pėrhapje tė gjėrė Apenine, si rrjedhė e
popullėzimit illiro-pellgazgjik, ku na dalin disa emėrtime
etninomesh etrosk (etrusk) arbėresh latin romak ital
(Italia e sotme), tėvona vijnė zgjėrimet demografike gal, galėt
(Galia - Franca e sotme) sak (sakėt, saksonėt - Saksonia) - dhe
skot (skotėt Skotllanda e sotme), si formė e arritjes
dykrahėshe historike, pėrmes vijes gjenealogjike ballkanike dhe
apenine, duke u takuar historikisht me rrėnjet gjermanike
(saksone, istveone dhe allemane) nga pėrhapjet dardhane gege
pėrmes Ballkanit, nė zemėr europiane me gjermanikėt, e deri nė
pjesėn veriore europiane tė sotme.
-
-
-
ETHYMOLOGJIA E EMRIT ĒAMĖRIA
-
-
-
Etninomi ēam -
i cli formoi pra
toponomin - Ēamėria , linguistikisht lidhet me hidronomin
Thyamis qė ėshtė emėrtimi i lumit Kallama, qė sipas
shpjegimit tė shqipes, duhet tė jetė me prejardhje nga fjala
kallam, kallamishte, si kuptim i konceptit Thyama kallamishte,
me shpjegim tė emėrtimit tė kallinjve tė kallamit, bimė barishte
ujėsore. E tash, kah e ka ethymologjinė e vet emri i hidronomit
Thyamis, i greqishtes sė lashtė, mbetet pėr tu gjurmuar nė kėtė
theori, si hipothezė linguistike, tė cilėn do ta shtrojmė nė kėtė
studim.
-
Emri
Thyamis, si emėr lumi, mendojmė se pėrbėhet nga dy pjesė
linguistike: thy + am + is (ku pjesa fundore is, ėshtė
sufiksi, prapashtesa e kompozitės), tė cilat janė krejtėsisht dy
fjalė shqipe njė folje shqipe dhe njė emėr shqip.
-
Pjesa e
parė e emėrtimit thy ėshtė folja shqipe thy
thye thyer (prej foljes me thye pėr tė thyer), nė kuptimin
e vetes sė tretė tė vetorit tė shqipes (u) thy (ai, ajo), nė
numrin njajės kurse nė shumėsin e shqipes (u) thyen (ata,
ato), veta e tretė e vetorit dhe poashtu edhe e diftorit (u)
thyen (kėta, kėto), nė formėn e kohės sė foljes nė aoristit (e
kryera e thjeshtė), ku sipas zgjedhimit tė foljes nė gramatikėn
shqipe duket kėshtu:
-
-
Folja thyer
aoristi thy
-
-
Koha e kryer e thjeshtė
-
-
Numri
njajės...............................................Numri shumės
-
-
(u)theva(unė)
............................................ (u) thyem (na)
-
(u)theve(ti)
................................................(u)thyet(ju)
-
(u)thy(ai,ajo)............................................
(u) thyen (ata, ato)
-
-
-
Pra, pjesa e
parė e kompozitės thyamis thy, ėshtė folja shqipe,
kurse, pjesa e dytė am, (thy + am = thyam), ėshtė emri
shqip illirisht amė, ama (a^mė, a^ma), ėma, nė kuptimin
amtar, e cila si formė fjalėformuese, bie nė pėrfundim logjik tė
shprehjes shqipe thy amė, thy ama (ėma), Ama e thyer, (u) thy
ama e lumit (vendi kryesor esencial i shtratit tė lumit), ku
na rrjedhė emėrtimi thy+am(ė) = thyam(ė) thy ama Thyama,
nga kuptimi i thyerjes sė Amės pellgazgjike illire, si
kompozitė e formuar Thyam+is (nga sufiksi is) = Thyamis.
-
-
Mendojmė se, kjo ethymologji shqipe e emrit
tė hidronomit Thyamis, lidhet linguistikisht shqip, me formėn
tjetėr poashtu tė shqipes, ku nga shprehja thy amė, thy ama,
rrodhi synonomi tjetėr me kuptimin e njejtė ēa amė, ēa ama,
ku nė vet foljen shqipe thy, si fillesa e kompozitės Thy + am
+ is = Thyamis, pėrgjigjet poashtu folja tjetėr shqipe ēa
(me ēa, ēamė, ēamje, tė ēamit, tė shkyemit thyerja e amės,
ēarja e amės-ėmės), tė thyemit e amės, thyemja e amės, apo
ēamja e amės (nė kuptimin e njejtė: ēamja e amės sė lumit)
sipas shprehjes shqipe ēa am(ė), (u) ēa ama. Pra, edhe
ashtu sikurse tek hidronomi Thyam(is), ėshtė synonomi
Ēa+amė, (ēa ama, ama e ēame, ėma e ēarė, e ndarė, nga njė
tėrėsi amtare Ēa (a)mė = Ēamė, ku me rėnien e njerit
tingull, zanores a, si shėmangie fonetike shqipe, pėr tė
shprehur njė emėrtim mė tė shkurtė, tė natyrshėm, sipas natyrės sė
gjuhės shqipe, rrodhi emėrtimi ēamė (ēa+amė). Kurse,
pėrmes pėrcaktimit sufiksal, iu dha prapashtesa ri,
nė trajtėn e pashquar tė emrit, respektivisht tė toponomit
Ēamėri (ēa+amė+ri), kurse nė trajtėn e shquar tė emrit-toponom
mori fundesėn a sufiksin a, Ēamėri+a = Ēamėria, (ēa+mė+ri+a).
Prej shprehjes thy amė, nė synonomin tjetėr tė shprehjes sė
njejtė ēa amė, vetėm me njė ndryshim fonetik nga ai
sufiksal i lashtė illirishte (is), nė kėtė ri-a, na rrjedhė i
njejti kuptim sikurse Thyamis, poashtu edhe Ēamėria.
-
-
Nga kuptimi
i shprehjes ēa ama (nda ama ndarė ėma-ēarė ėma), si kuptim
filozofik, i ndamjes sė Amės pellgazgjike illire, mbeti si
plotfuqishmėri linguistike edhe vet etninomi ēam (ēami,
ēamėt) Ēami i Ēamėrisė, Ēamėt e Ēamėrisė, Ēamėria si pjesė
e ndarė, e ēame nga trungu i hershėm pellgazgjik me Thanėn illire
(Thana Ethana, Ethėna Athenne Athinė-a), poashtu edhe si
pjesė e ēame (e ndarė), edhe mė vonė nga trungu illir Shqipėria.
-
-
Ēamėt, janė
autoktonė nė trojet e tyre paragreke, si pasardhės tė pėrzierjes
dardhane-etruske, ku na dokumentojnė shumė argumente tė gjuhės sė
lashtė me elemente tė pėrziera gege-toske, tė dokeve e zakoneve,
lirikės e epikės popullore dhe tė cilėt sot janė nė tehirė tė
asimilimit e zhdukjes sė pamėshirshme nga gjenealogjia amtare
pellgazgjike, prej grekėve edhe sot si arbėresh tė Greqisė, duke e
ruajtur me shpirt ndėrdhėmbė gjakun, gjuhėn dhe kulturėn arbėrore!
Ndėrsa, disa studjues i marrin Ēamėt si ardhės, pas grekėve, qė
kjo theori ėshtė krejtėsisht e pabazė shkencore, sepse aty, nė ato
troje shqiptare-illire, dembabadem ėshtė e ruajtur rrėnja
pellgazgjike ku edhe si ilustrim robėrie, authori, Tasos
Vurnasi, duke na dhėnė njė pėrshkrim psiko-fizik dhe toponomastik,
shprehet pėr kėtė vend (atėbotė) tė paēamė, tė pandarė nga trolli
arbėror, kėshtu: ėshtė njė vend sa njė Grusht Dhe, i mbushur
me shkėmbinj, hone e burime tė ftoftė...Njerėzit, qė banojnė nė
kėto vende, ngjajnė shumė me tokėn e tyre, janė tė ashpėr, tė
veshur hollė dhe hijerėndė- ngase ajo hije e rėndė jo e tokės
abėrore, sa e pushtuesve shekullorė, i bie Ēamėrisė dhe tė gjitha
trojeve shqiptare ballkanike tė ēame (tė ndara) dhunshėm, si hije
e rėndė e pushtuesve, e mishėruar me hijen e rėndė tė tokės
arbėrore dhe e skalitur nė figurėn psiko-fizike tė ēamit
(arbėreshit, shqiptarit), arbanitit (arvanitasit), tė tė gjitha
kohėve e deri sotekėsaj dite...
-
-
-
-
ETNINOMI
- ĒAM
-
-
Etninomi ēam, nomi etnik, emri etnik
i ēamėve, sot gjindet i ēamė dhunshėm, i ndarė dhunshėm nga
trungu arbėror i lashtė, ndėrmjet dy periudhave historike dhe
(para)historike, si synonom i drejtėsisė pa shpatė nė dorė (si
aneksim Greqisė), duke marrė nėpėr kohė emėrtime tė ndryshme
arvanitas, ēam, arbanit, arbėresh, duket sikur nė pėrflakje duke e
ruajtur etnogjenezėn amtare, por, qė tė gjitha janė fjalė shqipe
tė pastra ethymologjikisht.
-
Arbanitėt
(arvanitasit), qė duke e menduar vet fjalėn, si emėrtim kanė
synonome edhe kulturore gjenealogjike, ku fjala arban, rrodhi nė
fjalėn arvan, qė arvanitėt nuk munden ta ndryshojnė zyrtarisht
mbase ia ndryshuan grekėt, pėrmes tingullit v (b=v), duke
mbajtur emrin e hershėm arbanit, me njė ndryshim fonetik.
Kurse, etninomi serv (servis), qė poashtu grekėt iu dhanė
serbėve, u ndryshua nė tė kundėrten e kuptimit serv (serb), duke
e ngritur fonetikisht nga kuptimi sherb (shėrbėtor), serv
(servis), nė serb (serv=serb), kurse tek emri arban arbanit,
rrodhi e kundėrta fonetike, duke e ulur karakterin substancial tė
emrit ne formėn fonetike arvan arvanit, nė vend qė tė mbetet
nė origjinal tė emrit - arban arbanit. Fjala arvanitas, si
fjalė nė greqishte, nuk mund tė ketė kurrfarė kuptimi nė kėtė
formė, as nuk ka ndonjė ethymologjie tjetėr (si fjalė e pakuptimtė
e greqizuar), por, vetėm si fjalė shqipe arbanit arbanitas
(arban-arbėr), qė nėnkuptohet, banori i Arbėrisė!
-
-
Tash, etninomi ēam, i cili pėrkufizohet me
njė krahinė arbėreshe ė Greqi - Ēamėria, a do tė ishte mė
natyrshėm tė thirret, etninomi arban, (qė grekėt i thonė
arvan-arvanitas, ashtu sikurse edhe sllavėt i thonė - arbanas),
ngase etninomi arban (Arbania), pėrfshinė tė gjithė shqiptarėt
nė jovetėm nė Greqi, por, ashtu sikurse etninomi shqiptar
(alban), qė pėrfshinė tė gjithė shqiptarėt ballkanik. Tre etninome
arban arbėresh shqiptar, pėrfshijnė tė gjithė
shqiptarėt e botės, apo thjeshtė Botėn Shqiptare!
-
Arbanishtja
ėshtė Thotishtja Illirishtja Atllantishtja Pellgasishtja, tė
cilat sot mund tė pėrkufizohen a pėrcaktohen me njė emėr gjeneral
Shqipja.
-
-
Etninomi ēam, ėshtė vetėm njė emėrtim i
banorit tė Ēamėrisė, qė nuk pėrkufizon numrin e pėrgjithshėm tė
shqiptarėve nėn pushtimin grek, ngase arbanėt, arbėrit shtrihen
sot nė mbi gysmėn e Greqisė, e deri nė Athinė, tė shpėrndarė e tė
asimiluar nėpėr gati tė gjitha ujdhesat egjeane, ku vet emėrtimet
e atyre ujdhesave, si toponome, janė krejtėsisht me ethymologji tė
sigurtė shqipe. Arbanėt, arbėrit, shtrihen deri tek Gryka e
Dardhanelleve dardhane, si pasardhės illiro-pellgazgjik, ku edhe
nė vet kulturėn historiografike greke, janė ata arbanėt-arbėrit e
lashtė e tė vonshėm, qė themeluan jovetėm historiografinė greke,
por edhe vuan vet themelet e shtetit modern grek, ashtu, sikurse
edhe e thotė edhe studjuesi arbėresh Aristidh Kola (Kolia), nė
veprat e veta, tė cilat sikur po ngurrojnė tė pėrhapen nė gjuhėn
shqipe tė sotme (ngase janė shkruar nė greqishte), e ndoshta edhe
pėr arsyena tjera. Authori, A. Kola, i cili edhe u helmua dhe
vdiq, pėr veprimtarinė e tij famoze nė lidhje me paraqitjen reale
onomasiologjike dhe onomastike arbėrore tė botės greke, ashtu
edhe sikur studjuesit mė tė hershėm edhe tė huaj, qė edhe vet
perėnditė greke i nxierrin me ethymologji tė sigurtė shqipe, Kola
ynė nė veprat, e sidomos nė atė Gjuha e Perėndive, na jep njė
studim shumėdimenzional tė shpjegimit antroponomik dhe
toponomastik shqip, apo siē e thotė ai, nė Arbėrishte. Authori,
Kola, ėshtė i zhgėnjyer me rastin e rėnies nė dekadencė kombėtare
ekzistenciale tė arbėreshėve tė Greqisė, nėn asimilimin e
dhunshėm nga grekėt, i cili edhe vet thotė: ne i kemi
ēorruar vet sytė tanė me duart tona, duke e humbur identitetin
tonė kombėtar shqiptar- arbėror..., situatė kjo e cila edhe
sot e kėsaj dite, e dėmton imazhin e shqiptarit duke iu nėnshtruar
interesave politike greke, gjoja pėr fitimin e ekzistencės,
jovetėm nga arbėreshėt atje, por edhe nga shqiptarėt pas rėnies sė
komunizmit.
-
-
-
-
SHPIRTI I
ARBĖRIT
-
-
Etninomi
ēam, ėshtė mė i pėrvuajturi, mė i dhėmbshmi rreth copave tė ēame,
apo tė ndara arbėrore te etniteteve e tokave tė pushtuara
shqiptare ballkanike. Hijerarkitė politike, tė cilat na ēojnė deri
nė pesimizėm tė madh, rreth ringjalljes sė gjuhės e kulturės
arbėreshe nė Greqi (sikurse, dallon ringjallja nė tė gjitha
aspektet e jetės kulturore tek Arbėreshėt e Italisė, me njė
ruajtje etnogjenetike arbėrore) tek arbėreshėt e Greqisė, sikur
po zmadhohet edhe mė tutje ky pesimizėm yni, nga niveli i ultė, i
ngritjes politiko-ekonomike tė shtetit shqiptar.
-
-
Etninomi
ēam, ėshtė i flijuar, por kurrė i shkrirė tėrėsisht, sepse gjuha e
kultura arbėrore, do tė mbijetojė nė trojet e veta autoktone dhe
tė gjitha ato personalitete kulturore e historike tė lindura nga
Shpirti i Arbėrit, si Anastas Kullurioti, Melina Merkuri etj., e
deri tek shqiptari i lavdishėm, Merkur Bua (1517), Petro Bua
Sklepa (Topalli) 1453, Theodor Buhali, Dhimiter Muhli, Centurion
Zaharia (1448), Petro Bua (1397), Komneno Bua (1770) etj., ku
siē thonė edhe historianėt, si Marino Sanuto, njofton se: Zoti
dėrgoi kėtė masė shqiptare, nėpėr kėto territore tė Thesalisė,
vend nė tė cilin kohė mė parė, po nga kjo rracė,ishin aty rracė
arvanitėsh, siē thirren. Mirėpo, shqiptarėt arvanitas,
gjithmonė i pėrdorėn grekėt pėr nevojat e tyre, mė shumė se sa pėr
vet nevojen shqiptare, sikurse bizantinėt, turqit dhe grekėt
gjithmonė duke parė rrezik, i pėrdorėn arvanitėt, gjoja po
luftojnė pėr tokėn e tyre, derisa i shfrytėzuan nė tė mirėn greke
dhe kurrė mė nuk i pėrmenden si shqiptarė, figurat arbanite
(arvanitase).
-
-
Ēamėria
pėrbėhet kryesisht nga katėr krahina kryesore: Joanina,
Thesprotia, Arta dhe Preveza, tė cilat shpjegohen linguistikisht,
si emėrtime krejtėsisht me ethymologji shqipe: Jonina, nga fjala
emėrtuese e pronorit tė shqipes jon(ė), Jona, si synonom me
emėrtimin e detit Jon dhe theksohet me njė ndryshim fonetik
Janina (Jonina); Thesprotia, vjen nga fjala shqipe, emėr thes-i,
ku pėrcaktohet vendi i tregėtisė, bartjes sė mallrave (protothes),
ku lidhet fonetikisht me foljen e lashtė tė thotishtes shqipe tė
parė, me diftongun the (thes), qė pėrkufizon tė thėnurit, se ēka
ke ne thes, the, tė thėnurit pėr komunikim; Arta, vjen nga
diftongu ar, i arbėrishtes, me kuptimin ar, qė gėrshetohet
artistikisht shkurt Arta; Preveza, ėshtė kuptimi pregjenetik i
toponomit, ku pėrcaktohet lashtėsia e arbėrit, ku edhe sot ėshtė
pikėmbėshtetja e fillit tė atdheut etnik shqiptar.
-
-
Megjithė,
ndėrrimet e toponomeve arbėrore illire: Spatani (Trikofaro),
Galbaqi (Ella), Picari (Aetos), Varfanji (Parapotume), Arpika
(Perdhika) etj., edhepse toponomastika arbėrore ėshtė zbehur e
greqizuar nė pėrmasa tė mėdha kohore, pas zhvendosjes me dhunė tė
arbėreshve nga trojet e tyre, popullėzimi me grekė, masakrat
masive deri mė 1936, nė Paramintha, Filat, Pituljete, Gumenicė,
Margellec, Pargė, Prevezė etj., ku me dhjetra mija arbėrorė janė
vrarė, masakruar nga pushtetarėt grek dhe i kanė internuar me
spastrim etnik, nėpėr ishujt egjean me qėllim, qė grekėt
qeveritarė, ti bindin fuqitė, se atje nė ato toka nuk ka pasė
kurrė shqiptarė, por grekė dhe sidomos me shkembimin e popullėsisė
arvanite (arbanite) me Turqinė, ku afėr njė milion ēamė (mbi
870.000), i internuan nė trojet turke, si shkėmbim me grekėt
pėrsėri nė trojet e Ēamėrisė ndihet e gjallė fryma arbėrore, me
gjuhė e kulturė tė ruajtur, por ende pa njė liri tė fjalės, gjuhės
e shkollimit amtar edhe as fillor, se lėre mė universitar. Shqipja
as qė guxohet tė flitet haptazi, lirisht sot nė Greqi!
-
-
Toponomet arbėrore: Thiva, Livadhjavi, Ethana (Athina), Thesalia,
Kėrkyra, Beotia (Bardhia), Atika, Korinthi, Argolidha, Pelloponezi
etj., edhe mė 1373, ishin toka e popullėsi shqiptare arbėreshe
edhe sipas dokumenteve tė arkivave europiane. Tėvona, njohim
toponomet nė zonėn e Llias: Kagadhi, Kakaruka, Karatula, Kokla,
Kurtesi, Kriekuqi, Likuresi, Gortina, Lopesi, e deri tek katundet
e Korinthit: Mazaraqi, Mezi, Gerbeshi, - nė Arkadia: Bedeni,
Borgji, Sguro-hori, Basta, Suli, Spata, - nė Petra: Kavashi,
Likuresi, Maneshi, Basta, Haikali, Lopsi etj. Shqiptarėt
arbanitas, arbėreshė (arvanitas) gjithmonė tė vendosur nė kėto
treva illire. Nga Beotia, dokumentojnė toponomet e katundeve:
Qirjaqi, Zerki, Zagara, Mazi, Martini, Elikona, Hostja...(mbi 30
soshė)
ku siē njoftojnė edhe studjuesit, A. Rubio, K. Biri - mė 1383,
kemi njė numėr tė madh antroponomesh shqiptare, kur mė 1377,
gjinden dokumente tė evidentuara me mbiemra shqiptarė, si: Kola,
Noti, Pano, Panushi, Nushi, Tane, Nasho, Thaēi, Gogo, Dede,
Laska, Laskari, Leka, Xhima, Llako, Ziko, Maro, Vjena etj.
-
Konsulli freng Pukevilli, nė Athinė (1687), thekson: nė Athinė
banojnė 4.000 arvanitė. 3.000 grekė dhe nja 3.000 turq e tė
tjerė, ku shqiptarėt e lagjės Plakė tė Athinės, thirreshin
Plakej, ndėrsa vet emri shqip Athinė, ėshtė nga emri i
pėrshtatur Ethanės illire e thinė, e thime, e plakur athinė,
them pėr kuriozitetin historik, ngase edhe ishte vendi i tė
thinjurve (filozofėve, shkrimtarėve) dhe ky epitet e thinė (a
thinė), ka kuptimin e lashtėsisė dhe tė mėnēurisė e thinne (e
thinme) e plakur me mėnēurinė, si pėrvojė e diturisė sė
lashtėsisė. Pėrveē, emėrtimit Lagja Plakė, nė Athinė kemi edhe
tjera lagje tė tilla me emėrtime shqipe: Varri, Qifisja, Imito
etj. Nė Athinė, Atikė, Mesogjio e nė rrethina periferike hetohet
gjuha shqipe nė emėrtimet: e katundeve, vendkalimeve, emėrtime
urash, emra arash, livadhesh, kodrash, malesh, grykash, deri nė
zonat jugore e juglindore, sikurse janė katundet: Spata, Lopsi,
Koroti, Kaliva, Qeratea, Markopullo, Kuēi, Thaēi, Sikamina,
Bujati, Kamateru, Hasi, Avlona etj. Kah veriu: Liosha, Skurta,
Krora, Kavasila, Kakonishkiri, Shkurta etj. Nė rrugėn
lindje-perėndim (Thive-Elefsine) janė katundet: Mazi, Kriekuqi,
Asopo, Kundura, Elefsina, Mandra etj. Nė ishullin Hidra, sot
banorėt e lashtė shqiptarė arbėreshė, i ruajnė mbiemrat e tyre tė
lashtėsisė, ku nga fillimet e shekullit 16. ėshtė banuar , ku kemi
edhe sot poata mbiemra shqiptarėsh tė sotėm si: Manesi, Pepiza,
Dale-s, Lale-ja, Lalejani, Tolias, Toja, Krie-la (kryelart), Mazi,
kumis, Guma, Tunda, Valma, Gjika, Gjikaqis etj., si dhe mbiemra tė
banorve shqiptarė tė ishujve tjerė kėshtu: nė Zaqintho, Zguro,
Matosi, Makri, Dushmani, Marmori, Doksara etj. Nė Qefaloni:
Kladha, Menaja, Lukisa, nė Korfuz: Buo, Buziqi, Barbasi, Veruha,
Golemi, Gerbeshi etj. Kėto dokumente i gjejmė edhe janė disa nga
arkivat Venedikase, ku ndėr tė tjera edhe shkruhet se evidentohet
prezenca edhe e kolonėve shqiptarė, nga Kreta, e deri mė thellė nė
Mesdhe, nė ishullin e Qipros, ruhet njė vendim i Senatit (30
Prill, 1541), ...tė vendosen katėr njėsitė ushtarake tė
kalorėsisė shqiptare, me komandantėt, prijėsat: Pavllo Bua, Repush
Buziqi, Jorgji Gerbeshi dhe Aleksandėr Gabriera...dhe tė
urdhėrohen funksionarėt tonė nė Qipro, Kretė, Zaqintho, Qefaloni
dhe ishuj tė tjerė..., ashtu sikurse edhe vet njė kėngė
popullore arbėreshe, pėr zotėrimin e tokave nga vet shqiptarėt
thotė:
-
-
Tė ēanje diert e
hekurta
-
Ndė kastelle E
Anapullit (Nafplios)
-
E tė vė flamurin tim
-
......................................................
-
te kastelli Anapullit
-
Te Anapullit e Methonit
-
E tė Koronit fushėmirė!
-
-
(Folklori shqiptar)
-
-
- Ky ėshtė
malli i arbanitėve (arvanitėve, arbėreshėve tė Greqisė) nėpėr
shekuj, pėr ta kurorėzuar mbrojtjen e identitetit kombėtar
shqiptar.
-
-
Vet edhe fjala Atikė, atika, vie nga fjala shqipe at, ati,
babai, si vendi i Atit Atika, vendi i etėrve, baballarėve.
Shqiptarėt i gjejmė nė lashtėsi, gati nėpėr tė gjithė ishujt
egjean, apo sipas theorisė sime, ata janė ishujt egean ishujt e
Geges sė Lashtė tė Dardhanisė illire e ge gega ( e gje gjegja) e
gjenė Gega, si nė ishujt: Zaqintha, Qefalonja, Kriekali, Lefkadha
etj., ku sado qė janė greqizuar emėrtimet, pėrsėri rėnjet
ethymologjike janė shqipe-illirishte. Toponomet: Hasja, Kuēi,
Thaēi, Mallakasta, Inofita, Kapandriti, Spata, Palini, Thiva,
Beotia, Livadhjasa, Qiparisja, Hosja, Qifisja-ja, Minidhi,
Kamatruja, Dafni etj., jovetėm qė kanė qenė tė banuara me
shqiptarė gjithmonė, por ka dominuar elementi arbėresh, nė trojet
e veta autoktone, deri nė formimin e shtetit modern grek, kur edhe
vet shqiptarėt sot njihen si arkitektėt e atij shteti edhe nuk
njihen as si shqiptarė nga grekėt.
-
-
Ēamėria, sot ėshtė vetėm njė krahinė shqiptare, qė vuan mizorisht
nėn kthetrat greke, qė edhe mė fort vuan pėr pdrejtėsinė e fuqive
pas luftės sė dytė botėrore, qė iu shkėput dhunshėm atdheut
shqiptar.
-
Mirėpo, njė aspekt optimizmi na shton sot, Filli i shkencės
linguistike Arvanitika, nga forcat intelektuale arbėreshe, anipse
nė gjuhėn greke, premtojnė nė pėrmbushjen e pėrkushtimit tė
mirėfilltė shkencor, me veprimtarinė botuese, lidhjet kulturore
shqiptare, me studimet ethymologjike etj., ku tė gjitha kėto tė
dhėna dokumentojnė se nė qendėr tė kulturės greke, ballėpėrballė
fallsifikimit tė paskrupulltė tė historisė sė lashtė
illiro-pellgazgjike, po shihet se po pėrtrihet sot e po ngritet i
gjallė Shpirti i Arbėrit!
-
-
Shpirti i Arbėrit Rron!...
-
|
|