Mirė se erdhe...Benvenuto...
ARBITALIA 
Shtėpia e Arbėreshėve tė Italisė
La Casa degli Albanesi d' Italia  
 
 
Nezir  Myrta  / ETHYMOLOGJIA E EMRIT – DAKIA

 

   Emri – Dakia ishte atdheu i lashtė i fisit illirian – dak, dakėt (Romania, rumunėt e sotėm), tė cilėt si illirė pėsuan dy asimilime, ku pas rėnies nėn romakėt, gjatė sundimit tė Trajanit, u romanizuan dhe pas rėnies nėn sllavėt u sllavizuan, por toponomi mbeti ai roman – Romania, e cila pėr shumė shekuj u thirrė – Besarabia, nga ndryshimi nė racėn e dakėve, pėrmes lidhjeve tė gjakut me ushtritė romake. Tėvona u thirrė – Bukovina, gjatė influences sllave karpatiane dhe si Republika e Hertzės, poashtu, si Republika e Moldavisė, gjatė ifluencės ruse, ku pėrmes sufiksit thrrak – dava, si kuptim pėr qytetin, rrodhi emėrtimi – Moldavija.

  Emri – Moldavia, ishte emri i lashtė dak, i dakėve, nė origjinal – Mollania, si mbretėria lindore illire. Ku emri vie nga fjala shqipe-illire – mollė, molla, si shpjegim shqip – Ana e Mollave, Mollania, vendi i mollanėve (pėr ndryshim nga mollosėt nė jug), ashtu sikurse ishte – Dardhania, Ana e Dardhave, vendi i dardhanėve.

 

 

 Dakia e lashtė illire nėn influencėn romake, pėsoi ndryshime linguistike, gramatikore,  por ndryshimi mė i madh ishte ai rracial, mbase influenca politike, ekonomike dhe ushtarake romake ishte e njė shkalle tė lartė, gjatė kohės sė Trajanit nė Romė dhe mbretit Dekebalit nė Daki (Decebal), qė romakėt e thirrshin – stėrgjyshi tjetėr.

  Emri i mbretit tė dakėve – Dekebali (Decebal, 106 p.e.r.), ėshtė thjeshtė shpjegimi shqip mbretėror, Dakeballi, qė pėrbėhet prej dy emrave krejt shqip-illirian – dak(e)balli, balli  dak, prijėsi i dakėve, balli i dakėve, ai qė prinė nė ballė tė Dakisė – Balli Dakian, ku pėr ta mjegulluar shpjegimin, e kanė ndryshuar tingullin e dytė, zanoren – a (a=e), nė vend tė – Dakeballi (Balli Dak), rrodhi – Dekebali (Decebal). Pra, nga emri Dekebal (Decebal), deke+bal, pjesa e parė – deke (dece) ėshtė emri dak, dake, emri i fisit illirian, dakėt e Dakisė, kurse – pjesa e dytė e kompozitės - bal, ėshtė emėr i gramatikės shqipe – ball-i, anatomikisht, pjesa e parme e kokės lartė, balli i kokės, si kuptim – Balli Kombėtar Dak - Balli Dak, Dakeballi. Poashtu edhe mbreti tjetėr dak – Dekeneus, qė ėshtė kuptimi shqip – Dak (e)ne+us, si ndryshim fonetik i tingullit – a nė – e, qė do tė thotė – Dak Ne, Na jemi dakė – Dakene dhe sufiksi – us, qė formon kompozitėn si antroponom – Dakeneus, i sili sundoi Dakinė nė  shek. I p.e.r.

 

   Kurse edhe mbreti tjetėr dak, Burebista (48 p.e.r.), qė ėshtė emėr me ethymologji shqipe, mund tė shpjegohet sipas origjinalit linguistik, qė e gjurmuan authorėt antik romak – BU-ERE-BU-IST-AS, ku shprehja – bu-ere-bu-ist, ėshtė kuptimi i shqipes sė vjetėr – BURRĖ ISHTE – BURRĖ ĖSHTĖ, me kuptimin – ai ishte burrė dhe ėshtė burrė – Burrebist, ndėrsa, pjesėza fundore – as, ėshtė vetėm njė sufiks – Burrebistas (Burebistas). Ky shpjegim yni, ėshtė nė mėnyrė tė pakontestueshme linguistike, me ethymologji nga fjala shqipe – burrė, burri, pėr emrin e mbretit dak – Burebista (Burrėburrėshtė), bazohet edhe nė shprehjen rumune (Care – era – Care – este, = Burrė ishte e burrė ėshtė) sipas historisė rumune mė tė re. Gjithashtu si “Nemaipomenitul” dhe “Cum nu a mai fost si nu mai este”, ku nė tė gjitha kėto shprehje ėshtė shpjegimi shqip – Burrė ish – Burrė ėshtė, qė lidhet me illirishten.

  Ėshtė interesant, se koha parahistorike (Prehistoric Europe), merret koha para epokės sė re dhe ēdo lidhje historiko-linguistike, lidhet me pushtimet romake si influencė mbi Dakinė e lashtė, nga shek.I p.e.r., kurse koha mė e hershme lidhet vetėm me konceptin – komuniteti karpato-Danubian, nė rrjedhėn e Danubit tė Ultė deri nė detin Kaspik. E gjithė historia linguistike del si thrrakase dhe lidhet vetėm me “botėn greke”, sipas influencės bizantine tė kohės, duke lėnė pasdore (menjanė) gjithė historiografinė thrrako-illire pellgazgjike, pa tė cilėn as qė mund tė mendohet gjurmimi shkencor nė asnjė lami, pėr realitetin e historisė sė popujve tė Ballkanit.

   Tėvona, duhet tė aspektojmė dy rrjedhat e asimilimit tė dakėve tė lashtė (rumunėt e sotėm), ku ashtu sikurse romakėt pėsuan ndryshim rracor, nė lidhjet e gjakut, si latin, me gjakun karthagjenas tė Hanibalit tė tmerrshėm, gjatė pushtimeve tė ushtrisė tej Gjibraltarit (Hanibal antre portas romana) dhe u ndryshua rraca latine, me afrikanėt veriorė - poashtu, kjo gjė ndodhi edhe me dakėt, nga pushtimet romake dhe lidhjet e gjakut dak e romak, qė sotekėsaj dite edhe mbeti etnonomi – roman (rumun) dhe toponomi – Romania, si emėrtim me prejardhje romake. E mė vonė me ardhjen e sllavėve dhe ndikimeve tė popujve Karpato-Danubian, rusėve e skitve, pėrsėri, trashigimia e pėrzier dako-romake, kaloi nė asimilim sllav. Dakia e lashtė illire, u nda nė dy pjesė: Romania e Molldavia (nė federatėn ruse) dhe dakėt (rumunėt e sotėm) u sllavizuan dhe vetthirrėn  sllav.

  E gjithė antrponomia e toponomastika dake-illiro-pellgase, edhepse u bėnė ndryshime fono-morfologjike romako-sllave, ėshtė me ethymologji illirishte, duke u nisur nga vet emri – dak, si etnonom i fisit illiro-pellgazgjik, nga hidronomet, poashtu vet kryeqyteti i Romanisė – Bukureshti (Bukurest) ėshtė shpjegim shqip i thėnė nga linguistėt e shkuar, se kuptimi i kėtij toponomi ėshtė – I bukur ėshtė = Bukurest, si kompozitė krejtėsisht shqipe. Pėr lidhjet linguistike shqipe-rumune. Flasin shumė analogji fono-morfologjike, sintaktike e leksikore.

   Studjuesit e sotėm rumun, dakėt i lidhin me thrrakėt dhe mbretėrinė e Vllahisė e pėrkufizojnė tok me tokat e paraardhėsit e popullit bullgar, qė vet emri – Bullgaria, mund tė shpjegohet nga emri i njė hidronomi – Belgarie, lumė dhe vet nė origjinal tė bullgarishtes (Ballgaria), ėshtė kuptimi shqip – Bardhgaria, lumi i bardhė, qė ėshtė nė territorin bullgar me derdhje nė detin Kaspik, ku nė bazė tė tė cilit lumė edhe morėn etnonomin – bullgar dhe toponomin – Bullgarija.

 

  Dakėt, apo vllahėt, sipas shqipes sė vjetėr, flitshin – shqipen illire, ku pėr disa kohė kishin edhe toponomin – Vllahia, si etnonom prototip – vllah, vllahėt e Vllahisė (vėllehėt), e qė si lidhje morfologjike e argument linguistik, sot ėshtė fjala shqipe – vlla, vllau, vllaznit, Vllaznia (gege-shqipe) dhe vėlla, vėllai, vėllezėrit, Vėllazėria (toske-shqipe), pikėrisht, si emėrtim, i fisit tė afėrt tė gjakut illirian – dakėt e Dakisė, apo vllahėt e Vllahisė. Prandaj, dakishtja (rumanishtja e sotme), si vllahishte, ende i ka lidhjet e saja linguistike me shqipen e vjetėr, qė dėshmojnė se dakėt (mollanėt) e dardhanėt kishin njė gjuhė tė pėrbashkėt – shqipen illire, illirishten. Kemi dėshmi tė shumėta shkencore tė lidhjes shqipe-dake (rumune), fonetike, morfologjike, sintaktike e leksikore, sidomos nga studjuesit e dy-tre shekujve tė shkuar (XVII – XIX), e deri tė linguistėt e derisotėm...

  

ETNONOMI – DAK

 

 

  Tė gjitha shkrimet e derisotme historiko-linguistike, si tė authorėve antik romak e grek, poashtu edhe tė vet studjuesve tė sotėm rumun, edhe sipas sllavistikės e romanistikės, edhepse flasin gati pėr tė gjitha faktet historike e historiografike, duke gjurmuar nė territorin e Dakisė sė lashtė illire edhe linguistikisht, me njė interes tė veēantė; ngase Dakia ishte e pushtuar dhe e romanizuar – i marrin antroponomet e toponomet dake si tė shtrėmėruara nga gjuha e parė – dakishtja illire pellgase dhe vet emri – Dakia si toponom, vendi  dakėve pararumun, ėshtė i papėrcaktuar shkencėrisht, ashtu sikurse edhe vet etnonomi – dak, qė e formoi atė emėr gjeografik nga vet emri i dakėve.

   Etnonomi – dak, mund tė ketė shjegim ethymologjik nė shqipen e vjetėr, ku vet emri  lidhet me kuptimin profesional tė vet dakėve, si blegėtor malorė, nė afėrsi etnogjenetike tė emėrtimit me delmatėt. Emrat - dak e delmat, nuk ndryshojnė pėrnga kuptimi ethymologjik linguistik, ngase, fjala illirishte – delme (delja) formoi etnonomin – delmat dhe toponomin Delmatia (Dalmacia kroate). Poashtu edhe fjala – dak, lidhet me fjalėn e shqipes sė vjetėr – dakė, daka, qė ėshtė vet kuptimi i deles, qė formoi etnonomin – dak dhe toponomin si emėr gjeografik – Dakia.

   Lidhur me kėtė thezė shqipe qė e shtrojmė pėr pėrcaktim shkencor tė emrit Dakia dhe etnonomit – dak, sot kemi fjalėt shqipe, qė pėrcaktojnė delen, si emėrtim – dakė, daka (dakat-dhentė-delet), ku jovetėm qė kemi si emėr kafshe shtėpiake – dakė, daka, por kemi edhe mbiemra, emra familjar shqiptarė tė sotėm, si antroponom – Daka (Luan Daka, Musa Daka, Dakaj, Dakajt, familje pikėrisht nė Kosovė. Ky emėrtim familjar i sotėm shqiptar, lidhet me profesionin blegtoral, ēka do tė thotė se dakėt, nuk kanė jetuar vetėm nė Daki, por nė shumė territore illire ballkanike dhe emri i tyre ėshtė emėrtimi profesional i blegėtorisė – daka – delja.

  Fakte tjera historiografike na lidhin edhe me toponominė e sotme rumune, ku njė pjesė e Dakisė illire, ėshtė me emrin – Dakia (Rumunia-Romania), kurse pjesa lindore e saj thirret – Molldavia, ku edhe vet emri – molldavia = moll+dav-i-a, lidhet me kuptimin shqip – mollė, molla – Mollania (e Dardhania si mbretėri tė lashta illiro-pellgazgjike), por me sufiksin thrrak – dava (qytet), sikurse sot ėshtė ai sllav (grad), ēka do tė thotė se, lidhja onomastike dake mbetet si lidhje koherente illiro-pellgase e shpjegohet pėrmes shqipes.

 

  Dakia e Delmatia, janė dy toponome illirishte, ku kuptimi pėr kafshėn shtėpiake – delme (delja), ėshtė si kuptim fushor mė tepėr, kurse, kuptimi i fjalės emėr – dakė, daka ėshtė si kuptim poashtu i njejtė shqip, dakė=delme (dele, delja), ku shqiptarėt e sotėm nė gjuhėn e vjetėr shqipe, i thonė – deles – delme edhe dakė (delmja-daka), qė na lidhin nė periudhat kohore historiografike illire, si etnonome tė tė njejtes origjinė etnogjenetike: Delmatia (delme), Dardhania (dardhė), Dakia (dakė), Mollania - mollė (Moldavia), Vllahia (vllah), Liburnia (liburnė, anije), Paenonia (paeon), Skordia (skord), Thrrakia (thrrak, thirrės etj., tė cilat toponome i takojnė realitetit historiografik te Ballkanit illirik. Tė gjitha kėto toponome i formuan etnonomet e fiseve illire pėrkatėse: delmat, dardhan, dak, mollan, vllah, liburn, skord, thrrak etj.

  Pa shpjegim tė shqipes sė vjetėr ballkanike, nuk ka ethymologji reale tė etnonomeve nė fjalė.  Duke folur pėr etnonomin – roman (rumun) tė sotėm, nė vend tė etnonomit – dak, dakian tė lashtė, janė gjetur maniskripte nė arkivat romake tė kohės sė imperatorit Trajanit (106.p.e.r.), gjinden sot nė Vatikan, nga mjeku personal i tij, dr. Kritoni, ku gjatė ndėgjimit tė bisedave tė tė burgosurve dakian tė luftės (si robėr-lufte nė Romė), nė gjuhėn e tyre, i kishte shpėrthyer pyetja: “Pse janė kėta (Dakianėt) roman? Dhe prej tė gjithave, ne iu kemi dhėnė pseudonomin – roman, pas vitit 106 p.e.r.” Gjithashtu, poeti i madh romak Ovidius (me prejardhje dake), tė cilit i ka ndodhė tė jetė nė mėrgim dhe i deportuar nė Tomis (Konstanca e sotme nė brigjet perėndimore tė detit tė Zi), kishte shkruar poema nė dialektin lokal Skythian dhe me alfabet latin, i cili thoshte se i ka shkruar nė ‘gjuhėn amtare’, ku tė gjitha ato poema janė zhdukur dhe nuk kanė mundė assesi tė gjinden...pėr shkak tė zbulimit tė tė vėrtetės historike.

   

    Mythi mbi perėndeshėn dake – Lara. – Besimi i lashtė dakian, lidhet me mythin mbi perėndeshėn tė cilėn e hymnozonin aqė shumė, si Mbajtėsja e Shtėpisė me emrin – Lara, ku sipas Dr. Kupiusit, nė veprėn e tij ‘Pallati i Dekebalit’ (Dakeballit, shen. i authorit, N.M.), nė rezidencėn e tij mbretėrore tė mrekullueshme, kishte piktura, me pejsazhe dhe portrete, nė vendqėndrimin e tij mbi lumin – Danubi verior, tė cilėn imperatori Trajani, do ta okuponte mė vonė. Ajo qė tėrhiqte mė shumė vėmendjen nė Pallatin e Dekebalit (Dakeballit), ishte skulptura e perėndeshės – Lara, njė femėr e bukur impozante, tė cilėn dakėt e thirrnin – Hyjnesha Lara, e cila i dedikohet mythologjisė sė lashtė dakiane dhe  ishte Kujdestarja e Shtėpisė, si mbrojtėsja dhe  Roja Hyjnore, e qė ishte e vetdetyruar pėr Roje shtėpie.

   Lidhur me mythin mbi Hyjneshėn Lara tė dakianėve tė lashtė pellgazgjik, po i njejti myth sot gjindet edhe nė mythologjinė shqiptare, e pikėrisht po me emrin Hyjnesha Lara, tė cilėn shqiptarėt e parafytyrojnė, njė femėr shumė tė bukur, tė zojėn, e aftė pėr tė gjitha punėt e shtėpisė, qė i bėn zakonisht femra shtėpiake nė familje, e cila iu ndihmon nė tė shumtėn e rasteve femrave nė punėt shtėpiake, i ruan nga ēdo e ligė misterioze dhe nė momentet mė drastike tė ndonje ndodhie fatkeqe. Lara, shkon dhe iau kryen vet punėt femnore, nė mėnyrė hyjnore, si e padukshme dhe njeriu nuk ka mundėsi ta shohė, si pėrshėmbull:  thurjet tekstile nė vekna (veku), thurjet e rrobave tė fėmijve pėr tu ngrohur nė acarin e dimrit, endjet e pėjve tė pėlhurnave tė vajzave nėn unazė (si ndihmėse), nė tjerrjen e pėjve me shpejtėsi tė padukshme hyjnore, nga shllungat e leshit nė furka (mjet manifaktural pėr tjerrjen e pėjve tė leshtė); nė qėndisjen e vėshtirė dhe tė komplikuar me mėndafshna (fije mėndafshi), kur vajzat nėn unazė (para martese, duke pėrgatitur pajen, ēejzin e nusėrisė), hasin nė pamundėsi pėr ta kryer punėn e tyre etj.

   Unė vet jam dėshmitar i gjallė, se kam ndėgjuar shumė shprehje shqipe lidhur me Hyjneshėn Lara tė lashtė edhe shumė mythe tė shpjeguara nga plakat e pleqėt shqiptarė. Ja, psh. Njė myth mbi Hyjneshėn Lara, tė cilin e kam ndėgjuar vet: Paska qenė, njė nuse duke tjerrur nė furkė leshin nė pėj (pėni, pėri, pėjtė) dhe duke tjerrur, ndėgjon njė klithmė fėmie (qė ia kishte lėnė kunata e saj nė roje, pėr kujdes pėr tė), e kishte rėnė me duar nė ujė tė valė dhe nga trishtimi mallkon veten, len furkėn e shkon ta shpėtojė fėmijėn. Por, kur sheh, se fėmia ishte diegė (pėrvluar duarve), nusja e namė e rredhon, mallkon e trishtuar vetveten, pse u mashtrua duke tjerrur dhe e harroi fėmijėn, qė kunata ia kishte lėnė nė pėrkujdesje. Vrap e mjekon duarve fėminė, duke ia lyer me kos dhe fillon tė qajė e tmerruar. Ngase kishte treguar dashuri e dhėmbje si pėr fėminė e saj, me aqė dhėmbshuri nėne tė vėrtetė, e pranė fėminė dhe kthehet ta marri pėrsėri furkėn pėr tė tjerrė. Kur ofrohet, furka ishte e zbrastė (pa shllungė leshi) dhe lamshat e pėjve afėr furkės. Nusja e kupton dhe thotė: uh, mė paska ndihmuar Lara!

  Ndėrsa, pėr femrat shqiptare tė zojat, shumė tė afta e tė shpejta nė punėt shtėpiake e nė punė femrash, kur shohin ndonjė femėr qė ka tjerrė shumė, apo ka ėndė shumė, shpejt e mirė pėjtė e pėlhurnave, apo qė ka thurė shumė, mirė e shpejt nė vek, pėlhurna, qilima, apo, kur njė vajzė ka bėrė shumė pajė tė madhe nėn unazė (para martese) etj., ėshtė shprehja popullore shqiptare: ‘Tė paska ndihmuar Lara!’ / ‘Ta paska bėrė Lara pajėn (ēejzin)!’ / Uh, tanė kėtė pajė, si e paske bėrė, sikur me t’pasė ndihmua Lara, mori bijė!’ / Eu, tanė kėta pėjėra, vetėm Lara, se s’ka kush qė i kish tjerrė kaq shumė!’ etj. Kėta shėmbuj tė shprehjeve e mytheve tregojnė pėr njė lidhje mythologjike shqiptaro-dake tė lashtė, kur nė lashtėsi Hyjnesha Lara kishte imunitete tė mėdha pėr Mbajtje Shtėpie, e Rojėtare (Kujdestare) sikurse tregon skultpura e bukur nė Pallatin e Dakeballit, mbretit tė dakėve, Ballit tė Dakėve, kurse sot sipas tė dhėnave nė mythologjinė shqiptare, Hyjnesha Lara, ka detyrė fėmnore. Kjo mbase mund tė jetė edhe si njė zbehje figurative e mythit, ashtu si e shumė mytheve tjera tė lashtėsisė, tė cilat ishin njė lidhje koherente mythologjike nė tė gjitha fiset illire pellgazgjike.

   Tek dakėt e lashtė ekziston edhe mythi ‘Zogu Feniks’ apo Feniksi, i cili sipas legjendės, me vetdėshirė Feniksi, kishte ardhur nga Egjypti Verior tė vdes kėtu tek dakėt, e kreatyra e tij mythike ishte e skalitur nė emblemėn e lashtė pellgazgjike. Ndėrsa nė folenė e vet nė veze preh hirit, dikund lartė nė majat e bjeshkėve, Feniksi ka thėne tė lindet pėrsėri edhe pas vdekjes sė tij. Kurse se sa ka qenė legjendė, myth, apo e vėrtetė, thohet se, Thesari i Dakeballit, i cili ishte shumė i ruajtur me roje e kujdes tė veēantė, nėn Shtratin e lumit Sargetia (sikur nė mes valėve tė ujit, pa ditė kush t’i ofrohet, sigurisht pėrmes labirintheve nėn shtrat lumi – shen. auth.), sipas Gjerome karkopinos (Jerome Carcopino), ishin hiē mė pak se 165.500 kg. Ari tė pastėr dhe 331.000 Kg argjent. Lufta e fundit e ushtrisė sė mretit dakian – Dakeballit, pėrkujton dhe e zbulon atė thesar. Do tė bėheshe hero nė qytetin Poroliss (Porolissum, ose Moigrad).

 

  Besimi dakian, lidhet me zotin suprem tė tyre me emrin, Gebeleizis (ose Nebeleizis) edhe si hyjnia supreme thrrake dhe me perėndeshėn e madhe – Bendis (Bindi), e njohur nė mythologjinė e disa fiseve illire.

  Zoti Gebelizis ishte edhe ai zoti got (german), i njohur edhe me emrin – Derzela, Derzisi, me pamje i konsideruar si ‘Kalorėsi Thrrakas’, i cili lidhet me fjalėn shqipe – zė, zėri, qė ėshtė Zeusi pellgaz.

    

  Perėndesha e Madhe Bendis(Bindi), si alter-ego femnore e Zbelsurdit, ishte hyjnia edhe e popujve tė Danubit tė Ultė, nė regjionet thrrakase (mbase ēdo gjė kėtu mythologjike nuk i dallon thrrakėt nga dakėt, sikur tė ishin njė popull), e cila ishte edhe prototipi i Illeana Konzaseana tek dakėt (rumunėt). Bindis paraqitet edhe si grua thrrakase, si Hyjnia e Hanės. Kurse hyjnitė tjera dake ishin: zoti profetik Zalmoksi, hyjnesha Vesta, (ose Hestia, Histia, qė lidhet me hillirėt). Ndėrsa si e ashtuquajtur ‘Mbretėria e Nėnbotės’, sipas Zalmoksisit, i cili sipas Herodotit, ishte identifikim naiv si zot, me  skllavė tė Pitagorės dhe thotė, pse duhet besuar nė ta – ata ishin: Hellaniku nga Mithilena, Mnasea si pėrjetėsi e Kronit, Diodorusi nga Sicilia, Apulleiusi, Lukianusi nga Samosata, Orygenesi, Porfyriusi (232-304) dhe Juliani Apostull, Aeneas nga Ghaza, Hesyēios nga Aleksandria. Kjo mbretėri ‘nėnbote’, u kėndua nga poeti kombėtar rumun, Mihail Eminesku, ku njihet poema ‘Fantomėt’.

  Rumunėt e sotėm, nė bazė tė studjuesve tė tyre si Savesku, e pranojnė origjinėn e tyre nga koha parahistorike, 2000 vjet p.e.r., si fis Arian, ashtu sikurse edhe thrrakasit, qė vetquhen, bullgarėt e sotėm, nga Pitari e Matari sipas Vedas=me pa, si gjurmime historiografike nė lidhje gjenetike me sanskritet dhe indianėt. E tė ardhur si popuj karpato-danubian, ēka nuk mund tė ekzistojė njė thezė e tillė, ngase Ballkani ishte tėrėsisht illirik dhe kėto fise u sllavizuan, me ardhjen e rashėve gjatė pushtimeve, vonė nė shek.5 e.r. Kėto studime rumune, nuk pranojnė preardhje romane, por si prototipe ruse, duke krijuar ndarje historiografike ballkanike, ku sllavėt e ardhur nė shek.v e.r., krijojnė njė lidhje etnogjenetike indirekt nga Ballkani dhe duke mos pranuar prejardhjen dake-illire, kur dihet kjartė, atdheu i Dakisė dhe lidhjet linguistike tė sotme shqipe - dake (rumunishte), nė tė gjitha aspektet fono-morfologjike.

  Tash, si do tė mund tė vinte konkluzioni esencial pėr thrrakėt, dakėt dhe fiset illire tė sllavizuara? A kanė ato fise illire tė bėjnė me thrrakėt?

Natyrisht se po, mbase ishin fise illire pellgazgjike dhe u asimiluan u romanizuan dhe u sllavizuan, kurse ardhėsit tentojnė ta ndryshojnė historiografinė Ballkanike. Rumunėt e sotėm (dakėt e lashtė), sot e mendojnė veten e tyre si sllav, nė tjetrėn anė, edhe janė romanizuar dhe etnonomi i tyre sot ėshtė – rumun (roman). Studjuesit rumun tė sotėm kontestojnė prejardhjen e tyre romane (nė bazė tė etnonomit dhe toponomit tė tyre), mbase e ndijnė veten si dakian dhe shkencėrisht paraqiten duke mohuar trashigiminė romane (Not “Rome’s Descendants”, but Rather), sipas studjuesit rumun, Dr. Saveskut.   E vetmja variantė historike e tė gjithė kėtyre popujve euro-ballkanik lindorė tė sllavizuar, ėshtė se ata e pėrkrahin thezėn e prejardhjes sė tyre nga pellgazėt, si popuj pellgazgjik! Ashtu si kroatėt e sotėm, qė e njohin vetveten si pasardhės tė illirėve tė lashtė, sikur shqiptarėt, kurse delmatėt illirian ishin sllavizuar me kohė. Tash shtrohet pyetja: si u bė qė kroatėt (delmatėt) mė afėr romakėve tė mos romanizohen, kurse dakėt mė larg, u romanizuan dhe u sllavizuan nėn influencat sllavo-ruse? Kėtu luajtėn rol madhor historiko-gjenetik influencat romake, duke e pėrshtatur kėtė popull, sikur tė jetė i njė trashigimie vėrtet romake! Ēėshtje historike!

 

Priru /Torna