Mirė se erdhe...Benvenuto...
ARBITALIA 
Shtėpia e Arbėreshėve tė Italisė
La Casa degli Albanesi d' Italia  
 
Nezir Myrta  / ETHYMOLOGJIA E EMRIT - ETRURIA

 

        Fjala – etrusk pėrbėhet nga pjesėt e saja fono-morfologjike nė zbėrthim linguistik kėshtu: e + tru + s + k  e qė pėrbėhet nga njė nyje e parme e – njė emri, apo mė mirė tė themi nga njė rrėnje fjale tė lashtė tru –si rrėnje fjale me kuptimin truall troje, e trallit tė Trojės duke formuar Gjindoren (Genetivin) pėrmes tingullit s – dhe pėrcaktimit tė emrit si etnonom, pėrmes tingullit k – nė trajtėn e pashquar tė emrit – etrusk, nė tė cilin fshehet shprehja shqipe-illire e Trojės – Etruskėt e ardhur prej Trojės illire - Hillionit.

 

 

ETNONOMI - ETRUSK

 

 

   Emri - etrusk nė pėrbėrjen e tij fono-morfologjike pasqyron disa rrėnje tė fjalėve, tė cilat fshehen nė vet emėrtimin nė fjalė - sipas origjinės sė tingujve tė fjalės, e cila pėrbėhet nga pjesėt e saj gjatė zbėrthimit tė tyre, duke fshehur nė vetvete vet kuptimin e emrit, me disa ndryshime fonetike tė tingujve, qė nė dukje tė parė, na largon nga origjina linguistike si fjalė, nė mėnyrė qė ta shohim ethymologjinė e vėrtetė.

 

  Fjala – etrusk pėrbėhet nga pjesėt e saja fono-morfologjike nė zbėrthim kėshtu: e + tru + s + k  e qė pėrbėhet nga njė nyje e parme e, njė emri apo mė mirė tė themi nga njė rrėnjė emri tė lashtė tru, duke formar gjindoren (Genetivin) pėrmes tingullit s dhe pėrcaktimit tė emrit si etnonom, pėrmes tingullit k  nė trajtėn e pashquar tė emrit etrusk.

 

E  - nyje e parme e emrit duke formuar Gjindoren (Genetivin) me kuptimin e truallit, nga trualli

 

TRU – ėshtė emri prej nga erdhėn  nga trualli I Trojės illire – truall Troje – e truallit tė Trojės

 

S  - sufiks qė pėrcakton Gjindoren (Genetivin) origjinėn e popullates sė ikur - e truallit tė Trojė (s)

 

K – sufiksi nė trajtėn e pashquar tė emrit, qė pėrcakton etnonomin – etrusk -  si  trojan illiran

 Emri – etrusk  ėshtė emėrtimi i popullatės trojane illire tė zhvėndosur nga trojet e tyre nga trualli i Trojės – qė historikisht njihen si dyndje egjeane dhe dyndje adriatike – pas luftėrave tė njėpasnjėshme deri tek Kallja e Trojės – qė u detyruan ta lėshojnė vendin pjesėrisht e masovikisht dhe tė gjejnė shpėtim andej detit Adriatik, nė botėn e lirė tė atėhershme – Sicilia ku sicili (secili) kishte tė drejtė tė gjallonte gjellėn e lirė, tė jetojė i lirė, (si toponom me spjegim shqip me pėremrin e pakufishėm tė shqipes sė vjetėr – sicili - secili, secila, secilėt) me kuptimin tokė e premtuar nga secili, nga tė gjithė ardhėsit nė Apenine.

  Trojanėt illirian pas kalljes sė Trojės, tok me mbretin e tyre Heneun (Eneun) shkuan masovikisht nė Apenine, nė fillim nė Jugun e Italisė, nė ujdhesėn Sicilia, pėr tu pėrhapur nė gjithė Apeninet, duke popullėzuar me farėn illire atėbotėn e re tė atėhershme – njėkohėsisht edhe duke kultivuar gjuhėn dhe kulturėn illire si vazhdimėsi e kulturizimit apenin dhe europian – respektivisht duke pasqyruar njė formė tė re kulture tė kohės, me njė njohje tė re gjuha e kultura etruske – gjuha e kultura e truallit trojan.

 

  Dyndjet egjeane edhe tė Trojanėve dardhan, illirėve dhe paraardhėsve tė tyre pellgazėve mediterran sikurse tė popujve tjerė tė lashtėsisė, si dyndje trekontinentale: Afrikė – Azi – Europė, duke mbetur themelues tė civilizimeve tė antikuitetit - sėpari filluan me pėrhapje nė hapėsirėn ballkanike, duke kultivuar kultet e kulturės mediterrane illire pellgazgjike – pas luftėrave tė pėrgjakshme, pėrmbytjeve natyrore, sėmundjeve masive shfarosėse – duke kėrkuar gjithnjė njė tokė e botė tė re dhe tė lirė.  Pėrveē, Ballkanit si botė e lirė e kohės, i cili njihet si Ballkani illirik  – nga brigjet egjeane e deri tek Histria (Istra e sotme), duke krijuar njė nga perandoritė mė tė mėdha tė Botės Antike – Illiria – dardhanėt, nga tė dy drejtimet e lashta: nga Troja e nga Ballkani, pėrsėri pėrjetuan edhe dyndjet adriatike – duke kėrkuar gjithnjė njė tokė tė re, pėr tu vendosur nė Apenine, tėvona deri tek brigjet allantike Pirinejeve perėdimore. Ato dyndje vazhduan gjithmonė  kah Perėndimi, nga presionet  vrullshme tė popujve tė mėdhenj aziatik nė pėrmasa botėrore, qė njė kohė u pėrjetuan edhe si dyndje atllantike drejt anės tjetėr tė botės deri nė kohėn tonė tė shek.XXI – nė Tokėn e Re amerikane. Pra, kėtu mund t’i pėrkufizoja katėr dyndje illiro-pellgazgjike nė pėrmasa botėrore: mediterrane, egjeane, adriatike dhe atllantike. Kėto dyndje u bėnė nė kohezione historike tė vazhdueshme, pothuaj nga tė gjitha drejtimet edhe nga ato tirreno-pellgazgjike, Ionike, pėrmes ujėrave dhe tokės, deri tek vendosjet e fiseve theutone, gale, anglo-saksone, balltike e skandinave.

   Arsyeja e kėtyre dyndjeve tė mėdha gjithnjė kah Perėndimi, ishte bymimi i madh demografik i popuve mė tė mėdhenj aziatik: kinezve dhe indianėve, persėve e afganėve, atakeve turke dhe atyre mongole, kur hunėt aziatik arrijtėn deri nė zemėr europiane, e europianėt dhe njė pjesė afrikane, arrijtėn deri nė zemrėn amerikane, si dyndje inter-kontinentale oqeanike deri nė Australinė dhe Alaskėn e largėt. Pėr, spjegimin e kėtyre dyndjeve inter-oqeanike vet flet sot bota moderne!

 

-          Po kush ishin ata Trojanėt dardhan tė Trojės antike nga Frigia, qė dyndjet e tyre ishin edhe mė tė largėta mediterrane, qė u thirrėn – etrusk nė Apenine dhe atje formuan konfiguracionin historiko-kulturor – Etruria?

 

   Eneu tok me enejtė trojan krijuan fillin e hershėm tė lashtėsisė nė Apenine duke vuar themelet e njė kulture tė ardhshme latine, pėr tu bėrė tėvona njė nga kulturat e njohura antike romake – e cila gjuhė e kulturė ishte me rrjedhė illire fillimisht, krijoi vet themelin e historiografisė sė re, fillin e kulturės sė re – si kulturė e re e bartur e truallit tė Trojės. Dhe pikėrisht Eneu trojan mbeti Eneida e Virgjillit – Illi i Virgjėr (sipas spjegimit shqip, emrit tė tij) si vepra e parė e gjuhės e kulturės latine, me veprat e bardit poetik apenin  Bukoliket, Gjeorgjiket dhe Eneida.

 

   Bukoliket me kuptimin kėnga e bukės arbėreshe, atyre qė bėnė arėne bukės dikur, / Gjeorgjiket me kuptimin kėnga e tokės, dheut, kėnga e truallit tė ri etrusk, / Eneida – me kuptimin kėnga e Eneut dhe shtegėtimet e tij deri nė truallin e ri etrusk – si kėngė e truallit trojan nė Apenine – kryeveprat e Virgjillit  janė fillet e kultivimit tė kulturės antike latine.

 

  Vet vepra e parė latine e cila njihet si gurthemel i letėrsisė sė kohės Eneida e Virgjillit – spjegon ngjarjet rrėnqethėse tė bredhjeve tė Eneut, nė Apenine.

 

  Illiada, Odhisea dhe Eneida pėrbėjnė tre atllasėt e kulturės illire dhe vet Eneida ėshtė njė odhiseadė trojane illire. Illiadha – Adha e Illit, udha e Illit illirian poetika epike e Homerit hillir – si vepra e parė europiane me veprėn tjetėr, Odhisea – udhėtari i detit, i paraprijnė krijimit tė veprės sė tretė, si vepra trashiguese illiro-pellgase Eneida  mė e njohura  nė antikėn  latine.

 

  Eneida e Virgjillit ėshtė Eneiada – Hėneiadha – Eneiadha – udha e Eneut, ashtu sikurse ishte Iliada – illiadha (Hilliadha homerike) udha e Hillit tė Hillionit, por qė Virgjilli na jep njė pėrsosje tė pėrfshirjes sė personazheve – nga Eneu nė njė vend tjetėr, me njė subjekt koherent tipik trashigues, me parafytyrimin e perėndive tė lashtėsisė sė njejtė, duke u lidhur nė tė gjitha kėngėt me emrin – trojan, dardhan, Troja e Hillionit.

 

  Virgjilli nė veprėn Eneida si vepra e parė e kulturės e letėrsisė antike latine, qe nga kėnga e parė, paraqet njė ardhje tė popullit me prejardhje trojane:

 

“From ancient Troy, by force expell’d we came,

If you by chance have heard the Trojan name!”

        

                                  (Kėnga e Parė – Eneida)

 

“Nga Troja e lashtė, na erdhėm me forcė tė dėbuar,

Nėse ju emrin Troja, keni pasė rast pėr ta ndigjuar!”

 

                                   (Pėrkthimi nė shqip – N.M.)

 

Kjo tregon mė sė miri, prejardhjen etruske trojane, nga ethymologjia e fjalės ku fshehet kuptimi i shprehjes shqipe e trojės – etruske – e trojės illire – si popull qė i pėrket  dyndjeve egjeane dhe dyndjeve adriatike, duke na lidhur me origjinėn illiro-pellgase tė etruskėve nė Apenine!

 

Virgjilli vazhdon nė kėngėn e parė – Eneida:

 

“Thus spoke Illioneus: The Trojan crew,

With cries and clamors his request renew.

..........................................................

Trojans, dismiss your fears, my cruel fate,

And doubts attending an unsettled state,

Force me guard my coast from foreign foes:

Who has not heard the story of your woes,

The name an fortune of your native place,

The fame and valor of the Phrygian race?

We Tyrians are not so devoid of sense –

Nor so remote from Phoebus’ influence.

....................................................... 

And Illian tow’rs and Priam’s empire stood -

Meantime, with shouts; The Trojan shepherds bring,

.......................................................................

“O light of Trojans, and support of Troy –

Thy fathers champion, and my country’s joy!”

.......................................................................

Troy is no more, and Illion was a town!”

 

                             Aeneid – Vergil, Transl.- eng. by John Dryden

Etruskėt janė popullata e Trojės – etrusk si pjesėtarė tė popullit tė fisit illirian Frigėt nga Frigia nė Azi tė Vogėl – ku ndodhej Hillioni hillirian tė cilin e ndėrtoi Hilli  dhe prej tij rrodhen dardhanėt, si mbretėri – qė besonin nė Yllin e Dritės – Diellin dhe nė bazė tė tij si emėr tragjigues, nga illirėt mediterran u zgjėruan deri nė rrafshin trekontinental: Aleksandri – Hind – Hiller, gjatė pėrhapjeve historike, respektivisht duke kultivuar kulturėn e antikuitetit nė pėrmasa botėrore tė kohės.

Troja illire. – Etnonomi - trojan

 

  Edhe veprat antike nuk mbeten tė paprekura, me intervenime tė pusheteve tė kohės, qė ia imponoi devijimin kronologjik tė antroponomisė dhe toponomastikės sė tyre. Shih, edhe nė veprėn Eneida nė vend tė emrit Sparta e ndeshim emrin – grekėt – Greacia, pėr tė iu larguar argumenteve reale historike, kur dihet, se spartianėt e trojanėt ishin dy fise illire-pellgase. Kur dihet se ethymologjia e kėtyre dy emrave – Sparta e Troja qėndron nė spjegimin shqip, pėr tė dy fjalėt si toponome, ashtu sikur edhe pėr antroponomet dhe etnonomet – spartian e trojan.

 

  Emri Troja ėshtė thjeshtė njė emėrtim, si toponom me ethymologji fuqimisht shqipe tė pakontestueshme, duke u nisur qe nga origjina e tingujve tė fjalės, nga rrėnja e fjalės dhe nga tėrėsia fonomorfologjike e saj. Fjala shqipe – troll, trolli – truall, trualli – nė shumės tė emrit ėshtė Troje, trojet, vendbanimet e njerėzve, qė i pėrket origjinės shqipe, ku e kemi edhe nė shqipen e sotme. Fjala – Trojė – Troja ėshtė pėrkufizimi i disa trojeve, si vendbanime njerėzish, nė njė truall tė pėrbashkėt, ashtu sikur ishte vet, Troja njė shtetqytet – me troje tė rrethuara me mure tė larta, tė gjitha trojet nė njė Trojė, qė edhe quhet si toponom – Troja.

 

  Fjala shqipe – troje, trolli, trualli – trojet nuk ka se si tė jetė e ndonjė gjuhe tjetėr i.e. e cila pėrcaktoi etnonomin – trojan si etnonom illiro-pellgazgjik dhe toponomin Troja si toponom illirian i lashtėsisė. Janė disa shprehje shqipe tė sotme lidhur me fjalėn – troll – trolli tė cilat dhe janė tė karaktereve tė njerėzve, ku lidhen me gjėndjen shpirtėrore tė njeriut, nė pėrmasa tė thella emocionale, qė kemi mjaftė shembuj: ai/ajo ka ra nė punė tė trollit / e ka qitė nė pikė tė trollit (me kuptimin e ka tranua, e ka ēmendė fare) / rashė nė punė tė trollit / ta luaj trollin / ia luan trollin / ia ka luajt trollin / ajo punė ta luan trollin / luaja trollin / me kuptimin shqip / rashė nė punė tė trollit – rashė nė gjėndje tė vėshtirė alarmuese, rashė tragjedi ekonomike, shpirtėrore, finansiare, apo rashė nė njė gjėndje aqė tė vėshtirė, sa nuk dij se kah ia mbajė, pėr tė gjetė shtegdalje, shpėtim pėr diēka, qė mė rėndon tepėr. Poashtu, shprehja – ai ia ka luajt trollin filanit...kur i foli aqė me argumente tė forta, e qiti nė tjetėr hesap, ia hudhi poshtė krejt fjalėt me argumente, e diskualifikoi tėrėsisht...

Dhėmbja e dhėmbit ta luan trollin e kemi shprehjen tjetėr shqipe, pėr dhėmbjen e dhėmbit, si dhėmbje tronditėse, ku vet nga fjala – dhėmb, dhėmbi, dhėmbėt u formua nė shqipe edhe fjala – dhėmbje, dhėmbja, dhėmbjet nga sėmundjet e ndryshme.

   Janė mjaftė karakteristike disa shprehje shqipe lidhur me fjalėn troll-i, troje, truall – trualli qė thohet nė dy rastė te fjalėve nė analizė ethymologjike edhe vet shqipe, sikurse, edhe vet nga fjala truall, rrodhi fjala shqipe  - truaj, (truemja, i/e trueme, tė truem, i/e trum-i-ja – gege-shqipe), qė kanė kuptimin i/e/tė mallkuar, e truan – e mallkon, e namė, i truemi-i mallkuemi- i namuni. Shprehjet shqipe: e trou buka / e mallkoi buka / i ka tru trolli dhe e lėshuan vendin / troje tė truara / trualli i truar / ai gjith ditėn e lume veē truan e rredhon (namė) / ai/ajo ėshtė trup i truar / mos e truaj sofrėn e bukės / mos e truaj djalin ashtu bre? / ai/ajo ėshtė njeri i truar / vet e trove dhe tash rri / ai/ajo/ata/ato janė tė truar pėr s’gjalli e pėr s’dekni / droj se vet e troi dhe ashtu i erdhi puna / Trumja – Truemja – Truamja si emėr, etj.

 

  Fjala shqipe troll, trolli, ėshtė poaqė e lashtė, si toponom i rrethimit tė banėsės, shtėpisė, toka rreth shtėpisė sė banimit tė njeriut – sa qė vet rrėnja e kėsaj fjale – tro (apo tru, sikur e kemi nė rastin e prejardhjes sė fjalės – etrusk, nga truall troje, nga trolli i Trojės illire) – kjo rrėnje – tro ėshtė fjalėformuese e shumė emėrtimeve i.e. edhe PIE dhe nė pėrmasa tė pėrgjithshme tė Linguistikės Gjenerale, ku e hasim nė leksikun e pėrgjithshėm botėror: trop, tropik, tropikal-e, an-trop=njeriu, metropol-i-e-et, metropolitan, antrope, antropolog-u-e-et-ėt, Antropologjia, antropologjetik, antropomorf, Tropoja toponom shqiptar, tropojan, tropojas, tropojanėt etj., ku vetėm shqipja ka mundėsi spjegimi ethymologjik pėr tė gjitha kėto fjalė gjenerale, tė shkencės dhe linguistikes botėrore. Deshtėm e s’deshtėm udha ėshtė e hapur pėr tė gjitha gjuhėt.

 

  Sparta illire. – Etnonomi - spartian

  Askund derisot nė leksikun e gjuhėve i.e. si nė atė shkencor e historik dhe hstoriografik, nuk pėrmenden toponomet – Troja e Sparta dhe etnonomet – trojan e spartian - si fise illire, kur ato ishin etnogjenetikisht, dy fise illire, me tė cilėn gjuhė tė lashtė skipe-illire, vėrtetohen pėrmes ethymologjisė sė vet etnonomeve dhe toponomeve nė fjalė.

  Emri – Spartė – Sparta qė njihet kryesisht nė Luftėn e Trojės, tė cilėn e pėrshkruan Homeri nė veprat Illiada e Odhisea, poashtu edhe vet Virgjilli nė Eneida – poashtu edhe nė histori si shkencė shoqėrore – ky emėr ėshtė me ethymologji shqipe tė pakontestueshme.

  Fjala – spartė – sparta ėshtė njė fjalė shqipe, e cila edhe sotekėsaj dite flitet nė shqipen e vjetėr, si fjalė me kuptim tė pastrimit, spastrimit – shpartimit herrjes sė bimėve nė kopsht, herrja apo spartimi i lehės sė qepve, spartimi i bimėve nė arė gjatė prashitjes, qė sot ka mbetur nė pėrdorim vetėm pėr botėn bimore, ku kuptohet rrallimi i bimėve nė kopsht, spartimi i bimėve pėr tė dhėnė fryte sa mė tė mira – kur kjo fjalė ishte dikur nė Spartė si spastrim i rodit tė njeriut. Spartianėt spartonin fėmijėt e tyre, duke i mbytur ata fėmijė mėnjėherė pas lindjes, me tė meta psiko-fizike, me qėllim qė mos ta humbin rodin, sojin e tyre – por t’i lėnė tė jetojnė vetėm tė zgjedhurit, tė spartuarit ata fėmij tė shėndoshė tė porsalindur, qė tė bėheshin djem, burra e gra luftėtare, sa mė komplete si personalitete, tė shkathėt pėr punė e pėr luftė nė mbrojtjen e atdheut. Ky ishte principi spartian i kohės, pėr atė edhe vet emri, si etnonom – spartian, si dhe toponomi Sparta u formuan fono-morfologikisht nė bazė tė veprimit tė tyre konkret nė spartimin e popullit, veēanėrisht nė spartimin e fėmijve tė tyre. Ashtuqė, fėmia spartian, posa mbushte 7 vjet shalonte kalin, hudhte shigjetėn, stėrvitej ushtarakisht dhe nė moshėn 12 vjeēare, ai ishte ushtar spartian.

 

   Spartim domethėnė rrallim – spartim – rrallim, herrje – sparton – rrallon, spartoj - rralloj ku kemi disa shprehje shqipe: i kam spartue qepėt, lehen e qepve / e kam spartu arėn me kuptimin e rrallimit tė bimėve me qėllim qė ato tė japin sa mė shumė fryte, si tė lira, tė rralla nė mes tyre nė kopshte, ara etj. spartoe arėn nėse don me tė dhanė bukė / ara e spartume jep bukė / ara e paspartume nuk jep mjaft bukė / spartoe atė kopsht, se tu ka ba therra / nė arė shtine anmikun me prashitė – se e sparton arėn dhe ara jep bukė / shpartoe kopshtin / shpartimi i bimėve jep fryt etj.

   Poashtu e kemi edhe fjalėn tjetėr shqipe, nė kuptimin e spartimit, shpartimit – shpartallim-i-e-et, shpartalloj, shpartallues, shpartallon, shpartallojmė / shpartallimi i rrethimit – ēarja e rrethimit / po ē’e ka shpartallue / e ka shpartalluar / tė shpartallon  do tė thotė tė shkatėrron, tė ēanė, tė shkyen etj. qė sot ėshtė nė dy rastet e shqiptimit qoftė me fillesėn, apo tingullin s – apo me dytingullorin sh por, qė ka kuptimin e njejtė pėr fjalėn – spartė, sparta, spartimi, spartohet.

 

Njohje paraetruske. –

 

   Eneu trojan, ishte mbreti i Trojės (Troada) qė nė bazė tė kėtij emri me ethymologji shqipe-illire - ishte fisi illir qė besonte nė Hėnė, pėr atė edhe e kishte emrin Hėnee - Enee, Eneu (me shėmangien e nistores H i.e.), ku prej tij rrodhėn enejtė, pra fisi trojan illirian hėnejtė – enejtė, qė tėvona pas kalljes sė Trojės, nė mungesė tė tyre, si popull i pakėsuar, formuan lidhjen e pėrbashkėt hėnhelleje, si fisi i bashkuar illirian – Hėnhellejtė, tok me Thaullantėt, qė njihen sot si fise (para)historike illire (Enhellejtė-Enkelejtė e Taulantėt) deri nė vendosjen e tyre nė brigjet adriatike.

Etnonomi - akej

 

  Me shkrirjen e hėnejve (enejve) nė njė bashkėsi fisnore illire me hellejtė, si fis trojan nė Trojė me emrin hėnhellej - formuan njė nga kulmet e kultit tė kulturės, shkencės dhe artit illir tė kohės, kėshtuqė, tash kemi ardhjen e grekėve, nė Trojė (gjysma e parė e mijvjeēarit tė dytė p.e.r.), tė cilėt morėn kryekėput emrin e mėvonshėm – hellej – hellen duke pėrvehtėsuar gjuhėn e kulturėn dhe historiografinė hellene-hillire, (si dy fjalė tė sė njejtės gjuhe ku tregon ana fonomorfologjike e tyre) as pa ditur pėr ta spjeguar nė atė kohė, as vet kuptimin e artit e tė kultit tė kulturės illire. - Por qė me njė emėr karakteristik, emri i grekėve tė parė, ardhės nė brigjet egjeane ishte i marrur mė vonė nė bazė ethymologjike me kuptimin e guximit tė njeriut – si guxim – na del pėr grekėt emri i tyre si etnonomi i parė, emri  akej, akejėt.  Ku vet kuptimi i kėtij emri akej lidhet tėvona me emrin akil, me impresion nga emri i heroit tė Illiadhės homerike Akili – si akil- (akej, akejtė, ėshtė shumėsi i emrit nga emri – akil- aquilla – shqipja). Pra, qė ky emėr ethymologjikisht lidhet me emrin aquilla, si emėrtim me kuptimin e skipes, e shqipes, tė shqipes, bij tė shqipes, ku vet emri Aquilla, ėshtė emėrtimi i hershėm me kuptimin Shqipja – si etnonom nė rastin nė fjalė, me prejardhje ethymologjike tė lashtė skipe thotishte.

  

Semantika etruske. -

 

   Gjuha e kultura e truallit tė Trojės – nė kuptimin mė tė ri tė kohės si gjuha e kultura etruske  ku vet shprehja e fjalėve tė tilla e truallit tė Trojės kjo shprehje fshehet nė fjalėn etrusk – si gjuhė e kulturė pellgazgjike, vėrshoi si tallaz deti Apeninet, duke formuar njė etnitet tė ri tė kohės – qė tėvona tė vijė e tė zgjėrohet deri nė rrjedha antroponomesh, toponomesh, patronomesh, hidronomesh dhe bionomesh nė pėrgjithėsi – duke vėndosur njė themel pėr kulturėn dhe historiografinė romake.

 

  Fjalėt etrusk – etrosk – etrur – etrurėt si kuptim pėr etnonomin nė fjalė janė me pėrbėrje antroponomike ardhėse, deri tek toponomi i njohur Etruria. Vet ethymologjia e emrit si toponom – Etruria ėshtė emri toponomastik i etnonomit – etrusk – Etruria – toka etruske, etruskane, ku vet edhe kjo fjalė etruskane na vie ne deminutiv tė shprehjes logjike etruskan nė kalimin alternomik nė etroskan – ku me shėmangien e tingullit r dhe tė fillesės – tingullit e – na rrjedhė fjala toskan, nga alternomi i tingullit u nė tingullin o – respektivisht, sikurse qė e kemi kėtė ndryshim tingullor tek emrat me kuptim tė njejtė shqip – truall – troll – trualli – trolli – trualli – troje nė shumėsin e emrit, pra na rrjedhė toponomi tjetėr – nga etruskan – etroskan – toskan – Toskana, qė ėshtė vet emėrtim i rrjedhur nga vet emri i ardhur nga etnonomi – tosk – toskė – Toska, Toskėt, nga vendi amė Toska – Toskėria, si toponom pėr vendin e toskėve arbėrorė dhe dialekti i shqipes Toskėrishtja.

 

  Poashtu, nga vet ky emėrtim etrusk nė kuptimin etrosk na rrjedhė emėrtimi trosk - troskė, troskėt me njė largim etnogjenetik duke formuar e riformuar fise tjera.

 

  Nuk mendoj se disa pėrkufizime ethymologjike tė derisotme pėr prejardhjen e emrit etrusk kur thonė disa se ky emėr vie nga shprehja e truska – me kuptimin e shtypka – si formė linguistike e dalur nga pesha e hidhur e robėrisė, e truska – e shtypka robėria  - nuk besoj qė kjo theori,  tė jetė frytdhėnėse pėr njė ethymologji tė saktė, reale, tė prejardhjes sė vet emrit – etrusk. Ky mendim ethymologjik si theori, ndoshta ka mbretėruar tek disa ndikime tjera multietnike, nė Itali, duke menduar se edhe vet trevat arbėreshe, janė si pjesė e vuajtjeve ekzistenciale dhe ėshtė fjala pėr mospėrkrahjen ndaj arbėreshėve, nė njė shoqėri tė tillė, pėr tė mbetur Jugu i Apenineve, si edhe vet Italia Jugore, si pjesė mė e pazhvilluar ekonomikisht dhe industrialisht. Dihet se, kjo situatė ekzistenciale, rrodhi nga ndikimet e popujve veriorė gjermanik, duke industrializuar me shumė pjesėn veriore, qė Veriu italian tė jetė mė i zhvilluar.

 

   Pėrkundėr, ballafaqimeve etruske me popuj e kultura tjera, nė shumė shkrime linguistike, filologjike, thuhet se disa dyshojnė nė prejardhjen etnogjenetike etruske, nga illirėt, edhepse, dihet se: etruskėt, paunėt, mesapėt, venetėt, etj., qe nga fiset e hershme dardhane – galabrėt e paunėt, si fise ardhėse nė Apenine, gjatė dyndjeve dardhane illire, nga veriu ballkanik, kah jugu, pėr nė Apenine, tej Adriatikut, si dyndje adriatike dardhane – kėto dyndje e tregojnė si dėshmi historike prejardhjen illire tė etruskėve – si dhe gjuha etruske ishte gjuha illire, si gjuhė e kulturė dhe etnologji illire – ajo ishte vet – gjuha e kultura illiro-pelgazgjike.

 

   Spjegimi i mbishkrimeve etruske – mesape, paune, venete etj. nė gjurmimet ethymologjike, gjatė ekspeditave arkeologjike, tė linguistėve europian, nė gjetjen e atyre epitafeve, epigrameve, mbishkrimeve tė varrezave, shkrimeve nė stoli ari e nė monedha tė gjetura nė varreza – tė gjithė erdhėn nė pėrfundim, se vetėm pėrmes rrėnjeve tė shqipes sė vjetėr, mund tė dėshifrohen e tė zbėrthehen ato mbishkrime tė lashta dhe tė spjegohen ekzakt – sepse asnjė gjuhė tjetėr nuk ka mundėsi spjegimi tė tillė.

Shih: ekspeditat  - Theodor Mommseni (1850) duke studjuar mbishkrimet mesape, ai arrijti nė pėrfundimin mbi lidhjet e mesapishtes me illirishten dhe me shqipen “Dialektet e Italisė sė Jugut”, sikurse edhe nė veprėn “Historia e Romės”. Poashtu, linguisti gjerman S. Buge, duke argumentuar pėr zbėrthimin e mbishkrimeve mesape, “duhet tė shfrytėzohet Shqipja pėr tė kuptuar ato mbishkrime” dhe duke ardhur nė pėrfundim nė studimin “Mesapishtja dhe Shqipja” ai zbulon se ekzistojnė njė seri pėrputhjesh midis gjuhės sė mesapėve tė lashtė dhe tė  Shqipes sė sotme, si nė aspektin evolutiv fonetik poashtu edhe nė leksik. Paul Kretchmer-i njė nja linguistėt mė tė mėdhėnj dhe hellenistėt mė tė spikatur “Hyrje nė historinė e gjuhės greke” (1896) ku trajton problemet e illirishtes dhe ngjashmėrinė unikate me Shqipen e Mesapishten, por si lidhje tė veēanta i argumenton ato lidhje me Venetishten – duke argumentuar pėrhapjen e illirishtes sė lashtė nė dy anėt adriatike, na jep njė konkludim tė qartė pėr njė lidhje etnogjenetike: etruske, etrure, mesape, paune, galabre, kalabreze, venete, dardhane, trojane – illire! 

 

   Ėshtė interesante njė legjendė nga vet Virgjilli, ku na pėrshkruan njė lidhje gjenetike, nė mes tė etruskėve, dardhanėve dhe trojanėve, nė tė cilėn thohet se: gjurmėt e dardhanėve janė tek paraardhėsit e tyre, me Dardhanusin dhe Trojanėt. Sipas vlerėsimit tė traditės romane, Dardhanusi ishte i Biri i Zeusit dhe Trojanės – i cili u martua me bijėn e mbretit tė Frigisė – me princeshėn  Bateia. Dardanusi e themeloi qytetin e lashtė Dardhania, nė zemėr tė fisit frigian illir me njė dekret pėr atė tokė, krahinė, qė ia dhuroi i ati i shoqes sė tij.

  Eneu trojan ishte pasardhėsi i Dardhanusit, ku pas kalljes sė Trojės, mori njė pjesė tė popullit me vete, tė cilėt shtegėtuan nė Apenine.

 

  Legjenda e lashtė pėr Trojėn.-

 

 Legjenda pėr Trojėn iu ka interesuar shumė dietarėve e studjuesve botėrorė, tė cilėn e vuan nė shqyrtim analitik, hellenistėt dhe linguistėt e historianėt i.e.  Ajo qė zgjon mė tepėr interesim dhe qė i pėrket mė shumė realitetit historik ėshtė subjekti etnografik, se emri Troja lidhet me dardhanėt e Dardhaninė:

 

   Dardhanusi i Biri i Zeusit dhe i nymfes Elektra, erdhi nga Samothrraku dhe qėndroi njė kohė tek mbreti i Frigisė illire. Dardhanusi me aftėsitė e tij, me shkathtėsinė, bukurinė, maturinė e tij si bir Zeusi, fitoi admirimin e frigėve e sidomos nė veēanėti fitoi adhurimin e princeshės sė bukur Batea e cila ishte e bija e Teucerit – birit tė Skamandrit nga Kreta dhe i nymfes Idaea.  Teuceri qė e adhuroi aqė shumė Dardhanusin, si bir zoti, si njeri dhe si dhėndėrr, ia dhuroi me njė dekret ligjor tė kohės disa troje pėr ta themeluar tėvona qytetin Troja, tok me njė krahinė pėrrreth saj, tė cilėn pas vdekjes sė Teucerit, Dardhanusi e quajti krahina Dardhania.

   Dardhanusi e Batea vuan themlet e gurit tė trojeve tė shtetqytetit Troja, vuan vulėn e themelimit tė saj – ndėrsa, Hellena e Agamemnoni vuan vulėn e shkatėrrimit, nė kohėn e mbretit Eneu ku ndodhi Kallja e Trojės – si ngjarje historike, tėvona me ikjėn e Eneut tok me njė pjesė tė popullit trojan pėr nė Apenine – vie filli i njė historie tė re, me formimin e emrit tė ri, etnonomit - etrusk dhe tė qytetit dhe krahinės Etruria.

 

   Etrurėt lidhen etnogjenetikisht me Trojėn dhe vet emri – etrur, lidhet me emrin Troja.

 

   Nė fillim tė shek.XX-tė tė erės sonė, studjuesi i njohur – Karl Georg Brandisi – shkroi nė veprėn “Historia e Botės”, Londėr, 1902, fq.48,- “Trojanėt tė cilėt banojshin afėr Propontit dhe nė veri tė malit Idae (sipas emrit – Idaea) i pėrkasin grupit etnik frig. Nėse, vendbanimet, qė Schlieman-i i zbuloi, ato i pėrkasin njė popullėsie tė vetme, e cila duhet tė ketė emigrua aty rreth vitit 3000 p.e.r.”.

 

   Deri nė kohėn e zbulimeve tė Schlieman-it, Troja ishte vetėm njė legjendė e thurur me romancė e dramė. Bukuria natyrore dhe e njerėzve tė saj, gjaku i vrullshėm, trimat e vėrtetė, kuajt e shkathėt, anijet madhėshtore me vela, zjarri i dashurisė, shpatat e hekurit e tė bronzit si vetėtima rrufeshė, nymfat e perėnditė – u sharruan nė shkatėrrim, kah viti 1250 p.e.r. Homeri, nė Illiadė jovetėm qė e bėri tė pavdekshme legjendėn mbi Trojėn – kur tėvona perėnditė e Olympit illirik, i gjetėn grekėt dhe i pėrvehtėsuan, - por Homeri iu krijoi interesim shkrimtarėve dhe dietarėve, tė cilėt legjendėn e Trojės – e morėn si realitet historik, duke zbuluar fshehtėsitė e njė prej historive mė tė njohura tė botės! Nė kėtė kontekst historik, jovetėm hellenėt e hellenistėt, por edhe romakėt tėvona, edhe bizantinėt, ranė nė kėtė kurthė hermetike trojane! Troja ishte njė qytet  aty ku ndodhet sot qyteti turk Hisarllik.

 

  Sipas dietarit  Schlieman-it – bazuar nė hulumtimet arkeologjike tė Trojės sė lashtė, qyteti duket se shumė herė u shkatėrrua dhe u rindėrtua nė poato themele, dhe ai gjeti njė varg shtresash apo qytetesh tė ndėrtuara e tė rindėrtuara njera mbi tjetrėn – si ndėrtime shtresore, nė Trojė!

Dr. Fuertwangler-i, pėr ndėrtimin e Parė tė Trojės thotė: “Llogaritet  se Troja u krijua aty kah milleniusi i Tretė p.e.r. – por, sipas dokumentimit arkeologjik, ka tė ngjarė, qė Troja tė jetė ndėrtuar edhe para milleniusit tė Katėrt p.e.r. –  edhe kur dihet kjartė, se Trojanėt, pėrdorshin veglat e bakrit (Cuprum) dhe pėr bakrin dihej 7.000 vjet para erės sė re!”

 

  Me ardhjen e trojanėve nė Apenine, nė Sicili e treva tjera tė Italisė sė sotme, ata bartėn gjithė kulturėn e historiografinė e lashtė dardhane trojane, kultet, besimet, gjuhėn, doket e zakonet, tė cilat tėvona u mishėruan me njė kulturė tė re tė kohės - pėr tė mbetur tek pasardhėsit enean trojan  gjuha e kultura latine-romake, e gjuha e sotme italiane, si rrjedhė etruske – illiro-pellgase mediterrane.

 

   Gjuha e kultura etruske edhepse ndryshoi nėpėr kohė nga ajo trojane, nė esencė mbeti kuptimi i njėsisė linguistike nė antroponomi, toponomastikė, si formim i njė gjuhe simotėr latine dhe vendasi i ardhshėm apenin, gėrshetoi lidhjet linguistike, me vet kuptimin e emrit – latin – me domethėnien filozofike – la atin – ku nėnkuptohet shpreja e La Atin. Nga folja La nė aorist, prej foljes me lanė – rrodhi nyja e parme e fjalėve latine dhe e shumė gjuhėve latine tė sotme – La – si edhe nė format tjera identike gramatikore la, le (les) si kuptim i lanjes – la libertee, la famiglia, la mere -le pere – les enfant, fr. La parole, sp. etj. deri tek gjuhėt e sotme latino-amerikane.

 

  Interesante janė krahasimet e disa paternomeve, i.e. sikurse emri – at – baba, nė disa gjuhė:

 

Shqip –      at-i

Etrus. –     apa

Greq.  –     appa

Latin.  –     pater

Gotik.  –    fadar

Irl. Vj. –    athir

Armen. –   hayr

Sanskrit. – pitar

Tokarisht: pacar

i.e. .......... phater

  

  Kurse me rėndėsi tė veēantė, mund tė analizojmė fjalėn ar e cila nė shqipen formoi emėrtimin arbėn-arbėr – Arbėria – si kuptim i fjalės ar(ė) ara e bukės, qė e kemi, pėr fjalėn pllugim, lavrim nėpėr disa gjuhė i.e. e botėrore:

 

Ar – pllugim, lavrim (lėrim), me lavrua arėn me pllug

 

Etrusk: ar - me ba, me mbarua, pėr tė bėrė

Latin.:  arare

Breton: arat

Greq.:   aroo

Gotik.:  arjan

Lituan.: ariu

Ang. :   plough (direkt nga fjala shqipe, emri pllug-u, mjet lavrimi nė arė)

i.e.    :   ary

 

   Tė gjitha kėto fjalė nėpėr kėto gjuhė flasin pėr pllugim, lavrim tė arės dhe kaq ngjashmėri fonomorfologjike kanė ndėrmjet veti, tė cilat mė sė miri rrėfejnė pėr njė gjuhė tė pėrbashkėt i.e. e mė gjėrė... ku lidhet kuptimi i emrin – ar(ė), shqipe arbėrore, nė tė gjitha kėto raste komparative linguistike.

 

   Toponomet etruske, si emėrtime qytetesh spjegojnė prejardhjen etruske tė sotme linguistike, tė toponomeve, e si emra gjeografik italian: Achra – Acerra, / Adria, Atria, Atra – Adria, Atria / Aret – Arezzo / Atina – Atina / Felsina – Bologna / Velsu, velsna, velzna – Bolsena / Uvilla – Boville / Cale, cali – Calvi / Capua - Capua / Chaire, cisra – Cervetri / Ceisna – Cesena / Clesvin – Chiusi / Spina  - Comacchio / Cura – Cori / Curt, cortun – Cortona / Cusa – Cosa / Frentina – Ferentino / Vi(p)sul – Fiesole / Felcina – Fogligno / Kavi – Gabi etj.

 

    Ndėrsa, tek besimi etrusk – etruskan qėndrojnė disa forma alterfonike, nė pėrcaktimet e emėrtimeve tė perėndive tė lashtėsisė, ku me njė ndryshim fonetik, na japin identitet linguistik me perėnditė e popujve tjerė tė lashtė: Apolloni – zoti i dritės, thirrej Aplu, Apulu, Alpu. Silvanus – zoti i fushave dhe i tė lashtave, Palo – shpirti i plleshmėrisė, i venės, Tinia – zoti i bubullimės, shiut, Teramo – Mekuri, Turan – Urania, Turmus – Hermesi – zoti i fshehtėsisė, Turanna – Venus – Afrodita - Venera e deri tek mythologjia moderne Toskane - Siero etj.

 

    Mendoj tė shtojė diēka mbase, pėrkundėr mendimit tė disa linguistėve, qė ethymologjinė e toponomit – emrin e qytetit – Tiranė-Tirana (kryeqyteti i Shqipėrisė) – qė e lidhin me toponomin Teheran – Terhana - karakteristike ėshtė pėr mendimin tim emri i perėndisė Turanna – Afrodita – Venus – Venera – qė mendoj tė jetė vet pėrcaktimi i toponomit – Tirana – ku me ndryshimin fonetik tė tingullit u    i  - rrodhi emri Tiranė – Tirana me ethymologji etruske – Turanna – Tirana.

 Priru /Torna