Mirė se erdhe...Benvenuto...
ARBITALIA 
Shtėpia e Arbėreshėve tė Italisė
La Casa degli Albanesi d' Italia  
 

Nezir Myrta (pseudonimi i deritashem: Drillon Gega)

I L L I R I S T I K A

REALJA  E   MYTHIT

 

ETHYMOLOGJIA E EMRIT - MITOLOGJIA

MYTHOLOGJIA

MYTHI - DĖSHIRA PĖR TA ZOTĖRUAR BOTĖN E NATYRĖN

 

       Fjala emėr - Mitologjia, e cila sipas shkencės sė sotme, vie nga fjala - mit - miti - (greq. mythos - tregim, rrėfim), nėnkuptohet rrėfenja, tregimi pėr njė qenie tė mbinatyrshme, apo rrėfenjė e trilluar pėr dicka qė nuk ka ekzistuar e nuk ėshtė nė tė vėrtetė; apo, prrallė, legjendė, poashtu nė mėnyrė figurative: dicka qė shtrėmbrohet me qėllim dhe paraqitet nė mėnyrė krejt ndryshe, nga se ishte. - Pra, mitologjia ėshtė tėrėsia e miteve tė njė populli.

Fjala - myth, mythi, fjalė e vjetėr shqipe e folur, e cila flitet edhe sot nė tė dy dialektet, ka kuptimin e dickaje qė ėshtė mbetur nga njė sasi e plotė, qoftė materiale, qoftė si shprehje gjuhėsore, e cila na rrėfen, materialin qė ka qenė; apo, si rrėfim i shkurt, kur njė gojėdhėnė apo legjendė, si personifikim i njė qeniė mbinjerėzore apo edhe mbinatyrore, nuk mbahet mirė mend, por nga e gjithė ajo tėrėsi kompozicioni i themės dhe idesė sė rrėfimit, sot ka mbetur, vetėm njė rrėfejzė e shkurt, apo mund tė mbetet edhe nė vetėm disa fjale goje. Si shėmbull nga - mythi materje, material, si myth substancial, nėnkuptohet, kur harxhohet (soset) materiali nė njė enė, tė drunjtė, a tė qeramikes, qė ėshtė ruajtė pėr njė kohe dhe pasi ėshtė sosė (harxhuar) - ajo pjesa e materialit qė ka mbetur aneve tė enės sė ruajtur e tė zbrastė, thirret - myth, mythi, illirisht. Kemi shprehjet shqipe: mythi i mjaltit, mythi i tėlynit, mythi i dajthit, mythi i dyllit tė mjaltit nė korube (zgjua) tė bletėve, qė na pėrkujton se koruba *)(zgjoni) dikur ishte mbushur me mjaltė. Pra, mythi na tregon, a ka pasė mjaltė nė korubė (zgjua), mythi i mjaltit; mythi na tregon se ka pasė tėlyne nė enė tė ruajtur, qyp, apo tinare etj.

      Ndėrsa, mythi i njė ngjarje tė kahmoēme, apo qė nuk mbahet mirė nė mėnd, pasi ajo ngjarje ėshtė pėrcjellė gojėpasgoje dhe si e tillė, nė pamundėsi tė tė mbajturit nė mėnd, nuk ėshtė interpretuar drejtė, por ėshtė zmadhuar, hiperbolizuar, saqė hiperbollat na kalojnė nė dicka tė pamundshme e tė pakapshme pėr realitetin; nuk ka pasė mundėsi shkrimi si dokumente, apo nuk kanė guxuar as tė shkruhen, nėn sundimet e pushtuesve...ashtu krejt drejtė sipas reales, se ata heronj kanė ekzistuar njė kohė tok mė  njerėzit tjerė, apo janė personifikuar, pėrmes fuqive natyrore e mbinatyrore.

     Mythi ėshtė ajo pjesė kompozicionale, thematikė e ideore, qė ka mbetė nga legjendat e gojedhenat e njė popullit, e pėrcjellur gojėpasgoje, e rikrijuar me njė kompozicion hiperbolik (duke e paraqitur historinė tėrthorazi, nga mosguximi nė mėnyrė tė hapėt) me personifikime mbinjerėzore, natyrore e mbinatyrore. Shėmbuj: Mythi mbi Sizifin, Mythi mbi Prometheun, Mythi mbi Mujėn e Halilin, nė kėngėt kreshnike shqiptare, Mythi mbi Divin mavron, Mythi mbi Gjergj Elez Alinė, Mythi mbi Millesh Kopilin (shqiptarin,heroin e Luftės sė Kosovės, 1389, qė ėshtė deformuar nė Millosh Obiliqin), apo Mythi mbi Herkulin, Mythi mbi Samsonin etj.

      Fjala - mitologjia, nė mungesė tė shqiptimit tė drejtė nga origjinali - mythologjia, nė gjuhėt sllave, qė nuk e kanė zanoren - y, dhe tokzanoren, dytingulorin - th, tė illirishtes, respektivisht tė skipes illire (shqipes illire), poashtu theksohet edhe nė shqipen e sotme tė shkruar, sipas direktivave tė Sllavistikės, vetėm me njė ndryshim tė dytingullorit - gj, nė fund tė emrit tė pashquar, kur flitet si shkencė - mitologji, ashtu sikurse  shumė thermine tjera linguistike, tė cilat nuk kanė guxuar as tė perkthehėn nė shqipen, anipse shumica nga ato, ishin e janė tė amės sė vet shqipes - shqipes-illire.

   Tė gjitha fjalėt kryesore shkencore, qė pėrcaktojnė shkencat dhe therminologjinė substanciale, qė fillohet njė shkence, janė pėrciellur nė shqipen shkencore bukfalisht nga sllavishtet, me tė vetmin qėllim kryesor, tė mosmundjes sė pėrcaktimit tė drejtė nga gjuha shqipe, kur e gjithė shkenca antike greke, ėshtė vėrtet, shkenca illire - shkenca e shqipes illire (skenca e skipes hillire-pellgase).

Ndėrsa, nė gjuhėt romane, ėshtė ruajtur origjinaliteti i gjuhės nga rrodhi: ang. mythology, ger. mythologie,fr. mythologie. Por, nga cila gjuhė vėrtet, rrodhi fjala - mythologjia ?

Cila fjalė e cilės gjuhe mund ta shprehu kuptimin e mythit, sipas fonetikės historike dhe morfologjise historike, qofte sipas linguistikes komparative apo linguistikės gjenetike ?

Fjala - myth, qė thohet e shkruhet panevojė nga shqipja, si - mit-miti, kur e ka mundėsinė fonetike tė theksimit tė drejtė tė tingujve - y, th, nga gjuha illire,  tė cilėt tinguj janė rrjedha kryesore e fjalės nga burimi linguistik prej tė cilit u formua si thermin, nga ama e saj - gjuha illiro-pellgaze.

Nė bazė tė vet tingujve tė fjalės - m y th, nė trajten e pashquar te emrit, na del rrokja skipe-illire, e cila nė mėnyrė figurative, pasqyron njė mbetje, myth, prej njė tėrėsie shumė tė largėt kohore, e cila nuk ka fuqi ta sinkronzojė gjithė atė material linguistik, si shprehje figurative tė kahmotshme, pėr ta konkretizuar si kompozicion tė veprės, (pasi ajo ishte dikur e plotė dhe reale pėr kohėn nė tė cilėn u krijua nga vepra nė fjalė) dhe popujve iu la nė dispozitiv gojor, tė formojnė lirshem, ndoshta krejt diēka tjetėr figurativisht edhe tej paragjykimeve, gjė qė na del tash diēka krejt abstrakte.

Mirėpo, nė atė abstrakcion foljor, tash sikur rikrijohet njė kompozicion krejt i ri, nė mėnyrė alegorike, si pikėmbeshtetje nė themėn dhe idenė e vėrtetė tė veprės, i cili myth, nga abstraktja, e konkretizon vuajtjen, mundimet, shfrytėzimin e popullit nga pushtetarėt; por edhe mbijetesėn e tij, se do tė vijė njė ditė e njė kohė, qė do ta mposhti robėrimin...

      Tash, me mythin manevrohet alegorikisht me metafora e perifraza tė kohės sė spjegimit tė veprės (prej asaj veprės reale tė kahmotshme) - saqė ( anipse vėhet nė baza ireale ), pėrsėri ka kuptimin e madhėshtise sė njė njeriu tė njė populli, i cili personifikon shpėtimtarin e tij, bėmirėsin e tij, mbrojtėsin nga rrėbeshet histerike, tė cilat ende vazhdojnė ta  lėkundin vet historinė e atij popullit. Kjo nuk ėshtė vetėm njė hiperbolizim i ngjarjes, ndodhisė reale, por mishėrim ideshė krijuese artistike abstrakte, tė cilės i jep gjak jete -  ideja e veprės sė lashtė dhe e bėn tė kohės, pėrmes thėnieve filozofike: me motive tė sofistikuara artistikisht, qoftė pėrmes vargjeve: poezise popullore, epikės, epiko-lirikės, baladės apo romancės, apo pėrmes prozės popullore, - ngase mythi ėshtė anonim, duke krijuar kėshtu mythologjine e njė popullit.

     Sizifin e dėnuan perėndite, ta shtyente nė rrokullisje njė shkėmb, pėrpjetė deri nė njė majebjeshke dhe ta lėshonte pėrsėri tėposhtė, poshtepėrpjetė pandėrpremje - si mundim i kotė...Sizifi ėshtė vet populli dhe perėnditė janė pushtetarėt e dhunshėm dhe e detyrojnė popullin tė bėjė mundime tė kota, duke ushtruar tryesninė, si zgjatje e jetės sė tyre hegjemoniste. Por, a ėshtė vėrtet, i kotė, veprimi i njeriut nė obskurantizmin e tij tejmase - ėshtė, pėrderisa tė ngritet vetėdija nė nivel dhe t’i thejė ato pranga terri tė jetės. - Gjergj Elez Alia,(“Qe nandė vjet, nandė varrė n’shtat m’i ka...”) -  kur e shtėrngoi me dorė, njė dru thane tė thatė, tė thame nėntė vjet - filloi tė pikojė uji...Pėrgatitje e forcės morale tė popullit, pėr t’i dalė nė dyluftim balozit tė detit (qė e kishte mbi krye nė vatėr)... Njerėzit me njė Rrėmb Fuqie, siē thonė, <rrėmb drangoni> kanė ekzistuar vėrtet, si rrėmb fuqie mbinjerėzore, njerez me Ore, qe ne momente te caktuara iu ka ndihmuar Ora e tyre ne raste vendimtare shpėtimi - Ora biologjike e njeriut...

Por, pėr tu kthyer nė myth, si pjesė e mythologjisė sė njė popullit - duhet ai kompozicion vepre heroike, tė tejkalojė pėrmasat e kufinjve ethno-kulturor e historik, tė atij populli dhe tė njihet nga shumė popuj tjerė tė botės...atėherė ai ėshtė njė - myth botėror. Jovetėm tė njihet heroi i mythit vetem brėnda kauzes imagjinative tė atij popullit tė vet.

Kemi mythe botėrore, tė cilat mbesin nė kujtesėn e njerėzimit, qė atė ngritje e ka bėrė pikėrisht fuqia shprehėse e atij popullit, prej tė cilit u krijua. Ndėrkombėtarizimi i njė ngarjeje ėshtė aftėsia e kthimit nė njė myth, si shprehje rrėfyese mythologjike...

Mythi mbi Prometheun, u bė myth botėror. Vet fjala - Promethee, ėshtė vetiu fjalė shqipe - skipe-illire, ku ndahet nė tri pjesė morfemash: Pro + me + the, qė ėshtė krejt shqipe: para me the (pro me the), me premtove se nuk do t’iu japesh zjarrin njerėzve nė tokė, ME THE dhe tash dėnohesh i lidhur mbi shkėmb, ku do    tė copėtojnė   shqiponjat...mė thee, (thanė, thėnė). E tash, ēka ishte tjetėr Pormetheu, pėrveēse illirian?

Mythi, si fjalė greke (mythos) nuk e pėrmbushė as pėrsėafėrmi kuptimin e vet fonetiko-morfologjik, por, ajo ėshtė vėrtet, gjuha illire (pa sufiksin - os). Sipas linguistikės gjenetike, asnjė gjuhe i.e. nuk ka fuqi spjegimi, tė fjalės - myth, pėrveē gjuhės illire tė re (shqipes sė vjetėr). Mythos, nuk ėshtė vetėm njė fantazi, abstrakcion rrėfimi a ngjarjeje, sepse pėrcaktimi i fjalės - mythi, kėrkon diēka edhe mė tė thellė linguistikisht e historikisht, qė e spjegon fonetika historike e shqipes sė vjetėr. Pėrndryshe, sipas kuptimit vetėm, tė njė rrėfenje, ngjarjeje abstrakte, ky pėrkfizim spjegimi, ėshtė poaqė i thatė edhe mė abstrakt, sesa vet kuptimi i mythit. Duke pasė paramendje sė mythi, tejkalon pėrmasat e figurave stilistike linguistike: hiperbola, metateza, perifraza, - poashtu tejkalon pėrmasat: legjenda, gojėdhėna dhe mbetet njė skalitje e thukėt kompozicioni imagjinativ, nė gurin e trurin e mėndjes botėrore, qė i jipen heroit tė mythit;  veprime konkrete si personazh i mbėshtjelle me petk artistik edhe me kuptimin e vet shumėdimenzional, me aqė pak fjalė dhe me aqė kompozicion shumėdomethėnės.

Mythologjia, si shkencė nuk do tė kishte qėndruar nė krijimtarinė e popujve, me vetėm disa rrėfenja tė trilluara, ngjarje tė rrėme, apo prralla, e pėrgėnjeshtrime, siē thohet sot pėr mythin, - perndryshe, nuk ėshtė mirė ta ketė vet kjo shkencė njė lloj definimi tė vet tė tillė, ashtu ēfarė duhet ta ketė si njė kult kulture i njė popullit. Gjithmonė, aty ku nuk kanė mundur tė japin pėrgjegje tė saktė, nė mungesė fuqie shprehėse gjuhėsore (edhe vet grekėt, qė ēuditėrisht iu kanė mveshė gjithė kulturės e historiografisė illire-pellgaze), kanė shtrėmbėruar shumė fakte historiko-linguistike. E vėrteta ėshtė, se vet grekėt, as pėrsėafėrmi, nuk mund ta spjegojnė antikėn “e tyre” - sepse i gjithė Antikuiti (sidomos ai ballkanik), ėshtė Antikuiti illiro-pellgas.

Vet fjala - a n t i k i t e t i, ėshtė - a n t i k u i t i, anti-kui, anti kuni, qė do tė thotė, kundėr kunit, kundėr kuniformit (Cuneiform). Sot, dikujt i duket si emėr i mirė, fjala - antika, qė ėshtė nė tė vėrtetė - ANTI-ILLIRIKA; gjithēka nė shkencėn greke, ėshtė anti-illire! Derikurė, ky - anti-illirik? Kur faktikisht, vet illirėt populluan dhe kulturuan Evropėn! Thonė sot vet grekėt, se kanė zotėrat e tyre tė Antikės sė lashtė dhe pėrmes greqishtes, nuk mund t’i spjegojnė nė asnjė mėnyrė, as vet emrat e atyre zotėrave (perėndive) qė nga Kroni (Kronos), Zeusi e deri nė mė tė vonshmin zot tė politheizmit. E si mund tė jenė ata perėndi greke, kur nuk mund t’i spjegojnė assesi emėrtimet e tyre, pėrmes gjuhės greke? Derikurė, bota do tė mashtrohet me „antiken greke“? Cila ėshtė ajo antikė? Derikurė, deformimet historiografike, do tė luajnė me ndėrgjegjen dhe me realitetin e shkencės edhe me vet, historinė botėrore?

Mythologjia ėshtė shkenca linguistike e cila merret me methodologjinė e tė spjeguarit tė ngjarjeve pėrmes fuqisė sė krijimit tė modusit artistik, nga rrethanat historike tė njė populli, ngjarje tė skalitura me aqė mjeshtėri artistiko-filozofike, si kult i atij populli nga u krijuan mythet, pėr tė mbetur tė skalitur  nė mendje tė botės.

Tingujt M+Y+TH mund tė spjegohen pėrmes linguistikės gjenetike edhe si shprehje: ku tingulli  TH ėshtė rrėnja kryesore e rrokjes gramatikore, qė lidhet me kuptimin e diftimit tė diftongut tė foljes THE tė shqipes sė vjetėr - ėshtė diēka e thėnė, qė thotė mythologji dhe fjala - log: studim, provė, sprovim aftėsishė e shkathtėsishė, poashti log diturie e mėnēurie.

Mythi dallon nga: gojėdhėna, legjenda, prralla, sepse ėshtė i thurur me mjeshtėri kompozicionale, si kult i kulturave tė popujve, pra, mythi - kulti i kulturės, sepse nė brėndėsi thematike, ka pjesėn reale si ideja mythike.

Mythi ka idenė reale pėr bazė, pėr atė dallon nga legjenda - kurse prralla nuk ka asgjė thelbėsore reale nė kompozicionin e vet artistik.

Ideja e mythit ėshtė e vėrtetė ashtu sikur thema e tij, qė shtjellohet me njė semantike kulti tė njė populli. Mythi ka diēka reale qė ta mbushė mėndjen.

Kemi mythet: fetare -  Mythi mbi Kiametin (Pėrmbytjen e Botės),Mythi mbi Musanė (Mose) qė ia hapė me duar,  rrugėn popullit tė tij nėpėr det;  mythi  mbi Issanė - Krishtin (qė fluturoi nė qiell pas kryqėzimit). Mythi mbi Muhamedin e profetė tjerė.

Vet fjala – profet, ėshtė shqipe-ilire, qė ka kuptimin – pro-per, pėr fee, ku rrėnja e kompozites ėshtė fjala shqipe - FEE - Profet = Perfee-Perfeeti - ai qė ėshtė - pėr fee, ai qė zbaton urdhėrat fetare, ai qė ėshtė nė krye tė njė feeje, rekomandues.          

Nė gjuhėn shqipe, nga shėnjtėria e kėsaj fjale - profet, ėshtė edhe fjala - perfekt (kryetar bashkie, komune), si emėrtim politik dhe si emėrtim rigorz i kultit tė drejtėsisė, si i besueshėm qė do tė zbatojė drejtėsinė - pėrfekti, profekti, si kuptim - afėr emrit - profet, me ndaa drejtėsinė e popullit si profeti hyjnor, nė kuptimin si - profet. Pėr dallim - profet, nga profekt-pėrfekt, ėshtė shtimi i tingullit - k, si formim i grupit linguistik - kt, tė njohur si prapaqiellzore nė linguistikė...

Mythet fantastike -  mbi kuēedrat e drangojtė, mythi mbi Kaun e Zii, qė mbanė Tokėn nė bririn e tij, mythi mbi (Vampirin) Dhompirin (qė ėshtė fjalė shqipe – dhampir-i (dhom+pir) - ai qė pin gjak njeriu duke kafshuar me dhėmb, nga gegėnishtja e lashtė -  dhom-i, dhami = dhėmbi, mythi mbi lugatin; mythi mbi Zanat (zona e malit) etj.

Mythet  historike-natyrore - pėrpjekjet e njeriut, pėr tė mbijetuar e zotėruar  natyren, shėnjat e ndryshimeve shoqėrore e historike. Mythet pėr yjet, Mythi mbi Diellin - krijuesi i jetės, gjallėrisė sė tė gjallit – qenies; mythi mbi Hėnėn – mbjellja me hėnė e pemėve (fidaneve, shorteve nė baqe),  shartimi i pemėve me hėnė, Hėna si symbol hyjnor dhe ndikimi i saj ne njeriun, bimėn e kafshėn, nė bujqėsii blegėtorii etj. Myth mbi Hėnėn ėshtė pėrciellė si gojėdhėnė e lashtė illiro-pellgaze, nėpėr gjenerata, nė popullin shqiptar edhe pa dijtė as shkrim-lexim gjuhe, as shkence, saqė i kanė dijtė ndikimet e katėr shinave tė hėnės, mbi njeriun e gjallesa tjera nė natyrė…

    Kulti totemik i gjarpėrit tek illirėt, (saqė disa e mendojnė vet fjalėn - illir, nga hillyris, i lakuar, gjarpėr) kur fjala - illir (ilir) eshte illi-hilli-hylli. Mythi mbi Orėn - Ora-Orėt e Mira dhe Orėt e Liga.

Mythi mbi Dioskurėt, vėllazėrit e lashtėsisė indo-europiane, qė lidhen nė njė lloj tė veēantė, me Mujėn e Halilin, heronjt e epikės kreshnike shqiptare.. . Mythi mbi Prometheun, mythi mbi Herkulin, mythi mbi Heren, mythi mbi Zeusin, mythi mbi  Kronosin (Kroni = kroni, krua, fjale shqipe), mythi mbi Orfeun, mythi mbi Akillin etj.

Mythet  ethno-kulturore, etnike, ( ku fjala greke - ethnos, emėrtimi pėr fjalėn - popull, ėshtė krejt pellgase-illire-shqipe, qė vie nga emrit AT-babai, nė numrin shumės tė emrit - ETNIT gegėnisht, (etėrit, toskėrisht), etnik, etnike, Etnia, Etnika, Etnologjia si shkence, Etniteti etj. vetem qė iu ka shtua sufiksi -os) - kėto mythe etnike,  si vazhdimėsi e jetės e kulturės sė popullit, si shėnja tė ndryshimeve historiko-kulturore e shoqėrore, qė krijuan legjendat, gojėdhėnat shqiptare-illire, mund tė jenė si bėrthama mythologjike, pėr tė cilat, pjesėrisht, u fol dhe u shkrua, si emra qė nuk hiqen kurrė nga goja e popullit, deri edhe nė pėrmasa botėrore, mund t’i dallojmė disa prej tyre si mythe: Mythi mbi Rozafatin e Shkodrės; Mythi mbi Urėn e Fshajit (Murosja e gruas shqiptare), qė ėshtė shumė interesant, trashigimia e flijimit nė themelet e urave, kalave, kullave tė shėnjta, tempujve fetare, faltoreve etj.

 

      MYTHI MBI FLIJIMIN do ta kisha emėrtuar si titull pėr njė zakon shqiptar tė lashtė illiro-pellgaz, i ruajtur dhe i aplikuar nėpėr gjenerata dhe epoka, ku shėnjat e atij flijimi janė edhe sot, qė aplikohen konkretisht. Fjala ėshtė, sikur pėr murosjen e nusės nė themelet e Rozafatit, nė tė cilat e murosėn Rozafen, njė femėr shqiptare, me qėllim tė qendrimit tė murit tė Kalasė sė Shkodrės, qė ndėrtohej ditėn e prishej natėn - sepse kėrkonte njė flijim tė njė shpirti tė njeriut nė tė. - Poashtu, si motėrzim kemi edhe Urėn e Fshajit (ura e ofshamės, fshajit, shmamjės), ura mbi lumin Drini i Bardhė (Drilloni dardhan), nė mes tė Gjakovės e Prizrenit (spjegim pėr tė huajt).

    Nė themelet e urės, qė ndėrtonin ditėn e prishej natėn, murosen njė nuse: “vllau i vogėl besnik kish qillue / nusės vet ai s’i kish kallxue...” tregon balada popullore pėr Urėn e Fshajit. Sepse, tre vllazėrit, (nė bazė tė njė diftimi nė ėndėrr, se duhet tė muroset njė grua, nė themelet e urės, qė tė nxėnte vend e mos tė rrėxohet mė), vendosėn qė cila grua e tyre, tė vijė nesrit (tė nesėrmen), tė iu bie bukėn, ajo do tė flijohet me murosje - e gjallė nė themele. Dhe vllai i vogėl, i vetmi, nuk i kishte treguar nusės sė vet fshehtėsinė e pikėrisht ajo shkoi te ura, pėr t’ua ēuar ushqimin burrave nė punė; e cila kishte lėnė foshnjen nė djep... Besa e burrit e flijimi i gruas sė tij. Pėrsėgjallit e  murosėn nusėn nė themel guri, qė tė qendrojė Ura e Fshajit. Respektivisht, ky do tė quhej Mythi i Flijimit, ashtu sikurse tek Rozafati i Shkodrės.

Mythi i Flijimit, aplikohet edhe sotekėsajdite, si shėnje besimi tė lashtė, tė cilin besim e mbajnė, kur fillohen themelet e njė shtėpie, nė themele presin njė dash, qingj apo bile, njė pulė dhe i pėrgjakin themelet, si “Flijim i njė Shpirti”, qė tė shkojė puna mbarė.

     Thone, i duhet shtėpisė, njė gjak i njė frymori nė themele...Nė vend tė njė gruaje, themelet pėrgjaken me njė gjak kafshe...

      Poashtu, edhe per festat fetare, si myth religjioni i kahmotshėm, i pėrcjellur nga popujt e hershėm, tė pellgjeve tė Nillit, Tigrit, Eufratit, Hindit...librat fetare, tregojnė se prehej nganjė djalė pėr festa, derisa doli zakoni, tė prehet njė kafshė. Flijime pėr Hirė tė Natyrės, pėr qėndresė, mbarėsi, plleshmėri e trashėgimi. Ndodhte, kur i cofte (i ngordhte) njė kafshė katundarit, I thojshin, se t’i ka marrė tė ligat e familjes…

      Mythi mbi Flijimin, ishte njė fshehtėsi natyrore, me kuptimin, se duhet tė flijohet dikush, qė tė gėzohet e trashigohet liria e njeriut...ashtu sikurse liria  i ka rrėnjet nė gjak...Flijohet dikush pėr dikėnd, ta gėzojė lirinė pasardhėsi...

     Kuptimi filozofik i mythit tė flijimit, qė gjithmonė do tė mbetet fshehtėsi edhe poashtu nė anėn tjetėr dihet dhe kuptohet  tėrthorazi, por me njė ftohėsi ndjenje tė njeriut...    

     Mythi mbi Afėrditėn; Mythi mbi Apollonin; Mythi mbi Kronin (Kronos); Mythi mbi Zojsin (Zeusin), emėrtimin Zoti - tek shqiptarėt, qė sot ėshtė - Kuptimi i Krijuesit tė Gjithėsisė; Mythi mbi Konstantinin e Doruntinėn; Mythi mbi Gurin e Shpuar (kufiri dardhan i vonshėm me sllavėt); Mythi mbi Illin Arbėresh; Mythi mbi Theuten illire; Mythi mbi Pirron epirot-illirian (“Che sovra gli altri com Aquilla volla”- “Qė pėrmbi tjerėt si Shqipe fluturon”); Mythi mbi Dardhanusin; Mythi mbi Hadin; Mythi mbi Posejdonin; Mythi mbi Kollin e Rodit (Kollosi i Rodosit); Mythi mbi Odhiseun; Mythi mbi Penellopen (besnikėria e gruas illire, qė e priti burrin plot njėzet vjet - udhėtarin e detit);  Mythi mbi Illin makedhonas-illirian; Mythi mbi Ajkunėn e Kotorreve; Mythi mbi Lekėn e Madh - Aleksandri i Makedhonisė illire; Mythi mbi Shqiponjėn me dy krerė; Mythi mbi Gegėn; Mythi mbi Toskėn; Mythi mbi Argjiron; Mythi mbi Apolloninė; Mythi mbi Himarėn; Mythi mbi Tomorrin; Mythi mbi Albulenen; Mythi mbi Eneun (Heneun); Mythi mbi Buthrintin; Mythi mbi Athinėn;  Mythi mbi Shpellėn e Gjarpėrit; Mythi mbi Krushqit (Vorret e Krushqve); Mythi mbi Norėn e Kelmendit; Mythi mbi Shote Galicėn; Mythi mbi Mic Sokolin; Mythi mbi Therandėn (Kalanė e Prizrenit); Mythi mbi Skendėrbeun; Mythi mbi Plojėn nė Toplicė (zhbimja etnike e dardhanėve nga sllavėt); Mythi mbi Dardhėn (Krushevcin); Mythi mbi Kreshtabardhėn (Kopaoniku i sotėm i pushtar nga sllavėt dhe zhbimja e shqiptarėve me spastrime etnike); Mythi mbi Ali Ibrėn; Mythi mbi Adem Jasharin, zhbimja familjarisht e Tij dhe filli i epokės sė re kosovare, qė mbetėt mythi i kombit e tjera. Tė gjitha kėto janė vazhdimėsia mythike e mythologjise illire-shqiptare (e shumė tjera), qė janė shndėrruar sot nė mythe. Nuk ėshtė lehtė tė shėndrrohet njeriu nė mythin e kombit tė tij!

     Vazhdimėsia shqiptare-illiro-pellgase, lidhet deri tek Mythi mbi Thotin e Mythin mbi Ethanėn (Athinen); e Mythi mbi Atllantin – Tokėn e Pėrmbytur...Emėrtime kėto, antroponome e toponome dardhane illire - emra qė gjithmonė janė nė gojėn e mėndjen e popullit shqiptar sot edhe tė gjithmonshme, si mythe etno-kulturore dhe etno-historike.     

Mythi si themel i folklorit burimor, si idee  e thema tė epikės popullore historike,  bukolike, idilike, si dashuri e njerėzve ndaj natyres, diellit, hėnės, begatisė,  etnikes heroike - si trashigimia e gjallė, portretizime tė gėrshetuara symbolike, ku i japin gjallėri tė sotmes, kur e ndien shpirtėrisht se je pjesė e atij etniteti tė lashtė, tė Tė Parėve.

   Elementet mythike nė folklor janė tė pashmangshme, anipse nganjėherė ato, i japin njė abstrakcion poetik krijimtarisė popullore, ku qėllimi ėshtė shprehja me ashk dashurie, pėr tė mbijetuar edhe nė kushte e mjera sociale, si elemente e dhėmbjes krenare.

Mythologjia shqiptare ėshtė e lidhur direkt me mythologjinė illire (qė sot quhet mythologjia antike greke). Shqiptarėt besonin nė gjarpėrin apo bollėn, si Ora e shtėpisė, Ora e Familjes, nė themelet e shtėpisė (babai im kurrė nuk lejonte ta mbytte dikush gjarpėrin,a bollėn, nė themele tė shtėpisė, qė gjarpėri, endej (rrėshqitte) lirshėm nėpėr muret e dhomave, raftieve, se thoshte:<Ajo ashtė Ora e Shpisė - Ora e Shpisė Shqipe>) dhe pikėrisht lidhja mythologjike ėshtė pėrcjellur nga ajo illiro-pellgazgjike.

   Kishte raste konkrete, me dėshmi tė gjalla, kur disa shqiptarė, besonin se e kuptojnė gjarpėrin (gjuha e gjarpnit), flitnin me gjarpėrin dhe ai bėnte ashtu si i thonin (kuptohet disa njerėz tė veēantė). Poashtu, njerėzit e tillė tė veēantė, i shpėtonin njerėzit e edhe kafshėt, kur i nxinte gjarpėri “e ka nxanė gjarpni” thonė. Ashtu mbeti Kulti mbi Gjarpėrin, si trashegim illiro-pellgas ndėr shqiptarėt ballkanik,   

Me kultin e illirėve, qė pasqyrohet nė veprat e klasikėve tė “Antikes” ballkanike, janė mythet qė thonė shprehimisht, pėr Vitoren, pėr hijet e shpirtėrave tė Vatrės, Shpirtėrat e Mirė (qė mbronin Vatrėn nga tė ligat gojėhapura) dhe Shpirtėrat e Ligjė,(qė mundohen ta shkatėrrojnė Vatrėn); tėvona ėshtė Mythi pėr Nėnėn e Vatres e tjera, tė cilat figurativisht paraqiten, poato tė veprave tė Eskillit, Eurupidit, Sofokliut, Thuqididit, Aristofanit, AristoTelit, Sokratit e Platonit  dhe deri tej Homerit hilliran...e babait tė Historisė - Herodotit!

Mythi ėshtė dėndėsia  thematike e idesė sė krijuar (ajo ēfarė ishte si idee e veprės), si rrėfim i shkurt, i thuket, i ngjeshur me fuqi shprehėse figurative, portretizim i fuqishėm historiko-shoqėror, me personazhe tė personifikuara nga fuqitė mbinjerėzore edhe nga ato fuqi tė njohura mbinatyrore, me  persona apo gjallesa tjera, si kulti i kultures sė njė populli, e ngjeshur figurativisht me gjithė atė karakterin filozofiko-letrar, apo historiko-natyror - njė fuqi shprehėse, sa tejkalon nė piedestalin e mediave kulturo-historike nė pėrmasa tė njohjes botėrore.

Mythi nuk ėshtė vetėm njė rrėfenjė, tregim a prrallė!     

 

 _______________

*)Fjala - korubė, koruba (njėjėsi i emrit) dhe korubat (shumėsi i emrit) nė dialektin gegė tė shqipes, nėnkuptohet, korja e trupit tė drunit, zakonisht , trupi i drunit tė shelgjės, i premė nė madhėsi deri nė njė metėr, ashtu nė formė cilindrike dhe merrėt shelgjėja, ngase pjesa e mbrėndshme, apo zemra e trupit tė saj ėshtė e butė, pėr tu hjekė, apo edhe ndodhė qė ėshtė e zbrastė, kur vjetrohet. Kėshtuqė, nga korja e trupit tė shelgjes, si zgjoni i bletės, mbeti edhe vet emri - korubė, koruba, korubat e bletėve.

      Ndėrsa, fjala, zgjua, zgjoni i bletės, vie nga kuptimi - zgjimi, bletėt qė rrinė zgjuar gjithmonė me ndėrrime, gjithmonė bletėt janė tė zgjuara nė zgjua. Fjala - zgjua, zgjoni i bletės, merret pasi banesa e  bletėve, nuk ėshtė vetėm materiali, apo korja nga druri i plotė i shelgjes, si korubė, por, mund tė jetė edhe prej materialeve tjera, qoftė tė drurit apo metalike.

Shprehja - punėtore si bleta, bleta punėtore, tregon, pėrkushtimin me jetė pėr punėn.

(7.02.2001)12:53 AM 2/8/2001

 Priru /Torna