Mirė se erdhe...Benvenuto...
ARBITALIA 
Shtėpia e Arbėreshėve tė Italisė
La Casa degli Albanesi d' Italia  
 
 

Nezir Myrta   /  ETHYMOLOGJIA E EMRIT – THRRAKIA

(ABSTAKTI)

   Kush ishin vėrtet – thrrakėt dhe Thrrakia? A ishin thrrakėt – dakė, sipas studjuesit Groznjat dhe tjetrit Dr. Saveskut, ku thohet se thrrakėt e dakėt ishin i njejti popull? Cili ishte njeri prej fiseve mė tė mėdha thrrakase, qė sipas Herodotit, Strabonit, Plinit, Cezarit, Ciceronit – thirrej fisi Bessoi, Bessi, i cili fis lidhet direkt me fjalėn shqipe – Besa (Bessoi), si Besa shqiptare, sipas studimeve tė sotme tė onomastikės thrrakase?  

   A ėshtė i pėrcaktuar shkencėrisht emri - thrrak ? Disa popuj tė sotėm sllav, e konsiderojnė veten e tyre me prejardhje thrrakase dhe gjuhėt e tyre i njohin si gjuhė thrrakase, qė nė gjuhėt sllave thirrėn – gjuhė trake nga trakishtja dhe vet e njohin origjinėn e tyre sllave, si trake. – Tash shtrohet pyetja, si mundet tė jetė njė konkluzion i tillė, i bullgarėve, rumunėve, panonėve, molldavėve tė sotėm, (mbase janė sllavizuar) kur ata vet nuk mund ta theksojnė tingullin e dyfishtė – th, as tingullin – rr, nuk e kanė nė alfabetet e tyre e nuk mundėn tė thonė nė origjinal – etnonomi thrrak, thrrakėt, thrrakasit, gjuha thrrake (thrrakase), origjina thrrake, toponomi Thrrakia - por, i thonė, trak, trakėt (traki, sll.), gjuha trake (trakski, sll.),  origjina trake (od traka, sll.), e toponomi – Trakia?

   Si ka mundėsi ata popuj tė sotėm qė e mendojne vetveten e tyre si thrrakas dhe guhėt e tyre si thrrake – e tė mos mundė ta theksojnė drejtė emrin e paraardhėsve tė tyre, duke mos ua qitė goja tingullin – th?  A janė vėrtet, kėta sllav me origjinė thrrake? Dhe kush ishin thrrakasit e vėrtetė?

  Linguistėt dhe historianėt e derisotėm nė bazė tė studimeve tė tyre kanė hasė nė vėshtirėsi absolute, lidhur me emrin – thrrak dhe me etnonomin - thrrak, respektivisht, lidhur me historikun thrrakas, tė cilėt vetėm njohin historikisht, si njė lidhje thrrako-illire (trako-ilire), kurse disa studjues tjerė, pretendojnė se thrrakasit ishin njė etnitet nė vete, qė nuk kanė tė bėjnė asgjė me illirėt, bile disa i quajnė thrrakasit me ekzistencė mė tė hershme para-illire (sipas linguistėve sllav).

  Duke gjurmuar historikun e shqipes dhe shqiptarėve, disa nga studjuesit sllav tė derisotėm, shqipen e mendojnė si tė prejardhur nga thrrakishtja, sepse shohin elemente tė thrrakishtes nė shqipen, sidomos nė sufiksat e emrave gjeografik, nė fushėn toponomastike (– ov – ova – av – ava ) shohin afėrsi fonomorfologjike e sintaktike si ngjashmėri e veēantė dhe poashtu ata disa studjues edhe e shohin prejardhjen e shqiptarėve nga thrrakasit, poashtu duke e mohuar prejardhjen shqiptare nga illirėt. Kjo formė studimi, dha disa hipotheza tė njėpasnjėshme, mbase nė shqipen shohin rrėnje tė lashta tė thrrakishte; ashtu sikurse janė edhe rrėnjet illire dhe illirishtja nė bijėn e saj tė drejtpėrdrejtė – shqipen e vjetėr.

  Pėrderisa, thrrakishtja e lashtė bėn pjesė nė grupin satem tė gjuhėve i.e. dhe ngjashmėria e shqipes me atė, diftonte se edhe shqipja sipas natyrės sė saj linguistike, duhej tė ishte nė grupin satem lindor, por, edhe ngjashmėria e shqipes me gjuhėt e grupit kentuum perėndimor, e bėnte edhe mė shumė obskurante linguistikėn i.e. Me kėto hipotheza tė studjuesve tė sllavistikės e romanistikės, pėrfundimi absolut shkencor mbeti fundimisht i pazgjidhur, e shqipja mbeti me elemente tė saja, nė tė dy grupet e gjuhėve – satem e kentuum. Dhe derisot, nuk mundėn ta pėrcaktojnė shqipen nė asnjerin nga ato grupe gjuhėsh i.e., lindor as perėndimor, sikur shqipja dhe shqiptarėt, tė kishin zbritur nga njė planet tjetėr!

   Sipas analizave shkencore tė deritashme, ėshtė nxierrė njė konkluzion i saktė, lidhur me shqipen me elemente qė i ka tė padiskutueshme origjinalisht, nė dy grupet e gjuhėve indo-europiane, do tė thotė se shqipja ėshtė pjestare nė satem e kentum - edhe e mbetur e ndame nga tė dy grupet, e papėrcaktuar as nė satem as nė kentuum? Kjo pyetje, ka njė pėrgjegje madhore. Pėrderisa, shqipja po u gjindėka me elemente nė dy grupet e gjuhėve i.e. satem e kentuum, atėherė, vjen pėrfundimi konkret, se vėrtet illirishtja ėshtė ama e shqipes, si gjuhė pellgazgjike dhe tė dy grupet e gjuhėve satem e kentuum, janė me prejardhje nga illiro-pellgasishtja dhe thrrakasit ishin njė fis i hershėm illiro-pellgazgjik.

THRRAKĖT ISHIN DAKĖT

THRRAKĖT ISHIN VETĖM NJĖ FIS ILLIRO-PELLGAZGJIK

   Ndarja linguistike e Ballkanit illirik, nė dy pjesė, si gjuhė - thrrakishtja dhe illirishtja, apo nė kuptimin historik, paraqitja e dy fiseve – illirėt e thrrakėt, si etnomomi – illir dhe etnonomi – thrrak, e deri tek toponomet – Illiria e Thrrakia, sipas konkluzioneve tė nėntekstit tė gjurmimeve tė sotme, na del se, kjo ndarje ėshtė e panevojshme e pėr qėllime tė caktuara, tė mbulohen gjurmėt e burimit tė pėrbashkėt tė gjuhėve i.e. qė janė nė illirishten e lashtė. Kjo ndarje linguistike, sot ėshtė e paqendrueshme, nga se vet fjalėt – illir e thrrak, janė tė njė gjuhe tė lashtė, tė cilat shpjegohen vetėm pėrmes bijės sė illirishtes – shqipes sė vjetėr dhe vet kėta sllavėt e sotėm ballkanik, nuk mund ta theksojnė nė origjinal as vet emrin - thrrak.

   Kjo ndarje linguistike ballkanike, u bė vetėm tė dallohen sllavėt, qė erdhėn e morėn pjesėn lindore ballkanike, duke sllavizuar shumė fise illire, pėr tu harruar etnogjeneza e atyre popujve tė sotėm (thrrakėt, dakėt, panonėt, skordistėt, arianitėt, delmatėt, liburnėt, histrėt – me pushtimet sllave edhe nė pjesėn veri-perėndimore ballkanike ) – sepse nė realitetin historiko-linguistik, tregon se Ballkani ishte krejt illirik, deri nė fillin e epokės sė re!

   Ky pėrvehtėsim i termit – thrrak, u bė jovetėm me qėllim tė mbulimit tė historisė sė vėrtetė ballkanike (illirike), por, edhe pėr tu ndarė Ballkani nė dy regjione edhe linguistike, pėr tu forcuar ardhja sllave, duke e ndarė njė tėrėsi linguistike, ashtu sikur u nda njė tėrėsi territoriale, duke zhdukur gjithēka illiro-pellgazgjike, apo thjeshtė duke e ēthurur vet historinė ballkanike!

   Thrrakėt, Dakėt, Molldakėt, Paeonėt, ishin fise illire, qė janė sllavizuar: thrrakėt (bullgarėt e sotėm), dakėt (rumunėt e sotėm), molldakėt (Molldavia e sotme), paeonėt (panonėt e sotėm, Panonia), ashtu sikurse ishin dhe mbetėn edhe dardhanėt, skordistėt, delmatėt, e fiset tjera mė tė afėrta etnogjenetikisht  illiro-pellgazgjike. Vet emėrtimet si etnonome: thrrak, dak, molldak (molldav - Molldavia), janė tė njė gjuhe illiro-pellgazgjike.

  E vėrteta ėshtė se thrrakasit ishin njė fis illir i hershėm dhe illirishtja ishte gjuha e tyre amtare, e mu pėr atė sot lindet kontesti linguistik, qė thrrakishtja ka elemente nė shqipen dhe anasjelltas, mbase, me sllavizimin e grupeve fisnore tė hershme thrrake, si asimilim i plotė i tyre, duket sikur janė larguar nga trungu illirian, me rėnien e perandorisė madhore illire tė kohės dhe u ndryshua gjithēka historiografike thrrako-illire, ashtu sikurse sot na duken dy emra tė ndryshėm. Kjo u bė pėr tė humbur gjurmėt illire tek thrrakėt, qė nuk mund tė zhduken assesi, ngase ishte e njejta gjuhė illirishtja e mu pėr atė edhe sot duken elementet thrrakishte nė shqipen  sotme.

   Ėshtė e pakontestueshme theza shkencore, se illirėt ishin shumė mė tė hershėm se thrrakasit, qe nga Hillioni e Babilloni, qė shpjegohet shqip – baba illi, baba illi joni, Babilloni, na emri shqip – babė- dhe emri illir – illoni, emrin e tė cilit e kanė deformuar, si Babiloni, pėr tu larguar nga ethymologjia illire pellgazgjike.

   Nė kėtė kontekst , sipas kėrkimeve mė tė reja historiko-linguistike, sot na dalin shumė dyshime shkencore tė vet studjuesve sllav, sikur dojnė tė ofrohen origjinės etnogjenetike tė pėrbashkėt, kur thonė se “thrrakėt ishin dakėt” sipas studjuesit rumun, dr. Saveskut, sikurse shpjegohet lidhja gjenetike e origjinės sė Trajanit (perandorit romak) me dakėt e Dakisė illire tė romanizuar, me emėrtimin Rumania (Romania). E ky emėrtim kaloi nga emri – Dakia, nėpėr dy faza: prej romanizimit linguistik tė emėrtimit, nga lidhja etnogjenetike illire dhe tėvona tė sllavizimit onomasiologjik, tė antroponomisė e toponomastikės dake -   ku edhe Dio Cassius thoshte se “le tė mos harrojmė se Trajani ka qenė vėrtet, i lindur – Thrrakas”. Vet emri Trajan, lidhet ethymologjikisht me emrin Trojan, i Trojės, qė ishte me origjinė illire ashtu si tė gjithė perandorėt tjerė romak.

   Herodoti (425 p.e.r.) shkroi “populli thrrakas ėshtė i shumtė numerikisht nė botė; thrrakasit kanė emra tė veēantė, nė krahasim me regjionet e tyre specifike, por banimet e tyre janė shumė ose pak tė ngjajshme” (Pagėzimet, I, 65). Sipas studimeve tė sotme rumune, thezat hulumtuese, se thrrakėt janė dakėt, e pezullon theorinė etnogjenetike, tė sllavėve me prejardhje thrrakase, sepse dakėt janė pasqyra mė e afėrt historike illire, nė pėrmasat kryesore onmastike.

   ETNONOMI – THRRAK

    Besėt – fisi mė i hershėm thrrakas.

    Sipas authorėve antik, fisi mė i hershėm thrrakas ishte – Bessoi - Bessi, pra besėt, qė shpjegohet emri i tyre, si kuptim i lidhjes sė ngushtė nė mes tė njerėzve, lidhje e marrėveshtjes besnike, dhėnie e fjalės si ligj qė duhet mbajtur, tė cilin nuk mund ta thejė as vetėm vdekja, ashtu si ishte edhe vet karakteri i besėve, ku Herodoti i thotė – Bessoi, Dio Cassius, Straboni, Livi, Plini i thonin – apo i thrrisnin – Bessi, studjuesi Groznijate thotė realisht, si shpjegim nga indieuropianishtja (IE) *bhendh-so, si formė besimi, kontrate me gojė, lidhje e ngushtė premtuese “dhe ėshtė e thėnė e lidhur me fjalėn shqipe – besė, si traditė shqiptare”.  Nga fisi i besėve illirian, rrodhen thrrakasit, ku ethymologjinė e fjalės – besė, studjuesit thonė se nuk kanė mund ta gjejnė nė gjuhėt sllave as ato romane, pėr arsye se shpjegimi ėshtė nė gjuhėn shqipe. Por, qė nė vijim tė studimit ethymologjik tė fjalės – besė-besa, thonė se “ethymologjia duket e errtė, por atė duhet mbrojtur me paralele semantike, tė cilat deritash nuk janė gjetė. Prveēėse, duke e ndjekur tokzanoren – n, para asaj – s, para tokzanoreve tjera fricative, definitivisht nuk ka mund tė pėrcaktohet nė Thrrakishten”. Kėtu, sudjuesi mendon nga fjala IE *bhend-so, (qė nuk kuptohet nga studjuesit e huaj), se grupi – nd, i illirishtes, ishte vetėm njė tingull – nd=n , e dyfishtė shqipe e vjetėr (nder, ndera, ndue, ndashtė, ndoshta, ndij, perėndij, ndukė-nduke=heke=nxerre etj.), ku nga indo-europianishtja (lexo: illirishtja e vjetėr) kjo fjalė - *bhend-so, ka mbetė nė shqipen – beso, me shėmangien e tokzanores – h, dhe rėnies vokale tė grupit – nd – b(h)e(nd)-so =  beso, qė vetėm shqipja e vjetėr mund ta shpjegojė dhe asnjė gjuhė tjetėr indo-europiane, as nuk mund ta pėrkthejė, si kuriozitet leksikologjik. Fjala – Besė-Besa ėshtė vetėm nė shqipen, qė vetėm pėrafėrsisht mund tė thohet nė gjuhėt tjera i.e.  Tėvona,  pas besėve, si fis i parė, vijnė fiset tjera thrrake, sikurse janė fisi: Edoni, Mykdoni, Panai, Odrysi (Odrysa), Apsynthi, Bebryki, Bithyni, Bisnai, Kikoni, Skai, Satrai e Thrrausi. Kėta emra janė emėrtimet fisnore tė familjeve illire, si emra tė zotshpijve illirian – qė tėvona, si trashigimi e brezave tė ardhshėm, mbetėn mbiemra tė fiseve tė ardhshme (Edonėt, Mykdonėt, Panajėt -Paeonėt-Panonėt, Odrysėt, Apsynthėt, Bebrykėt, Bithynėt, Bysnajėt, Kikonėt, Skajėt, Satrajėt e Thrrausėt) – e qė pėrfundimisht me mbizotėrimin e fisit tė Thrrausėve (Thrrausi) edhe iu mbeti emėrtimi i pėrbashkėt i kėtyre fiseve illire tė ndara dhe u formua fisi i pėrbashkėt – Thrrausėt – Thrrakasit-Thrrakėt, si etnonom gjeneral – thrrak. Si dialekt i illirishtes mbeti gjuha thrrake, kurse si toponom – Thrrakia, pothuajse nė gjithė pjesėn lindore tė gadishullit illirik, qė sot thirret – gadishulli ballkanik – Ballkani, si emėrtim gjeneral thrrako-ilirian pellgazgjik.

   Ethymologjia e tė gjitha kėtyre fiseve illire (tė cilat mbetėn si fise thrrakase), deri pėrfundimisht me ndarjen e tyre nga illirėt dhe me formimin e njė fisi tė vetėm – thrrak, ėshtė ethymologji shqipe, ku mund tė shpjegohen nė mėnyrė tė pakontestueshme, tė gjithė kėta emra tė mėsipėrm vetėm pėrmes shqipes sė vjetėr. 

   Fjala – edon, ka kuptimin e dashjes, qė e don, si familje e dashur me tė gjithė, e afėrt, e hapur, e ēeltė, dashamirėse, mikpritėse etj. Dhe mbeti emri i fisit thrrako- illirian – Edon, edonėt dhe toponomi - Edonia.

   Fjala – Mykdon, shpjegohet pėrmes shqipes, e cila pėrbėhet nga dy fjalė shqipe-illire – myk + don, qė fjala e parė – myk, myku, ėshtė fjalė shqipe, me kuptimin – mykan, i mykėt, e mykėt (mykejkė, pėr rastin e gjinisė femnore, fėmėr e mykėt, e ndylltė, e papastėr), kurse pėr gjininė mashkullore – mykan, i myktė (mykėt), I ndyllavtė. Kurse fjala e dytė e kompozitės – myk + don, pjesa – don, vie nga emėrtimi i Edonėve, pra, kėtu ėshtė fjala pėr edonėt e mykėt – mykdonėt (mykanėt), e cila fjalė vie nga emėrtimi I mykėnėve, mykenas-mykenasit – Mykena (myk kena – myk kemi – kemi myk, jemi mykur, tė mykėt. – Ashtu sikurse fisi pellgaz – Dorikėt – dorė ik – ik dorė, hjek dorė – largohu, si fis i sertė pėrnga karakteri i njeriut  (Mykėnasit e Dorikėt Pellgazgjikė).

  Fjala shqipe – myk (trajta e pashquar e emrit), myku (trajta e shquar e emrit) ėshtė edhe nė shumė shprehje shqipe tė vjetra: ēka je mykė ashtu bre mykan (je bėrė i palarė, i papastėr),/ myku I bukės, buka e mykėt (buka e prishur kur pasi tė bėhet bajat, qė rrin shumė kohė e nxėn myk, prishet, / sana e mykėt, mu ka mykė sana nė lame (lama, vendi ku ndohet sana, mullarėt e sanės-barit tė thatė), myku I sanės (barit tė thatė si ushqim I kafsėve shtėpiake), kur nxėn myk nga lagėshtia, prishet si ushqim kafshėsh, / bari i mykun, / djathi i mykun, mykėt djathi, prishet, / tlyni i mykun, / kosi I mykun, maza e mykun(kajmaku i mykun, kur rrin shumė kohė e prishet, nxėn myk), kėto si ushqime njerėzish nga prodhimet e tamblit (qumėshtit), bylmete, / uh, mu a mykė shpija (shtė bėrė pa pastruar shumė kohė), / ik mykan bre, largohu o mykani I keq! (shprehje ironike, qortuese pėr njė njeri tė ēoroditur) e shumė fjalėformime e shprehje tjera shqipe. Kėshtuqė, nga dy fjalėt – myk + don, u formua kompozita – mykdon dhe vet emėrtimi I fisit – mykdon, mykdonėt (si pjesa e fisit tė Edonėve) dhe poashtu toponomi - Mykdonia. Kėtu ėshtė fjala pėr ato familje tė cilat nuk janė tė pastra higjienikisht dhe nuk janė tė kujdesshme pėr punėn e tyre.

 

  Panai – fjalė e lashtė shqipe, si kuptim i njė pjese, pjesė e fisit thrrakas, qė lidhet me fjalėn – tė pashėm, tė hijshėm, tė bukur, njerėz simpatik, njerėz tė rritshėm pėrkah hipofiza e trupit, tė dokshėm. Tėvona kemi lėvizjet e panajėve (paeonėve, panonėve) deri nė pjesėn veriore ballkanike, mbi Donao (Danubi, lumė), ku sot ėshtė toponomi – Panonia (Fusha e Panonisė), Vojvodina, e cila mori ndryshimin e emrit qė ia dhanė sllavėt, nga fjala sllave – vojvoda = ushtari prijės, vend ushtarak, poashtu edhe emri prijės = vojvoda (sllavisht), duke u ndryshuar toponomi – Panonia.

 

  Tek fjala – odrys, Odrysi, ku merret emėrtimi i fisit thrrakas – Odrysėt, tė cilin e pėrmendin Herodoti e Thukiditi – Odrysai; tėvona , e pėrmendin, Livi, si Odrysae; Taciti – Odrysae, Odrysa e deri edhe Stefan Bizantini, e thirrė – Odrysia, (sipas Georgievit), ishte vendi i fisit tė odrisėve. Kjo fjalė – odris, vie nga IE *udr-us, e cila lidhet me indishten e vjetėr – udra-h, me kuptimin – shtazė uji, e ujit, e deri tek greqishtja e vjetėr – hydros=ujė, gjermanshtja e vjetėr – ottar, lithuanishtja – udra (me - u – tė zėshme) dhe bullgarishtja – vidra.

 

  Fjala – odrys, e cila formoi toponomin – Odrysia (Odrysa) si qytet dhe e cila ishte nė thrrakishte, vie nga IE (indo-europianishtja) * udr-us, e qė lidhet me shqipen, sipas origjinės sė tingujve e deri nė formimin e diftongut – dr, qė mund tė shpjegohet me shprehjen shqipe tė vjetėr - u^dr-u^, ku fillesa e illirishtes sė vjetėr – u^ (u hundore) ėshtė vetori i shqipes sė vjetėr, si trajtė e shkurtė e pėremrit – u^ (u^=unė) dhe diftongu (dif+ton, toni qė difton, tregon) – dr, qė ka kuptimin – dridhje, lėvizje, ai qė dridhet, lėvizė, pra uji dridhet, derdhet, valon, rrjedhė, lėvizė si materje e langėt, respektivisht, me zanoren hundore tė dytė, pėrsėri si trajtė e shkurtė e vetorit tė shqipes sė vjetėr – u^ (unė), rrodhi – u^*dr-u^- si kuptim i shprehes – u^ dru^j, si formė e lashtė e illirishes sė vjetėr, e cila kaloi nė bijėn e saj shqipen nė fjalėn – droj(ė), pra nga – dru-j, nė – drojė-droja, si formė refleksive e drujtjės-drojės sė njeriut nga uji dhe mori formėn illirishte IE *udr-us, e cila edhe formoi nė sllavishten e vjetėr, kuptimin pėr fjalėn – ramje (rėnie), bjeri = udri, udriti, sll. = me i ra dikujt. Kėtu pėrsėri nė kėtė fjalė thrrakishte – Odrysia  Odrysa, e kemi zanoren – y, pėrveē, tokzanores dytingullore illirishte – th, tė cilat nuk janė nė alfabetet sllave, as nuk mund ua qet goja kėta dy tinguj vet sllavėve dhe pikėrisht i marrin nė origjinal, duke e justifikuar tingullin – y, nė – u dhe nė - i, me formimin e alfabeteve sllave. 

  Fjala IE *udr-us, me sufiksin illir – us, difton se ėshtė illire dhe vet indo-europianishtja, ėshtė illirishtja e lashtė, qė nė greqishten e vjetėr doli vetėm me njė sufiks tjetėr tė panėvojshėm – udr-us-oi. Ndėrsa, Pellgasishtja ėshtė gjuha kuniforme e pėrbashkėt botėrore, (Cuneiform Language), si rrėnja e trungut tė pėrgjithshėm, e Pellgasistika, ėshtė shkenca  mundshme, si bazamenti i Linguistikes Gjenerale.

  Koncepti – indo-europianishtja, i formuar si shkencė linguistike – indo-europianistika (qė arrijtėn edhe gjėrmanėt ta thirrin – indo-germanistika), ėshtė njė koncept i pakapshėm as logjikisht, as shkencėrisht, nė baza linguistike, sepse i takon konceptit – illiristika, si shkencė qė duhet fuqizuar nė pėrmasa indo-europianistike.

  Pėr ethymologjinė e emrit tė Bebrykėve, i cili vie nga IE *bhebru-s, qė ka kuptimin e shtazės – kastori dhe si veshje e njerėzve – gėzof kastori (gėzofi), mund tė shikojmė nė gjuhėt i.e. – bebrus (prusishtja e vj.), bibar (gjerm. e vj.),  bebrus (lithuanisht, me theksim tė zanores - e), qė vet kuptimi i fjalės – Lituani-a, ėshtė - Lithuani-a, lidhet me shqipen me ethymologji me kuptimin – Lidhje, Lidhuania-Lithuania; bebre (bullg.) me zanoren e fundit – e, e pazėshme); Bebrovo (emėr katundi, nė bullgarishte) etj.

  Pėr ethymologjinė e fjalės – Bysnai (greq. Bysnaios) si emėrtim fisi i ndarė, (Bysnajėt, si pjesė e fisit tė Bebrykėve), kuptohet fjala  - bysė, bysa, qė kuptohet emri i kafshės – dhii, dhija (dhitė), qė kuptimi i fjalės – bysė-bysa, ėshtė emėrtimi i kafshės me bisht pėrpjetė (me bythė jashtė, rrodhi fjala – bysė-bysa = bythė-bytha e dhisė jashtė, ku tingulli- th, ėshtė zėvėndėsuar me atė – s, nė pamundėsi theksimi nga sllavėt), e kjo ka tė bėjė me profesionin e njerėzve blegėtorė dhishė, qė rrodhėn tėvona fisi i bythinėve). E kėtu kemi njė ngjajshmėri tė shprehjes shqipe tė vjetėr:’ndaji dhėt prej dhive’ (ndaje tė mirėn nga e keqja), po dajmė dhan dhishė; nuk po dajmė dhan dhishė’ (gege-shqipe)etj., ku ėshtė kuptimi i veēimit zakonoro-juridik, nė kuptimin – ndamja e dhėnve prej dhive, si kuptim i qėrimit tė hesapeve nė mes dy a mė shumė njerėzve nė njė konflikt (qetash i dajmė dhat (dhėt) dhishė!), sikurse ėshtė shprehja e re – ndaje shapin prej sheqerit.

  ETHYMOLOGJIA SHQIPE E FJALĖS – THRRAK

  Mė sa posedojmė me studime tė derisotme tė theorikėve e shkenctarėve linguistė, nuk kemi ndonjė shpjegim, apo pėrcaktim shkencor tė emrit tė thrrakasėve (si paraardhėsit e sllavėve dhe tė thrrakishtes, si paraardhėse e sllavishtes sė vjetėr), ēka do tė thotė, se emri – thrrak, derisot ėshtė i papėrcaktuar shkencėrisht, vetėm i bazuar nė emrin e Thrrausit . Kėtė fjalė – thrrak, mund ta shpjegojmė edhe sipas origjinės sė tingujve pėrmes shqipes sė vjetėr, nė detalje fonetike, ku mund tė shihet kjartė prejardhja reale e saj, duke veēuar semantikėn historike, me fakte tė mundshme dhe mund tė vie pėrfundimi se e kujt ishte kjo fjalė dhe si etnonom – thrrak, qė formohet theza e vėrtetė,se kush ishin njėmend – thrrakėt, thrakasit dhe ēka kanė tė bėjnė sllavėt e sotėm me ta!

  Tingulli dhėmbzor (dentali) i fonetikės shqipe-illire – th, ėshtė domėthėnia e kuptimit tė thėnies, (them-unė, thua-ti, thotė-ai,ajo – thomė-na, thoni-ju, thonė-ata,ato), si fillesa e tė thėnurit diēka, si pėrcaktim i  pėrsosur i gjuhės, e deri tek kuptimi i besimit tė njeriut nė Fuqinė Mbinatyrore, me shprehjet: Tha Ai dhe u bė gjithēka! Tha Thoti (Zoti- Zoni i Zotit). Tingulli – th, ėshtė boshti tingullor i fillit tė njohjes sė njeriut me natyrėn dhe kuptimi i natyrės si mėsuesja e njeriut dhe gjallesave, ku gjuha e natyrės krijoi gjuhėn e njeriut! Tingujt natyror, krijuan tingujt e abeceve (alfabeteve tė gjuhės) dhe forma audio-vizuale e objekteve dhe subjekteve natyrore, e fenomeneve natyrore etj.,krijuan tingujt, diftongjet e rrokjet e fjalėve, tė gjuhės sė njeriut edhe shprehja e tingujve natyror nė diftongje tingujsh tė artikulluar dhe tė paartikulluar, krijuan shprehjen e gjuhės – tė shprehurit e njeriut, gjuha si mjet komunikimi nė mes tė njerėzve.

   Tingulli – th, ėshtė origjinali linguistik i shqipes, i cili nuk mund tė theksohet nė disa gjuhė i.e., qė pėrbėhet fonetikisht, prej tingullit dhėmbėzor (dentalit) – t – nė bashkėdyzim zanor me tingullin – h, t+h=th, si njė tingull i veēanėt, ku nė rrjedhė tė tingullit – rr – dhe me fuqizim fonetik tė zanores – a, formoi rrokjen – thrra – (thrras), e cila ėshtė kuptimi i thirrjes, e pikėrisht, ai fis illir, qė e kishte tė natyrshme - thirrjen me njeritjetrin, si formė bashkėpunimi e lidhje fisnore, e si shprehi e njeriut – iu dha emėrtimi – thrrak, me kuptimin – ai qė thrret, thrraku thrret, thrret thrrakasi, ku tingulli fundor – k, nga fjala – thrrak – rrodhi si pėrkufizim emėrtimi (thrra-k). Pra, sipas origjinės sė tingujve (th+rr+a+k=thrrak), tingulli pėrcaktues – k, ėshtė pėrcaktim i emrave edhe tė sotėm tė shqipes (herak-i hershėm, verak, dimrak-i dimrit, butė-butak, dhelpėr-dhelparak-dhelpnak, qen-qenak, fushor-fusharak, lulė-lulak, ardhės-ardhacak, pluhur-pluhurak-pluhnak, bardh-bardhak, vjeshtė-vjeshtak, agrak, bonjak, leshtak,  etj.).

 

    Rrokja – thrra, ėshtė edhe pėrceptim onomatopeik i krramės (krrokamės) sė korbit – krra (me zanoren e theksuar – a), si formė e thirrjes – krraaa. Poashtu, nė shqipen, kemi fjalėn – krramzė, krramza (krramėza, zani me krramė), qė kuptohet, gėrrhatja e njeriut nė gjumė, gjithashtu kemi shprehjen shqipe – krramza e dekės (krramėza e vdekjes, gėrrhatja e njeriut kur jep shpirt, me gojė hapur) etj.

 

   Po ta dėshifrojmė nė tinguj sipas shqipes, fjalėn – thrrak, do tė rrjedhė kuptimi i secilit tingulli tė saj, deri tek formimi I diftongut apo rrokjes – thrra, e edhe kuptimi i shpjegar mė lartė i pėrcaktuesit tingullor (fonetik) – k, me kėtė shpjegim ethymologjik:

  

TH  - kuptimi i thėnies, kėtu kuptimi i thėnis sė thirrjes – thrras

 

RR  - rrjedha e thirrjes rrotulluese tė tingullit, rrjedha e thirrjės

 

A    - fuqizimi tingullor i thirrjės  nė infinit – a, zanorja e thekshme

 

K   -  pėrcaktimi i atij qė thrret – thrret thrraku, emėrtimi - thrrak

  Ky shpjegim fonetik shqip, besojmė se do ta plotėsojė pėrcaktimin e emrit – thrrak dhe duke mos i kontestuar gjurmimet tjera, sepse udha ėshtė e hapur pėr tė gjitha gjuhėt i.e., ashtu posaēėrisht, pėr ato sllave, qė sot merren si gjuhė thrrakase. Thashė, udha ėshtė e hapur!        

   Kuptimi socio-historik i emrit – thrrak, qėndron nė pėrhapjet e fiseve illiro-pellgazgjike nėpėr europėn lindore dhe formimi i bashkėsive malore dhe fushore, nė trevat e reja, si toka tė reja tė pabanueshme, ose me pak fise autoktone dhe tė popujve aziatik. Kėtu mėnyra e jetesės sė re, qėndron faktikisht ndryshimi sociologjik i formacioneve thrrakase, nga ai illirian pellgazgjik i popullit tė lashtė tė bregujėrave e mesdhetarė nė kulturėn paksa mė tė zhvilluar, si popuj me zhvillim mė tė hershėm mediterran. Ky zgjėrim i fisit illirian, thrrak, hasi nė frymė tė kulturave tjera, herė duke i pėrvehtėsuar, si ‘pushtum i ftoftė’ e mė shumė pėrmes luftėrave, pėr tu bėrė njė nga popujt mė tė mėdhėnj euro-lindorė. Por, kjo periudhė historike ėshtė aqė e hershme, sa ata thrrakė, nuk kanė tė bėjnė asgjė me kėta sllavėt e sotėm. Shtrohet pyetja: pse deshten aqė shumė tė largohen edhe socio-historikisht, pikėrist kėta sllavėt, nga rrethi illiro-pellgazgjik, kurdihet se as kėt nuk erdhen nga qielli, por, si illirian tė hershėm tė ndryshuar e tė adaptuar kushteve tė ekzistencės sė tyre. Kėtu ėshtė fjala pėr periudhat historike, qė me disa qėllime, i thonė koha para erės sė re. Kėtu flasim pėr periudhėn kohore para lindjeve tė religjioneve, feve tė Treshit Fetar, sepse me lindjen e feve, krahas tyre u linden edhe konflikte tė reja, qė jovetėm demoluan Botėn Illire, por, por e ndanė nė tresh botėn, e qė nuk kishte ndonjė botė tjetėr, pėrveē kėsaj qė ėshtė sot pėrkah madhėsia.

  Gjuha edhepse i ndau njerėzit si formacione sociologjike, nuk mundi ta bėjė atė ndarje edhe shpirtėrore nė mes tė shoqėrive njerėzore, sa fetė, tė cilat i politizuan popujt, ė emėr tė besimit, se kush do tė ofrohet mė afėr zotit...

   Kuptimi psikologjik i emrit – thrrak, qėndron nė faktin se, prirjet natyrore tė njerėzve, u shfaqen nė formė shprehie tė thirrjes mė ton tė lartė, nė mjediset malore e fushore, si formė komunikimi nga largėsia, maleve e fushave, qė iu diktoi pikėrisht profesioni i hershėm thrrakas i blegtorisė e bujqėsisė. Ajo shprehi, ves e karakter i njeriut, u rreflektua nė fiset tjera illire dhe ndoshta pikėrisht, duke i ndėgjuar ashtu nė thirrje tė vazhdueshme, edhe i quajtėn – thrrak (thrrakas), ashtu sikur i thirrėn – galė (galėt) andej adriatikut, ngase ishin tė zeshkėt nė pėrzierjen e racės sė tyre me popujt afrikano-veriorė, sidomos pas pushtimeve nė luftėrat romako-karthagjenase. Gjithmonė, emėrtimet u bėnė nė saje tė disa tipareve, karakteristikave themelore tė njeriut dhe tė shoqėrisė, tė mishėruara me profesionet e ngjajshmėritė e rretheve natyrore ku jetuan. Natyra diktoi nė emėrtime dhe tok me natyrėn e njeriut, formuan njė pagėzim, qoftė si ndonjė epitet, etiketim, apo edhe nė bazė tė vlerave tė dukshme tė kulturave profesioale e njerėzore. Kuptohet se pati vetemėrtime, si tė vetthirrur (vetquajtur), e pati edhe emėrtime popujsh edhe nga tjerėt, pra nga bota. Emėrtime tė tilla, tė tė dy natyrave linguistike, pati nė tė gjithė popujt e botės. Shumėherė, vetemėrtimet e popujve, nuk qėndruan, pėrderisa, nuk qėndroi vlera historiko-shoqėrore e kulturore e tyre si trashigimia etnogjenetike e tyre dhe nė ato udhėkryqe linduistiko-historike, vendosi bota nė rregullimet shoqėrore tė vazhdueshme. Sepse nuk qėndron theoria pas konkluzionit tė praktikės etnologjike e toponomastike, ashtu sikur grekėt, qė duan ta kenė tė njohur toponomin Hellenika, albanėt atė Shqipėria, sepse kėtu ka diēka historiografike, qė nuk bėn tė anashkalohet, sepse Ballkani ka njė histori krejt tjetėr nga kjo e sotmja e shkruar! I thonė Ballkani illirik!

 

  Nėqoftėse, e shikojmė emrin – thrrak, nė prizmin linguistik, tė gramatikės shqipe, mendojmė se vie nga folja – thrras, prej foljes me thirrė (pėr tė thirrur), si ethymologji e mundshme e ndoshta edhe e pakontestueshme shkencėrisht, nė pėrcaktimin e emrit nė fjalė. Ky shpjegim gramatik shqip, ka domethėnien – thrret thrraku, thrret thrrakasi, apo ai qė thrret, thirret thrrak, apo thrrak i thirrur nga tjerėt pėrrreth. Zgjedhimi i kėsaj folje – thrras, nėpėr vetat e vetorit nė shqipen thirrėt kėshtu:

                 THRRAS  - Folje shqipe  -   koha e tashme – mėnyra dėftore

Numri njėjės                                                        Numri shumės               .

 

Thrras (unė)                                                 thrrasim (na)

Thrret (ti)                                                       thrrisni (ju)

Thrret (ai, ajo)                                               thrrasin (ata, ato)

 

 

  Kėtu nė emėrtimin thrrak, mud tė kemi disa variante si shprehje tė jashtme tė fiseve tjera illire: mbase po thirrė, tė thirri thrrak; po thrret thrraku, po thrrasin thrrakasit; ju qė thrrisni, po ju thrrasim – thrrakas, (ju quajmė – thrrakas) dhe ajo tokė, vend, thirret – Thrrakia. Kėto lloj mundėsi emėrtimesh pėr trakėt, mund tė jenė bėrė, gjatė shkėmbimeve ekonomiko-kulturore, por edhe gjatė luftimeve, pushtimeve, si emėrtime tė pėrsėritura nėpėr kohėra dhe tė mbetura pėrnjėmend historikisht. Kemi nė kėtė konekst emėrtimesh, ku janė emėrtuar edhe familjet nga tjerėt pėrrreth kėshtu: Long-u, Longėt (sepse ishin fukara, e hajshin bukėn vetėm me lėng djathi, e si pėr shpoti u pėrsėrit emėrtimi dhe mbeti soteasajdite), si dhe emėrtimet – Pula, Kėnduesi, Bakalli, Gali, Galica, Qorrajt, Qorri, Qela, Tėrrnaku, Mazrreku, Pela, Radogoshi, Prrokshi, Ēefa, Qafa, Shpuza, Pepshi, Paēarrizi, Kaēaku, Gėrmiza, Kalluli, Kadare, Qosi, Qafoku, Kodra, Gjeloshi, Xhambazi, Kolludra etj.,     (emėrtime familjare shqiptare, si antroponome shqipe ku secili ka domethėnien e vet tė veēantė). Ndėrsa toponome shpotitėse shqipe, tė mbetura: Muēivėrc, Muēibabė, (Vuēitėrn sll.), Baballoē, Babajbokės, Mazniku, Gajre etj.  Pra, ashtu sikur iu dhanė emėrtimet: gal, rom, thrrak, rus, polak, kurd, hun, grk, ēek, pers, turk, ēeēen, serv, avar etj., ku secili emėrtim e ka shpjegimin e vet ethymologjik.

 

   Lidhur me etnonomin – thrrak, linguisti Thunmann-i, nė veprėn e tij ‘Untersuchungen’ – 253 (gjurmime), shpjegoi praninė e elementit thrrak edhe nė Ballkanin perėndimor, duke i spjeguar disa emra toponome: Thermidava (afėr Shkodrės), Qiumedava (nė Dardhani), i cili shenon se, fundesa emėrtuese – dava, apo deva, ėshtė me origjinė thrrakase, qė ka kuptimin – qytet, duke shtuar se disa emra qytetesh me kėtė element formues kishte nė: Daki, Mezii e Thrraki, por, sado qė janė munduar tė ndryshojnė format e emėrtimeve me sufiksalet thrrake, nuk e luajnė rrėnjen illirishte, e cila mbetet originale nė pjesėn mė tė madhe tė toponomeve ballkanike.

 

   Sikur tė paraqitej nė origjinal sot thrrakishtja e vjetėr, do tė delte vetėm njė e folme illirishte, me tė gjitha rrėnjet e fjalėve, vetėm qė mund tė ndryshojnė prefikset e sufikset e emėrtimeve onomasiologjike, vetėm sa pėr tu dalluar nga etnitetet tjera, qė bazat fono-morfologjike nė gjurmime ethymologjike padyshim janė nga antroponomia e toponomastika pellgazgjike, tė cilat shqipja e vjetėr pėrmes rrėnjeve tė saja i spjegon.  

 

Priru /Torna