ARBITALIA 
Shtėpia e Arbėreshėvet tė Italisė
La Casa degli Albanesi d' Italia  
 

Prof. dr. Gjovalin Shkurtaj 
Epika heroike shqiptare si pėrmendore madhėshtore e kulturės sė gjuhės 

   Gjuha e epikės heroike shqiptare, ashtu si pėrgjithėsisht krijimtaria gojore poetike e Veriut, pėrbėn njė trashėgimi tė vyer po edhe tė pastudiuar sa e si duhet nga gjuhėsia dhe folkloristika shqiptare. Prej kohėsh, ndoshta qė kur isha i vogėl dhe sprovoja tė imitoja disa nga kėngėtarėt e lahutarėt e krahinės sonė tė Malėsisė sė Madhe, mė kanė mbetur nė mendje jo vetėm qindra e mijėra vargje tė kėngėve tė Mujit e tė Halilit, tė Plakut Qefanak e tė Zukut Bajraktar, po edhe pėrshtypja e madhe qė kishin nė mbarė njerėzit kėngėt dhe vargjet e kreshnikėve. Mbaj mend se, jo vetėm burrat ishin tė dhėnė pas eposit dhe prisnin me shumė gėzim rastet e festave e tė tubimeve tė mėdha popullore pėr tė dėgjuar kėngėt e moēme nė interpretimin mjeshtėror tė lahutarėve vendas apo tė atyre qė vinin nga Shala e qė ia thoshin mė shumė se kushdo tjetėr si lahutės ashtu edhe fjalėve tė eposit, po edhe gratė, sidomos ato tė moshuarat. Tashmė jam i bindur se edhe gjuha e epikės heroike shqiptare duhet kundruar, studiuar e vlerėsuar jo vetėm si njė pjesė e shprehjes dhe e formėsimit artistik tė eposit, por edhe si mishėrim i dashurisė sė shqiptarit pėr tė bukurėn, pėr vlerat e vėrteta artistike dhe pėr marrėdhėniet e ndėrsjella tė gjuhės me kulturėn nė planin kombėtar shqiptar, po edhe mė gjerė, duke pėrfshirė edhe shkėmbimet kulturore e huazimet gjuhėsore e artistike tė natyrshme e tė pamungueshme, nė njė trevė aq tė shkėmbyeshme e tė gjallė si ajo ballkanike. Natyrisht, duke qenė se ēėshtjet qė i pėrkasin gjuhės sė epikės heroike shqiptare janė tė ndėrlidhura me njė qerthull problemesh tė karakterit letraro-artistik, po edhe mirėfilli historiko-shoqėror, gjeografiko-ekonomik e kulturor, nuk mund tė mėtojmė tė ndalemi nė gjithēka qė nden njė kundrim i plotė, ēka do tė kėrkonte njė disertacion tė tėrė; prandaj do tė pėrqendrohemi nė disa nga pikat mė interesante e pikėrisht: 

Ē’pėrfaqėsojnė kėngėt e kreshnikėve nė kuadrin e poezisė popullore shqiptare e pėrgjithėsisht nė kulturėn e popullit shqiptar? 
Cila ėshtė treva e shtrirjes sė eposit dhe ē'mund tė thuhet pėr djepin e lashtė tė tij? Marrėdhėniet e ndėrsjella me eposin e vendeve fqinje, sidomos me eposin malazez, si pikėtakime e ndėrndikime tė natyrshme tė kulturave tė popujve fqinjė e qė, ndonėse tė ndryshėm pėr nga pėrkatėsia etnike e lashtėsia nė viset e tyre tė sotmet (shqiptarėt, si vijues tė pandėrmjetshėm tė ilirėve nė trojet e veta ballkanike, kurse sllavėt tė ardhur shumė mė vonė se ata nė Ballkan, por gjithsesi nė njė fqinjėsi tashmė mė se njė mijė e treqindvjeēare me iliro-shqiptarėt), qė, sidoqoftė, duke bashkėjetuar pranė njėri-tjetrit, nuk mund edhe tė mos ndikoheshin ndėrsjelltazi, duke u pėrngjasuar deri edhe nė tematikė e nė emrat e heronjve kreshnikė, paēka se tė dyja palėt, nė daē ajo malazeze, nė daē pala shqiptare, e kanė bėrė zakon tė deklarohen kundėr njė pėrngjasimi tė tillė dhe secila thotė se pala e vet ėshtė "burimore dhe mė e lashtė" e se tjetra "ka vjedhur e kopjuar" prej saj. Kjo le tė mbetet pėr t'u zhdavaritur mė mirė e mė hollė sidomos nga specialistėt e folklorit. 
Lahuta dhe eposi si binjakė tė njė arti tė hershėm e tė njė kulture tė lashtė mbarėpopullore nė Shqipėrinė e Veriut. 
Tematika e eposit, personazhet kryesore dhe lidhjet ndėrmjet tyre. Ēėshtje tė antroponimisė sė eposit. 
Roli edukativ i eposit dhe vlerat e tij si model i ligjėrimit po edhe i sjelljes (komportimit) burrėrore. "Auditori" i eposit dhe proceset e evoluimit tė formave tė shprehjes sė tij. 
Disa vlerėsime e arritje tonat rreth gjuhės sė eposit si pėrmendore madhėshtore e kulturės sė gjuhės. Rreth "ndiē-it" epik si tregues i plotvlershėm i pushtetit dhe i peshės shumė tė madhe shpirtėrore tė eposit tė kreshnikėve nė zemrėn e malėsorėve dhe, sė andejmi, edhe nė figurshmėrinė dhe bukurinė e gjuhės sė tyre. 
     Natyrisht, pėr tė mos pėrsėritur gjėrat tashmė tė ditura nga sa ėshtė shkruar nė botimet mė tė reja, nė rreshtat qė ndjekin, do tė pėrqendrohemi vetėm nė ēėshtjet mė kryesore e duke bėrė njė farė zgjedhjeje: d.m.th., duke parapėlqyer ato qė mbeten pėr t'u thelluar apo edhe tė diskutueshme.
1. Epika popullore ėshtė njė gjini e poezisė popullore qė ka si veēori rrėfimin dhe qė pėrmbledh: epikėn legjendare dhe epikėn historike. Nė epikėn legjendare pėrfshihen kėngė qė bėjnė fjalė pėr bėma, rite, doke e marrėdhėnie shoqėrore tė hershme; aty zenė vend tė gjerė trimėritė dhe bėmat zullumqare tė kreshnikėve, si Muji e Halili, Gjergj Elez Alija, Omeri i Mujit, Plaku Qefanak, etj. Kėto kėngė shquhen pėr njė stilizim tė gjerė epik, pėr realizimin e tyre sipas modeleve artistike tė moēme dhe me njė pleksje tė mahnitshme tė reales dhe tė joreales, tė fakteve dhe tė imagjinatės. 
      Kėngėt e kreshnikėve, pa dyshim, pėrfaqėsojnė pjesėn mė tė bukur dhe mė interesante tė poezi-sė popullore shqiptare. Si tė tilla, ato kanė tėrhequr prej kohėsh edhe interesimin e studiuesve tė huaj: tė folkloristėve po edhe tė gjuhėtarėve. Pėrmendim, ndėr tė tjerė, albanologun e shquar aust-riak Maksimilian Lamberc, i cili nė studimin e tij shumė interesant "Epika popullore e shqiptarėve", (1958) ka dhėnė, pėr herė tė parė, disa vlerėsime dhe mendime shumė tė vlefshme rreth madhėshtisė dhe bukurisė sė eposit shqiptar, si dhe bėri (me aq sa mund tė bėhej nė atė kohė) tė parėn sprovė pėr njė studim e vlerėsim kompleks tė eposit shqiptar duke pėrfillur gjerė edhe vlerat e tiparet gjuhėsore tė kėsaj gjinie epike. Kėngėt e kreshnikėve janė krijimet mė tė gjata tė poezisė popullore shqiptare. Ato mund tė arrijnė deri nė disa qindra vargje, kryesisht dhjetėrrokėshe, po edhe me pėrmasa tė tjera. Vargjet janė tė bardha, por me kadenca ritmike e aliteracione tė zhdėrvjellėta, qė pasqyrojnė edhe natyrėn fonike tė gjuhės shqipe, posaēėrisht tė dialektit tė gegėrishtes veriperėndimore. Nė mėnyrė tė veēantė aty janė me interes dy faktorė: a) gjatėsia e zanoreve tė theksuara, ndonjėherė edhe e tė patheksuarave, si njė tipar fonologjik vetėm i gegėrishtes dhe i ndonjė sė folmeje skajore a anėsore tė toskėrishtes (si labėrishtja dhe ndonjė nga tė folmet e diasporės arbėreshe tė Italisė e tė Greqisė); b) zgjatimi i zanoreve pėr arsye stili, bashkė me disa ndėrrime e kalime fonetike nė gjuhėn e kėngėve, qė kryhen thjesht pėr arsye muzikaliteti e kumbueshmėrie mė tė lartė. Pėr kėto kemi shkruar, sė pari, nė artikullin tonė "Rreth disa veēorive tė gjuhės sė kėngėve popullore", porse, edhe para nesh, problemin e kishin prekur Eqrem Ēabej nė studimin "Pėr gjenezėn e literaturės shqipe" (1939) e sidomos M. Lamberci nė studimin qė cituam mė lart. Pėr kėngėt popullore tė Shqipėrisė sė Jugut, njė pėrpjekje tė parė ka bėrė edhe V. Fidleri nė artikullin "Disa ēėshtje tė metrikės sė kėngėve popullore ēame"(1965). Tashti sė fundi, nė librin "Dialektologjia", nė pjesėn e parė hyrėse, kemi shtuar edhe njė syth tė gjerė kushtuar marrėdhėnieve tė dialektologjisė me folklorin dhe etnografinė, ku, pėr herė tė parė, kemi trajtuar disa nga ēėshtjet mė kryesore rreth vlerave tė folklorit pėr studimet dialektologjike dhe pėrgjithėsisht gjuhėsore. Mė gjerė, disa aspekte tė gjuhės sė eposit tė kreshnikėve janė trajtuar nė Simpoziumin e vitit 1983 nė Tiranė, ku pati edhe sprova interesante pėr disa aspekte tė veēanta tė gjuhės sė eposit shqiptar, si pėr toponiminė dhe antroponiminė, pėr pasurinė dhe bukurinė e shprehjes etj. Njė vėmendje tė veēantė i ka kushtuar onomastikės sė eposit shqiptar studiuesi kosovar Demush Shala, sidomos nė studimin e tij me titull "Onomastika nė kėngėt kreshnike shqiptare". 
      2. Nga kėrkimet e bėra deri mė sot rezulton se kėngėt epike tė ciklit tė kreshnikėve i gjejmė nė Shqipėrinė Veriore, kryesisht nė trevat mbi lumin Drin, nė kėtė shtrirje: Malėsia e Madhe (Hot, Kelmend, Grudė, Triesh, Kastrat, Shkrel), Kraja, Rranxat e Mbishkodrės, Dukagjini, Postrripa, Shllaku, Nikaj-Mėrturi, Malėsia e Gjakovės (Krasniq, Gash, Bytyē, Berishė), Kosova. Kjo ėshtė vatra kryesore apo treva e mirėfilltė e ciklit tė kreshnikėve, po pėrhapja e tij ėshtė edhe mė e gjerė; ajo kalon edhe poshtė Drinit, si nė Pukė, Kukės, Dibėr e Mat, deri nė disa fshatra tė Shqipėrisė sė Mesme. 
     3. Karakteristikė themelore e eposit shqiptar ėshtė shoqėrimi me lahutė, vegėl qė, sipas etnomuzikologėve shqiptarė e tė huaj, ėshtė nga mė tė lashtat dhe "pėrfaqėson arkeotipin mė tė lashtė tė veglave kordofone me hark tė kontinentit evropian". 
     Lahuta, nė dialektin e Malėsisė sė Madhe, sidomos nė anėt perėndimore tė tij, shqiptohet edhe lavd-a : mej ra lavds. Nė anėt verilindore shqiptohet lahut-a. Kjo vegėl bashkė me kėngėt qė shoqėron, ka luajtur rol tė rėndėsishėm etik, po edhe ėshtė kthyer nė simbol etnik. Malėsorėt tanė e kanė vėshtruar lahutėn si objekt kulti, prandaj edhe e kishte ēdo shtėpi. Shtėpia pa lahutė quhej shpi e lānun "shtėpi e lėnė". Mbi lahutė (kryesisht nė kokė, po edhe nė bishtin e saj) malėsorėt gdhendnin figura mitologjike qė lidhen me besime popullore tė ndryshme, si: gjarpėr, kokė dhie, pėrkrenarja e Gjergj Kastriotit etj. Gdhendja e kokės sė dhisė lidhet me besime tė hershme popullore. Nė kėngėt e kreshnikėve bėmat e heronjve kushtėzohen nga prania e figurave tė besimit popullor, nga forca magjike e zanave dhe e orėve, tė cilat i pajisin heronjtė me fuqi tė mbinatyrshme. Nė njė nga kėngėt e kreshnikėve flitet pėr dhitė e egra tė Zanave, qė rrinė nė Lugje tė Verdha e i kanė brirėt prej floriri; ato simbolizojnė fuqinė e zanave. Nė ndonjė kėngė kėndohet pėr djalin gjarpėr, kurse nė shumė kėngė gjarpri del nga gjoksi i kundėrshtarėve tė Mujit e tė Halilit kur vriten, si p.sh. nga barku i Behurit, i Gjurit Harambash; nga barku i Bajlozit tė Zi qė vret Gjergj Elez Alija etj. 
     Lahuta shqiptare, nė dallim nga guslla e sllavėve, ėshtė vegėl popullore masive e njerėzve tė thjeshtė, e kėngėtarėve joprofesionistė. Guslla ėshtė vegėl profesioniste e kėngėtarėve qė paguhen pėr kėtė mjeshtėri. Me lahutė shoqėrohen kėngėt epike, midis tė cilave shquhen ato tė Mujit e tė Halilit. Lahuta dhe kėnga shkrihen nė njė tė vetme. Nuk mbahet mend qė nė malėsitė tona lahuta tė jetė pėrdorur veēmas. Ajo vetėm shoqėron kėngėt duke spikatur dy momente: 
Hyrjen apo introduksionin e kėngės, si dhe interludet midis rreshtave muzikorė. 
Kur shoqėron kėngėtarin gjatė interpretimit tė tij. Gjatė shoqėrimit tė kėngės (fjalėve) lahuta ka njė kufizim tė ndjeshėm tė funksioneve tė saj, me qė, nė kėtė rast, vėmendja pėrqendrohet kryesisht nė njė ligjėrim sa mė tė bukur.
     4. Eposi i kreshnikėve ėshtė njė pasuri qė duhet njohur e studiuar nė shumė aspekte: nė aspektin e pėrmbajtjes, nė aspektin etnografik e etnologjik, nė aspektin historik e gjeografik dhe, natyrisht, lidhur me tė gjitha kėto, nė aspektin gjuhėsor. Deri sot, kėto aspekte nuk kanė qenė mjaft tė njohura. 
      Mendojmė se, pėr tė arritur nė rezultate tė sigurta pėr gjuhėn e eposit, duhet studiuar gjuha si pjesė e formės, si forma nė lidhje me pėrmbajtjen. Kjo, pa dyshim, na shpie te thelbi i tyre, te tematika e eposit: te bėmat e kreshnikėve, nė marrėdhėniet farefisnore e miqėsore ndėrmjet tyre. Pėrmbajtja e eposit ka ruajtur elemente tė vjetra, por edhe ėshtė zhvilluar e ėshtė shtuar me mbishtresa tė reja nė rrjedhė tė shekujve. Megjithatė, pėrmbajtja e tij na sjell elemente tė rėndėsishme nga thellėsia e shekujve, dėshmi dukurish jetėsore e marrėdhėniesh shoqėrore tė njė tė kaluare qė shkon shumė larg nė parahistori, deri nė kohė tė mjergullta e qė nuk janė ndriēuar ende, por edhe qė ėshtė e vėshtirė, nė mos e pamundur, tė kemi sot mbėshtetje nga dėshmi historike sepse dėshmi tė tilla nuk ka. 
      Personazhet kryesore tė eposit shqiptar janė kreshnikėt, ndėrmjet tė cilėve, si njė bosht themelor, qėndrojnė dy vėllezėrit e famshėm: Muji dhe Halili. Muji na del nė kėngė tė ndryshme me mbiemra tė ndryshėm: Gjeto Bashe Muji a Ēeto Basho Muji, Bylykbashe Muji etj., kurse pėr Halilin ndeshim shpesh: Sokol Halili, Halil Bajraktari, Halil Ag Jutbina etj. Nė tė vėrtetė, ndjekja e personazheve na shpie nė njė lėm interesant tė rrafshit gjuhėsor e pikėrisht nė atė tė onomastikės sė eposit, nė antroponiminė dhe toponiminė sa tė larmishme aq edhe tė pėlleshme pėr shpjegime e shqyrtime etnolinguistike e antropologjiko-kulturore me rėndėsi pėr historinė e popullit shqiptar. Shtresėzimet, shndėrrimet dhe risitė nė onomastikėn e eposit duhen parė tė lidhura ngushtė e gjithnjė krahas me tė gjitha pėrjetimet historiko-shoqėrore e etno-kulturore tė popullit shqiptar, lidhur edhe me pushtimin disashekullor tė tij nga osmanėt, po edhe me pretimet e trysninė asimiluese qė i kanė drejtuar gjithnjė fqinjėt sllavė, si "shpėrblim" tė dashamirėsisė e tė bujarisė tipike qė shqiptari u ka nderė gjithnjė fqinjve tė vet. 
       Rreth Mujit e Halilit veprojnė edhe shumė kreshnikė tė tjerė, tė cilėt quhen Agajt e Jutbinės. Nė disa kėngė thuhet se ata janė tridhjetė: le tė kujtojmė, p.sh., vargun nistor tė njė kėnge: "Tridhet agaj n kuven na jan mliell" (Tridhjetė agaj nė kuvend na janė mbledhur). Agajt kanė shumica emra tė zanafillės orientale, kryesisht turke: Deli Mehmet Aga, Bud Ali Tali (ose Bude Aline Tali), Tali prej Budinit, Basho Jona, Ago Imeri / Aga Ymeri, Ali Bajraktari, Zuku Bajraktar, Dizdar Osman Aga etj. Emra tė tillė, siē ka vėnė re studiuesi kosovar, i ndjeri Demush Shala, sjellin njė ngjyresė tė antroponimisė orientale e duhen vėshtruar si pėrpjekje e pėrhershme e kėngėtarėve popullorė pėr t’i aktualizuar ngjarjet dhe fytyrat qendrore tė tyre, nė mėnyrė qė tė ruajnė sa mirė interesin pėr vlerat qė i nden (ofron) auditorit bashkėkohės, qė kishte ndjerė tashmė peshėn e trysninė myslimanizuese. Kjo dukuri pėrputhet edhe me procesin e gjerė tė pagėzimit me emra myslimanė tė fėmijėve shqiptarė, jo vetėm tė besimit muhamedan, po, ndonjėherė edhe tė elementit katolik shqiptar". Ndėrkaq, ėshtė me interes tė vihet nė dukje se emrat e kreshnikėve shqiptarė bashkėjetojnė edhe me emra tė krishterė, tė plotė ose pjesėrisht, si: Lule Grangu, Dedė Kahremani, Gjergj Elez Alija, Plaku Qefanak etj. 
      Nė epos ka edhe disa personazhe femra, sidomos: nėna e dy kryetrimave, motra ose gruaja e Mujit, qė quhet Kune ose Hajkunė; ndonjėherė edhe Kuna e Bardhė a Hajkuna e Bardhė. Epiteti fiks "e bardhė" u vihet shpesh femrave tė palės kundėrshtare, qė dashurohen e grabiten dendur nga kreshnikėt, si Begzadja e Bardhė, Lajka e Bardhė etj. Nė tė vėrtetė, epiteti "e bardhė" duhet tė jetė njė element i lashtė stilistik i shqiptarėve, pėrderisa na del dendur edhe nė kėngėt epiko-lirike tė diasporės arbėreshe: "Vashė moj e bardha vashė" thuhet nė njė kėngė epike tė arbėreshėve tė Shėn Kollit (San Nicolo dell’ Alto) nė Katanxaro. 
     Disa prej personazheve femra, nė eposin e kreshnikėve, na dalin me pseudonime, pra me emra meshkujsh e tė veshur si tė tillė, pėr tė marrė pjesė nė duele (zakonisht nė vend tė babait plak), si p.sh., Omeri i Ri, ose Ēika e Plakut tė Moēėm, Dule Jabanxhija si pseudonim i Fatimja e Bardhė etj. Mbase kemi tė bėjmė me njė erė tė emancipimit evropian, qė, siē dihet, na ėshtė shfaqur edhe nė letėrsinė artistike evropiane, nė njė kohė kur, deri atėherė, gruas ende nuk i lejoheshin disa veprimtari tė burrave, pėrfshirė edhe botimin e librave, si nė rastin e Aurore du Pin, qė njihet kudo nė botė vetėm me pseudonimin e njė emri mashkull: George Sande. Por, ndoshta, qysh nė ato periudha tė mugėta, tė ketė pasur raste edhe tė "vajzave virgjina" qė sakrifikonin jetėn e kėnaqėsitė bashkėshortore pėr hir tė detyrave si zot shtėpie, nė mungesė tė njė mashkulli nga dera e vet qė ta kryente atė funksion. 
      Qendrat kryesore tė kreshnikėve qė pėrmenden nė epos janė Jutbina dhe Klladusha, qė mund tė identifikoheshin me toponimet Utbina e Glladusha afėr Banjallukės nė Bosnje. Po edhe toponimia e eposit, ashtu si antroponimia, ėshtė e gjerė. Tė dendura janė sidomos toponimet me togfjalėsha: emėr + pėrcaktor: Lugjet e Verdha, Gurrat e Bardha, Rra-pi i Jutbinės, Bjeshkėt e Kuqe etj. 
      5. Kėngėt e kreshnikėve kė-ndohen nė tubime popu-llore me rėndėsi, nė das-ma, nė oda tė burrave, nė mjediset familjare, festat kombėtare a fetare etj. Kur kėndohen kėngėt e kreshnikėve auditori dė-gjon me nderim e vėme-ndje tė madhe. Burrat e moēėm pėrhumben nė kujtime e derdhin lotė. Eposi ėshtė, pra, njė kri-jim hijerėndė e burrėror, qė nuk i qas vulgarizmat dhe fjalėt e pakrehura. Nė mbarim tė kėngės, tė gjithė dėgjuesit e prani-shėm e urojnė njėzėri kėngėtarin me fjalėt: "Tė lumtė goja!", "Tė kėndoftė zemra!", "Ia laē djalit!" etj. 
      Gjithmonė ky epos ėshtė vlerėsuar si njė krijimtari me peshė ndikuese edukative. "Kėngėt e kreshnikėve e burrėrojnė njeriun, e bėjnė trim, i shtien zemėr tė durojė plumbat, gjakun, luftat ku tresin mashkujt". Mund tė themi se malėsori shqiptar ėshtė ushqyer me kėngėt e kreshnikėve, jo vetėm nėpėrmjet auditorit tė tyre tė mirėfilltė ku ato kėndoheshin, po edhe nga pėrcjellja gojė mė gojė, e nėnave te fėmijėt. Nėnat malėsore, edhe kur flasin pėr gjėra tė zakonshme, e kanė pėr zakon tė kthehen nė tregimet legjendare nėpėrmjet fjalive e thėnieve tė ndėrkallura qė fillojnė me tė famshmin "niē" (<ndiē < ndiej ē‘), qė sjell nė bisedė pasazhet mė tė pikuara tė eposit tė kreshnikėve. Gjej rastin tė pėrmend se, edhe nėna ime, Tereze Prekja, qė vinte nga njė derė e mirė e Kastratit e ishte mbesė nga Traboini, sa herė fliste me fqinjėn e vet, Pret Dushen, edhe ajo bijė soji nga Vuksalekajt e Hotit, pėrdorte dendur fjali qė fillonin me "Ndiē ka pa thanė" apo thjesht me "ndiē" dhe citonte thėnie nga ato tė kėngėve kreshnike. Mė vonė, pas studimeve tė larta pėr gjuhė-letėrsi dhe, madje, pas disa vjet kėrkimesh si dialektolog, duke u endur nė Malėsinė e Madhe e nė Dukagjin, do ta ridėgjoja atė "ndiē" edhe nė shumė raste e rrethana tė tjera dhe do tė bindesha katėrcipėrisht pėr rolin e madh ndikues apo, thėnė ndryshe, pėr atė peshė tė madhe shpirtėrore dhe artistike qė kanė pasur kėngėt e kreshnikėve nė zemrėn e malėsorėve tanė. Ja pėrse Ndre Mjeda, njė nga njohėsit e vlerėsuesit e mėdhenj tė shpirtit malėsor, nė njė nga vjershat e bukura tė tij thotė: 

"Qe ndėr djepa rrisin nanat e Hotit djelmėninė ushtore, 
e idhnim n’anmikun nepėr gji u qesin".  

     Kemi nė kėto vargje poetike njė sintezė tė atij realiteti qė ndeshet kudo nė Malėsinė e Madhe edhe sot e gjithė ditėn: nėnat malėsore e kanė pasur traditė qė fjalėt e bukura tė kėngėve epike t’ua mėsojnė fėmijėve, sidomos djemve, t’ua ushqejnė ato nė zemra sė bashku me qumėshtin, bash ashtu siē e thoshte poeti ynė i shquar. 
     Marrėdhėniet rapsod-auditor kanė qenė gjithnjė tė gjalla dhe kanė pėrbėrė njė ecuri tė pandėrprerė nė tė gjitha mjediset malėsore. Pa auditor nuk ka rapsod dhe ēdo auditor i ri, natyrisht, i shtron rapsodit kėrkesa tė reja pėr formėn gjuhėsore. Me kėtė lidhet edhe ajo njėsi apo karakteristikė gjuhėsore e eposit qė ėshtė cilėsuar si njė "koine mbidialektore", pėr tė cilėn flet edhe studiuesja ruse A. Desnickaja. 
     Eposi i kreshnikėve pėrbėn njė pėrmendore tė mrekulluesh-me tė kulturės sė gjuhės, njė trashėgimi tė paēmueshme nė tė cilėn mund tė verifikohen dėshmi shumė interesante tė proceseve historike e dialektologjike tė shqipes. Nė kėtė kuadėr tė studimit tė gjuhės sė eposit bien nė sy dy anė tė lidhura ngushtė njėra me tjetrėn: nga njėra anė, tematika e pleksur me elemente mitologjike e brendiore tė lashta, me mbeturi e tregues legjendarė e mendėsi tė shekujve tė shkuar; nga ana tjetėr, njė gjuhė qė kuptohet pa ndonjė vėshtirėsi tė veēantė nga brezat e rinj tė kohės sonė, jo vetėm nė Gegėri, po edhe mė gjerė. Kjo dėshmon se gjuha e eposit ka pasur njė pėrpunim tė njė shkalle tė lartė, prandaj edhe ėshtė konsideruar me tė drejtė si "pėrmendore e artė e gjuhės sonė poetike". Gjuhė tė bukur, figura tė hijshme e leksik tė zgjedhur ka mbarė krijimtaria poetike e popullit tonė, por eposi i kreshnikėve "da nė shenj" sepse ka njė pėrpunim e gdhendje tė posaēme. Kjo ka qenė edhe arsyeja pse shumė studiues, shqiptarė e tė huaj, kanė pohuar e mbėshtetur fuqimisht se eposi ynė "ėshtė njė vepėr me tė vėrtetė madhėshtore e krijuesve popullorė, qė tė mahnit e tė lė pa gojė me bukurinė e vet". Si krijim artistik popullor, eposi ynė ėshtė njė gjini e lashtė e qė, me pėrmbajtjen e tij, na sjell jehonėn e kohėve shumė tė hershme. Por, njėkohėsisht, ky epos ėshtė edhe njė gjini qė transmetohet brez pas brezi dhe, bash pėr kėtė rrethanė, ai ėshtė i detyruar t’i pėrshtatet zhvillimit apo evoluimit tė gjuhės nė pėrputhje me kohėn e me vendin qė kėndohen nga rapsodi. 
       6. Gjėja mė e parė qė i dallon kėngėt nga tė folurit e zakonshėm ėshtė stili i tyre poetik. Ato, si lloje tė poezisė gojore, karakterizohen nga zgjedhja e fjalėve, nga vendosja e tyre nė pėrshtatje me kėrkesat e ritmit, tė rimės, tė plotėsimit tė vargut etj. Pėr kėtė arsye, nė gjuhėn e folur ka dallime nga njė krahinė nė tjetrėn, si p.sh., dallohen mjaft qartė tė folmet e anės veriperėndimore nga ato tė anės verilindore, kurse nė eposin e atyre anėve, vemė re se dallimet dialektore nuk janė aq tė dukshme; kemi aty njė formė gjuhėsore mė tė rrafshuar, mė tė pėrpunuar, me mbizotėrim tė asaj qė ėshtė e pėrbashkėt dhe e pėrhapur gjithandej. Pėrmbajtja e epikės sonė heroike legjendare, veēanėrisht "fara" apo bėrthama e saj, s’ka dyshim qė do tė jetė e lashtė dhe mosha e saj matet jo me shekuj, por me mijėravjeēarė. Tė sė njėjtės moshė duket se janė edhe shumė nga fjalėt e frazeolo-gjizmat qė ndeshim nė epos, si: shpata, heshta, kreshta, drumi, ashta, breshta, fiskaja, termalja, zanat, orėt, tė lumet, shtojzovallet etj. Natyrisht, nga ana fonetike, kėto leksema, me kalimin e kohės, edhe janė lėmuar e rrafshuar nė pėrputhje me evoluimin e pėrgjithshėm tė dialektit verior. Na duket me rėndėsi tė theksojmė kėtu edhe njė rrethanė tjetėr: karakteri legjendar dhe i lashtė i bėmave tė heronjve tė epikės shqiptare si dhe paraqitja e hiperbolizuar e plot elemente tė reja, tė freskėta, me shenja e gjurmė leksikore tė kohėve tė reja. Kėnga epike, duke kaluar nga njė kėngėtar nė tjetrin si edhe, mė pėr sė forti, nga njė brez kėngėtarėsh mė i vjetėr te njė mė i ri, ka pėsuar vijimisht edhe pėrditėsimin pėrkatės, duke u pėrtėrirė nė anė tė ndryshme tė shprehjes gjuhėsore, tė stilit etj. Si dėshmi tė kėtij pėrditėsimi janė, ndėr tė tjera, shtresėzimet dhe bigėzimet leksikore e frazeologjike aq tė shpesha nė gjuhėn e eposit, ku shohim se, nė tė njėjtėn kėngė, ka edhe fjalė vendore (lokale) tė sė folmes sė ngushtė, edhe variante a leksema mė tė pėrhapura e qė i pėrkasin njė arealeje mė tė gjerė, deri edhe mbarėshqiptare. Kėshtu, nė vargjet e eposit: 

"Paka n’ andėrr njė tubė berresh, 
Tufa ishte treqind delesh"
     Aty ndeshim herė tufė delesh, herė tubė berresh: e para (dele) ėshtė njė fjalė mė e njohur, e pėrbashkėt si fonetikisht, ashtu edhe nga ana semantike, kurse e dyta (tubė berresh) ėshtė e njohur nė njė areale mė tė ngushtė, kryesisht nė trevat e gegėrishtes veriore. 
Tė njėjtėn gjė kemi vėnė re edhe nė raste tė tjera, si: 
"Notojnė kurmat fellė nė det, 
Notojnė trupat nepėr gjak".
     Nė kėtė shembull, fjala kurm-i me kuptimin "trup" ėshtė njė fjalė e vjetėr, mė arkaike, kurse trup-i del si konkurrente mė e re, mė e pėrbashkėt, gjė qė flet pikėrisht pėr njė pėrpunim a rrafshim tė gjuhės apo pėr atė "koine mbidialektore" tė gjuhės sė eposit. 
     Dyzimin si njė shkallė tė ndėrmjetme drejt formave mė tė njėsuara, mė tė pėrbashkėta e shohim edhe nė pranėvėnien (nė tė njėjtin varg) tė shprehjeve frazeologjike apo lokucioneve dhe fjalėve tė barazvlershme me to pėr nga kuptimi, si p.sh.: 
"Ka marrė brimėn e po bėrtet
M’asht dhanė ika e kam ikė
Kanė nisė kangėn e p’e kėndojnė".
     Nga studimet tona kemi arritur nė pėrfundimin se nė gjuhėn e epikės, qoftė risitė (inovacionet), qoftė ruajtjet (konservacionet) janė tė lidhura mė tepėr me brendinė, me stilin dhe me mėtimet artistike, gjė qė shkakton lėvizje mė tė shumta nė fushėn e leksikut dhe tė morfosintaksės. Sistemi fonetik, ndėrkaq, mbetet i njėjtė me atė tė gjuhės sė folur tė trevave pėrkatėse, pėr arsye se ai nuk mund tė kryejė funksione artistike-stilistike si ato qė pėrmbushen me anėn e leksikut.  Kėngėt e kreshnikėve na japin njė pamje tė gjerė tė asaj mėnyre tė shprehjes gjuhėsore popullore ku politesa dhe arroganca, miklimi dhe ironia, shpotia dhe sarkazma etj., paraqiten me mjete gjuhėsore tė qėlluara, tė gjetura mirė e tė bukura, me larmi e pėrpikmėri, qė dėshmojnė pėr njė shije tė hollė artistike, po edhe pėr traditė tė lashtė tė shprehjes sė pėrpunuar, tė gjuhės si mjet arti. Nga ky kėndvėshtrim, nuk e teprojmė kur themi se kėngėt e kreshnikėve janė pėrmendore madhėshtore e kulturės sė gjuhės shqipe.
 

 


Priru /Torna