Mirė se erdhe...Benvenuto...
ARBITALIA 
Shtėpia e Arbėreshėve tė Italisė
La Casa degli Albanesi d' Italia  
 

Prej 20-23 tetor nė Tetovė u mbajt Edicioni IX i Festivalit Ndėrkombėtar tė Poezisė "Ditėt e Naimit"

Tetova - sinonim i poezisė

Prej 20-23 tetor nė Tetovė u mbajt Edicioni IX i Festivalit Ndėrkombėtar tė Poezisė "Ditėt e Naimit", ku morrėn pjesė poetė nga dhjetėra vende tė ndryshme tė botės si: Uruguaji, Suedia, Italia, Skocia, Franca, Danimarka, SHBA, Palestina, Turqia, Greqia, Norvegjia, Hungaria, India, Lituania, Japonia, Izraeli, Kroacia, Irlanda, Islanda, Sllovenia, Rumania, Bullgaria, Botcuana, Irlanda, Kroacia, Mali i Zi, Shqipėri, Kosovė, Maqedonia etj

Festivali filloi me vendosjen e luleve nė shtatoren e poetit kombėtar shqiptar Naim Frashėrit para Qendrės Kulturore tė Tetovės nga ana e laureatit tė Edicionit tė nėntė Thomas Tidholm dhe drejtorit tė Festivalit, Shaip Emėrllahu. Mė pas fishekzjarret dhe flakadanėt ēelėn siparin e festivalit. Nė foajenė e Qendrės kulturore u hap ekspozita e artit pamor me piktura tė artistėve shqiptarė nga Maqedonia dhe Shqipėria me titull "Pelikani".

Festivalin e hapi drejtori festivalit Shaip Emėrllahu, i cili nė mes tjerash tha se "Festivali Ndėrkombėtar i Poezisė "Ditėt e Naimit" ėshtė njė nga urat, ku komunikojnė letėrsitė, ku poetėt tubohen dhe copėza fisnikrimi shpėrndajnė njėherit. Kėto ura festivali janė tė rrėnjės shpirtėrore dhe kanė qėndrueshmėri. Nė murin e saj siē e shihni murosen pjesėmarrje tė krijuesve tė ardhur nga brendia cepeve tė ndryshme tė botės siē ėshtė i kėtij edicioni Uruguaj - Japoni dhe Islande-Botcuanė. Kjo na ben tė lumtur, qė raca jonė e poetėve se bashku arrin te ngrejė kulmin e intimitetit tė gjuhės shpirtėrore.

Tė dashur poetė, uroj qė brenda kėtyre ditėve tė festivalit tė merrni emocione qė do t'iu kujtojnė vazhdimisht Tetovėn e poezisė".

Nė pesė orėt letrare tė festivalit u prezentuan poetėt Thomas Tidholm (Suedi), Martha Canfield (Uruguaj), Alessio Brandolini dhe arbėreshi Mario Bellici (Itali), Stewart Conn (Skoci), Cecile Oumhani (Francė), Erik Stinus, Niels Hav dhe Thomas Boberg (Danimarkė), Allicia Stallings (SHBA), Sara Mathai Stinus (Indi), Nathalie Handal (Palestinė), Adnan Ozer dhe Alper Ēeker (Turqi), Elena Psarilidou (Greqi), Gabor Mandi dhe Otila Hana Blerta (Hungari), Ludvikas Jakimaviciaus (Lituani), Tono oka Hide aki (Japoni), Rami Saari (Izrael), Drago Shtambuk dhe Zharko Mileniē (Kroaci), Ren Powell (Norvegji), Elaine Murphy (Irlandė), Birgitta Jonsdottir (Islandė), Peter Semoliē dhe Jana Putrle Srdiē (Slloveni), Anna Boyannova dhe Roman Kissiev (Bullgari), Tiro Sebina (Botcuanė), Silke Blumbach (Gjermani), Visar Zhiti, Halit Shamata, Fatbardh Rustemi, Ylli Xhaferri, Dhimitėr Pojanaku dhe Kujtim Morina (Shqipėri), Ibrahim Kadriu dhe Agim Deva (Kosovė) dhe Remzi Salihu, Lulėzim Haziri, Adem Abdullahu dhe Gordana Mihaillova Boshnakova (Maqedoni).

Nė Universitetin e Tetovės, ku ka pėrshėndetur rektori Dr. Nexhbedin Beadini ėshtė bėrė prezentimi i laureatit tė sivjetėm "Naim Frashėri", poeti suedez Thomas Tidholm. Dhjetė poetėt qė janė njėherit edhe profesorė janė prezentuar para studenteve nė Universitetin e Evropės Juglindore nė Tetovė.  Karavani i poetėve ka vizituar pikėn turistike tė Kodrės sė Diellit. Atje ėshtė mbajtur ora letare, ndėrsa sekretari shtetėror i kulturės Kastriot Abdyli ka shtruar pėr poetėt njė koktej.

Nė kuadėr tė programit tė festivalit janė promovuar edhe librat me poezi "Edhe lakuriqėt janė zogj tė atdheut tė pakėnduar" tė poetit kroat Drago Shatmbuk dhe "Muri i gjallė" i poetit Ahmet Selmani. Pėr kėto libra kanė folur kritiku Xhelal Zejneli dhe poeti Visar Zhiti. Gjithėnjė nė kuadėr tė programit poetėt kanė vizituar Arabati Baba Teqe dhe objektin e Xhamisė sė Larme nė Tetovė.

Nė orėn e madhe letrare "Meridiane poetike" janė ndarė ēmimet letrare tė festivalit dhe janė shpallur Anėtarėt e Nderit. Juria e pėrbėrė nga poeti irlandez Desmond Egan, kritikja Moon Choung Hee nga Koreja Jugore dhe kritiku Ahmet Selmani kan vendosur qė ēmimi letrar Naim Frashėri t'i jepet poetit suedez Thomas Tidholm nga Suedia. Fitues i ēmimit letrar "Menada" ėshtė shpallė poetja palestineze Nathalie Handal, ēmimi letrar "Oeneumi" iu dha poetit Drago Shtambuk, kurse ēmimi "Qiriu i Naimit" iu nda poetit arbėresh Mario Bellici. Ndėrkaq, pėrveē laureatit Thomas Tidholm, Anėtarė Nderi tė festivalit u shpallėn edhe poetėt Erik Stinus nga Danimarka (fitues i ēmimit letrar "Menada" mė 2002), Visar Zhiti nga Shqipėria (fitues i ēmimit letrar "Naim Frashėri" mė 2001) dhe poetja Martha Canfield nga Uruguaji.

Edhe sivjet festivali botoi antologjinė e poetėve pjesėmarrės tė pėrgatitur nga Ahmet Selmani dhe Shaip Emėrllahu dhe tė pėrkthyer nė gjuhėn shqipe nga poetja Silke Liria Blumbach me titull "Kur tė digjem".

Hapja dhe mbyllja e Festivalit drejtėpėrsėdrejti u transmetua nė TVM-Programi nė gjuhė shqipe.

Festivalin e ka mbėshtetur Ministria e Kulturės, Komuna e Zhelinės, Posta e Maqedonisė, hotel "Liraku" dhe ferma "Vezė Sharri".

Skenėn mjaft tė qėlluar e ka ideuar piktori Savash Veliu, ndėrsa e ka realizuar firma "EuroGips" nga Uzurmishti.

A. Arsllani

Priru / Torna