|
Prej 18-21 tetor
nė Tetovė
U MBAJT EDICIONI XI I FESTIVALIT TĖ POEZISĖ DITĖT E NAIMIT
Edicioni XI i Festivalit Ndėrkombėtar tė Poezisė "Ditėt e Naimit", u mbajt
prej 18-21 tetor 2007, nė Tetovė ku morrėn pjesė poetė nga vende tė
ndryshme tė botės si: Uruguaji, Suedia, Italia, SHBA, Belgjika, Franca,
Gjermania, Danimarka, Lituania, Qipro, Turqia, Palestina, Hungaria,
Kroacia, Martinike, Kanada, Rumania, Bullgaria, Mali i Zi, Shqipėri,
Kosovė, Maqedonia etj. Festivali filloi me vendosjen e luleve te shtatorja
e poetit kombėtar shqiptar Naim Frashėrit qė gjendet para Qendrės
Kulturore tė Tetovės nga ana e laureatit tė sivjetėm poetit danez Peter
Poulsen dhe nga drejtori i FNP Ditėt e Naimit, Shaip Emėrllahu. Mė pas
fishekzjarret qė ndezėn qiellin dhe flakadanėt e mbajtura nė duar nga
anėtarėt Shoqėrsė kulturore Burimet e Sharrit nga Tetova ēelėn siparin
e Edicionit tė XI tė Festivalit. Nė foajenė e Qendrės Kulturore u hap
ekspozita me piktura tė teknikės iterasion tė
piktorit nga Kosova, Halil Sylejmani. Pėr kėtė ekspozitė foli historiani
artit, prof.dr. Hivzi Muharremi. Me atė rast pjesėmarrėsve iu ėshtė ndarė
nga nje katalog me piktura tė piktorit.
Edicionin e XI e hapi drejtori i Festivalit Ndėrkombėtar tė Poezisė Ditėt
e Naimit, z. Shaip Emėrllahu, i cili nė mes tjerash tha se, Vazhdimisht
ndjejmė nevojė pėr tu takuar dhe pėr ta lexuar me zė fjalėn poetike.
Gjithandej, ndodh kjo
Ajo fuqizohet kur krijuesit janė tė dyerve tė etnive
tė ndryshme nga bota e gjėrė, siē ėshtė kjo e sontmja jona. Pse ngjet kjo?
Duam nė rrugėn mė tė shkurtėr ta prezentojmė dhe ta njohim pupullin qė i
pėrkasim. Pra, rrugėn e poezisė... Alen Boske thotė, shpirti i njė populli
pasqyrohet nė poezinė e tij, mė mirė se, nė ēdo formė tjetėr tė artit.
Pėr tė vazhduar mė tej Festivali Ndėrkombėtar i Poezisė Ditėt e Naimit
pėrbėn festėn poetike mė tė rėndėsishme qė e organizojnė shqiptarėt.
Nė Tetovė kemi zbritur Frashėrin, qė vjeshtė pėr vjeshte nė ditvdekjen e
tij tė kujtojmė edhe frymėn poetike dhe humane tė tij. Ėshtė bėrė njė
rrugė me stacione edicionesh, ku mbi dhjetra emra tė njohur tė letrave nga
bota, dhe dhjetra nga gjeografia shqiptare, qė nga i madhi Ismail Kadare e
deri ato mė tė rinjtė i janė ngjitur kėsaj skene dhe janė duartrokitur nga
publiku tetovar. Komunikimet e ngritura mes poetėve, mes letėrsive, por
edhe ato tė poetėve me artdashėsit vendės nė festėn e poezisė kanė kthyer
Tetovėn nė emblemėn e njė ure gjithnjė e mė domethėnėse. Ėshtė e rehatshme
tė qenurit arkitekt i kėtyre urave. Ju falenderoj tė gjithė ju qė bėtė
hapsirė pėr kėtė rrugėtim...
Nė katėr orėt letrare tė festivalit u prezentuan poetėt e ardhur nga vende
tė ndryshme si: Espina Eduardo - Uruguaj, Comassio Aquaro Itali, Sonata
Paliolyte Lituani, J.C. Todd SHBA, Nicole Cage Florentiny - Martinike,
Ana Boyanova dhe Ango Boyanov - Bullgari, Knud Steffan Niels - Danimarkė,
Iztok Osojnik Slloveni, Beste Sakalli - Qipro, Farago Kalaman Hungari,
Dan Mirecea Cipariu - Rumani, Silke Liria Blumbach -Gjermani, Drazen
Katunariē - Kroaci, Nidaa Khory Palestinė, Hakija Kariē - Bosnjė dhe
Hercegovinė, Gokhan Ēengizhan dhe Halil Ozēan Turqi, Agron Tufa dhe
Balil Gjini - Shqipėri, Kujtim M. Shala - Kosovė, Nikolla Manxhirov, Elena
Penxhova, Biba Ismail, Shazim Mehmeti, Remzi Salihu, Ibrahim Qazimi -
Maqedoni.
Nė ditėn e dytė tė Festivalit, nė Sallėn e madhe tė Rektoratit tė
Universitetit tė Tetovės, ėshtė pėruruar laureati Peter Poulsen. Nė emėr
tė rektorit prof. dr. Sadi Bexheti, ka pėrshėndetur prorektori i kėtij
universiteti. Mė pas kryetari i Jurisė, prof. dr. Isak Shema ka lexuar
motivimin e dhėnies sė ēmimit, ndėrsa poeti Poulsen ka lexuar disa poezi
tė veta dhe iu ėshtė pėrgjigjur pyetjeve tė publikut universitar.
Sipas programit tė Festivalit, nė Arabati Baba Teqe ėshtė mbajtur njė Orė
letrare, ku poetė tė shumtė kanė lexuar krijimet e tyre dhe Baba Edmond
Brahimaj ka folur pėr historikun e teqes dhe per bektashizmėn.
Nė kuadėr tė programit tė Festivalit janė promovuar pesė vėllimet me poezi
tė botuar nga Shtėpia botuese Ditėt e Naimit si, "Lumenjtė rrjedhin
drejt burimit tė poetes Silke Liria Blumbach nga Gjermania, libri me ese
Kthimi i barbarogjenisė i kroatit Drazhen Katunaric, ai i Osman
Gashit Torzo e gjallė, i poetes turke Biba Ismail Vetmia e nėntėshes
sė madhe dhe Kthimi i shigjetave i poetes jugkoreane Moon Chung Hee..
Pėr kėto libra folėn kritikėt Agim Vinca, Agron Tufa, Ahmet Selmani dhe
Remzi Salihu.
Gjithnjė, nė kuadėr tė programit poetėt kanė vizituar Arabati Baba Teqe,
Galerinė e arteve dhe objektin e Xhamisė sė Larme nė Tetovė.
Nė orėn e madhe letrare "Meridiane poetike", qė umbajt natėn e fundit janė
lexuar poezi, janė ndarė ēmimet letrare tė festivalit dhe janė shpallur
Anėtarėt e Nderit. Juria e pėrbėrė nga prof. dr. Isak Shema, Ahmet Selmani
dhe Moon Chung Hee ia kane ndarė ēmimin e madh letrar Naim Frashėrit
poetit nga Danimarka, Peter Poulsen, ndėrsa ēmimin e karrierės Ditėt e
Naimit poetit Agim Vinca, Fitues i ēmimit letrar "Menada" ėshtė shpallė
poetja nga Lituania, Sonata Paliolyte, ēmimi letrar "Oeneumi" iu dha
poetit Shazim Mehmeti dhe ēmimi "Qiriu i Naimit" iu nda poetit nga
Uruguaji, Eduardo Espina. Ndėrkaq, pėrveē laureatit Peter Poulsen, Anėtarė
Nderi i Festivalit u shpall edhe poeti Drazhen Katunaric nga Kroacia,
fitues i mėhershėm i ēmimit Menada.
Edhe sivjet festivali botoi antologjinė e poetėve pjesėmarrės tė
pėrgatitur nga Shaip Emėrllahu dhe tė pėrkthyer nė gjuhėn shqipe nga
poetja Silke Liria Blumbach me titull "Kėrkoj engjėllin mbrojtės
Si gjithmonė, hapja dhe mbyllja e Festivalit Ndėrkombėtar tė Poezisė
Ditėt e Naimit drejtėpėrsėdrejti u transmetua nė televizionin
shtetėror.
Skenėn impozante e ka ideuar piktori Savash Veliu, ndėrsa e ka realizuar
firma "Enofix" nga Pallatica.
Festivalin e mbėshteti Ministria e Kulturės, ndėrsa sponsor ishin Pro
Credit Bank dhe Vezė Sharri.
A. Arsllani
|