|
NĖ KRYEQYTETIN E
SHTETIT BRAZILIAN MINAS GERAIS, NĖ BELO HORIZONTE
Intelektualėt
vendorė organizuan
njė mbrėmje
madhėshtore, pėr poetin tashmė kėtu tė njohur dhe shumė tė kėrkuar kosovar
Engjėll Koliqi-n
Kremten
madhėshtore e ka organizuar organizata e re vendore "Carvalho Agostini
Neves CAN Projetos Internacionais Treinamento Planejamento de Palestras
e Conferźncias Organizaēāo e Acompanhamento de Missões Estrangeiras".
Shumė shkrimtarė, gazetarė dhe artistė i kanė dėshiruar mirėseardhjen
poetit kosovar, duke i thėnė se shkrimet e tij tashmė nė Minas Gerais, por
edhe nė mbarė Brazilin janė shumė tė kėrkuara, me bindjen se sė shpejti do
tė shohin dritėn e botimit shumė libra tė Koliqit. Shumė nga autorėt
vendorė janė befasuar me poezinė "TĖ ADHUROJ" qė Engjėll Koliqi e ka
shkruar mė 6 maj 2007 nė Lecco tė Italisė dhe e pėrkthyer nė portugalisht,
nga profesoresha Vera Neves, me foton e poetit nė sfond, ėshtė ekspozuar
nė kėtė mbrėmje, nė lokalin e mirėnjohur, tė quajtur edhe si shtėpi e
intelektualėve vendorė "Alexandrina Café Cultura e Moda", ku edhe
ėshtė organizuar kjo mbrėmje madhėshtore.
Shkruan: Vera
Lucia Alves Neves
Belo Horizonte,
19 maj 2007. Mbrėmė, nė shtėpinė e
intelektualėve tė Belo Horizonte-s, siē quhet kėtu lokali i pronarit
Julius Cesar Pereira "Alexandrina Café Cultura e Moda" ėshtė
organizuar njė mbrėmje madhėshtore dhe e paharrueshme, pėr ta nderuar
rikthimin e poetit kosovar, tashmė tė njohur dhe shumė tė kėrkuar kėtu
Engjėll Koliqi, i cili po vėn gurthemelin e pėrjetshėm tė bashkėpunimit
tė frytshėm zyrtar nė tė gjitha sferat e jetės e sidomos nė lėmenjt e
kulturės, tė artit dhe tė sportit, nė mes Brazilit dhe Kosovės, shtetit
karakteristik nė Ballkan, qė kėto ditė pritet ta marrė "bekimin dhe
pagėzimin zyrtar" nga KS i OKB-sė.
Gjithēka ishte
pėrgatitur para se tė mbėrrij kėtu poeti i nderuar, i cili nuk ka ditur
asgjė pėr kėtė mbrėmje, derisa ka hyrė nė lokalin "Alexandrina", ku ka
hasė nė miqtė shkrimtarė, gazetarė e artiste, si dhe nė poezinė e tij "Tė
adhuroj", tė ekspozuar nė mur, nė njė kornizė speciale, mbi njė sfond me
foton e tij. As qė ka ditur mė pare se kjo poezi ishte pėrkthyer nė
portugalisht. Ishte me tė vėrtetė njė befasi shumė e kėndshme, kur autori
mėsoi kėtu se poezitė e tij po botohen gjithnjė e mė shumė nėpėr revistat
e kėtushme letrare dhe se ėshtė gjithēka gati pėr botimin e dy librave tė
tij poetikė ("Shekulli im quhet dashuri" i pėrkthyer nga italishtja dhe
njė pėrmbledhje e re, qė do tė dalė nė dy gjuhė portugalisht e italisht,
me titullin "Ndjenjė drite".
Siē ėshtė shprehur
edhe vetė poeti kosovar, pėr kėtė pritje kaq madhėshtore nuk do t'i kishte
besuar as ėndėrrbardhės mė tė bukur. Ai ka thenė se mė sė shumti ėshtė
gėzuar pėr faktin qė nė kėtė mbrėmje ka pasur rastin, qė mbas pak mė shumė
se dy muaj tė pėrqafohet sėrish me autorėt e poezive dhe tė shkrimeve tė
tjera pėr fėmijėt e Kosovės, gjatė kohės sė luftės atje Beth Fleury dhe
Joćo Diniz. Gjithashtu pėrqafime tė gjata, me plot emocione ka pasur edhe
me poetėt: Viviane Mosé, qė i la dhuruar librin e saj "Desato", Vanderleķ
Lourenēo, i cili i dhuroi librin e tij "Quarador", Branca Maria de Paula,
e cila ia dhuroi libratr e saj "Um fui de camelo" dhe "Claro escuro",
Maria Pereira Cesta, me zėvendėssekretarin e FCS, tė ministrisė sė
kulturės sė shtetit Minas Gerais, me poeten e mirėnjohur Dagmar Braga e me
shumė tė tjerė.
Organizuar dhe
pėrgatitur gjithēka bukur nga presidentja e organizatės sė re vendore "Carvalho
Agostini Neves CAN Projetos Internacionais Treinamento Planejamento de
Palestras e Conferźncias Organizaēāo e Acompanhamento de Missões
Estrangeiras" profesoresha Vera Neves, poeti Engjėll Koliqi, tė
gjithė tė pranishmėve, qė ishin afėr njėqind, u ka dhuruar nga njė kopje
tė kėsaj poezie tė bukur kushtuar qytetit tė bukur Belo Horizonte, me
nėnshkrimin e tij original dhe tė pėrshkuar nė njė xham special. Njė
kontribut tė madh nė mbarėbvajtjen e kėsaj mbrėmjeje madhėshtore, me
vezullima kosovare, kanė dhėnė edhe themelueset tjera tė organizatės sė
sipėrpėrmendur Esmeralda Carvalho dhe Amelia Agostini. Nuk kanė pushuar
lavdatat nga tė dy anėt, qoftė nga organizatorėt, qoftė nga mysafirėt, pėr
kėtė mbrėmje madhėshtore dhe dinjitoze, qė ka nderuar lartė poetin kosovar,
por edhe vendlindjen e tij Stubllėn dhe mbarė popullin e Kosovės. Nė
komplimentet e tyre, shumė shkrimtarė dhe poetė vendorė kanė shprehur
bindjen se poeti Koliqi, sė shpejti do tė korrė shumė ēmime tė vleshme
letrare nė Brazil, por edhe nė mbarė botėn, sepse siē janė shprehur
shumica e tyre pena e tij ėshtė njė penė speciale, qė din tė prekė tė
gjitha shtresat shoqėrore tė njerėzimit dhe patjetėr nė shkrimet e tija,
secili njeri, pa marrė parasysh racėn, kombin, fenė a rajonin nga vjen, do
e gjej vetin dikund. Pra shkrimet e tij janė vlerėsuar si shkrime
universale qė dijnė ta prekin realitetin njerėzor dhe ēdo shpirt njeriu,
pastaj edhe tė tė gjitha moshave, siē shprehet shpesh poeti, edhe ata tė
stinės sė pestė.
Zotėri Koliqi, nė
fjalėn e tij falėnderuese ka thėnė se mė i madh ėshtė gėzimi i tij pėr
vlerėsimet e larta dhe nderimet qė kėtu i bėhen Kosovės sė tij dhe qė nė
kuadėr tė Kosovės shkon larg e lartė edhe emri i vendilindjes sė tij tė
dashur, siē u shpreh, tė Stubllės Krenare. Ai ėshtė zotuar se nuk do tė
ndalet me shkrime, por ka premtuar sė shpejti edhe librat re tij
publicistikė, nė prozė, kushtuar shenjtėrve qė kanė jetuar nė shekulinm
tone Nėna Tereze e Papa Gjon Pali II (Papė Wojtyla), si dhe libra
specialė pėr tė rinj dhe pėr fėmijė. Pėrfaqėsues tė shtėpive botuese, tė
pranishėm nė kėtė mbrėmje, kanė premtuar se sė shpejti do tė shohin dritėn
disa libra tė kėtij shkrimtari nga Kosova e largėt, por qė tashmė pėr ne
ėshtė e afėrt dhe nė zemrat e brazilianėve. Edhe masmediat vendore kanė
pėrcjellur kėtė mbrėmje tė bukur me poetin kosovar dhe sigurisht qė do tė
informojnė opinionin, me kėtė befasi tė kėndshme, nė qytetin e bukur dhe
pitoresk tė Belo Horizonte-s.











|