NATĖ MAGJIKE NĖ
APOLLONI
LIRIO NUSHI
DUARTROKITET FUQISHĖM

Nata GALA nė qytetin antik tė Apollonisė nė
Fier ka mbledhur gjithė elitėn e artit shqiptar dhe tė diasporės
shqiptare, artistė tė mėdhenj nga Greqia dhe i gjithė Ballkani.
Festivali mbarėkombėtar i aktrimit shqiptar ka
mbyllur duert e tij pėr kėtė vit me kėtė mbrėmje koncertale
madhėshtore duke ndarė pėrgjatė saj
edhe ēmimet e mėdha tė fituesve.
Kjo natė artistike me fuqitė hyjnore tė
perėndisė Apollon, nėn pėrkujdesjen e zt. Klajdi Marku dhe
Adonis Filipi-t ka sjellė nga larg, menjėherė mbas koncertit tė tij
nė Kalabri ku ėshtė festuar me madhėshti 600 vjetori i lindjes sė
heroit tonė kombėtar Skėnderbeut, kantautorin e mirnjohur tashmė
shqiptar LIRIO NUSHI. Me interpretim virtuoz dhe njė
prezencė skenike shumė impresionuese, Lirio ka fituar qė nė
sekondat e para duartrokitjet e fuqishme tė kėtij spektatori kaq tė
zgjedhur tė elites sonė artistike mbarėkombėtare shqiptare por edhe
tė publikut qė mbushte plot e pėrplotė amfiteatrin antik tė
Apollonisė. Nė kėtė natė madhėshtore ishin prezentė:
Tinka Kurti, Sulejman Pitarka, Violeta Manushi, Drita Pelingu,
Mirush Kabashi, Aleko Prodani, Yllka Mujo, Besa Imami, Lazer Filipi,
Liza Laskaj, Albert Veria, Fadil Kraja, Ruzhdi Pulaha, Stefan
Ēapaliku, artistė nga Shkupi, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, si edhe
aktorja greke e ftuar nderi e kėsaj nate Eleni Vitali
etj etj, .
Lirio nė fund tė interpretimit tė tij tha se kjo
natė ishte e mrekullueshme dhe plot madhėshti dhe se skenat
shqiptare kanė gjithmonė emocione tė veēanta dhe tė fuqishme, por
kjo skenė ka qenė ndryshe nga tė tjerat, ajo lartėsohej mė shumė se
ēdo skenė tjetėr nga pjesmarrja e artistėve mė tė mėdhenj shqiptarė
nė dekada tė cilėt kanė kontribuar dhe krijuar historinė e artit
shqiptar, prandaj edhe emocionet qė unė ndava me ta ishin kaq
brilante dhe padyshim tė papėrsėritshme.