dėgjoni
/ ascoltate
Nė rubrikėn e sotme "Bota
kulturore" do t'ju njohim me vizitėn e "ambasadores
shqiptare nė botė", kėngėtares sė njohur italiano-shqiptare
Elsa Lila nė Radion e Jashtme tė Kinės.
Dėgjues tė dashur, ju me siguri e njihni mirė kėtė kėngė tė
lashtė arbėreshe me njė histori mbi 500 vjeēare, interpretuar
nga kėngėtarja e njohur shqiptare Elsa Lila, e ftuar nė
Festivalin e 41-tė tė RTSH-sė.
Duke pėrshkruar interpretimin e kėngėtares Elsa Lila nė
gazetėn"Shekulli" thuhet : " Po ashtu befasuese ėshtė shfaqur
kėtė mbrėmje finale edhe kėngėtarja Elsa Lila. E po tė mos e
kishte "urdhėruar" Adi Krasta pėrcjelljen e Elsa Lilės nga
skena, duartrokitjet do ta mbanin aty pėr shumė kohė. Pasi ka
kėnduar dy kėngė pėrshėndetėse nė kėtė natė finale, Lila ėshtė
duartrokitur si kurrė ndonjėherė nė skenat shqiptare. Me
kėngėn "La porta del silencio" me tė cilėn ka konkurruar edhe
pėr nė Sanremo", si dhe kėngėn arbėreshe "Moj e bukura
More", Elsa Lila ka dhuruar nė sallėn e madhe tė Pallatit
tė Kongreseve emocione tė papėrsėritshme.
Kjo kėngėtare kaq e njohur nė Shqipėri, nė Itali dhe nė
vendet e tjera evropiane filloi tė njihet edhe nė Kinė.
Gjatė qėndrimit tė kėngėtares sė njohur Elsa Lila nė Pekin,
ajo u ftua nga korrespondentja e redaksisė sė gjuhės shqipe tė
Radios sė Jashtme e Kinės Huailu si mysafire nė Radion e
Jashtme tė Kinės, ku pėrveē takimit me shqipfolėsit e
redaksisė sė gjuhės shqipe, vizitės nė vitrinat e radios me
dhurata tė dėrguara nga dėgjuesit shqiptarė etj, ajo u ftua
pėr intervistė jo vetėm nė emisionet e gjuhės shqipe, por edhe
tė gjuhės italiane, nė "Inetradio" dhe nė " CRI Newsradio".
Nė uebsajtin artistik argėtues tė Radios sė Jashtme tė
Kinės ėshtė paraqitur edhe kėngėtarja Elsa Lila me shkrime,
fotografi dhe kėngė tė bukura.
Kurse nė "Inetradio",
Elsa Lila u intervistua nė gjuhėn angleze dhe u xhirua edhe nė
video pėr uebsajtin e emisioneve tė kėsaj radioje. Pra,
kėngėtarja e njohur shqiptare Elsa Lila ėshtė pritur me
ngrohtėsi nga sektorė pėrkatės tė Radios sė Jashtme tė Kinės.
Nė vazhdim tė kėtij emisioni do tė dėgjoni intervistėn e
dhėnė nga Elsa Lila korrespondentes sė redaksisė sė gjuhės
shqipe RJK-sė.( Zhai)