ARBITALIA 
Shtėpia e Arbėreshėvet tė Italisė
La Casa degli Albanesi d' Italia  
ARBITALIA PRESENTA
Historia
L' Arbėria del poeta cantautore Pino Cacozza in un CD da non perdere

RECENSIONI - NOTIZIE - COMMENTI - OPINIONI

JEMI NJE KULTURE CE NENG MEND VDES

 

ROME - Poeti dhe kengtari arbersh Pino Cacozza (Zef Kakoca) prezantoi prane selise se ambasades shqiptare ne Rome albumin e tij  te fundit ‘Historia’. 17 kenge te sukseshme te mbedhura ne nje cd, nje karriere e gjate 30 vjecare permes, poezise, muzikes, historise se kultures arbershe, origjines dhe kultivimit te tradites arberore

 

Arti eshte poezia ime...ndersa kenga eshte rruga per tu afruar me prane njerezve.

 

      Nen padronancen dhe perkujdesjen e ambasades shqiptare ne Rome prane selise se saj u prezantua albumi muzikor i kengetarit italo-arberesh Pino Cacozza. Autori i disa studimeve gjuhesore arberesh, poet, krijues dhe muzikant i veprat e tij, eshte nje nder artistet me te njohur te komunitetit shqiptare arberesh ne te gjithe Italine dhe kesaj here deshironte te paraqeste artin e tij ne nje ambient teresisht shqiptare, te nje Arberie te vogel sic u shpreh ai per kete takim. Pino ka vizituar here te tjera Shqiperine dhe kontaktet e tij te meparshme kane qene pothuajse ne fushen e gjuhesise dhe letrave, ndersa arti dhe muzika e tij kane zene fare pak vend. Eshte kjo eshe e vecanta e ketij takimi sepse per here te pare prane nje institucioni shqiptare ne Itali prezantohet nje artist arbersh dhe nje mbasdite kulturore teresisht kushtuar ketij komuniteti. Shkelqesia e ti zoti Ll.Kola theksoi gjate pershendetjes se sikunder arbereshet nuk harrojne kurre origjinat e veta, eshte detyre e te gjitheve ne te mos harrojme se ky komunitet kaq i madh dhe me vlera te jashtezakonshme duhet konsideruar nje nga trashegimtaret me fanatik te cilet kane ruajtur gjuhen, zakonet, traditen shqiptare dhe per kete duhet te kene patjeter mbeshtetjen tone.

     Morren pjese ne kete mbremje prof.Italo Fortino i cili mbajti nje kumtese te shkurter rreth kultures arberesh, nje realitet qe sot e percjellim edhe nepermjet ketij artisti, perngjasimet dhe transformimet e saj ne vite duke filluar qe prej poetit Jeronim De Rada e deri tek femijet me te vegjel artist arberesh te ansambleve folklorike, traditen e bukur per te ruajtur ende ritet dhe zakonet e ndyshme qe e bejne kete komunitet teper origjinal nder shume pakica te tjera etnike ne Itali, krenarine qe ndjene keta arbereshe si pasardhes te Arberise, Shqiperise dhe shqipatreve.

     Nje jete e tere ne fushen e e poezise dhe muzikes, ne artin e te krijuarit dhe ne zgjedhjen e tij nder dy kulturat italo-arbersh eshte padyshim nje dedikim dhe perkushtim qe Pino ka mundur ta realizoje me sukses. Nje analize dhe pershtjellim te gjithe karrieres se tij e beri studiuesja dhe perkthyesja italalo-shqipatre dok.Katerina Zukaro. Ajo theksoi se poezia e Pinos dallohet nga varg origjinal ne simboliken e vjeter te arberishtes, nje nje shtrirje te gjere ne shume metafora e krahasime ku ai si studiues i gjuhesise ka mundesine te realizoje kete hapsire, si poet ai ka meritat sepse ne vargun e tij gjen artin qe e lakmon gjithkush ne force e ne shpirt, ai eshte nje poet qe nepermjet vargut eshte nje vezhgues teper i kujdesshem ne te gjitha tematikat e trajtimit te realiettit te sotem, por ne menyre te vecante ne poezine e tij spikat malli, dashuria dhe deshira per te perjetuar Arberine. Ishte mik i ftuar ne kete mbremje edhe poeti i madh i trojeve shqiptare Ali Podrimja, nje takim kulturash dhe trojesh teper emocionues sikunder e theksoi edhe Podrimja ne fjalen e tij. Arti dhe kultura tha ai, ben te mundur te mbledhin bashke Shqiperine e madhe kudo eshte shperndare per ti treguar se ky vend asnjehere nuk humbet, Dardania, Shqiperia, dhe brigjet arberesh ndejten dhe kuvenduan shume afer dhe kapercyen ndarjet tragjike te historise. Ishin te pranishem ne kete mbremje perfaqsues te komunes se Romes per arbereshet, shkrimtare, gazetare, studente te albanologjise etj. Ne terracen e kesaj ambasade ne fund te ketij takimi u dha nje rinfresco nen tingujt e muzikes dhe vargjeve arberesh ‘ Jemi nje kulture qe nuk mund te vdes’. Pino Cacozza artedashesitt shqiptare ende nuk ka mundur te pershendes ne skenat shqiptare, megjithate per ata qe deshirojne dhe pelqejne artin e tij te bukur ne kerkuam nje interviste.

 

Kush eshte Pino Cacozza dhe origjinat e tij?

Jam nje arberesh-shqiptare me rrenjet e tij ne Arberi. Kam lindur ne S.Demetrio Corona, vendi i te madhit Jeronim De Rada ne Kalabri ku jetoj  se bashku me familjen time, nje vend ku gjendet nje komunitet i gjere arberesh dhe qe ka ruajtur te gjalle kulturen dhe cdo gje shqiptare. Nje njeri studioz dhe me shume interesa, i dashuruar pas poezise dhe kenges. Edhe pse kam studiur gjuhesi dhe punoj si petagog i gjuhes franceze , per asnje cast nuk kam mundur te ndaje prej vetes kulturen dhe artin tim te cilet  jetojne me mua paralelisht duke mbushur jeten dhe ekzistencen time. Nuk mendoj kurresesi se pikerisht ajo kultura, trasmetohet vetem me trashegimnine gjakesore, por me ndjenjat, pulsimet qe krijojne emocione te secilit kur nje zemer rreh per dicka qe i perket.

C’perfaqeson per ju albumi ‘Historia’ dhe nje pjese e Arberise brenda tij?

Albumi ‘Historia’ eshte nje permbledhje kengesh-poezi me domethenese te gjithe karrieres time rreth 30-vjecare.Aty eshte nje pjese e atij komuniteti arberesh i cili perfaqesohet ne zonat qendrore dhe jugore te gadishullit Apenin me kulturen e vet per me teper se 5 shekuj. Nje kulture qe ka mbijetuar ne cdo kohe duke kaluar cdo limite dhe veshtiresi historike dhe jetesore, nje kuture qe jeton ende e ndezur ne ditet e sotme.Jane 17 kenge ne rradhitjen e tyre kronologjike ne te cilat pasqyrohen momentet me te rendesishme te krijimit dhe formimit tim si artist:

-jane kenget e para ne te cilat kane gjetur shprehje tradita shume e pasur arbereshe qe kurorezohet me krijimin e Festivalit Mbarekombetare te Kenges Arbereshe (1970-19809),

-raportet dhe bashkepunimet me miqte artiste shqiptare (1973-1993), pjesemarrja e paharrueshme ne festivalet e Gjirokastres dhe kapercimi per here te pare i kufijve shqiptare, javes se kultures apo aktiviteti i Festivalit te muzikes se lehte,

-kenge dhe poezi te cilat jane bere simbol te ringjalljes dhe rithirrjes se identitetit kombetare, historise, kenge qe jane bere nje pasuri e gjithe trojeve Arberore.

Ky album eshte nje pjese e historise dhe e gjithe ekzistences time, eshte udhetimi im ne Arberi dhe Shqiperi.

Prezantimi juaj ne Rome eshte hera e pare ne institucion shqiptare si artist.Si e perjetuat ate?

E kam frekuentuar Shqiperine ne fillimet e viteve 1977. Kam marre pjese ne disa aktivitete sikunder ka qene ai folklorik i Gjirokastres, po ashtu i pari arbersh qe merr pjese si konkurrues ne festivalin kombetare shqiptare ne vitin 1992 ku rradhitem nder vendet e nderit te klasifikimit. Ne vizitat e tjera kam qene ne seminare apo takime te tjera ne fushen e gjuhesise dhe te letrave. Por kjo eshte hera e pare qe shteti shqiptare nepermjet perfaqesise se vete prane ambasades shqiptare ne Rome, organizon nje prezantim zyrtare si artist dhe artin tim. Per mua eshte nje shenje mirenjohje qe i behet aktivitetit tim, vleresim i nje pune te palodhur dhe kostante per t’ju dedikuar pasioneve dhe njohjeve te mia artistike, kulturore dhe shkencore. Mund te them qe ishte nje nder i madh dhe qe provova emocione te fuqishme, bile do ta krahasoja me gezimin dhe lumturine qe ndjen nje femije kur pergezohet nga nena e vete edhe pse e larget, krenare per gjithcka qe i kam ndertuar e dhuruar, dhe une duke mos harruar asnjehere dashurine qe kam dhe deshiroj per te.

Si kane lindur fillimet tuaja ne fushen e artit e ne menyre te vecante te poezise?

Kam filluar te krijoj qysh ne moshen time te adoleshences duke shfetuar permes letersise latine e greke, veprave te medha te letersise franceze dhe asaj italiane. Me pas i perkushtohem notave muzikore duke qene gjithmone i terhequr nga kantautoret Fabrizio De Andrč, Luigi Tenco, Giorgio Gaber, Francesco Guccini e Pierangelo Bertoli, ku ky i fundit ka qene edhe nje nga keshilltaret e mi me te afert. Askush nuk e kishte menduar te degjonte ne vendin tim vargjet e mia, askush nuk do ta kishte menduar qe te mund te mbaje ne kujtese vargje te tera dhe ti perserisje ato vazhdimisht. E megjithate une e parashikova nje gje te tille per veten time duke mesuar veprat e De Rades, Serembes, Santori etj. Duke degjuar e frekuentuar korin e kishes dhe kersherine qe ndjeja duke degjuar interpretimin e tyre, recitimet dhe shkelqimin ne syte e ketyre njerezve, pata deshiren qe edhe une sado pak te arrija te prekja zemren dhe emocionet e ketyre njerezve nepermjet artit tim, te kembengul ne deshirat e mia per te komunikuar dhe  dedikuar atyre dicka te bukur. Kjo me beri qe me pas gjithcka e imja ta beja edhe te tyre dhe si nje artist qe nuk duhet te humbas, kuptova se vargjet dhe muzika ime duhet te arrinte tek populli, se si nje artist i vertete mbetet i tille kur krijon, emocionon dhe jeton ne mes te njerezve.

Si nje njohes i mire i kultures arbereshe dhe trashegimnise se saj, a mund thoni si percillet sot kjo tradite?

Besoj se e preka edhe pak me pare si teme.Kultura arbershe jeton dhe eshte shume krijuese ne te gjitha fushat, ne tradicionet qe ndjekin hap pas hapi jeten dhe materializmin e saj, perdorimi i kostumeve tipike dhe shume luksoz te grave dhe vajzave arberesh qe domiojne ne festat dhe vallet tona, kenget polifonike dhe alternimi me notat e  kengeve moderne, ritet fetare dhe kuzhina, por ajo qe eshte me e rendesishme eshte nje hapsire e madhe ndjenjash te forta patriotizmi qe i kapercen te gjitha. Me kete dashuri dhe impenjim ne mundohemi ta percjellim kulturen tone edhe ne brezat me te rinj arbershe duke patur parasysh qe jetojne ne nje vend te mbrekullueshem si Italia qe per ne eshte dhe mbetet nje atdhe i dyte i dashur, por qe influenca dhe ndikimi i saj mbetet gjithmone i paevitueshem.

Komuniteti arbershe eshte shume i organizuar por disi individual ne lidhjet e tij me Shqiperine.Mendoni se mungojne hapesirat  e duhura?

Mendoj se lidhjet me Shqiperine jane themelore per te krijuar dhe forcuar me tej gjithe Arberine dhe trojet shqiptare. Shqiperine e martirizuar ne e kemi qare, Shqiperine e lulezuar ne e kemi kenduar, Shqiperine e kryqezuar ne e kemi ndihmuar. Sot qe Shqiperia eshte e lire dhe e gatshme per te luajtur rolin e vete ne Europen e Madhe, ne i kerkojme asaj, Nenes, te ndihmoj femijet vete te larget per te jetuar me mire kete raport. Ne qoftese poezite dhe kenget e mia nuk do ti recitoja o kendoja per te gjithe shqiptaret c’fare kuptimi do te kishte? Per kete mendoj se eshte e nevojshme te jemi nen nje kulture, nen nje prodhim artistik e bashkepunim muzikor, te jemi se bashku ne nje ruge ku udheton kultura shqiptare.

E shihni si nje mundesi per te ardhmen takime te tilla pertej detit edhe me artiste te tjere arberesh?

Per mua eshte vertet nje enderr. Ndodh qe shpeshhere e shikoj poezine dhe kengen time dhe jo vetem, por edhe te artisteve arberesh neper skenat dhe sheshet  e te gjithe Shqiperise. Ndej emozione, por menjehere zgjohem dhe e rigjej veten time po ne nje vend qe dua, me shtepi te gurrta e antike qe gjenden afer njera tjetres duke perngjasuar si ishuj te vegjel shkembore buze detit. Une jam poet i nje vendi te vogel qe me karakteristikat e veta po shkon gjithmone drejt zhdukjes. Por ndoshta ne kete univers te globalizacionit do te jene pikerisht gjerat e vogla qe ne mund te bejme per te shpetuar gjithcka te bukur te njerezimit, qofte edhe nepermjet artit tone.

Kur mund te vizitoni serisht Shiperine?

Neser, pasneser, gjithmone…sa me shpejt te mund, jam gati.

Dicka per aktivitetin dhe punen tuaj ne te ardhmen?

Nderkohe jami angazhur me promovimin e ketij albumi ne vende te ndryshme po ashtu nen shoqerimin e recitalit ’Rrenjet e Arberise’, nje bashkepunim midis vargjeve dhe muzikes qe tregon per historine tone etnike bazuar ne ndenjat.Per se shepjti do te dal me nje permbledhje poezish dhe nje nje album te ri muzikore. Jam ende duke punuar per kete. Shpresoj qe kesaj here te kem admirues dhe kritik artedashesit shqiptare ne Shqiperi.

Arta Mezini

A.Mezini.©AllRightsReserved
 

 

priru / torna