|
Poeti dhe kėngėtari arbėresh Pino Cacozza (Zef Kakoca)
prezantoi pranė selisė sė ambasadės shqiptare nė Romė albumin e tij tė
fundit Historia.17 kėngė tė suksesshme tė mbledhura nė njė CD, njė
karrierė e gjatė 30- vjeēare pėrmes poezisė, muzikės, historisė sė
kulturės arbėreshe, origjinės dhe kultivimit tė traditės arbėrore...
-Kush ėshtė Pino Cacozza dhe origjinat e tij?
Jam njė arbėresh-shqiptar me rrėnjėt e tij nė Arbėri. Kam lindur nė S.
Demetrio Corona, vendi i tė madhit Jeronim De Rada nė Kalabri, ku jetoj sė
bashku me familjen time, njė vend ku gjendet njė komunitet i gjerė
arbėresh dhe qė ka ruajtur tė gjallė kulturėn dhe ēdo gjė shqiptare. Njė
njeri studioz dhe me shumė interesa, i dashuruar pas poezisė dhe kėngės.
Edhe pse kam studiuar gjuhėsi dhe punoj si pedagog i gjuhės franceze, pėr
asnjė ēast nuk kam mundur ta ndaj prej vetes kulturėn dhe artin tim, tė
cilėt jetojnė me mua paralelisht, duke mbushur jetėn dhe ekzistencėn time.
Nuk mendoj kurrsesi se pikėrisht ajo kultura, transmetohet vetėm me
trashėgiminė gjakėsore, por me ndjenjat, pulsimet qė krijojnė emocione tė
secilit kur njė zemėr rreh pėr diēka qė i pėrket.
-Ē pėrfaqėson pėr ju
albumi Historia dhe njė pjesė e Arbėrisė brenda tij?
Albumi Historia ėshtė njė pėrmbledhje kėngėsh-poezi me domethėnėse te
gjithė karrierės time rreth 30-vjeēare. Aty ėshtė njė pjese e atij
komuniteti arbėresh i cili pėrfaqėsohet ne zonat qendrore dhe jugore te
gadishullit Apenin me kulturėn e vet pėr me tepėr se 5 shekuj. Njė kulture
qe ka mbijetuar nė ēdo kohe duke kaluar ēdo limite dhe vėshtirėsi
historike dhe jetėsore, njė kulturė qė jeton ende e ndezur ne ditėt e
sotme. Janė 17 kėnge ne radhitjen e tyre kronologjike ne te cilat
pasqyrohen momentet me te rėndėsishme te krijimit dhe formimit tim si
artist: janė kėngėt e para ne te cilat kane gjetur shprehje tradita shume
e pasur arbėreshe qe kurorėzohet me krijimin e Festivalit Mbarėkombėtare
te Kėngės Arbėreshe (1970-19809), raportet dhe bashkėpunimet me miqtė
artiste shqiptare (1973-1993), pjesėmarrja e paharrueshme ne festivalet e
Gjirokastrės dhe kapėrcimi pėr here te pare i kufijve shqiptare, javės se
kulturės apo aktiviteti i Festivalit te muzikės se lehte, kėngė dhe poezi
te cilat janė bere simbol te ringjalljes dhe rithirrjes se identitetit
kombėtare, historisė, kėngė qe janė bere njė pasuri e gjithė trojeve
Arbėrore. Ky album ėshtė njė pjese e historisė dhe e gjithė ekzistencės
time, ėshtė udhėtimi im ne Arbėri dhe Shqipėri.
-Prezantimi juaj ne Rome ėshtė
hera e pare ne institucion shqiptare si artist. Si e pėrjetuat atė?
E kam frekuentuar Shqipėrinė ne fillimet e viteve 1977. Kam marre pjese ne
disa aktivitete sikundėr ka qene ai folklorik i Gjirokastrės, po ashtu i
pari arbėresh qe merr pjese si konkurrues ne festivalin kombėtare
shqiptare ne vitin 1992 ku radhitem nder vendet e nderit te klasifikimit.
Ne vizitat e tjera kam qene ne seminare apo takime te tjera ne fushėn e
gjuhėsisė dhe te letrave. Por kjo ėshtė hera e pare qe shteti shqiptare
nėpėrmjet pėrfaqėsisė se vete pranė ambasadės shqiptare ne Rome, organizon
njė prezantim zyrtare si artist dhe artin tim. Pėr mua ėshtė njė shenje
mirėnjohje qe i behet aktivitetit tim, vlerėsim i njė pune te palodhur dhe
konstante pėr tju dedikuar pasioneve dhe njohjeve te mia artistike,
kulturore dhe shkencore. Mund te them qe ishte njė nder i madh dhe qe
provova emocione te fuqishme, bile do ta krahasoja me gėzimin dhe
lumturinė qe ndjen njė fėmije kur pėrgėzohet nga nena e vete edhe pse e
largėt, krenare pėr gjithēka qe i kam ndėrtuar e dhuruar, dhe unė duke mos
harruar asnjėherė dashurinė qe kam dhe dėshiroj pėr te.
-Si kane lindur fillimet tuaja ne
fushėn e artit e ne mėnyre te veēante te poezisė?
Kam filluar te krijoj qysh ne moshėn e adoleshencės, duke shfletuar pėrmes
letėrsisė latine e greke, veprave te mėdha te letėrsisė franceze dhe asaj
italiane. Me pas i pėrkushtohem notave muzikore duke qene gjithmonė i
terhequr nga kantautoret Fabrizio De Andrč, Luigi Tenco, Giorgio Gaber,
Francesco Guēini e Pierangelo Bertoli, ku ky i fundit do te jete edhe njė
nga kėshilltaret e mi me te afėrt. Askush nuk e kishte menduar te dėgjonte
ne vendin tim vargjet e mia, askush nuk do ta kishte menduar qe te mund te
mbaje ne kujtese vargje te tera dhe ti pėrsėrisje ato vazhdimisht. E
megjithatė unė e parashikova njė gjė te tille pėr veten time duke mėsuar
veprat e De Rades, Serembes, Santori etj. Duke dėgjuar e frekuentuar korin
e kishės dhe kersherine qe ndjeja duke dėgjuar interpretimin e tyre,
recitimet dhe shkėlqimin ne sytė e kėtyre njerėzve, pata dėshirėn qe edhe
unė sado pak te arrija te prekja zemrėn dhe emocionet e kėtyre njerėzve
nėpėrmjet artit tim, te kėmbėngul ne dėshirat e mia pėr te komunikuar dhe
dedikuar atyre diēka te bukur. Kjo me beri qe me pas gjithēka e imja ta
beja edhe te tyre dhe si njė artist qe nuk duhet te humbas, kuptova se
vargjet dhe muzika ime duhet te arrinte tek populli, se si njė artist i
vėrtete mbetet i tille kur krijon, emocionon dhe jeton ne mes te njerėzve.
-Si njė njohės i mire i kulturės
arbėreshe dhe trashėgimisė se saj, a mund thoni si pėrcillet sot kjo
tradite?
Besoj se e preka edhe pak me pare si teme. Kultura arbėreshe jeton dhe
ėshtė shume krijuese ne te gjitha fushat, ne tradicionet qe ndjekin hap
pas hapi jetėn dhe materializmin e saj, pėrdorimi i kostumeve tipike dhe
shume luksoz te grave dhe vajzave arbėresh qe dominojnė ne festat dhe
vallet tona, kėngėt polifonike dhe alternimi me notat e kėngėve moderne,
ritet fetare dhe kuzhina, por ajo qe ėshtė me e rėndėsishme ėshtė njė
hapėsire e madhe ndjenjash te forta patriotizmi qe i kapėrcen te gjitha.
Me ketė dashuri dhe impenjim ne mundohemi ta pėrcjellim kulturėn tone edhe
ne brezat me te rinj arbėreshe duke patur parasysh qe jetojnė ne njė vend
te mrekullueshėm si Italia qe pėr ne ėshtė dhe mbetet njė atdhe i dyte i
dashur, por qe influenca dhe ndikimi i saj mbetet gjithmonė i paevitueshėm.
-Komuniteti arbėresh ėshtė shume
i organizuar, por disi individual ne lidhjet e tij me Shqipėrinė. Mendoni
se mungojnė hapėsirat e duhura?
Mendoj se lidhjet me Shqipėrinė janė themelore pėr te krijuar dhe forcuar
me tej gjithė Arbėrinė dhe trojet shqiptare. Shqipėrinė e martirizuar ne e
kemi qare, Shqipėrinė e lulėzuar ne e kemi kėnduar, Shqipėrinė e kryqėzuar
ne e kemi ndihmuar. Sot qe Shqipėria ėshtė e lire dhe e gatshme pėr te
luajtur rolin e vete ne Evropėn e Madhe, ne i kėrkojmė asaj, Nėnės, te
ndihmoj fėmijėt vete te largėt pėr te jetuar me mire ketė raport.
Nėqoftėse poezitė dhe kėngėt e mia nuk do ti recitoja o kėndoja pėr te
gjithė shqiptaret ēfarė kuptimi do te kishte? Pėr ketė mendoj se ėshtė e
nevojshme te jemi nen njė kulture, nen njė prodhim artistik e bashkėpunim
muzikor, te jemi se bashku ne njė rruge ku udhėton kultura shqiptare.
-E shihni si njė mundėsi pėr te
ardhmen takime te tilla pėrtej detit edhe me artiste te tjerė arbėresh?
Pėr mua ėshtė vėrtet njė ėndėrr. Ndodh qe shpeshherė e shikoj poezinė dhe
kėngėn time dhe jo vetėm, por edhe te artisteve arbėresh neper skenat dhe
sheshet e te gjithė Shqipėrisė. Ndej emocione, por menjėherė zgjohem dhe
e rigjej veten time po ne njė vend qe dua, me shtėpi te gurta e antike qe
gjenden afėr njėra- tjetrės duke perngjasuar si ishuj te vegjėl shkėmbore
buze detit. Unė jam poet i njė vendi te vogėl qe me karakteristikat e veta
po shkon gjithmonė drejt zhdukjes. Por ndoshta ne ketė univers te
globalizacionit do te jene pikėrisht gjerat e vogla qe ne mund te bėjmė
pėr te shpėtuar gjithēka te bukur te njerėzimit, qofte edhe nėpėrmjet
artit tone.
-Kur mund te vizitoni serish
Shqipėrinė?
Nesėr, pasnesėr, gjithmonė
sa me shpejt te mund, jam gati.
-Dicka per aktivitetin dhe punėn
tuaj ne te ardhmen?
Ndėrkohė jam i angazhuar me promovimin e kėtij albumi ne vende te
ndryshme po ashtu nen shoqėrimin e recitalit Rrėnjėt e Arbėrisė, njė
bashkėpunim midis vargjeve dhe muzikės qe tregon pėr historinė tone etnike
bazuar ne ndjenjat. Pėr se shpejti do te dal me njė pėrmbledhje poezish
dhe njė album te ri muzikore. Jam ende duke punuar pėr ketė. Shpresoj qe
kėsaj here te kem admirues dhe kritik artdashėsit shqiptare ne Shqipėri.
|