ARBITALIA 
Shtėpia e Arbėreshėvet tė Italisė
La Casa degli Albanesi d' Italia  
 
Lajme ka Shqipėria / Notizie dall'Albania
 

KADARE, VLERESOHET NE VITTORIANO

Me cmimin per letersine ne Festivalin e dyte Internacional “Lazio midis Europes dhe Mesdheut” vleresohet shkrimtari i madh Ismail Kadare

Ne kompleksin e monumenteve te Vittoriano si nje nga qendrat me te vjetra ne vlera historike te Romes, u zhvillua cerimonia ne Edicionin e II te Cmimit Internanacional “Lacio midis  uropes dhe Mesdheut” nje manifestim teper i rendesishem i cili edhekete vit vleresoi personalitete te fames internazionale te ardhur nga vendet e ndryshme te Mesdheut.Keta personalitete do te vleresohen per kontributin e tyre te larte ne fushen e kultures, promovimit te dialogut, artit visual, kinemase dhe muzikes, ekonomise  dhe kerkimeve shkencore, promotore te vlerave universale ne zhvilimin e nje shoqerie te bazuar respektimin dhe ballafaqimin midis ketyre vlerave te ndryshme, identiteve kulturale dhe barazimit midis popujve.

Vete Presidenti i Rajonit te Lacios zoti Piero Marrazzo ne krye te nje jurie te perbere me emra te shquar te artit e te kultures italiane dhe jo vetem, midis tyre shkrimtari dhe gazetari Sergio Zavoli, aktorja Mirando Martini, Gianni Letta, etj, prezanton edhe cmimin per shkrimtarin e madh Ismail Kadare.Gjate konferences per gazetaret dhe mediat ai vleresoi Kadare si nje personazh me vlera te jashtezakonshme te nje poeti, prozatori, shkrimatri dhe mencuri urtesore.Multivlerat e Ismail Kadares nuk kane se si te mos gjejne kete vleresim ne nje Festival te tille per Europen dhe qe eshte nje cmim shume domethenes ne portat e Mesdheut te perbashket.Nje vleresim gjate ketij eventi do te behej edhe per te mirenjohuren aktore italiane Lucia Bose, por qe sot nje bashkepunetore dhe umaniste ne te drejtat e gruas dhe mbeshtetjes se saj integruese, financirae dhe humanitare.

Ky Festival  lindur si nje deshire per te cuar me tej dialogun midis Europes dhe Mesdheut ku shikon si ure ndermjetese Rajon e Lacion dhe Italine, padyshim i le nje vend te vecante edhe kultures dhe artit shqiptare ne ate pasuri te madhe te ketyre popujve.Diferencat kulturore por edhe trashegimnia e tyre bejne sot ne kontestin e shoqerise multietnike  nje baze per krijimin e nje bashkepunimi pa kufij dhe ndarje geografike.

Kete vit krahas patronatit te Presidences se Republikes se Italise, Ministrise se Puneve te Jashtme, Qendres Rajonale Informative te Kombeve te Bashkuara, nje ndihmese teper te vyer kane dhene edhe Ambasadat e Medheut ne Itali dhe nder to nje rol te rendesishem edhe Ambasada Shqiptare ne Rome.Madrina i kesaj inisiative qe prej dy vjtesh eshte zonja Edwige Fenech.

A.Mezini.©AllRightsReserved

priru / torna