ARBITALIA 
Shtëpia e Arbëreshëvet të Italisë
La Casa degli Albanesi d' Italia  
 
Lajme ka Shqipëria / Notizie dall'Albania
 

VISAR ZHITI DHE NOBELISTI WALCOOT NE CMIMIN E LETERSISE

  

       “Ne jemi ajo c’ka kujtojme, refimet jane kujtimet dhe kujtimet jane jeta”Mario Luzi.Keshtu eshte hapur sipari ne teatrin ‘Valle’ te Romes me thenien e poetit dhe senatorit italian personazhi prej te cilit ka marre emer Cmimi Internacional per letersine “Mario Luzi”ku u vleresua edhe poeti-shkrimtare Visar Zhiti.

Nder pese fituesit e ketij cmimi  perkrah Nobeslit ne Letersi (1992) Derek Walcott me vepren e tij te teatrit ne vargje ‘Odisea’, Presidenti i Senatit te Italise Franco Marini vlereson ne kategorine ‘poezia origjinale’ me vargjet qe prezantohen per here te pare, shkrimtarin Visar Zhiti.Personalitete te shquara te artit, kultures politikes dhe shkences, ishin pjese e Padronatit te ketij eventi dhe jurise e cila vleresoi nder 25 mije poete e shkrimtare ne te gjitha zhaneret e le trave, poezize, prozes, teatrit etj te vendeve te ndryshme.

     Karakteri internacional i ketij cmimi orientuar prej figures  poetit , qendron ne sostancen e tij per te kerkuar dhe sensibilizuar kujtesen historike, qe brezat duhet te percjellin sipas menyres se kultures dhe pergjegejsise sociale.Cmimi Mario Luzi eshte nje tradite letrare dhe historike mbarekombetare i cili krijon menyren per tu folur brezave te rinj me nje gjuhe universale dhe pa kufij, qe ata te zbulojne nepermjet poezise dhe kultures ate bashkesi vlerash e ndjenjash qe jane shpresa me konkrete per te ardhmen. Ne nje mesazh te tille edhe Zhiti vjen ne kete mbremje si nje poet i cili trasmeton nepermjet vargjeve te tij pikerisht lirine per te kujtuar historine mbi kohen, sistemet dhe shikimin e nje te ardhme te ndertuar me gjuhen e artit.Ish i burgosur politik gjate viteve te regjimit komunist “per propaganden e ti kunder sistemit te realizmit socilaist” pas viteve ’90 do te behet je nga poetet simbol te fjales se lire dhe me ne ze te Shqiperise.

 Marrja e kerij Cmimi per zotin Zhiti eshte nje kenaqesi e vecante, kjo sepse ai ka patur mundesine te njihet me poetin vite me pare, dhe sot ne nderim te tij ti dhurohet ky Cmim ne Letersi Mbarekombetare. Mario Luzi nje poet shume i njohur ne artin e poezise dhe letersise europiane eshte perkthyer ne gjuhen shqipe nga shkrimtari Visar Zhiti, nje raport ky artistik lindur kohe me pare ndoshta ne fillimet e krijimeve te poetit Zhiti si nje dashamires i vargjeve te tij.Gjate viteve ne vazhdim Visar Zhiti ka botuar disa libra ne proze dhe ne poezi dhe dhe ka perkthyer disa te tjere: “Rapsodia e jetes se trendafilave” “Rruget e ferrit” dhe "Ferri i care” dedikuar viteve te tij te burgur etj.

     Ka botuar ne italisht Croce di carne (1997), ka fituar Cmimin “Ada Negri” (1987), dhe Cmimin per Poezine Leopardi d'oro (1991), Dalla Parte dei Vinti (1998), Le piaghe non hanno patri, Shenjetorja shqipatre “Nene TEREZA” (D'Agostino,1998).Eshte antare i Akademise te Arteve “Alfonso Grassi” te Salernos.Si poet dhe shkrimtare ai ka nderin te jete ne nje nga Enciklopedite me moderne sic eshte “Trecciani” me biografine dhe operen e tij letrare.

     Sot zoti Zhiti ne rolin e tij si Minister i Kultures prane Ambasades Shqiptare ne Rome njekohesisht vazhdon perkushtimin e tij ne fushen letrave si nga nga poetet dhe shkrimtaret me bashkekohore te letersise shqiptare.

A.Mezini.©AllRightsReserved

priru / torna