ARBITALIA 
Shtėpia e Arbėreshėvet tė Italisė
La Casa degli Albanesi d' Italia  
 
Lajme ka Shqipėria / Notizie dall'Albania
 

AKADEMIKU ITALIAN - EMILIO BENVENUTO - DHE LIDHJET E TIJ ME SHQIPĖRINĖ

Nuk mund tė qėndronte i vetėm nė shtėpinė e tij nė Itali, pasi edhe mosha nuk e ndihmon mė, ėshtė 92 vjeē, por megjithatė mbahet mirė, i mbėshtetur tek njė bastum, profesori Benvenuto. 92 vjet nuk janė pak, por mendja e tij nuk duket se ka moshėn e vet kur e takon dhe fillon tė bisedosh me tė. Nuk ngurroi tė vinte me familjen e vajzės sė tij Miriam nė kėtė “aventurė shqiptare”, pasi zonja, duke qėnė mėsuese italiane nė shkollėn e Gjuhėve tė Huaja, Faik Konica, ka mundėsi ta kryejė tė gjithė mandatin e vet 5 vjeēar nė Shqipėri. Por ka njė arsyet tjetėr qė nuk e pengoi kapėrcimin e Adriatikut, lidhjet e tij tė hershme me vendin tonė, qė datojnė qė para Luftės sė Dytė e deri nė vitin 1982. Surpiza mė e kėndshme ishte njohja e gjuhės shqipe dhe i vendeve shqiptare qė kishte vizituar gjatė tė gjitha vizitave tė mėparshme dhe emrat e miqve tė tij mė tė mirė nė kėtė anė tė Adriaktikut. Po pėrmend disa tė dhėna tė karrierės sė tij shumė tė gjatė e productive, pėr tė krijuar njė ide se cili ėshtė akademiku nė fjalė.

-         i diplomuar nė Jurisprudencė dhe shkencat poltike

-         diplomė nė tė Drejtėn kanonike dhe Bachelor nė Studimet orientale

-         i kualifikuar nė mėsimdhėnien e filozofisė dhe psikologjisė

-         docent i Historisė dhe Filozofisė nė shkolla tė mesme dhe profesor i arkeologjisė nė universitete dhe Akademinė e Arteve tė Bukura tė Foxhas deri kur doli nė pension

-         Anėtar i Akademisė sė Filologjisė klasike nė Romė.

Besoj se do tė majftonte kjo CV e shkurtėr dhe botimet e tij tė pafundme qė tė tė krijonim njė ide tė qartė pėr akademikun Benvenuto. Para disa ditėsh i propozova pėr tė realizuar njė intervistė dhe menjėherė, kėrkesės sime iu pėrgjigj pozitivisht, pa kurrfarė ngurrimi. Po sjell sot pjesėn e parė tė intervistės sonė.

 

Pyetje Po ktheheni nė Shqipėri pas gati 28 vjetėsh, qė nga viti 1982.

Pėrgjigjie Isha nė Shqipėri herėn e fudnit nė gushtin e vitit 1982, me njė grup italianėsh nė atė udhėtim, nėn kujdesin e Shoqatės Itali-Shqipėri, rreth 15 veta, mes tė cilėve njė i afėrm i Tercilio Kardinalit, heroi i Rezistencės shqiptare dhe vizita jonė konsiderohej njė privilegj pėr ne. Mbėrritėn nė Durrės dhe u pritėm nė Hotelin Adriaktiku buzė detit. Mė pas shkuam nė Kryjė ku dhe pata mundėsinė tė shfletoja dokumenta nė kėshtjellėn e saj dhe qė lidheshin me lidhjet mes Skėnderbeut dhe Republikės Veneciane dhe Napolit. Vizitat tona vazhduan nė Fier, Apolloni, ku patėm kontakte edhe me operatorėt e gėrrmimeve qė po ktyheshin. Shkodrėn e kisha vizituar mė parė kur mbėrritėm tek dogana e Hanit tė Hotit, pėr tė marrė pjesė mė pas, si i ftuar nė njė Konferencė, nė Durrės, pėr Ilirinė dhe marrėdhėniet mes dy brigjeve, Taulantėve dhe Daunve. Gjatė qėndrimit kujtoj me nostalgji njerėzit mikpritės shqiptarė, tė pa detyruar nga ana politike.

Pyetje Si ka ndryshuar Shqipėria nė kėto vite? Qyteti i Durrėsit?

 

 

 

 

 

Pėrgjigjie Ka ndryshuar krejtėsisht, mė pėlqente mė shumė atėherė. Tani ėshtė shndėrruar pre’ e betonimit. Mjediset e lira tė dikurshme, janė zėvendėsuar me ndėrtime qė e fshehin pejsazhin dhe kėshtu nuk ėshtė mė ai qytet qė ne e ēmonim mė shumė.

Pyetje  Si ju duk udhėtimi deri nė Korēė?, pasi ėshtė hera e parė qė e vizitoni.

Pėrgjigjie I qetė. Kisha dėgjuar pėr tė nė vitet e konfliktit italo-grek dhe nė afrėsi tė tij ėshtė vrarė njė i afėrmi im, oficer ushtrie. Por kam lexuar edhe guida, mbi tė gjitha tė shkrimtarėve tė ndryshėm pėr Shqipėrinė.

Pyetje Cilat janė pėrshtypjet e para?

Pėrgjigjie Mė duket sikur ndodhem nė qytetin tim tė lindjes tė 50 viteve mė parė, tė pashpėrfytyruar nga pallatet. Njė qytet qė i ngjan shumė qyteteve tė Garganos dhe m’u duk shumė i organizuar dhe i pastėr. Njerėzit janė po ata, mikpritės tė dikurshėm dhe vura re se ushqejnė simpati pėr nė italianėt.

Por nė kėtė moment vendosa t’ua bėja tė njėjtėn pyetje edhe vajzės sė vet, Miriamit dhe dhėndėrit, Giovanni, meqė pėr ta ishte hera e parė nė Shqipėri.

Miriami

Mbėrrita nė njė ditė me shi, rruga nė punime dhe pa drita. U impresionova jo nė sensin e mirė. Njė mike mė ftoi tė shkonim diku nė njė restorant pėr tė ngrėnė diēka dhe impakti tjetėr, pozitiv, qė mė lindi nėpėrmejt kuzhinės.Pasi kapėrceva problemet e para logjistike dhe me pėrmirėsimin e kohės, qyteti nxorri nė dritė pamjen e tij tė vėrtetė, atė qė ėshtė realisht, mikpritės, i kėndshėm dhe shumė familjar.

Giovanni

Sigurisht erdha i parapėrgatitur, por nuk do ta mendoja kaq tė kėndshėm. Mė tėrhoqi tymi i oxhaqeve qė tė jep sensacionin e ngrohtėsisė familiare. Kur prek realitetin vetė, e kupton se parapėrgatitja duket e gabuar, pasi njerėzit janė tė sjellshėm, tė gatshėm tė tė ndihmojnė, si njė botė idilike, pėrtej realitetit tė jashtėm.

Akademiku Benvenuto

Tani po bėj njė hyrje qė nga kontaktet e para mė shqiptarėt dhe vizita ime e parė nė Shqipėri. Kam patur marrėdhėnie miqėsie me shumė studentė shqiptarė, mes tė cilėve Myrteza Shakiri, Sulejman Ana, Faik Bronēi i cili pas lufte jetoi me familjen e tij nė Foxha, deri sa ndėrroi jetė njė vit mė parė. Nė vitin 1938 isha mik i miqve tė mi si Shakiri, tė cilėt pėr arsye studimi jetonin nė Foxha.

 

Kohė tjetėr, kujtime tė tjera

 

Mė tej po sjell pjesėn e dytė tė intervistės me Prof. Benvenuto, ku dalin nė pah marrėdhėniet jo normale me fqinjėt, bile edhe tė tensionuara ndonjėherė. Mesa duket edhe marrėdhėniet kulturore mes dy vendeve nuk shiheshin me sy tė mirė, pėr mė tepėr kur Shqipėria dilte nga njė miqėsi e madhe me Rusinė, fakte tė pamohueshme historike, dhe mė vonė edhe me Kinėn, por qė nė sytė e vizitorėve italianė nuk kishte tė njėjtin impakt, pas prishjes me Rusinė. Vazhdon profesori nė kujtimet e tij tė pafund pėr vendin tonė, duke risjellė disa prej tyre qė pėr shqiptarėt ishin ēėshtje krenarie.

Nė provincėn e Foxhės ka dy komuna shqiptare, Kazal Vekio, Kieuti. Shokėt e mi tė liceut kanė qėnė tė shumtė, pasi gjuha shqipe mėsohej dhe mėsohet edhe sot nė Bari nė disa fakultete. Shqipėria na dukej e pasur atėherė, leku kėmbehej nė kuotat 1,25. Ishin shtėpitė e pasura tė atyre shqiptarėve qė studionin nė Itali. Atėherė pata rastin tė vizitoja Apolloninė, ku punonte nė gėrmimet arkeologjike konti Ugolini. I favorizuar nga njohjet me shqiptarė, munda tė vizitoja Vlorėn dhe Sarandėn. Kushtet ekonomike m’u dukėn tė barabarta me krahinėn tonė.

Pas luftės e vizitova Shqipėrinė edhe tre herė tė tjera nė vitet ’60, ’70, ’80. Aspekti qė mė tėrhiqte ishte arkeologjia. Kam tė afėrt, miq nė tė gjitha kolonitė shqiptare, nga Abrucoja nė Fushėn e shqiptarėve nė Sicili. I kam vizituar tė gjitha qytetet dhe kam shkruar shumė pėr to. Studimet e mia kanė synuar heroin tuaj kombėtar, Skėnderbeun, pasi ishte baron i dy qyteteve nė Gargano. Kjo baroni ishte mė e pasura dhe mė e gjėra e Italisė jugore. Kohėt e fundit kam shkruar njė volumin tim pėr Skėnderbeun, i cili mund tė gjendet edhe nė internet, po ashtu dhe njė libėr me dy volume pėr Historinė e Shqipėrisė. Mendoj se nė kėtė pikė, botimet e profesorit tė nderuar, mund tė ngjallin interes pėr historianėt tanė, nė rradhė tė parė, por edhe pėr lexuesit e shumtė shqiptarė. Besoj se do tė ketė interes edhe nga shtėpi botuese shqiptare qė tė sjellin nė gjuhėn shqipe kėto dy libra. Familja e tij ėshtė ende e pranishme nė Foxha ku edhe jeton trashėgimtari i familjes Kastrioti. Lidhjet mes provincės sė Foxhas dhe Shqipėrisė janė shekullore. Foxha banohej nga daunėt, njerėz tė familjeve tė pasura studionin nė Durrės, ku ka studiuar dhe Ciceroni qė u largua, vetėm pėr shkak tė numėrit tė madh tė popullsisė qė kishte atėherė. Me aragonezėt, miqėsia mes Alfonsit dhe Skėnderbeut bėri tė mundur qė tė vinin shumė shqiptarė dhe qė u vendosėn aty. Nė Foxha njė lagje banohej prej tyre dhe ushtronin tregti. Nė Bari dy rrugė kryesore ishin tė populluara nga shqiptarė dhe kishin dyqanet mė tė mira, nga ku ka prejardhje Ana Oksa.

Nė vitet ’60 vendi pėrpiqej tė rimerrte veten nga dėmet e luftės dhe nga ndarja me Jugosllavėt dhe Rusėt. Me tė parėt kishte patur edhe probleme tė integritetit territorial . Vizitova muzetė e Shkodrės dhe Durrėsit, amfiteatrin dhe sitet arkeologjike pėr tė cilat kishte njė pėrkujdesje tė madhe. Klima nuk ishte fort e mirė, pasi ishin keqtrajtuar edhe fetarė italianė, mes tė cilėve Fausti, njė nga studiuesit e muslimanizmit nė Shqipėri; Valentini qė ishte dhe ekspozuesi i Kanunit tė Dukagjinit. Nėnsekretari Palermi diskutonte pėr riatdhesimin e italianėve dhe ushtarėve qė po realizohej nė atė kohė. Nė vitet ’70 ndiemė njė liri mė tė madhe nė lėvizje, bile dhe mundėsia pėr koēesione arkeologjike, por qė nuk patėn jetė, pasi pas nisjes sonė, nuk u mirartua. Ishte e njėjta pėrgjigje ndaj vendeve tė Aleancės e cila i kishte ndėrprerė lidhjet me Shqipėrinė. Kritika tė mėdha vinin edhe nga Partia komuniste italiane, pa pėrmendur kėtu partitė nė pushtet. Pėr vizitorėt ishte njė moment tejet i sikletshėm. Mes nesh kishte dhe komunistė qė nuk kishin mė simpati pėr qeverinė. Patėm takime kulturore si dhe u fol pėr ekonominė, situatėn shqiptare. Vizituam fabrika dhe atė tė teksilit nė Tiranė.

Nė vitet ’80 marrėdhėniet nuk ishin tė pėrzemėrta, kishte dhe ndonjė shtrėngim. Na penguan tė takonim italianėt qė gjendeshin nė Shqipėri pėr motive familiare. Vetėm fshehtazi mundėm t’u jepnim lekė, por lexuam nė sytė e njerėzve hidhėrimin, pėr problemet e disniveleve ekonomike. U penguam edhe tė kishim takime me shqiptarė, duhej tė komunikonim vetėm nė shqip dhe vetėm pėrmes pėrkthyesve. Veprimtaria e shoqatės Itali-Shqipėri ishte e shumtė. Personalisht mendoj se u ishte imponuar heshtja nė marrėdhėniet tona. Dikush prej shoqėruesve mė kėshilloi tė mos flisja, si akt bese mes nesh. Vizituam zonat mė tė rėndėsishme arkeologjike, si dhe Butrintin. U pritėm mirė. Shkėmbyem me arkeologėt vendas si Kėrkuti, me punonjės muzesh nė Tiranė. U ftuar edhe nga Institute kulture shqiptare.

Faleminderit prof. Benvenuto dhe qėndrim tė mbarė nė Shqipėri.

Bisedoi Arjan Th. Kallēo 

priru / torna