ARBITALIA 
Shtėpia e Arbėreshėvet tė Italisė
La Casa degli Albanesi d' Italia  
 
Lajme ka Ēifti / Notizie da Civita

 

 

Tratto dal sito www.president.al

 

Presidenti Topi, i shoqėruar nga Zonja e Parė, Teuta Topi inauguron bustin e Skėnderbeut nė katundin arbėresh tė Ēiftit (Ēivitas).

 
 

17 tetor 2008
Ēivita/Kozenca,
Itali
 



Nė pėrfundim tė vizitės sė tij zyrtare nė Itali, Presidenti i Republikės, Bamir Topi dhe Zonja e Parė, Teuta Topi, tė shoqėruar edhe nga delegacioni zyrtar ndaluan sot dhe vizituan katundet arbėreshe tė Frashinetos dhe Ēivitas ku u pritėn pėrzermėrsisht, nė njė atmosferė festive dhe vėllazėrore nga bashkėsitė arbėreshe qė popullojnė kėto treva tė Jugut tė Italisė.

 



Nė prani tė Kryebashkiakut Vitorio Blois dhe tė gjithė autoriteteve vendore e kishtare si dhe disa qindra arbėreshėve, tė cilėt kishin ardhur nga mbarė rajoni, Presidenti Topi zbuloi bustin e Heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu tė vendosur nė sheshin kryesor tė katundit arbėresh Ēivita nė shenjė nderimi dhe respekti pėr jetėn dhe veprėn e tij legjendare.

Me njė emocion tė veēantė, Kreu i shtetit shqiptar, duke pėrshėndetur tė pranishmit vuri nė pah rolin e rėndėsishėm dhe tė spikatur tė bashkėsisė arbėreshe, e cila me ruajtjen e gjuhės sidomos, zakoneve dhe traditave e ka kryer mė miri misionin e tij historik nė lidhjen dhe komunikimin mes dy vendeve tona, nė zhvillimin e mėtejshėm tė marrėdhėnieve tė lashta historiko-kulturore, tė cilat kanė arritur majat nė kohėt e sotme kur shkėmbimet e vizitave politike, shkėmbimet tregtare-ekonomike, kulturore, akademike dhe shkencore janė bėrė pjesė thelbėsore e integrimit rajonal dhe evropian tė popujve tanė.



Duke u ndalur nė situatėn nė rajonin mesdhetar, Presidenti Topi nėnvizoi faktin se tė gjithė popujt qė bėjnė pjesė nė kėtė ambient historik, kulturor, ekonomik e politik, nė tė njėjtin ekosistem mesdhetar, duhet tė zhvillojnė mė tej marrėdhėniet e gjithashme mes tyre, gjė qė merr njė rėndėsi tepėr tė madhe edhe nė kuadrin e integrimit nė Bashkimin Europian dhe pėrmbushjes sė plotė tė aspiratave integruese tė popullit shqiptar.

Presidenti Topi dhe Zonja e Parė, Teuta Topi sė bashku me delegacionin zyrtar e mbyllėn vizitėn katėrditore nė Itali duke u kthyer sonte nė mbrėmje nė atdhe.

 

ALTRE FOTO

 

 

 

 

 

 

 

priru / torna