Mirė se erdhe...Benvenuto...
ARBITALIA 
Shtėpia e Arbėreshėve tė Italisė
La Casa degli Albanesi d' Italia  
 
MREKULLIA E THESARIT NĖ HARRESĖ
ARVANITĖT E GREQISĖ PĖR HERĖ TĖ PARĖ NĖ HISTORI TAKOHEN ME VĖLLEZĖRIT E TYRE ARBĖRESH NĖ KALABRI
Antonio Bellusci dhe Lirio Nushi - Ura Lidhėse midis tyre.
nga Lirio Nushi

 

Me veshjet e tyre tradicionale, me kėngėt e tyre tė moēme, me ritet e tyre qė vijnė nga kush e di sa vjet larg epokės sonė, Arvanitėt-Arbėrorė tė Greqisė dhe Arbėreshėt nė Italinė e Jugut, pėrbėjnė Thesarin mė tė madh dhe mė tė ēmuar tė kulturės sonė tė lashtė, tė kultrės sonė etnike.

Kėto pjesė tė gjymtuara tė kulturės sė popullit tonė, u bashkuan pėr herė tė parė mbas shumė shekujsh, nė fund tė Marsit 2005 nė njė prej katundeve karakteristike Arbėreshe, nė Frasnitė siē i thėrrasin arbėreshėt – nė Kalabri.

Nga data 27-29 Mars 2005, atje u festua Pashka Arbėreshe dhe 600 vjetori i lindjes sė heroit tonė kombėtar Gjergj Kastrioti Skėnderbeu.

Nė njė atmosferė madhėshtore, e entuziaste aty u takuan mbas 700 vitesh pėr herė tė parė nė histori Arvanitėt e Greqisė me Arbėreshėt e Italisė sė Jugut me pikė referimi mallin dhe dashurinė e tyre pėr Morenė e harruar.

Mes kėngėve e valleve dhe pjesmarrjen e njė grupi nga Shqipėria me pėrfaqėsues nga Bashkia e Vlorės, (ndonėse ky grup ishte mjaft i reduktuar pasi Konsullata Italjane nė Vlorė nuk kompletoi me viza artistėt e ansamblit “Labėria” ndėrkohė qė grupi nga Kosova nuk mundi dot tė kishte asnjė pėrfaqėsues pasi ndodhi e njėjta gjė edhe me ta), u realizua ky takim kulturor dhe pse jo historik.

Lidhja midis arvanitėve tė Greqisė, Arbėreshėve tė Italisė, Shqiptarėve dhe Kosovarėve e cila u ka munguar traditave tona kulturore pėr shumė vjetė ėshtė njė mangėsi, ndėrsa kjo festė e madhe i solli ata pėr herė tė parė nė histori pranė njėri-tjetrit plot dashuri e gėzim tė pastėr vėllazėror.

Nė kėtė eveniment tė rėndėsishėm unė ndjehesha sinqerisht tejet i lartėsuar, ishte nga momentet e mija mė solemne, nga momentet e mija mė drithėruese, kjo prezencė vitale, kjo mrekulli qė po ndodhte aty ishte njė akull i madh i thyer dhe kėngėt e mija atė natė besoj se sado pak ndihmuan tė shkrijė ky akull shekullor.

Prezenca e ish ambasadorit tė Shqipėrisė nė Itali zt.Ylli Xhufi, dhe e shumė personaliteteve nga e gjithė diaspora shqiptare e bėnte kėtė njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme kulturore qė kam pėrjetuar deri tani. Pėr mua kjo ishte njė epope-njė legjend qė filloi tė ringjallet.

Biblioteka Bellusci, ky monument historik i kulturės sonė, ndėrtuar mbi rrėnojat e njė shtėpie tė vjetėr, por qė tashmė mbi to ėshtė ngritur njė kėshtjellė gjigande ku valvitet gjithmonė njė flamur shqiptar me shkabėn dykrenare, njė kėshtjellė e ngritur gurė-gurė e cila mbron me fanatizėm si njė shqiponjė e madhe me krahėt hapur, librat mė tė vjetėr kushtuar historisė, kulturės, traditave, zakoneve, kėngėve dhe legjendave tona me fillesa qysh nga vitet 1400 duke filluar me Arbėreshėt e Italisė e nė vazhdim me Arvanitėt-Arbėrorė tė Greqisė, me Kosovėn, me Shqipėrinė, me Shqiptarėt e Maqedonisė dhe tė Malit tė Zi, biblotekė e cila i ngjan njė mali tė shenjtė dijesh, qė tė zgjon e tė tregon se kush je dhe nga ke ardhur, qė mban gjallė rrėnjėt e kulturės sonė kombėtare e cila pasqyrohet ēdo gjashtė muaj me daljen nė qarkullim tė revistės “LIDHJA” kėtu e njėzetė e pesė vjetė me rradhė pėr tė cilėn kujdeset me shumė dashuri studjuesi, etnologu dhe atdhetari i madh arbėresh At. Antonio Bellusci, tė cilin sapo e sheh pėr herė tė parė tė ngjan sikur takon Ismail Qemal (Bej) Vlorėn pasi kanė njė ngjashmėri shumė tė madhe fizike, me hijen njė burri tė lart, me hijen e njė burri shteti ai thirri kur na pa: Rroftė Shqipėria, rrofshin bijtė e saj tė mirė e punėtorė – MIRĖ SE ERDHĖT NĖ FRASNITĖ – MIRĖ SE ERDHĖT NĖ KALABRI!

Ky takim, historik, do tė mbetet pėrgjithmonė i shėnuar nė kujtesėn e tė gjithė atyre qė ishin prezent nė kėtė eveniment. Nė pamje tė pėrgjithshme kjo festė e madhe i ngjante njė bashkimi tė madh shpirtėror ku gjithkush mund tė thoshte: hartat territoriale, politikanėt mund ti ndajnė sipas interesave tė tyre, por hartat shpirtėrore tė njė populli nuk mund ti coptoj dot askush, ato ngrihen mbi ēdo barrierė politike me vitalitet e me forcėn e njė uragani qė di tė shemb ēdo pengesė e qė di tė bashkoj zemrat e popujve e t’ju falė atyre veē mirėsi njėrėzore – vėllazėrim.

E jashtėzakonshme ishte ekspozita me librat dhe shkrimet mė tė vjetra nė botė kushtuar figurės historike tė Gjergj Kastriot Skėnderbeu, pronė e zonjės Patricia Nuxhi - Arbėreshe me banim nė Londėr e cila shoqėrohej nga gazetari i BBC zt. Ilir Kadiu.

Kėngėt e bukura arvanite, kėngėt arbėreshe nė momentet kur i dėgjoje tė kujtonin e tė dukej sikur zgjoheshe nga njė gjum i rėndė letargjik, ato ringjallnin memorjen tonė historike qė na kanė fshirė ndėr vite shekujsh harrese, ato thėrrasin:

- NE JEMI NJĖ POPULL QĖ KURRĖ S’MUND TĖ VDES.

Mars 2005, Frasnitė – Kalabri

Lirio Nushi

www.lirionushi.com

priru / torna