DRIDHI DHE LEDHATOI PĖRNJĖHERĖSH ALPET
Spektaklin e madh, me kėngėtarėt:
Bujar Qamili e Artiola Toska dhe me artistėt humoristė: Behar Meraj e
Rita Lati, e ka organizuar Shoqata Shqiptare «Dardania» me seli nė
Lecco.
Shkruan: Engjėll KOLIQI
Autori i shkrimit me kėngėtarin
Bujar Qamili
Fundjava qė sapo e lamė pas,
nė qytetin pitoresk tė Lekos (Lecco), rrėzė Alpeve, ishte njė fundjavė
me jehona tė muzikės shqiptare, jehona kėto qė thėnė me shprehje
poetike, pėrnjėherėsh dridhnin e ledhatonin Alpet e larta dhe tė
rrėpinjta e pėrnjėherė trazonin dhe pėrkundnin valėt e Liqenit tė
Lekos, Komos e Luganos, pra deri nė Zvicėr.
Konferansierja me artistėt: Behar
Meraj e Rita Lati
Salla e teatrit franēeskan
Cenacolo, me 512 ulėse, ishte e vogėl pėr ti pranuar tė gjithė tė
interesuarit. Presidenti i Shoqatės Dardania Kastriot Pjetėrnika dhe
drejtori Paulin Kolndreu, kishin menduar me kohė dhe kishin bėrė
pėrgatitjet e duhura qė gjithēka nė kėtė festė tė madhe shqiptare tė
shkojė bukur, duke filluar qė nga dekori i skenės, nė ballė tė sė
cilės ishin vėnė dy flamuj shqiptarė dhe nė mes mbishkrimi Koncerti
Dardania 2005.
Kėngėtarja Artiola Toska
Shqiptarė tė tė gjitha
moshave dhe tė tė gjitha trojeve tona etnike, u kėnaqėn nė kėtė
spektakėl madhėshtor tė muzikės tonė tė bukur, freskuar edhe me
shkrepėtima humoristiko-satirike, qė preknin tė gjitha aspektet e
jetės shqiptare. Artiola Toska dhe i Madhi Bujar Qamili, edhepse
shkodranė, kanė kėnduar kėngė nga tė gjitha trevat tona etnike. Edhe
artistėt e mėdhenj - Behar Meraj e Rita Lati, me shumė origjinalitet
kanė prekur realitetin shqiptar nė tė gjitha aspektet e jetės, me
shkrepėtimat e tyre humoristiko-satirike, si dhe me parodi speciale,
tė cilat i kanė kėnduar si kėngėtarė profesionistė.
Bujar Qamili, i cili negriti nė
kėmbė tė gjithė tė pranishmit
Pėrveē duartrokitjeve tė
gjata e frenetike, kėtė koncert tė bukur tė artistėve tė mėdhenj
shqiptarė, e ka karakterizuar edhe njė dukuri e rrallė. Shpesh ndodhte
qė mbi 80% tė spektatorėve tė ngriten nė kėmbė dhe tė vallėzojnė,
gjatė kėndimit tė kėngėve ritmike, qė shndėrroheshin nė valle tė
kėnduara. Pastaj ndodhte qė pothuaj se mbarė publiku tė kėndojnė me
Bujarin e me Artiolėn. Kanė qenė tė shumta edhe dhuratat qė publiku u
dhuronte artistėve e sidomos fėmijėt, qė kėnaqeshin nė pėrqafim tė
artistėve dhe me puthjet e tyre. Kur ka mbaruar spektakli, artistėt
kanė janė fotografuar me qindėra mėrgimtarė, duke plotėsuar me dashuri
e me respekt dėshirėn e tyre qė tė kenė njė fotografi me artistėt e
mėdhenj.
Artistėt Behar Meraj e Rita Lati, qė
interpretuan mrekullueshėm humor e satirė
Nuk duhet harruar
kontributin e madh qė kanė dhėnė anėtarėt e shoqatės, nė angazhimin e
gjithėmbarshė, qė ka rezultuar me mbarėvajtjen e spektaklit, nė tė
gjitha aspektet dhe nė tė gjithė minutat. Udhėheqėsit e Shoqatės
Dardania dhe tė shoqatave tė tjera shqiptare kanė premtuar
publikisht se do tė na organizojnė shpesh mbrėmje tė tilla, me
spektakle tė bukura shqiptare.
Presidentii Shoqatės Kastriot
Pjetėrnika pėrshėndetė artistėt dhe tė pranishmit
Publiku qė kėnaqej duke vallėzuar
Me ta edhe
drejtori i Shoqates Paulin Kolndreu