NĖ LECCO U
KREMTUA DITA E MĖSUESIT DHE DITA E GRUAS:
SHOQATA «DARDANIA»
ORGANIZOI NJĖ KREMTE SHEMBULLORE
Nė
kėtė kremte
madhėshtore u
inkorpurua edhe Epopea e
UĒK-sė, nė
pėrkujtim tė
luftės dhe
tė rėnies
heroike tė
Komandantit Legjendar
Adem Jasharit,
me familje,
pėr lirinė e
Kosovės.
Lecco, 8 mars
2005 (Bota Sot
Engjėll KOLIQI)
E
diela e 6 marsit
kėtu nė Lecco
ishte njė
ditė madhėshtore,
qė mbushi me
tingujt e ėmbėl
tė muzikės
shqiptare kėtė
qytet pitoresk.
Nga
kjo kremte
madhėshtore, ku
ishin tė
pranishėm qindėra
mėrgimtarė shqiptarė,
nga Tropoja,
nga Shkodra,
nga Karadaku i
Kosovės, nga
Kurbini,
nga Ferizaj,
nga Tirana, nga
Durrėsi, nga
Vlora, nga
Prishtina e nga
vise tė
tjera shqiptare,
si dhe shumė
miq tanė
italianė, tingujt
e ėmbėl tė
muzikės shqiptare
shkonin valė-valė
dhe pėrkėdhelnin
lartė majat e
Alpeve e poshtė
valėt e Liqenit
tė Como-Lecco-s.
Ēdo
gjė, deri
te dekorimi i
sallės ishte
pėrgatitur shumė
bukur nga
kryesia e shoqatės
«Dardania»
tė themeluar
muaj mė
parė, nėn
drejtimin e presidentit
Kastriot Pjetėrnikaj
dhe tė
drejtorit Paulin
Kolndreu. Ishin
tė pranishėm
shumė anėtarė
tė shoqatave
shqiptare «Nėna
Terze», «Stublla»,
«Iliria» dhe
drejtues tė
QKIKH «Albeuropa».
Recitimet e bukura
tė fėmijėve,
kėngėt e zgjedhura
nga muzika
jonė popullore e
burimore dhe
vallet e bukura,
me pjesėmarrjen e
dhjetėra valltarėve i
dhanė hijeshinė
e merituar kėsaj
kremteje tė
trefishtė, ku
veē Ditės
sė Mėsuesit e
Ditės sė
Gruas, u shėnua
edhe pėrvjetori
i luftės dhe
rėnies heroike
tė Komandantit
Legjendar Adem
Jashari, me
familje, pėr
lirinė e Kosovės
pra u kremtuar
edhe Epopea e UĒK-sė.
Ata qė i
dhanė hijeshinė
kėsa kremte
tė trefishtė,
me kėngė
tė bukura
shqiptare nga
tė gjitha
trevat tona,
ishin Ferdinand
Deda e Agostin
Cara.
Njė
ditė mė
parė, nė
kuadėr tė
kėsaj kremteje,
Shoqata «Dardania»
kishte organizuar
edhe gara sportive.
Nė turneun e
futbollit, nė
finale janė takuar
skuadrat Vėllaznia
dhe Albeuropa,
squadra kėto tashmė
tė mirėnjohje
dhe mė
me shumė
kupa tė
fituara nė
raste tė
tilla. Kėsaj
radhe fitorja i
takoi skuadrės
Vėllaznia.
Drejtori
i shoqatės
Paulin Kolndreu,
nė fund,
duke i falėnderuar
tė pranishmit,
paralajmėroi edhe
shumė veprimtari
kulturore tė
kėsaj shoqate
pėr muajt e
ardhshėm, ku
po veēojmė
njė turne
gjatė muajit
maj, me njė
spektakėl tė
madh muzikor-humoristik,
me artistėt: Bujar
Qamili, Articola Toska,
Rita Lati, Behar Meraj
e tė tjerė.
ENGJĖLL KOLIQI