E THEMELIMIT TĖ FAMULLISĖ DHE TĖ
LEGALIZIMIT TĖ SHKOLLĖS SĖ PARĖ SHQIPE NĖ KOSOVĖ
Manifestimi qendror mbahet mė 30
korrik 2005 nė Qendrėn Rinore, nė Stubėll. Qindėra stubllanė nė Zvicėr
dhe nė Itali, nė tubimet informative me famullitarin Dom Rrok
Gjonlleshaj dhe me misionarin Dom Marjan Demaj u zotuan njėzėshėm se
do ti pėrfundojnė para manifestimit qendror projektet e filluara
Qendrėn Rinore Kulturore-Sportive dhe Sheshin e Martirėve.
Shkruan:
Engjėll KOLIQI
Lecco, 17 maj 2005
Stublla e Karadakut sivjet kremton njė
jubile tė madh 100-Vjetorin e themelimit tė Famullisė dhe tė
legalizimit tė Shkollės sė Parė Shqipe nė Kosovė. Dom Mikel Tarabuluzi,
patriot nga Prizreni, sapo kishte marrė Urdhėrin e meshtarisė, ishte
emėruar famullitar i Letnicės, qė nė qarqet kishtare njihej si
famullia e Malit tė Zi tė Shkupit (Montenegro di Scopia). Meqė Dom
Mikeli, menjėherė ishte lidhur me liderėt e Lėvizjes kombėtare pėr
Ēlirim nga pushtuesit osmanli dhe pėr faktin se nė Letnicė mė lehtė
dhe mė shpesh mbėrrinin elementė nga hordhitė pushtuese, Ai mė shumė
rrinte nė Stubėll (nė famullinė e Letnicės asokohe ishin edhe
fshatėrat: Stubėll, Binēė, Shashar, Vėrnakollė, Terziaj dhe Dunav). Nė
marrėveshje edhe me liderėt e kombit nė rajon e sidomos me Idriz
Seferin, Dom Mikeli u stacionua nė Stubėll, pėrfundimisht nė vitin
1896, kur stubllanėt ia falėn truallin rrėzė Stubllavaqės dhe e
ndėrtuan kishėn, ku Ai, njėkohėsisht, zhvillonte ceremonitė fetare dhe
mėsimet nė shkollė, qė menjėherė e kishte hapur, nė lokalet e kishės.
Tė gjitha kėto Ai i kishte bėrė me leje tė ipeshkėvit dhe tė tė gjitha
qarqeve kishtare, deri nė Vatikan. Duke parė rreziqe qė i kanoseshin
Dom Mieklit dhe kishės nė Stubėll, Vatikani vuri nė lėvizje qarqet
diplomatike tė fuqive tė kohės (Francės, Italisė dhe Austro-Hungarisė),
tė cilat ia imponuan Portės sė Lartė nė Stamboll, qė ta njohė legale
Kishėn e Stubllės dhe Shkolln Shqipe, qė funkciononte nė gjiun e Saj.
Kėshtu pra, nė prag tė pranverės sė vitit 1905, ipeshkėvi i Shkupit
Imzot Pashk Trokshi nėnshkroi Dekretin pėr themelimin e Famullisė sė
Stubllės dhe pėr emėrimin famullitar tė Dom Mikel Tarabulluzi-t. Zyra
famullitare nė Stubėll, qė nė fillim ishte pothuajse edhe shtab dhe
seli e liderėve tė Lėvizjes Kombėtare pėr Ēlirim nga pushtuesit. Aty
ishin tė pėrditshėm patriotėt e Karadakut: Idriz Seferi, Munish
Vėrnakolla, Maliq Vėrnakolla, Jak Munishi, Perė Simani, Engj Koliqi,
Jozė Ballabani, Gjon Koliqi, Gjon Andrea (Ramaj) e shumė tė tjerė. Aty
u pėrgatit edhe plani i Luftės sė Kaēanikut, luftė kjo qė i priu
Lėvizjes mbarėkombėtare, dhe qė u zgjėrua menjėherė nė Malėsinė e
Shkodrės e nė mbarė Shqipėrinė, deri nė Vlorė, ku pėrfundimisht, mė 28
Nėntor 1912 u ngrit Flamuri i Lirisė dhe u shpall Pavarėsia e
Shqipėrisė. Nė vitin 1990, me nismėn e intelektualėve tė Stubllės u
organizua manifestimi nė pėrkujtim tė Shkollės sė Parė Shqipe nė
Kosovė dhe u shndėrrua nė manifestim tradicional, qė mbahet ēdo vit,
nė muajin shtator, i titulluar Takimet e Dom Mikelit.
Dom Rrok
Gjonlleshaj
Nė njė manifestim
nė Zvicėr
Meqė pothuajse dz tė tretat e popullsisė sė Stubllės, mjerisht janė nė
mėrgim, u vendos qė manifestimi qendror i 100-Vjetorit tė themelimit
tė Famullisė dhe legalizimit tė Shkollės sė Parė Shqipe nė Kosovė, tė
mbahet mė 30 korrik, nė mėnyrė qė tė mund tė jenė tė pranishėm shumica
e banorėve tė Stubllės, sepse e kanė pritur me padurim kėtė ditė.
Mėrgimtarėt stubllanė, nė
vitin 2003 kanė themeluar Shoqatėn Integruese Kulturore Humanitare STUBLLA,
nė Zvicėr, nė Itali dhe nė Gjermani, me qėllim qė tė jenė tė lidhur
dhe qė me veprimtari tė pėrbashkėta tė kontribuojnė pėr tė mirat e
pėrbashkėta nė vendlindje. Kėto ditė janė nė pėrfundim punėt nė dy
projekte tė rėndėsishme nė Stubėll, tė financuara kryesisht nga kjo
Shoqatė, qė po funkcionon suksesshėm, me tė njėjtin emėr nė kėto tri
shtete e edhe nė vendlindje. Janė pra nė pėrfundim punėt nė Sheshin e
Martirėve, afėr shkollės, nė qendėr tė fshatit dhe nė Qenrėn Rinore -
kulturore e sportive, nė truallin e famullisė, tė liruar nga
famullitari Dom Rrok Gjonlleshaj. Nė atė qendėr edhe do tė mbahet
programi i manifestimit qendror tė kėtij jubileu tė madh, sepse aty
mund tė hyjnė deri nė 3000 persona. Stubllanėt, nė fondin e Shoqatės
paguajnė sė paku nga 60 uro nė vit, kurse ata nė Zvicėr nga 120 SFR
nė vit, pra minimumi e ka shumė qė paguajnė edhe shuma tė mėdha.
Dom Marjan Demaj
Nė kremten e
Nėnės Tereze nė Lecco, shtator 2004
Kėto ditė, nė vizitė besimtarėve tė famullisė, pra mėrgimtarėve
stubllanė nė Europė, ishte Famullitari Dom Rrok Gjonlleshaj, i cili i
shoqėruar nga misionari stubllan nė Zvicėr Dom Marjan Demaj ka
zhvilluar dy takime shumė konstruktive dhe tė frytshme me qytetarėt
mėrgimtarė tė Stubllės, nė Zvicėr dhe nė Itali. Nė tė dy kėto takime
kanė qenė tė pranishėm qindėra stubllanė, tė cilėt e kanė falėnderuar
famullitarin pėr bashkėpunimin e ngushtė dhe gjithmonė tė suksesshėm
me Kėshillin e Stubllės dhe me tri shoqatat simotra STUBLLA nė
mėrgim, duke menagjuar me mjaft sukses fondet qė mėrgimtarėt po i
dėrgojnė nė vendlindje. Mėrgimtarėt stubllanė u kėrkuan meshtarėve, qė
tė organizojnė njė kremte madhėshtore, sepse Stublla e meriton kėtė e
ata edhe u zotuan se do ta financojnė krejtėsisht, duke vendosur
kėshtu njėzėrit pėr kontribute shtesė dhe tė posaēme pėr kėtė qėllim.
Kishte tė tillė qė ofronin edhe shuma tė mėdha pėr kėtė qėllim, sepse
tė gjithė duan qė kremtja tė jetė madhėshtore dhe e denjė. Meshtarėt
kanė bashkėcelebruar edhe meshė, si nė Zvicėr (tė dielėn), ashtu edhe
nė Itali (tė hėnėn), me pjesėmarrjen e shumė besimtarėve. Ata do ta
vizirojn[ kėto ditė edhe bashkėsinė e mėrgimtarėve stubllanė nė
Gjermani, nė mėnyrė qė mbarė organizimi i manifestimit tė jubileut tė
jetė nė koordinim tė plotė. Mėrgimtarėve stubllanė nė Itali iu ėshtė
besuar organizimi i svjemė, nė vendlindje, i veprimtarive kulturore
dhe sportive dhe pėrgatitjet pėr kėtė janė nė rrugė tė mbarė.