NĖ KUVENDIN ZGJEDHOR (KONKLAVĖN) 24
ORĖSH NĖ SELINĖ E SHENJTĖ U ZGJODH PAPA I 265-TĖ
JOSEPH
RATZINGER BENEDIKTI XVI
PASARDHĖSI
SHPRESĖDHĖNĖS I WOJTYLĖS
Konzervator
i vendosur e shkencėtar
i madh
i doktrinės sė
krishterė. Papa
qė i tha JO
homoseksualitetit, jo
martesės sė
priftėrinjėve, jo
priftėrinjėve femra,
jo kungimit
pėr tė
divorcuarit, jo
komunizmit, jo
kapitalizmit.
Benedikti XVI me zgjedhjen
ne emrit
ka parajmėruar
angazhimin maksimal
pėr rregullimin
dhe mirėqenien e
Europės dhe
tė njerėzimit
mbarė, si shėrbėtor
e punėtor i pėrvuajtur
nė vreshtėn e
Zotit dhe
angazhimin e Tij
maksimal pėr
paqe nė
botė.

Tymi
i Bardhė nė
oxhakun e Kapelės
Sistina
Paralajmėroi
zgjedhjen e Papės
(19 prill 2005, ora 17:51)
Qytet
i Vatikanit, 20
prill (Engjėll
KOLIQI)
Konklava (Kuvendi
Zgjedhor), qė
kishte filluar
tė hėnėn
nė Kapelėn
Sistina nė
Vatikan, kėsaj
radhe ėshtė
mbyllur vetėm
pas 24 orėsh, me daljen
e tymit tė
bardhė nė
oxhakun e kapelės,
qė pikėrisht
nė ora 17:51
tė martėn e 19
prillit, lajmėroi
zgjedhjen e Papės
sė Ri.. Pak pas
orės 18 jehoi
fuqishėm edhe
kėmbana e madhe
e Bazilikės sė
Shėn Pjetrit e
mė pas edhe
kėmbanat e tė
gjitha kishave
katolike anekėnd
botės, duke pėrhapur
kėshtu gėzimin
pėr zgjedhjen e
papės. Me
tė shpejtė
Sheshi i
Shėn Pjetrit u
mbush me besimtarė
e shtegtarė, nga
shumė vende
tė botės,
qė pėr
pak minuta
kaluan shifrėn
qindmijėshe.

Joseph
Ratzinger Papa
Benedikti XVI
Nė ora 18:41
nė logjėn e
balkonit qendror
tė Bazilikės
sė Shėn
Pjetrit doli
kardinali protogjakon
Jorge Arturo Medina Estevez, i
cili, nė
gjuhėn latine,
shpalli emrin e
Papės sė
Ri.
Habemus Papam (kemi
Papėn) JOSEPH RATZINGER BENEDIKTI XVI.
Nė
ora 18:28 nė
balkon u paraqit
Ati i
Shenjt Benedikti
XVI, i sapozgjedhur,
pėr ti
pėrshėndetur tė
pranishmit nė
shesh dhe
tė gjitha
ata qė e
kanė ndjekur
perms transmetimit tė
drejtėpėrdrejtė
televiziv perms mondovizionit
dhe pėr
tu dhėnė
Bekimin Apostullik
Urbi et
Orbi. Benedikti
XVI nė paraqitjen
e tij tė pare ka
mbajtur njė
fjalim tė
shkurtėr mė
sa
vijon: Tė
dashur vėllezėr
e motra, pas Papės
tė Madhit
Gjon Pali II,
zotėrinjtė kardinaj
mė kanė
zgjedhur mua,
punėtor i
thjeshtė dhe
i pėrvuajtur
nė vreshtėn e
Zotit. Mė
ngushllon fakti
qė Zoti do
tė punojė
dhe veprojė me
instrumente tė
mangėta dhe
mbi tė
gjitha besoj
nė lutjet
tuaja, nė
gėzimin e Zotit
tė ringjallur,
me plot besim nė
ndihmėn e Tij
tė pėrhershme
dhe
nė Marinė,
qė ėshtė
nė anėn tone.
Nė fund tė
gjithė tė
pranishmėve dhe
atyre qė e
kanė ndjekur
perms radiotelevizionit,
Ati i
Shenjt u ka dhėnė
Bekimin e Parė
Apostullik Urbi
et Orbi.
Gjatė
kėtij fjalimi
tė shkurtėr Papa
Ratzinger ėshtė
ndėrprerė pesė
here me duartrokitje tė
tė pranishmėve.
Por
ka pasur edhe
tė tillė,
qė sapo
kanė dėgjuar
emrin e tij,
kanė lėshuar,
tė pakėnaqur,
Sheshin e Shėn
Pjetrit.
Mbrėmė
Papa nuk ka shkuar
nė pallatin
papėror, por ka
darkuar dhe ka
fjetur
bashkė
me kardinajtė tjerė,
nė shtėpinė Shėn
Marta, ku ishin
vendosur pėr
konklavė.
Inaugurimi solemn I
Papės Benedikti XVI do
tė bėhet
tė dielėn,
mė 24 prill
2005, nė Bazilikėn
e Shėn Pjetrit,
ku ai do
tė udhėheq
meshėn e pare si
papė, me fillim
nė ora 10.

Benedikti
XVI pėrshėndet tė
pranishmit nė
Sheshin e Shėn
Pjetrit
Dhe
u jep Bekimin
Apostullik Urbi
et Orbi
Emrin
Benedikti, Ratzinger
nuk e ka
zgjedhur rastėsisht.
Ati i
Shenjt ka
marrė emrin
er Shėn
Benediktit (Bekimit)
patron i Europės. Ka
marrė emrin e
Papės Benedikti
XV (1914 1922), i cili
kishte reaguar
ashpėr kundėr
luftės sė
parė botėrore
dhe kundėr
dhunės pėrgjithėsisht
dhe ka
stabilizuar
marrėdhėniet e Selisė
sė Shenjtė
me shumė vende,
me tė cilat
mė parė
nuk kishte
marrėdhėnie tė
mira. Edhe
pėr faktin se
ka lindur
nė Ditėn e
Shėn Benediktit
(Bekimit).
Ėshtė
konzervator i
mirėnjohur, por
jo
edhe fundamentalist.
Shkencėtar
i mirėfilltė
i doktrines
sė krishterė,
filozof e teolog
i pėrsosur.
Para
sė
gjithash ėshtė
shumė i
vendosur dhe
kėmbėngulės nė
idetė dhe
parimet e tij.
Ishte
Ratzinger, qė
nė duet me Gjon
Palin II i
tha vedosshėm JO
komunizmit e
kapitalizmit, homoseksualizmit,
martesės sė
priftėrinjve,
priftėrinjve femra
dhe kungimit e
sakramenteve pėr
tė divorcuarit.
Joseph Ratzinger
nė vitin 1985
komunizmin e ka quajtur
turp tė
kohės sonė e
e ka kritikuar
ashpėr edhe
kapitalizmin.
Nuk u shkon pėr
shtati relativistėve
dhe rrymave
liberaliste brėnda
kishės Katolike
Universale, me bindjen
se e vėrteta nė
shkencė dhe
nė
fe ėshtė
vetėm njė dhe
unike.
Trasues
i parė
i rrugės
sė suksesshme
dhe tė
shenjtėrishme tė
Gjon Palit II,
Benedikti XVI pritet
ta vazhdojė me
sukses rrugėn e
Wojtylės, nė
mbrojtjen e parimeve
tė doctrines sė
fesė dhe
nė shėrbim
tė pėrhershėm
tė Zotit
dhe tė
njerėzimit mbarė,
pėr tė
mirėn e pėrbashkėt.
Mbrėmė, drejtori
i Sallės
sė Shtypit
tė Selisė
sė Shenjtė
Joaquin Navarro Valls, ka
paralajmėruar udhėtimin
e Benediktit XVI nė
atdheun e Tij,
nė gushtin e
ardhshėm, kur
nė Kėln
mbahen takimet
me rininė botėrore,
manifestim tradicional
i nisur
nga Gjon
Pali II. Valls
nuk e ka pėrjashtuar
mundėsinė qė
Papa i
Ri tė
parėn vizitė
ta realizojė
nė Poloni,
nė token e Papė
Wojtylės.

Paraqitja
e parė e Atit
Shenjt Benedikti
XVI
Joseph
Ratzinger ka lindur
mė 16 prill
1927, nė Martl
am Inn, nė Bavari
tė Gjermanisė.
Rrjedh
nga njė
familje agrarae
dhe mjaft
religjioze. I
ati i
tij mė pas
ishte edhe
komisar i
gjandarmėrisė.
Edhe
njė vėlla
i tij
ėshtė prift.
Mė 19 qershor
tė vitit 1951,
pasi
kish mbaruar
studimet nė
filozofi dhe
nė teologji,
ėshtė shuguruar
meshtar (prift).
Deri
nė vitin 1969 ka
punuar profesor
I dogmės sė
fesė dhe
teologjisė, nė
shkollat e qyteteve
tė ndryshme
nė Gjermani (Friesing,
Bonn, Münster, Tubing).
Mė
1969 emėroher professor
ordinar I dogmatikės
dhe histories sė
fesė, nė
Universitetin e
Mynhenit. Mė 24 mars 1977
Pali VI e emėron
Kryeipeshkėv tė
Mynhenit dhe
Frisingut, kurse
mė 29 qershor
1977 e shuguron
kardinal. Mė 25
nėntor 1981 Gjon
Pali II e emėron
Prefekt tė
Doktrinės sė
Fesė, nė Selinė
e Shenjtė, ku
i ngarkohen
edhe funksione
tė tjera:
kryetar i
komisionit biblik
papėror, kryetar
i komisionit
tė teologjisė
ndėrkombėtare etj.
Mė
10 nėntor 1999
Universiteti i
Romės LUMSA i
jep laurėn
honorem nė jurisprudence,
kurse mė 13
nėntor 2000 zgjidhet
akademik honorary I
Akademisė Papėrore
tė Shkencave.
Mė
30 nėntor 2002, Gjon
Pali II e emėron
Dekan i
Kolegjit tė
Kardinajve, ku
ishte deri
dje, kur u
zgjodh papė.
Ratzinger ka botuar
shumė libra
shkencorė, ndėr
tė cilėt
mė tė
njohur janė: Hyrje
nė Krishterim,
Raporti Ratzinger
Kripa e Tokės
Milestones (Gurtė
Miliar, apo
Gurtė e Shtyllės).
ENGJĖLL KOLIQI