NĖ KREMTEN MĖ TĖ MADHE TĖ KRISHTERIMIT, NĖ PĖRKUJTIM TĖ LINDJES SĖ
KRISHTIT, ATI I SHENJT BENEDIKTI XVI KA KĖRKUAR NJĖ BOTĖ PAQĖSORE, TĖ LIRĖ
DHE DEMOKRATIKE, ME NJĖ BASHKĖJETESĖ TOLERANTE DHE ME AKTE MULTIKULTURORE:
Tashmė po shihet qartė edhe Papa Ratzinger si Papa Wojtyla

Duke
ndjekur hapat e bashkėpunimit ndėrfetar, si parardhėsi i tij Gjon Pali II,
Benedikti XVI ėshtė lutur nė Xhaminė e Kaltėrt nė Stamboll, bashkė me
Kryeimamin e Turqisė. Tash urimet e Krishtlindjeve, me rastin e Bekimit
Apostullik "Urbi et Orbi" i ka shqiptuar nė 62 gjuhė (siē bėnte Wojtyla) e
jo nė 33, siē kishte vepruar ky njė vit mė parė. Kėsaj radhe Ratzinger ka
kėrkuar me kėmngulje paqe tė qėndrueshme nė Lindje tė Mesme, nė Afrikė dhe
nė mbarė kontinentin, duke bėrė edhe njė apel special, pėr njė pėrspektivė
tė mirė dhe vetėvendosėse pėr popullin irakian. Nga ai janė dėgjuar shprehje
tė rrepta kundėr konsumizmit tė shfrenuar, duke u kėrkuar gjeneratave tė
reja kthim kah Zoti dhe kyēje nė akte bėmirėsie e solidariteti. Ka kėrkuar
fuqishėm mbrojtjen e fėmijėve. "Edhe Benedikti, sikurse Gjon Pali, po
tregohet njė mik i madh i botės islame dhe nėse vazhdon kėshtu, besimet tona
(myslimanė e katolikė) do tė bėjnė mrekullira tė mėdha nė botė, si dy besime
monoteiste tė vėllazėruara, qė kanė njė Zot tė pėrbashkėt. Kėtė mendim e
kanė edhe hoxhallarėt e Xhamisė sė Romės"- thotė Reshadi, prijėsi i njė
grupi besimtarėsh myslimanė mėrgimtarė marokienė dhe tunizianė, tė ardhur
nė Sheshin e Shėn Pjetrit, pėr ta ndjekur Mesazhin e Papės.
Engjėll Koliqi
Romė
(Qytet i Vatrikanit), 26 dhjetor 2006. Krishtlindjet, sivjet, nė
Selinė e Shenjtė nė Vatikan, janė kremtuar me dinjitet tė lartė njerėzor
civilizues dhe fetar, me ceremoni joshėse, qė kėsaj radhe ishin tė
kombinuara me elemente nga antika, nga traditat fetare-kulturore nė shekuj,
si dhe nga bashkėkohėsia, e gjithė kjo me dėshirėn dhe kėrkesėn e vetė Papės.
Mbas
keqkuptimeve nga qarqe tė caktuara, me rastin e njė citimi nė Gjermani, mbi
Muhamedin dhe islamizmin, si dhe mbas kritikave pasuese, qė kinse atė qė ka
trasuar Gjon Pali II nė kuadėr tė bashkėpunimit ndėrfetar, ky "e ka
shkatėrruar", Ati Shenjt Benedikti XVI, nė muajt e fundit po "ndėrron"
gradualisht, duke prekur gjithnjė e mė haptas dhe mė fuqishėm, ēėshtje dhe
problematika tė ndjeshme tė shoqėrisė njerėzore, e madje edhe duke filluar
serinė e hapave karizmatikė, sipas shembullit tė paraardhėsit tė tij.
Sidomos,
qė nga vizita e tij nė Turqi, Benedikti XVI po bėhet gjithnjė e mė
karizmatik dhe gjithnjė e mė lartė dhe mė ashpėr po e ngreh zėrin, kundėr
padrejtėsive dhe dhunės nė pjesė tė ndryshme tė botės, duke apeluar sidomos
pėr mbrojtjen e mė tė pafuqishmėve, tė fėmijėve.

Edhe
gjatė ceremonive fetare tė Kėrshėndellave, nė meshėn e mesnatės, dje nė
meshėn e paraditės dhe nė urimet, me rastin e Bekimit Apostullik "Urbi et
Orbi", poashtu edhe sot, me rastin e lutjes Engjėllit tė Zotit, Papa
Ratzinger, njėsoj si Papa Wojtyla, ka kėrkuar fuqishėm dhe sa mė parė tė
rikthehet njė paqe e qėndrueshme nė mes popujve, nė Lindjen e Mesme, me
respekt reciprok dhe me tolerancė dhe bashkėpunim, nė kultivimin e pasurisė
multikulturore. Njė apel special ka bėrė pėr Irakun, duke kėrkuar qė t'i
lejohet popullit irakian, qė ta bėjnė dhe ta forcojnė paqen, me njė
bashkėjetesė tolerante. Gjithashtu ka kėrkuar edhe rivendosjen e paqes nė
Afrikė nė Darfur dhe nė zona tė tjera tė konflikteve. Ai u ka kėrkuar
besimtarėve katolikė, qė ta dėshmojnė Jezu Krishtin, jo vetėm me fjalė, por
me vetė jetėn e tyre, duke u bėrė shembull i mirė pėr njerėzit, nė ēdo kohė
dhe nė ēdo vend ku ndodhen dhe veprojnė. Tė krishterėve nė Tokėn e Shenjtė (Izrael
e Palestinė) u ka kėrkuar qė me shembullin e mirė tė tyre, t'ia mundėsojnė
sa mė parė njė vizitė frytdhėnėse nė mesin e tyre, pra nė Lindjen e Mesme,
ku dėshiron tė jetė pjesėmarrės i drejtėpėrdrejtė i pėrurimeve tė
solemniteteve paqėsore, qė do tė shėnonin fitore tė lirisė dhe tė paqes pėr
tė gjithė njerėzit atje, pa dallime racore as fetare.
Sidomos
dje nė mesditė, me rastin e Bekimit Apostullik "Urbi et Orbi", nga balkoni
qendror i Bazilikės sė Shėn Pjetrit nė Vatikan, ka qenė shumė i qartė nė
kėtė drejtim dhe dukej se denjėsisht e pėrpikėrisht po e vazhdon rrugėn
misionare, nė botėn mbarė, sikurse paraardhėsi i tij Wojtyla. Krishtlindjet,
ēdo vit na pėrkujtojnė ka thėnė Ratzinger simbolizimin e thjeshtėsisė
dhe modestisė hyjnore tė Zotit, qė nė botėn tonė erdhi si fėmijė i varfėr,
duke u lindur nė njė grazhd tė thjeshtė. Duke e ngritur zėrin lartė kundėr
padrejtėsive e dhunės ndaj popujve dhe ndaj njerėzve, kundėr varfėrisė dhe
urisė sė shkaktuar nga konfliktet e pakuptimta, si dhe kundėr urrejtjes
raciale e fetare, Papa ka apeluar sidomos te gjeneratat e reja, qė tė mos
kremtojnė me ahengje e dėfrime shfrenuese, tė zhytur nė konsumizėm, por le
tė luten dhe ta falėnderojnė Zotin, bashkė me nevojtarėt, duke i ndihmuar
dhe pėrkrahur ata, pa dallime racore, fetare as rajonale. Mesazhin, me
urimet pėr Kėrshėndellat, kėsaj radhe Ratzinger e ka shqiptuar nė 62 gjuhė
botėrore, pėrfshirė edhe gjuhėn tonė, me buzėqeshjen dhe pėrshėndetjet e
grupeve tė ndryshme etniker tė besimtarėve, qė brohorisnin nė shesh (ishin
qindėra mijėra), me njė karizėm tė theksuar, siē ishim mėsuar ta shohim te
Papa Wojtyla, pra jo mė nė vetėm 33 gjuhė, siē bėri njė vit mė parė.

Nė mesin
e shtegtarėve, qė nė mesditėn e Krishtlindjeve, nė Sheshin e Shėn Pjetrit
ishin mb i 150 mijė, ishin edhe disa qindėra shqiptarė tė tri besimeve.
Kishte edhe besimtarė myslimanė nga vente tė ndryshme. Takuam njė grup
myslimanėsh nga Maroko dhe Tunizia, tė cilėt kishin ardhur ta shohin Papa
Benediktin nga afėr, siē thonin, mbase e ka treguar veten si mik i madh i
botės islame, me rastin e vizitės sė tijn nė Turqi dhe ka dėshmuar se ishin
keqkuptime tendencioze atė qė thuheshin pėr te pas citimit tė bėrė nė
Gjermani. Reshadi, qė i printe grupit tė besimtarėve myslimanė nė Shėn
Pjetėr (mėrgimtarė marokienė dhe tunuzianė), ndėr tė tjera tha: "Edhe
Benedikti, sikurse Gjon Pali, po tregohet njė mik i madh i botės islame dhe
nėse vazhdon kėshtu, besimet tona (myslimanė e katolikė) do tė bėjnė
mrekullira tė mėdha nė botė, si dy besime monoteiste tė vėllazėruara, qė
kanė njė Zot tė pėrbashkėt. Kėtė mendim e kanė edhe hoxhallarėt e Xhamisė sė
Romės".
Pėrshėndetje nga Engjėlli - Saluti da Engjėll