|
PO VJEN 10 DHJETORI:
Kah do t'ia mbaj
Kosova ?!...
Shkruan: Engjėll KOLIQI
Lecco, 8 dhjetor 2007. – Po afrohet 10
dhjetori, shumė i pėrfolur dhe i diskutuar nga diplomacia botėrore,
respektivisht nga qendrat e vendosjes – pėr Kosovėn e rreth Kosovės. Po
afrohet kjo datė, kur treshja ndėrkombėtare (Wisner – Ishinger –
Harēenko) do t'ia dorėzojnė sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė – Ban
Ki Mun-it raportin e bisedimeve shtesė mes delegacioneve tė Prishtinės
dhe tė Beogradit, nė 120 ditėshin e shtuar pas bllokadės sė Rusisė nė KS
tė OKB-sė.
Mbase, edhe "pėr tė blerė
pak kohė, OSBE-ja ka organizuar zgjedhjet e trefishta nė Kosovė, mė 17
nėntor, qė megjithė disa parregullsive tė vogla janė cilėsuar
demokratike dhe janė ēertifikuar nga kryeadministratori Ryker. Sipas
rezultateve, pritet qė kandidati pėr kryeministėr i partisė fituese (PDK)
– Z. Hashim Thaēi tė kontaktojė sa mė shpejt me palėt e interesuara pėr
koalicionin qeveritar, pėr tė themeluar sa mė parė qeverinė e re, sepse
jemi nė njė periudhė shumė tė ndėrlikuar kohore, kur qeveria duhet tė
jetė njė motor i fortė dhe gjithnjė i ndezur, pėr tė vėnė nė lėvizje
Kuvendin, ku sa mė parė duhet shpallur botėrisht vendimi historik pėr
njė Kosovė tė pavarur dhe sovrane, pa lėshuar pe nė asnjė milimetėr, mbi
tė gjitha trojet e mbetura, mbas shumė tkurrjeve nėpėr shekuj nga
regjimet pushtuese.
Ēka mund tė themi,
respektivisht ēka mund tė porosisim ne banorėt e thjeshtė tė Kosovės nė
kėtė periudhė shumė tė ndjeshme dhe tė rėndesishme historike?!...
Besoj se kemi tė drejtė t'u kėrkojmė disa lėvizje tė nevojshme dhe tė
domosdoshme lideerėve tanė qė po drejtojnė institucionet shtetėrore, mė
sa vijon:
Tė kostituohet sa mė parė Kuvendi i Ri
i Kosovės.
Tė formohet sa mė parė Qeveria e Re e
Kosovės (kėshillohet koalicioni PDK – LDK).
Tė ndėrmerren hapat e nevojshėm konform
dinamikės sė pėrshpejtuar tė diplomacisė ndėrkombėtare, qė mundėsojnė
shpalljen dhe njohjen e pavarėsisė.
Tė aprovohen nga Kuvendi, urgjentisht,
simbolet shtetėrore (stema e flamuri), si dhe hymni i Kosovės.
Tė pėrgatiten urgjentisht dokumentet
personale tė qytetarėve tė Kosovės, me simbolet tona shtetėrore
(ēertifikatat, letėrnjoftimet, pasaportat, patentet e shoferėve,
indeksat e studentėve, etj).
Tė themelohet urgjentisht shėrbimi
diplomatik i Kosovės dhe brenda katėr muajsh (sa ėshtė afati i
transicionit me pakon e Ahtisaarit) tė hapen ambasadat tona, nė vendet
me tė cilat kemi bashkėpunim dhe interese mė tė mėdha, si: nė Bruksel,
Uashington, Nju Jork, Berlin, Londėr, Paris, Romė, Bern, Vienė,
Stokholm, Shkup, Podgoricė, Lubjanė, Zagreb, Brasilia, Otava, Meksiko
Siti, Ankara, Tokyo, Pekin, Nju Delhi...
Nė rast tė pengesave tė reja dhe tė
bllokadės nė procesin e statusit final tė Kosovės na ana e Rusisė sė
Putinit, pėrfundimisht duhet tė ndėrmerren hapa tė nevojshėm dhe
adekuatė, kundėr Moskės zyrtare. Si hap i parė nė kėtė drejtim, duhet
mbyllur zyra e Rusisė nė Prishtinė dhe tė shpallet e padėshirueshme (non
grata) prania ruse nė Kosovė. Pastaj, nė Gjykatėn Ndėrkombėtare pėr
Krime Kundėr Njerėzimit, duhet bėrė kallėzim penal, respektivisht duhet
ngritur aktpadi kundėr Qeverisė sė Rusisė dhe kundėr ushtrisė ruse,
sepse kemi fakte e argumente pėr angazhimin e drejtėpėrdrejtė nė luftė
dhe gjenocid nė Kosovė tė eprorėve, ushtarakėve dhe makinerisė ushtarake
tė Rusisė, pėrfshirė edhe kaēatorėt MIG tė mbetur nė hangaret e Goleshit,
qė pasoi edhe me okupimin e Aeroportit tė Prishtinės nga trupat ruse,
njė ditė para se nė Kosovė tė hynin trupat e NATO-s.
Nė Gjykatėn Ndėrkombėtare
pėr Krime Kundėr Njerėzimit, duhet bėrė kallėzim penal, respektivisht
aktpadi edhe kundėr Qeverisė sė Serbisė dhe UNMIK-ut, pėr lojėn politike
me kufomat e mijėra qytetarėve tė pafajshėm tė Kosovės, tė vrarė dhe tė
masakruar gjatė luftės, qė ende po mbahen peng nėpėr varrezat kolektive
nėpėr Serbi, dukuri kjo qė tejkalon tė gjitha krimet e njohura deri mė
tash kundėr njerėzimit.
Gjithashtu, pėrmes qendrave
ndėrkombėtare tė vendosjes, Qeverisė sė Serbisė duhet kėrkuar edhe
shlyerjen e borxheve tė mėdha ndaj Kosovės – qoftė ato tė sukcesionit,
qoftė pagimin e dėmshpėrblimeve tė luftės, qė kapin shumėn e miliardave
€uro.
Mendos
se me ndėrmarrjen me kohė tė hapave tė propozuara kėtu, qė nė ditėt e
para mbas 10 dhjetorit, veē mund tė pėrcaktohet itinerari i Kosovės, nė
fazėn e parė tė rrugėtimit ndėrkombėtar si shtet i mvetėsishėm, qė
konform aspiratave tona tė natyrshme kombėtare, duhet tė jetė njė fazė
kalimtare e tranzicionit drejt jetėsimit tė aktiti tė madh historik – tė
bashkimit kombėtar, respektivisht tė shpalljes dhe njohjes sė Shqipėrisė
Etnike, si njė shtet stabil dhe shumė i rėndėsishėm pėr ekzistencėn
paqėsore dhe stabile t'Europės! Pa hezituar dhe sypatrembur, liderėt
tanė nė krye tė institucioneve shtetėrore, kombėtare e politike, duhet
t'ua bėjnė me dije qendrave tė vendosjes dhe t'ua rikonfirmojnė synimin
e drejtė dhe tė natyrshėm tė qetėsimit tė Ballkanit dhe t'Europės
pėrgjithėsisht, me njohjen e menjėhershme tė pavarėsisė sė Kosovės e
pastaj edhe me kostituimin dhe njohjen e Shqipėrisė Etnike, pra tė
Shqipėrisė shtet mbi tė gjitha trojet shqiptare. |