ARBITALIA 
Shtėpia e Arbėreshėvet tė Italisė
La Casa degli Albanesi d' Italia  
 
Le news di Engjell Koliqi
 

VAZHDON VIZITA E FRYTSHME E DELEGACIONIT KOSOVAR NĖ BRAZIL:

Interesim i jashtėzakonshėm i intelingjencisė braziliane pėr Kosovėn dhe pėrspektivat e saj

Eminenca e Tij Kardinali Serafim Fernandes Araśjo, qė ishte njohės i mirė i gjendjes nė Kosovė, tha se Selia e Shenjtė do e luaj rolin e vet aktiv nė proceset e Kosovės dhe shprehu dėshirėn tė vizitojė vendin tonė – siē tha – tokėn dhe popullin e Nėnės Tereze. Takim shumė interesant dhe i frytshėm nė Akademinė e shtetit Minas Gerais (MG) tė letėrsisė dhe tė arteve, me artistė, gazetarė dhe shkrimtarė tė Belo Horizonte-s dhe tė qyteteve tė tjera nė njė mbrėmje shumė tė kėndshme, me shumė premtime pėr bashkėpunim, nė lėmenjtė kulturor dhe artistik, si dhe kėmbim pėrvojash nė gazetari dhe nė letėrsi. Mysafirėt kosovarė ligjėruan para tė pranishmėve dhe u pėrgjigjėn nė pyetje tė shumta dhe mjaft interessante rreth zhvillimeve nė Kosovė dhe pėr Kosovėn. Njė takim shumė i frytshėm edhe mne pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Shėndetėsisė sė Minas Gerais-it.

Shkruajnė: Engjėll KOLIQI & Vera Lucia ALVES-NEVES

Belo Horizonte, 6 mars 2007. – Delegacioni kosovar nė Brazil, tė hėnėn e 5 marsit bujshėm e ka pėrmbushur planin e agjendės sė protokollit, me tri takime shumė tė rėndėsishme, qė siē po shihet, po vėjnė hapat e parė shpresėdhėnės pėr njė bashkėpunim tė shumanshėm nė mes Minas Gerais-it,  respektivisht Brazilit dhe Kosovės. Kanė qenė tri organizma institucionale shumė tė rėndėsishme qė kanė pritur delegacionin tonė, qė nė Brazil po pėrfaqėsohet nga kryetari i KK tė Vitisė – Musa Misini, nga kėshilltari i kėsaj komune e administrator i Stubllės – Sarė Gjergji dhe nga gazetari e veprimtari i kėsaj komune i akredituar nė Itali – Engjėll Koliqi. Nė tė gjitha takimet e djeshme delegacioni ynė ėshtė shoqėruar nga shefja e protokollit tė kėsaj vizite – Dr Vera Lucia Alves Neves – profesoresha  universitare e nderuar nga tė gjithė dhe e njohur si “kosovarja braziliane” dhe Esmeralda …. drejtoreshė e shkollės sė lartė tė arteve dhe tė teatrit nė Belo Horizonte

Paradite delegacioni ėshtė pritur nė selinė e arqipeshkėvisė sė Minas Gerais-t (MG) nė Belo Horizonte, nga arqipeshkėvi – Eminenca e Tij Kardinali Serefim Fernandes Araśjo, ish kryebashkiaku i Qytetit tė Vatikanit, i cili tha vetė se ėshtė njohės i mirė i zhvillimeve ballkanike, duke theksuar sidomos Kosovėn. Kardinali Araśjo, duke folur pėr bijėn kosovare, tashmė e njour si shenjtėresha e dashurisė – E lumja Nėna Tereze, disa herė ka emocionuar pėrfaqėsuesit kosovarė, tė cilėt edhe janė pėrlotur nga emocionet. Kryetari Misini i ka thėnė kardinalit se ndjehet shumė i lumtur, qė ka mundėsinė dhe prilegjin qė t’ia pėrcjellė pėrshėndetjet institucionale tė presidentit tė Kosovės – Dr Fatmir Sejdiu, tė kryeministrit Agim Ēeku, tė ipeshkėvit tė sapomemėruar Imzot Dodė Gjergji (i lindur dhe i rritur nė Stubėll tė Vitisė), si dhe tė mbarė popullit tė Kosovės. Ai e ka njoftuiar mikpritėsin pėr zhvillimet historike dhe ato aktuale nė Kosovė dhe nė fund i ka kėrkuar atij mbėshtetjen e hierarkisė kishtare braziliane dhe tė besimtarėve, pėr  njė Kosovė tė pavarutr dhe sovrane mbi tokat e veta dhe pėr njė zhvillim tė mirėfilltė tė saj, me demokraci tė mirėfilltė, nė tė gjitha fushat e jetės. Nė kėtė kontekst Z. Musa ka ilustruar me shembuj konkretė tolerancėn ndėrfetare nė Kosovė, qė ėshtė shembullore pėr botėn mbarė. Sarė Gjergji ka folur me shumė shembuj konkretė tė toleracės shembullore ndėrfetare nė Kosovė, kurse Engjėll Koliqi ka mbarėshtruar para kardinalit shembuj konkretė tė veprave tė mėdha tė personaliteteve botėrore tė dala nga ilirėt, respektivisht shqiptarėt – perandori romak me origjinė dardane – Konstantini, ai qė dekretoi lirinė fetare, duke pėrligjur kėshtu i pari nė histori njė demokraci tė dekretuar nga pushteti, autorin e hymnit tė kishės universale “Te Deum” – Shėn Niketė Dardani dhe autorin e vulgatės e tė biblės nė latinisht shenjtin ilir Shėn Jeronimin e Dalmacisė, duke mbėrritur kėshtu deri te “atleti i Krishtit” – Gjergj Kastrioti Skėnderbeu dhe te nėna e botės mbarė e shenjtėresha e dashurisė – e Lumja Nėna Tereze.   Kardinali ka thėnė se ėshtė njohės i mirė i rrethanave ballkanike e sidomos i gjendjes sė pėrgjithshme nė Kosovė dhe ka konfermuar dashurinė e Papės Gjon Pali II pėr Kosovėn dhe pėrgjithėsisht popullin shqiptar, falė shenjtėreshės sė dashurisė, e cila edhepse pa lindur kurrė njė fėmijė, nga mbarė bota ėshtė nderuar dhe nderohet deri nė amshim si njė nėnė e madhe e tė gjithėve. Ai ka thėnė se edhe pasardhėsi i Gjon Palit II, Papa Benedikti XVI ka njė interesim tė madh pėr Kosovėn dhe se kėto ditė ai, nė kuadėr tė lobimit ndėrkombėtar pėr shtetin e ri tė Kosovės, pret njė delegacion tė Kuvendit, kryesuar nga kryeparelamentari ynė – Kolė Berisha. Ai gjithashtu tha se gjithnjė lut Zotin pėr Kosovėn dhe se meshėn e sotme nė mbrėmje, do t’ia kushtojė Kosovės dhe pėrspektivės sė ndritur tė popullit tė saj. Ai ka thėnė se nėse i vjen njė ftesė nga ipeshkėvi i Kosovės Imzot Dodė Gjergji, me shumė kėnaqėsi do ta pranonte dhe do ta vizitonte Kosovėn. Nėse jo mė parė, ai tha se do tė vij nė prill tė vitit tė ardhshėm, kur – tė dielėn e dytė tė Pashkėve do tė jetė nė njė festė nė Poloni.

Delegacioni ynė i ka dhuruar Kardinalit veprėn e madhe dyvėllimėshe “La spiritualitą di Madre Teresa – vivere, amare testimoniare” (Pėrshpirtėria e Nėnės Tereze – tė jetosh, tė dashurosh, tė dėshmosh), nė italisht, nga autori ynė i mirėnjohur Dr Dom Lush Gjergji, librin skenik “Trilogji mbi martirėt e Karadakut” tė autorit arbėresh Giuseppe (Zef) del Gaudio, bazar nė librin mbi martirėt tė Dr Dom Gjergj Gjergjit, njė portret nė bronz tė Nėnės Tereze, kishėn famullitare tė Shėn Jozefit nė Stubėll, punuar nė gips, si dhe veprat poetike tė autorėve tė pranishėm nė kėtė vizitė (Sarė Gjergji: “Peisazh Toke” dhe Engjėll Koliqi “Il mio secolo si chiama amore” – “Shekulli im quhet dashuri”).

            Nė orėt e mbrėmjes delegacioni ynė ėshtė pritur nė selinė e Akademisė Federale tė Letėrsisė, pėr Minas Gerais, nė Belo Horizonte, nga kryetari i kėsaj akademie e shkrimtari mė i madhi i kėtij shteti dhe ndėr mė tė mėdhenjt nė Brazil – Olavo Romano de Sant’Anna, Sergio Fantini pėrgjegjės i ministrisė sė kulturės pėr art dhe letėrsi dhe gazetar i mirėnjohur, si dhe shumė gazetarė, shkrimtarė e artistė, nga Belo Horizonte dhe nga qytete tė tjera tė Minas Gerais-it (MG), tė ardhur posaēėrisht pėr kėtė takim me delegacionin tonė – Beth Fleury, Maria Antonietta Pereira, Emilio Guimarąes, Āngela Catramby, Malluh Praxedes, Tania Diniz, Zé da Velha, Silvério Pontes, Marlene Tertuliano Dosanjos, editori Antonio Manoel dhe shumė tė tjerė.

Kryetari Misini, pasi ua ka pėrcjellur pėrshėndetjet e institucioneve tė Kosovės, tė pranishmit i ka njoftuar me zhvillimet historike dhe me aktualitetin e Kosovės, duke theksuar se populli shqiptar ėshtė njė nga popujt mė tė vjetrit nė Europė e mė i vetri nė Ballkan, por tė ndodhur nė njė udhėkryq interesesh tė superfuqive tė kohėrave, ka vuajture dhe ka pėrsuar shumė, nėpėr shekuj. Kosova identifikohet ma fatin e urės, e cila nė rrethana paqeje ėshtė mekanizmi i shkėlkqyeshėm i qarkullimit tė tė gjitha vlera njerėzore, por nė rrethanat e pakėndshme ėshtė element i parė qė pėrjeton fatin e shkatėrrimit. Kėshtu ngjau me Kosovėn nėpėr shekuj – u tha Z. Misini tė pranishmėve, qė e kanė ndjekur me interesim tė madh dhe vazhdoi: “Tani jemi nė fazėn kulmore tė pėrmbylljes sė kėsaj historie tė hidhur, me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės do tė pėrmbyllet kjo kaptinė e hidhur dhe Kosova me subjektivitetin dhe sovranitetin e saj do tė jetė element i stabilitetit nė regjion dhe Europė dhe do tė jetė jetė njė pėrparėsi e madhe pėr Europėn, qė do tė reflektonte nė ndėrtimin e shoqėrive tė lira dhe demokratike, me mundėsi tė barababarta, si model pėr tė tjerėt. Ai tha se kėto cilėsi dhe virtyte populli ynė i ka ndėr shekuj, tė trashėguara nga figurat e dėshmuara, por tė cilat u penguan tė jetėsohen, nga interesat barabare tė pushtuesve dhe kolonizuesve mbi tokat tona”. Pėr zhvillimet kulturore, me njė theks tė posaēėm tė sistemit edukativo-arsimor dhe tė letėrsisė shqiptare ka folur Sarė Gjergji, i cili gjithashtu ėshtė pėrcjellur me njė interesim tė madh. Ai ka folur edhe pėrveprimtaritė karitative dhe humanitare, duke mbarėshtruar pėrvojat e tij shumėvjeēare nė Karitasin  e Kosovės nė Gjilan. Tė pranishmit kanė bėrė shumė pyetje, nė tė cilat janė pėrgjigjur tė tre mysafirėt nga Kosova. Sidomos pyetje interesante kanė bėrė mbi rregullimin ligjor tė marrėdhėdhėnieve ndėretnike dhe ndėrfetare, tė zhvillimeve tė sistemit ekonomik, social, arsimor, shėndetėsor, kulturor etj, nėpėr periudhat e hekurta tė diktaturave pushtuese dhe sot, nė kėto vite tė administrimit ndėrkombėtar, si dhe pėr vizionin e liderėve institucional dhe politikė, pėr rrugėtimin e Kosovės nėpėr vite dhe shekuj, pas pavarėsisė. Duhet theksuar faktin  se tė pranishmit kanė mbetur shumė tė kėnaqur me pėrgjigjet, gjė qė u vėrtetua me shumė duartrokitje, me rastin e pėrgjigjeve.

Ka qenė shumė emocionues ēasti kur poetja e mirėnjohur braziliane Beth Fleury, nga libri i saj “Palavra Possuķda” (Fjala e Posedimit) ka lexuar poezinė  kushtuar fėmijėve tė Kosovės, tė shkruar nė Rio de Janeiro, nė vitin 1998 (gjatė luftės nė Kosovė). Kjo strukturė e inteligjencės kanė shprehur gatishmėrinė e bashkėpunimit me kolegėt e tyre – gazetarė, artistė e shkrimtarė nė Kosovė, nė tė gjitha fushat dhe kanė marrė pėrsipėr nxitjen e Qeverisė sė Minas Gerais-it dhe tė asaj federale tė Brazilit, qė tė jenė ndėr tė parėt nė njohjen e pavarėsisė sė merituar tė Kosovės dhe tė lobojnė kudo qė kanė influencė, sepse populli Kosovės meriton tė bėhet gjithėēka pėr te dhe t’i mundėsohet njė jetė dinjitoze, nė mesin e popujve tė tjerė tė lirė europianė. Nė fund janė shkėmbyer dhuratat, kryesisht libra me autografe tė autorėve. Mikpritėsit i kanė dhuruar delegacionit tonė dhjetėra libra pėr bibliotekat e Kosovės dhe njė paketė me 10 CD, 10 audiolibra, dhuratė tė verbėrve nė Kosovė.

priru / torna