|
VAZHDON VEPRIMTARIA E
DELEGACIONIT TONĖ NĖ MINAS GERAIS TĖ BRAZILIT:
Pėrgatitet java e
kulturės kosovare nė Brazil
Delegacioni ynė, nėn
drejtimin e kryetarit tė KK tė Vitisė Z. Musa Misini, tė martėn e 6
marsit e ka kaluar kryesisht nė lokalet dhe nė mesin e pėrgjegjėsve tė
jetės kulturore-artistike tė shtetit tė Minas Gerais-it, nė Belo Horizonte.
Gatishmėri e Pallatit tė Arteve, pėr ta organizuar, nė vjeshtėn e kėtij
viti, javėn e kulturės kosovare nė Minas Gerais. Takime tė vlefshme edhe
nė qendrėn e artizanateve dhe nė muzeun e arteve dhe tė punės. Koncert i
Orkestrės Simfonike tė Pallatit tė Arteve, nė Belo Horizonte, nė nder tė
delegacionit nga Kosova, me pjesėmarrjen e mbi 1500 shikuesve.
Shkruajnė: Engjėll
KOLIQI & Vera Lucia ALVES-NEVES
.jpg)
Belo Horizonte (MG Brazil), 7 mars
2007. Tė martėne e 6 marsit, delegacioni nga Kosova (Musa Misini
kryetar i KK tė Vitisė, Sarė Gjergji kėshilltar i KK tė Vitisė dhe
Engjėll Koliqi gazetar dhe veprimtar i akredituar nė Itali), kanė pasur
vizita dhe takime shumė tė rėndėsishme me drejtuesit e jetės
kulturo-artistike tė shtetit Minas Gerais tė Brazilit. Tė prirė nga shefja
e protokollit tė vizitės Dr Vera Lucia Alves Neves dhe njėra nga
hartueset e kėtij protokolli drejtoresha e shkollės sė lartė tė teatrit,
nė Universitetin Federal tė Minas Gerais-it (MG) Dr Esmeralda de
Carvalho Castro.

Ka qenė shumė interesant dhe i frytshėm
takimi nė Pallatin e Arteve (mė i madhi nė Amerikėn Latine), ku janė
pritur nga kryetarja e Fondacionit Qeveritar Clóvis Salgado qė
administron kėtė qendėr Lucia Camargo, me pėrgjegjėsit e sektorėve tė
ndryshėm (teatėr, muzikė, vallėzim, pikturė e skulpturė, kinematografi etj).
Sė pari, Znj. Camargo ka shpjeguar veprimtaritė dhe funksionimin e kėtij
pallati gjigant, ku kishte sallėn e madhe tė teatrit, me 1707 ulėse, dy
salla tė tjera mė tė vogla pėr teatėr dhe muzikė, sallat e vallėzimit,
biblioteka, kinemanė, katėr galeri pėr pikturė e skulpturė, qendrėn e
artizanateve, shkollėn e lartė tė teatrit, muzikės dhe vallėzimit dhe
shumė veprimtari tė tjera pėrcjellėse. Kryetari Misini i ka njoftuar
mikptitėsit me zhvillimet histrorike dhe me realitetin e tashėm nė Kosovė,
duke theksuar nevojėn e madhe dhe tė ngutshme qė vendi ynė ka pėr
mbėshtetje nga bashkėsia ndėrkombėtare dhe nga vende mike e popuj miq,
anekėnd botės. Ai nga Znj Camargo dhe bashkėpunėtorėt e saj ka kėrkuar
mundėsinė e bashkėpunimit tė frytshėm kulturor e artistik. Ishte shumė
interesant dhe me rėndėsi reagimi i menjėhershėm i mikpritėsve, tė cilėt
kėrkuan hartimin e njė projekti konkret pėr organizimin e Javės sė
Kulturės Kosovare nė Belo Horizonte dhe qytete tė tjera tė kėtoij shteti
brazilian. Saulo Cunha de Oliveira drejtor i planifikimit dhe udhėheqjes
sė financave dhe Mōnica Cerqueira drejtoreshė e hapsirės kulturore, mbas
konsultimeve me mysafirėt, kanė marrė pėrsipėr hartimin e njė
projektprogrami pėr organizimin e Javės Kulturore Kosovare nė Kosovė, qė
mund tė zhvillohet gjatė shtatorit tė kėtij viti. Me kėtė rast, nė Minas
Gerais tė Brazilit mund tė qėndrojnė grupe kulturo-artistike e ansamble
kosovare, piktorė, skulptorė, njė trupė teatrore dhe fėmijėt artistė. Pėr
vlerat kulturore dhe historike nė Kosovė, kanė folur edhe Sarė Gjergji dhe
Engjėll Koliqi, tė cilėt janė ndjekur me mjaft interesim dhe vėmendje nga
mikptirėsit.
.jpg)
Pastaj delegacioni ynė, nė qendrėn e
artizanateve, qė funkciononte gjithnjė nė gjiun e Pallatit tė Arteve,
ėshtė pritur nga kryetarja Arutana Cobério Terana dhe nėnkryetarja Maria
Lścia Simōes, qė i kanė n joftuar mysafirėt me veprimtarinė 35 vjeēare tė
kėsaj qendre. Mbasi kanė hspjeguar zhvillimin e veprimtarive artizanale nė
Kosaovė, pėrfaqėsuesit tanė dhe mikpritėsit janė marrė vesh pėr shqyrtimin
e tė gjitha rrethsanave pėr njė bashkėēpunim t ėndėrsjelltė, nė kuadėr tė
bashkėpunimit tė gjithėmbarshėm ndėrshtetėror, rrugėve institucionale.
.jpg)
Mbasdite delegacioni ynė ka zhvilluar njė
vizitė nė Muzeun e Arteve dhe tė Punės, mė i madhi nė Amerikėn Latine. Aty
janė pritur nga Presidentja e Institutit Kulturor Flįvio Gutierrez
Angela Gutierrez, e cila ka mbetur e mahnitur me tė arriturat nė Kosovė,
gjatė viteve tė pasluftės dhe ka premtuar njė vizitė nė Kosovė, pėr tė
shqyrtuar mundėsitė e bashkėpunimit dhe tė ngritjes sė njė muzeu historik
atje.
.jpg)
Nė mbrėmje, me fillim nė ora 20, nė
sallėn e madhe tė kėtij pallati gjigant tė arteve, qė kishte saktėsisht
1707 ulėse, Orkestra Simfonike e Minas Gerais-it, me 74 instrumentistė, ka
shfaqur njė koncert special, nė nder tė delegacionit nga Kosova. Nė
koncert, ku kanė marrė pjesė shumė personalitete tė jetės kulturo-artisike
tė kėtij shteti brazilian, kanė qenė mbi 1500 spektatorė. Ishte kėnaqėsi e
vėrtetė tė dėgjoje dhe shihje duatrokitjet frenetike, kur u kumtua se ky
koncert ishte organizuar pėr nder tė delegacionit nga Republika e Kosovės,
qė do jetė njė shtet mik i Minas Gerais-it dhe pėrgjithėsisht i Federatės
Braziliane.
.jpg)
Dita e pestė e delegacionit tonė nė
Brazil ėshtė mbyllur me njė darkė pune, shtruar nga funksionarja
financiale e qeverisė vendore, qė do tė mbėshtesė tė gjitha projektet e
bashkėpunimit Znj Amélia Agostini, e cila ka premtuar mbėshtetjen
financiare tė tė gjitha projekteve tė bashkėpunimit ndėrshtetėror, sidomos
nė lėmin e veprimtarive kulturo-artistike. |