Belo Horizonte, 29 maj
2007. Nė qėndrimin e dytė tė tij tė radhės, veprimtari dhe
shkrimtari kosovar tashmė i mirėnjohur nė vendin tonė Engjėll Koliqi,
gjithnjė e mė shumė po shton dhe po vulos suksese pėr karrierėn e tij si
shkrimtar dhe patriot, gjithnjė nė
shėrbim tė vendit dhe tė popullit tė tij.
Kosova qė nė zemrat tona braziliane kishte hyrė, gjatė luftės sė fundit
atje, pėrmes birit tė saj tė devotshėm Engjėll Koliqi, nė brendinė
tonė shpirtėrore po konstrukton banesėn e saj tė pėrhershme, deri nė
amshim. E themi kėtė, sepse biri i Saj, qoftė gojarisht, qoftė me penė,
nė memorien tonė intelektuale veē ka mbjellė vlerat e mirėfillta qė
dalin nga traditat e shenjta tė atij populli tė martirizuar, por
gjithmonė krenar siē thotė shpesh Koliqi, popull qė botės ia dhuroi
emrat e pashuar nė histori atė qė bėri aktin e parė tė demokracisė, tė
dekretuar nė histori lirinė e besimit fetar perandori i Romės
Konstantini, shenjtin qė Kishės Univerzale Katolike i dhuroi Hymnin TE
DEUM Shėn Niketė Dardani, Shenjtėreshėn e Dashurisė qė mbarė bota e
njohu si nėnė, Gonxhe Bojaxhiu Nėna Tereze.

Mbrėmė, poeti kosovar, i
shoqėruar nga drejtueset e Organizatės Ndėrkombėtare CAN organizatė
pėr planifikim dhe implementim projektesh ndėrkombėtare, ushtrime e
planifikime ligjėratash, organizime konferencash dhe shoqėrim misionesh
nga jashtė Vera Neves e Esmeralda De Carvalho Castro, ka pasur njė
takim shumė tė frytshėm me njėrin nga drejtuesit e Akadamisė Letrare tė
shtetit Minas Gerais, shkrimtari mė i famshėm vendor e ndėr mė tė mirėt
nė Brazil, qė ka edhe famė botėrore Olavo Romano, me drejtoreshėn e
pikėtakimit tė shkrimtarėve Letrat dhe Pikė Dagmar Braga, me
drejtorin e Fakultetit tė Edukimit (tė Pedagogjisė) nė Belo Horizonte
Prof. Dr. Nelson Ferriera Filho, etj. Kėtė takim, nė shtėpinė e
intelektualėve tė Belo Horizonte-s, siē quhet kėtu lokali i pronarit
Julius Cesar Pereira Alexandrina Café Cultura e Moda , ku edhe
do tė hapet ekspozita e parė e poezive tė tij <<DHURATĖ DASHURIE>>, nė
fund tė javės sė ardhshme, shkrimtari kosovar e ka cilėsuar si njė
mbrėmje shumė tė kėndshme dhe tė frytshme me profesorėt dhe shkrimtarėt
vendorė, qė po i ndihmojnė shumė nė realizimin e synimeve tė tij, qė
kėtu ta afirmojė sa mė shumė kulturėn e popullit tė tij, me tė gjitha
traditat e shenjta kombėtare.

Shkrimtari i madh Olavo
Romano, i cili kishte marrė, qysh nė mars, nga autori kosovar librin
poetik Shekulli im quhet dashuri penėn e poetit Engjėll Koliqi, e ka
vlerėsuar si njė penė shumė e fortė dhe e ndjeshme, qė di tė prekė
thellė nė shpirtin e secilės qenie njerėzore dhe si njė penė e cila
gjithmonė mes njerėzve mbjell vetėm dashuri. Ai ka theksuar adhurimin e
tij edhe pėr patriotizmin tipik tė shkrimtarit kosovar, si cili, siē ka
thėnė Romano, do tė ngritet nė piedestalin e shkrimtarėve mė tė mėdhenj
botėror. Ai ka ofruar njė ndihmė speciale nga Akademia Latrare e Belo
Horizonte-s, ku edhe ka ftuar Koliqin pėr njė ligjėratė speciale me
temėn Kosova nė aspektin kulturo-historik dhe traditat kombėtare
tė saj, sikur qė i ka garantuar edhe pėrkrahjen e kėsaj
akademie pėr botimin e veprave tė tij, nė gjuhėn portugeze. Nė radhėn
prioritare janė pėrmendur veprat nė dorėshkrim tė shkrimtarit kosovar
Ndjenjė Drite (poezi) dhe Njė dashuri pa kufinj
(libėr publicistik kushtuar Nėnės Tereze). Nė fund, siē u shpreh ai vetė
me kėnaqėsi tė veēantė i ka dhuruar shkrimtarit kosovar librin e tij
famoz e tė ilustruar mbi Shėn Franēeskun. Gjithashtu, i ka dhuruar edhe
dy libra tė tjerė tė tij, pėr miqtė kosovarė qė i njohu nė mars kėtu
Musa Misini (kryetar i Komunės sė Vitisė) dhe Sarė Gjergji (poet e
administrator i Stubllės).

Edhe drejtori akademik i
Fakultetit tė Edukimit Prof Filho e ka ftuar shkrimtarin kosovar, i
cili ėshtė edhe profesor i pedagogjisė, pėre njė ligjėratė speciale nė
fakultetin e tij, me temėn Zhvillimet edukativo-arsimore dhe
kulturo-artistike nė Kosovė, ftesė e pranuar me kėnaqėsi nga
Engjėll Koliqi.