|
Mbas zgjedhjeve tė
nėntorit:
KOSOVA MERITON NJĖ QEVERI STABILE DHE
TĖ DENJĖ
Sa mė parė qė
ėshtė e mundur e mė sė voni deri nė gjysmėn e dhjetorit, Kosova duhet ta
ketė tė kostituuar Kuvendin e Ri dhe Qeverinė e Re, tė dalura nga
zgjedhjet e 17 nėntorit 2007. Si pėrgjigje adekuate rethanave aktuale,
nė rrafshin e politikės dhe tė diplomacisė ndėrkombėtare , nė kėtė fazė
shumė delikate tė historisė sonė, mė funksionale dhe mė e denjė do tė
ishte njė qeveri e koalicionit PDK-LDK.
Shkruan :
Engjėll KOLIQI
Lecco, 4 dhjetor
2007. – Megjithė kundėrshtitė e aty-kėtushme dhe megjithė dyshimet e
komentimet e ndryshme, nė rrafshin politik , zgjedhjet e trefishta (ato
politike-parlamentare, ato administrative-komunale dhe zgjedhjet pėr
kryetarė komunash), u mbajtėn mė 17 nėntor dhe megjithė pjesėmarrjen e
ultė tė zgjedhėsve , nga tė gjitha palėt e interesuara dhe nga
vėzhguesit ndėrkombėtarė u vlerėsuan si zgjedhje tė suksesshme dhe
demokratike, madje mė demokratiket nė rajon. Siē pritej dhe
paralajmėrohej nga sondazhe tė shumta dhe nga analistė poliitkė, bazuar
nė shumė argumente, pėrfshirė edhe korrupcionin e qeveritarėve aktualė,
kėto zgjedhje i ka fituar Partia Demokratike e Kosovės (PDK-ja), lideri
i sė cilės parti – Z. Hashim Thaēi, njėherėsh edhe kandidat pėr
kryeministėr, nga njė politikan agresiv dhe i rrebeluar, siē ishte
viteve tė mėparshme – kėtė vit ėshtė spikatur si politikan i matur dhe i
urtė, i kalibrit euro-atlantik.
Duke
pasur parasysh politikėn nė rrafshin botėror tė globalizmit dhe nė
aspektin e diplomacisė sė ndėrlikuar ndėrkombėtare, me rezultatin e
kėtyre zgjedhjeve duhet tė jemi tė kėnaqur, sepse nė kėto rrethana njė
kryeministėr me emrin e Hashim Thaēit , mendoj ėshtė ēelės i mirė pėr
hapjen e derės sė madhe nė diplomacinė ndėrkombėtare tė arbitrazhit. Me
Hashim Thaēin – kryeministėr, Kosova nė fazėn pėrfundimtare dhe
vendimtare tė pėrcaktimit tė statusit final, do tė jetė mė e fortė dhe
mė e sigurtė, pėr shumė arsye, qė tashmė i dijmė tė gjithė.
Kur
kemi parasysh tė gjitha faktet dhe argumentet pėrbėrėse tė intereseve
globale dhe tė intereseve tė palėve tė ndryshme – pėrbėrėse tė
arbitrazhit diplomatik ndėrkombėtar, me plot tė drejtė interesohemi pėr
themelimin sa mė tė shpejtė tė Qeverisė sė Re tė Kosovės, natyrisht edhe
pėr pėrbėrjen e saj. Prandaj, duke analizuar shumė detaje nga intereset
globale dhe nga ato tė palėve
tė ndryshme qė
sajojnė qendrat ndėrkombėtare tė vendosjes, unė si njė qytetar i
thjeshtė i Kosovės, i interesuar pėr fatin dhe ardhmėrinė e vendit tim,
do tė doja qė sa mė parė ta shoh funksionale Qeverinė e Re – kėsaj radhe
tė koalicionit PDK-LDK. Pse e propozoj kėtė koalicion ?! Nė gjendje
normale tė njė shteti tė fortė dhe stabil, Lidhja Demokratike e Kosovės
(LDK-ja) tash do tė duhej tė kalonte nė opozitė, por nė rrethanat tona,
kjo do tė binte edhe rreziqe jetike. E themi kėtė, sepse nėse jo ky
koalicion, atėherė do tė vinte nė shprehje njė koalicion tjetėr i PDK-sė,
me AKR-nė (Aleancėn pėr Kosovėn e Re), LDD-nė (Lidhjen Demokratike tė
Dardanisė) dhe AAK-nė (Aleancėn pėr Ardhmėrinė e Kosovės), ose me dy nga
kėto tri parti. Nė kėso kombinimesh, presidenti i Kosovės – Fatmir
Sejdiu do tė jepte dorėheqje dhe pas tregtimeve nė fazėn e bėrjes sė
koalicionit, president i Kosovės do tė mund tė zgjidhej Behgjet Pacolli
ose Nexhat Daci. Kur i dijmė orientimet e intereseve dhe tė vijave
pėrcaktuese tė politikave dhe tė diplomacisė ndėrkombėtare, cilido prej
tyre, nė postin e presidentit, paraqet rrezik pėr ardhmėrinė e Kosovės.
Nė variantin tjetėr , qė do tė ishte absurd dhe i padrejtė, do tė mund
tė bėhej njė qeveri e koalicionit: LDK-AKR-LDD-AAK, duke e lėnė prapė nė
opozitė PDK-nė, fituesin e parė tė zgjedhjeve tė 17 nėntorit. Por, kjo
zgjidhje do tė ishte e padrejtė dhe grusht i rrezikshėm kundėr vlerave
sublime tė demokracisė.
Prandaj,
duke pasur parasysh tė gjitha rrethanat nė tė cilat aktualisht ndodhet
vendi ynė dhe lėvizjet, ndėr mė tė ēuditshmet nė politikėn ndėrkombėtare,
pėrfshirė edhe rezultatin absurd dhe tė kurdisur tė zgjedhjeve nė Rusi,
Kosovės sot i nevojitet njė Qeveri e koalicionit PDK-LDK, me
kryeministėr Hashim Thaēin, qė nė kushte tė rėndomta politike Fatmir
Sejdiut i mundėson vazhdimin e funksionit tė presidentit tė Kosovės.
Kėshtu pra, duke pasur parasysh pjekurinė e lartė politike dhe
stabilitetin e jashtėzakonshėm nė rrafshin diplomatik tė Hashim Thaēit,
si dhe vlerat tashmė tė dėshmuara tė profesorit Fatmir Sejdiu - tandemi
Thaēi-Sejdiu, nė arenat dhe udhėkryqet e diplomacisė ndėrkombėtare, edhe
atėherė kur parakalojnė e fėrkohen interese tė mėdha e tė ndryshme tė
palėve ndėrkombėtare, do tė ishte i pathyeshėm. Pra, vetėm me tandemin
Sejdiu-Thaēi, Kosova do tė mund tė pėrfaqėsohej denjėsisht dhe
vendosmėrisht nė kėto sfida, kur po pėrcaktohet fati dhe ardhmėria jonė
!
Pa e
zgjatur shumė, do tė kėrkoja qė sa mė parė – mė sė voni deri nė mes tė
muajit nė vijim , tė bėhet kostituimi i Kuvendit tė Ri dhe i Qeverisė sė
Re tė Kosovės – tė koalicionit PDK-LDK, qė natyrisht edhe do tė
rikonformonte funksionin e presidentit pėr Fatmir Sejdiun. Me kėtė
zgjidhje, mendoj institucionet tona do tė kenė legjitimitetin dhe fuqinė
e nevojshme, pėr shpalljen e aktvendimit historik pėr pavarėsinė dhe
sovranitetin e Kosovės, duke i dhuruar kėshtu OKB-sė edhe njė ulėse tė
re, qė do tė merrte pėrgjegjėsistė historike pėr paqe dhe siguri nė
rajonin ballkaniko-mesdhetar . Le tė mos vonohen liderėt tanė tė
poitikės, sepse ne i duam sa mė parė institucionet tona pėrfaqėsuese –
stabile dhe tė denja! Gėzuar! |