NDĖR GAZETAT SHQIPTARE NĖ
ITALI:
MĖ E LEXUARA DHE MĖ E BESUARA
KOMBĖTARJA «BOTA SOT»
Kėrkohen hapja e njė redaksie nė
Itali dhe shkrime tė pėrditshme mbi veprimtaritė e mėrgatės sonė kėtu
______________________
Shkruan: Engjėll KOLIQI
Nė kėto kohė moderne, duke falėnderuar
shpejtėsinė e qarkullimit tė informacioneve dhe internetin, edhe Mėrgata
shqiptare, kudo qė ndodhet, mė lehtė dhe mė shpejt po njihet me ndodhitė
e aktualitetit nė atdhe dhe kudo nė botė. Nė kėtė drejtim, pėrveē katėr
kanaleve televizive shqiptare qė transmetojnė programin pėrmes valėve
satelitore dhe tė shumė dritareve shqiptare tė internetit, edhe
redaksitė e gazetave tona kanė ndėrmarrė masa, pėr plasimin e gazetave
tė pėrditshme dhe tė atyre tė pėrkohshme nė shumė shtete europiane, ku
jetojnė e veprojnė veprimtarėt shqiptarė.

Nė kėtė konkurrencė, dikund tė drejtė e
dikund tė padrejtė, stafi drejtues i tė pėrditshmes sonė kombėtare «Bota
Sot», qė kishte hapur redaksinė, sė pari nė Zürich e pastaj edhe nė
Prishtinė, nė Tiranė, nė Tetovė e nė New York, doli mė i pėrgatitur se
tė tjerėt, siē doli edhe gazeta jonė kombėtare mė e pasura me realitetin
kombėtar e ndėrkombėtar, mė e besuara, qė nėnkuptohet edhe mė e lexuara.
Ėshtė e vetmja gazetė shqiptare qė pėrveē nė Prishtinė shtypet, edhe nė
Europė dhe nė Amerikė dhe shitet edhe nė kontinentin pėrtej Atlantikut.
«Bota Sot», duke ruajtur karakterin mbarėkombėtar e duke mos u
mbėshtetur vetėm nė njė grupacion apo forcė politike, ia ka dalur
qėllimit, qė tė depėrtojė nė ēdo trevė shqiptare (pos nė Shqipėri e njė
kohė edhe nė IRJ tė Maqedonisė, e ndaluar nga qeveritė e dy vendeve,
vartėse dhe vegla tė qendrave vendosėse nė Beograd, Moskė, Athinė...).
Ia doli gazeta jonė mbarėkombėtare, sepse aty e gjetė veten tė gjithė:
politikanėt, shkencėtarėt, punėtorėt, intelektualėt, shkrimtarėt,
studentėt, nxėnėsit, bujqit - pleqtė e tė rinjtė, hoxhallarė e
priftėrinjė, luftėtarė e paqėsorė... Ia dol igazeta jonė, sepse nė faqet
e saj u pėrfshi, pa ngjyra politike, as ideologjike as fetare, as
rajonale - aktualiteti dhe realiteti ynė kombėtar - megjithė
origjinalitetin e tij, kudo qė ndodhi e u zhvillua - nė qytet e nė
fshat, nė atdhe e nė diasporė. Ia doli, se nė faqet e saj gazeta jonė e
pėrshkroi nė mėnyrėn mė origjinale realitetin tonė - edhe tė kėndshėm,
por edhe tė hidhur, ashtu siē e pa dhe ashtu siē e gjeti. Ia doli,
gazeta jonė kombėtare, sepse nė te gjetėn vend dhe gjejnė gjithmonė
hallet e njerėzve, nevojat, dėshirat... Ia dol idhe ia del kombėtarja "Bota
Sot", sepse shkrimet e saja gjithmonė janė kushtrim pėr tė mirėn e
kombit, pėr ardhmėrinė e ndritur tė farės arbėrore!!!
Nė Kosovė tė gjitha tė pėrditshmet tjera
bashkė (herė katėr e herė pesė sish) nuk e mbėrriojnė tirazhin e sė
pėrditshmes kombėtare "Bota Sot", tė cilėn nė orėt e pasditės, vėshtirė
e gjen mė nė kiosqe, ndėrkohė qė gazetat tjera mbesin pėrgjysmė tė
pashitura. E njėjta gjė ndodh edhe nė vendet europiane. Mua personalisht,
shpesh mė ka ndodhur qė nė kiosqet nė Gjermani, nė Zvicėr dhe nė Itali,
nuk e kam gjetur gazetėn "Bota Sot", njėkohėsisht kur gazetat tjera ("Koha
Ditore", "Zėri i Ditės", "Fakti" e "Epoka e Re") kishin mbetur tė
pashitura. Gazetashitėsit, nė tė gjitha rastet mė janė pėrgjigjur:
"Bota Sot kėtu shitet brėnda pak orėsh"! Mė ndodhi edhe
tė enjtėn a kaluar nė Trieste, kur njė profesor i Universitetit tė
atjeshėm, mė kėrkoi njė kopje tė kombėtares sonė "Bota Sot". E kėrkuam
nė tri pikat e shitjes nė atė qytet dhe gjithėkund muarėm pėrgjigjen si
ajo e mėsipėrmja, ndėrkohė qė gazetat tjera ishin me bollėk. Dje (tė
shtunėn e 31 majit) pasdite u detyrova tė sillem mbi dy orė nėpėr
Milano, pėr ta gjetur gazetėn tonė kombėtare, qė e donte Dr Dom Lush
Gjergji, i cili kur i blemė (qė nė kioskun e parė) tė tjerat, tha se nuk
i duket se ka lexuar, po nuk e gjeti tė pėrditshmen kombėtare "Bota Sot".
Idriz Beqiri - nga Elbasani dhe Vangjush
Stefa - nga Berati, qė tė dy nė Trieste, thanė se tė parėn punė qė bėjnė
nė mėngjesin e ēdo dite, pėrveē tė dielės (qė nė Itali nuk na vjen dot)
ėshtė shkuarja te kiosku pėr ta blerė gazetėn tonė kombėtare "Bota Sot".
Dhe jo vetėm pėr vete - thonė ata - por duhet t'i blejmė sė paku nga
dhjetė kopje, sepse na i kėrkojnė bashkatdhetarėt tanė qė shkojnė shumė
herėt nė punė e pasdite nuk e gjejnė mė. Edhe Behxhet Bytyqi, Florimi,
Malush Gashi, Mardena Kelmendi, Tefik Dėrguti, Arsim Berisha, Avdi
Beqiri, Isak Pera, Selman Sfishta e shumė bashkatdhetarė tė tjerė nė
rrethet e Trevizos dhe tė Viēencės, na thanė se po shkove pasdite nuk e
gjen mė gazetėn "Bota Sot" nė kiosk, sepse ajo shitet gjithmonė nė orėt
e paraditės. Jemi mėsuar ta gjejmė gjithmonė realitetin arbėror nė kėtė
gazetė - thonė ata - prandaj nuk na e do t'i lexojmė gazetat tjera, qė
kryesisht botojnė lajme tė pėrkthyera nga agjencitė e ndryshme tė
lajmeve ose edhe shkrime tė gazetarėve tė tyre, qė shpesh duken si tė
jenė, jo vetėm tė censuruar, por edhe tė autocensuruar.
Mehmet Ramadani, Enver Jonuzi, Qashif Limani,
Azem Dėrguti, Ermira Hoxha, Josip Gjoni dhe shumė bashkatdhetarė tė
tjerė nė Romė pohojnė tė njėjtat gjėra dhe kėrkojnė qė kombėtarja "Bota
Sot" ta hapė njė redaksi edhe nė Itali dhe tė ketė ēdo ditė shkrime mbi
veprimtarinė e Mėrgatės Shqiptare nė Itali, ku tashmė jemi mbi
treqindmijė (me arbėreshėt mbi gjysmėmilioni). Tė njėjtėn gjė e kanė
kėrkuar edhe bashkatdhetarėt - lexues tė rregullt tė gazetės sonė
kombėtare nė rrethin e Reggio Emilia-s - Agim Kodra, Rexhep Vatovci,
Jakup Jakupi, Ismail Useini e tė tjerė. Mendim tė njėjtė kanė edhe Bekim
Kastrati e Shkėlzen Muriqi - mjekė kosovarė, nė specializim nė klinikėn
e kardiokirurgjisė, nė Torino, si edhe veterani shkodran atje - Hamza
Kazazi. Hapjen e redaksisė nė Itali e ka kėrkuar edhe Pashk Ballabani -
kryetar i Shoqatės "Nėna Tereze" nė Lecco, nė emrin e gjithė anėtarėsisė
sė shoqatės, si dhe kryetarja e shoqatės "Skėnderbeu", nė Cernusco
(Milano) - Dava Gjoka.