NĖ TAKIMIN E PĖRZEMĖRT ME
BASHKATDHETARĖT NĖ LECCO, DR DOM LUSH GJERGJI NA THOTĖ:
JU JENI PLAGA JONĖ -
JU JENI MALLI, DHEMBJA
E MBI TĖ GJITHA
KRENARIA JONĖ
__________________________
Shkruan: Engjėll KOLIQI
Meshtari, shkrimtari e atdhetari ynė i
mirėnjohur dhe i dėshmuar - Dr Dom Lush Gjergji, nė turneun e tij disa
javėsh nėpėr Europė, tė dielėn e 18 majit gėzoi bashkėsinė e madhe
shqiptare nė Lecco tė Lombardisė, nė Itali. Me tė dėgjuar pėr ardhjen e
Dom Lushit, shumė mėrgimtarė kishin ardhur nė Lecco edhe nga vise tė
tjera tė Italisė, me qindėra kilometra larg, sepse thonin se ēdo takim
me te ėshtė njė kėnaqėsi e madhe dhe na i jep fuqi shpirtit, qė me
krenarinė tonė kombėtare t'i qė ndrojmė tė paepur plagės sė mėrgimit e
ta japim kontributin tonė pėr atdheun e popullin.
Dom Lushi me arkitektin Umberto
Trenta, duke ia paraqitur Kryetarit Rugova projektin Tempulli i Lirisė «Nėna
Tereze»
Nė ora 14, bashkė edhe me Dom Agim Qerkini-n Dom
Lushi ka ēelebruar Meshėn Shenjte, nė kishėn e stėrmbushur me besimtarė
(katolikė, myslimanė e ortodoksė bashkė). Mbas meshe takimi me
bashkatdhetarėt, nė njėrėn nga sallat mė tė mėdha tė famullisė nė
Pescate, por qė ishte e vogėl pėr t'i pranuar tė gjithė mėrgimtarėt qė
kishin ardhur tė takohen me Dom Lushin e ta pėrshėndesin pėr sė afėrti!!!
- Nuk dua ta zgjas shumė - ka thėnė qė nė fillim
tė takimit Dom Lushi - por dua tė ju them tė vėrtetėn se unė nė ēdo
takim me ju, pėrnjėherėsh ndjej dhembje e krenari. Ju jeni plaga jonė,
se i mungoni shumė atdheut, ju jeni malli ynė, ju jeni dhembnja jonė,
por mbi tė gjitha ju jeni krenaria jonė, sepse jeni ju qė i keni dalė e
i dilni ballė nė ēdo nevojė e nė ēdo vėshtirėsi atdheut e kombit - u ka
thėnė Dom Lushi mėrgimtarėve nė Lecco, tė cilėt shpesh e kanė ndėrprerė
me duartrokitje frenetike.
Ai pastaj i ka njoftuar tė pranishmit me nismėn
e akcionit pėr ndėrtimin e Kishės sė Zemrės sė Krishtit nė Viti, ku
Kuvendi i Komunės i ka dhuruar pėr kėtė qėllim truallin prej 38 ari, nė
vendin ku deri mė tash bėhej tregu u gjelbėrt. Kjo ėshtė njė ndihmė e
madhe, qė forcon bashkėjetesėn dhe afrimin e njerėzve tė besimeve tė
ndryshme nė Kosovė, kjo ėshtė njė leksion i fortė edhe pėr demokracitė
dhe civilizimin e vendeve europiane - ka thėnė Dom Lushi. Tė pranishmit
kanė shprehur gatishmėrinė pėr tė ndihmuar financiarisht ndėrtimin e
kishės nė Viti. Sikurse kėtu, poashtu edhe nė takime tė tjera nė Zvicėr
e nė Gjermani, janė shumė edhe besimtarė myslimanė qė kanė ofruar ndihma
financiare pėr ndėrtimin e Kishės nė Viti - ka konfermuar Dom Lushi. Ai
ka thėnė se kėto vlera qė bashkėkombasit tanė i kanė trashėguar nga
traditat e shenjta kombėtare dhe qė i ruajnė, e vėrtetojnė civilizimin e
lashtė e tė lartė tė popullit tonė, njė ndėr popujt e parė tė
kontinentit tė vjetėr.
Duke i falėnderuar tė pranishmit pėr mikpritjen
dhe pėr solidaritetin e shpehur, Dr Lush Gjergji u ka uruar tė gjithėve
jubiletė e mėdha kombėtare: 300 Vjetorin e Kuvendit tė Arbėrit dhe 125
Vjetorin e Lidhjes sė Prizrenit dhe Vitin e Nėnės Tereze, e cila sivjet
do tė shpallet e Lumturuar, hap i fundit drejt shenjtėrimit zyrtar!!!