ore kaluam kufirin dhe u
futėm nė Zvicėr (nė Chiasso), pa na ndaluar kush as pa na kėrkuar
dokumente udhėtimi!!!
Nuk u durova e i thashė: - Dom Lush,
mė beso qė sa herė kaloj kėndej kufinjt nė mes shtetesh europiane, mė
vjen tė qaj, duke menduar kufinjtė pėrmes tokave shqiptare, qė pėr ne,
me shekuj, ishin tė pakalueshėm!!! "Zoti tė bekoftė! Tashmė
edhe ata "kufinjė" tė cilėt shpresoj se do tė fshihen sė shpejti, po
kalohen pa vėshtirėsi e pa formalitete tė tepruara! Me menēurinė tonė
dhe me ndihmėn e Zotit, sė shpejti Kosova do tė njihet edhe
ndėrkombėtarisht e pavarur dhe do tė integrohet nė Bashkimin Europian,
sikurse edhe Shqipėria e trojet tjera shqiptare dhe gjithėkah trojeve
tona do tė lėvizim, pa hetuar vija as ndalesa kufitare e pa qenė tė
detyruar tė nxjerrim nga xhepi dokumente udhėtimi!!!" - mė
tha Ai. " Ndihmėn e Zotit e kam tė qartė, por na thuaj ato qė duhet tė
dalin nga menēuria jonė, nė kėtė drejtim" - i kėrkoi Zotni Pashku. Dom
Lushi, si gjithmonė gjakftohtė dhe qetėsisht u pėrgjigj: "Nėse
duam tė kuptojmė dhe tė veprojmė, ato janė gjėra shumė tė thjeshta dhe
tė realizueshme. Si pikė e parė - vrasjet e dhuna duhet tė hiqen nga
tė menduarit e sidomos nga tė vepruarit e shqiptarėve! Ne duhet tė
jemi ata qė duhet tė kėrkojmė kthimin e banorėve tė Kosovės nė atdhe,
pra edhe tė serbėve tė cilėt e njohin Kosovėn si atdhe tė tyre. Sipas
porosisė sė Nėnės Tereze, duhet tė kemi dashuri tė pėrhershme pėr
njėri-tjetrin dhe pėr njerėzimin mbarė!!! Vetėm me dashuri tė
mirėfilltė mund tė veprojmė nė tė mirė tė kombit dhe tė njerėzimit
mbarė!!! Kėto janė kushtet kryesore qė bashkėsia ndėrkombėtare i
kėrkon nga ne, pėr t'u besuar aftėsive tona tė qeverisjes dhe tė
zhvillimit tė demokracisė, pėr tė pasuar me njohjen formale tė
pavarėsisė sė Kosovės, qė faktikisht e kemi nė mbi 80% tė fushave tė
jetės".
Mbas 90
minutash udhėtimi, u ndalėm tė pushojmė dhe tė freskohemi me ndoj pije.
Sapo i porositėm pijet, befas na "humbi" Dom Lushi dhe derisa ne
shikonim kah u shmang, ai u kthye me fletėpagesėn nga arka, ku kishte
paguar pijet. E "qortuam", por buzagaz na tha: "Po kush jeni
ju qė duhet tė paguani?! A nuk i kam edhe unė 10 franga zvicerane nė
xhep?!" Nuk na mbeti tjetėr, pos ta falėnderonim dhe t'i
pinim lėngjet e tė vazhdonim rrugėn, me bisedat shumė tė kėndshme dhe
interesante.
Vetėm tė bashkuar mund
tė bėni vepra tė mira dhe tė mėdha
Biseduam pėr shumė tema,
mirėpo temat bosht tė bisedės sonė shumorėshe ishin ato tė ēėshtjes
madhore kombėtare dhe tė ruajtjes sė identitetit kombėtar, nė diasporė.
Dom Lushi na lavdėroi pėr faktin qė Mėrgata Shqiptare nė Itali ėshtė
organizuar dhe vepron pėrmes shoqatave atdhetare, kulturore e
humanitare, jashtė kornizave politike e partiake dhe tė bashkuar, pa
vijėzime rajonale, ideologjike a fetare. I shpjeguam konkretisht pėr
realizimin e shumė projekteve dhe veprimtarive tė pėrbashkėta,
anembanė Italisė, pėr ēka na uroi pėrzemėrsisht, me porosinė qė tė mos
kėnaqemi me tė realizuarat e deritashme, por tė vazhdojmė, sepse kombi,
atdheu dhe mėrgimtarėt - tha - gjithmonė kanė nevojė pėr veprimtari tė
pėrbashkėta e tė pandalshme. "Sa mbyllet njė ēėshtje, hapet
tjetra - sa kremtohet njė sukses, duhet filluar tjetri...!" -
na porosiste herėpasherė meshtari i dėshmuar nė elterin e atdheut e tė
kishės.
Jashtėzakonisht i pėlqei hapi
i fundit, i legalizimit tė Qendrės Koordinuese Integruese Kulturore e
Humanitare «ALBEUROPA» dhe rregullimi i zyrės sė selisė sė qendrės, nė
Olginate tė Lecco-s, ku na kėshilloi ta bėjmė njė bibliotekė. Duke na
uruar suksese dhe mbarėsi, buzagaz na e tėrhoqi vėrejtjen: "Edhepse
qendrėn e keni emėrtuar "Albeuropa", mos e harroni bashkėpunimin edhe
me shqiptarėt nė kontinentet tjera!". Edhepse na besonte dhe
tha se e kishte me shaka, megjithatė pati durim tė na i dėgjojė
dėshmitė tona mbi bashkėpunimin me bashkėsitė shqiptare edhe nė
kontinentet tjera, duke pėrmendur veprimtarė e krijues, si: Beqir
Sina, Petraq Pali, Vladimir Lazėri, Albana Mėlyshi, Merita Bajraktari,
vėllezėrit Naim e Sami Flamuri, Kolec Traboini, Joseph DioGuardi,
Nikollė Mirakaj, Valbona Sherifi, Isuf Hajrizi, Xhelil Nikolla, Ejvis
Maria Xhajanka, Artan Shani, Mark Shkreli, e shumė tė tjerė.
Ajo qė na mbushi kėnaqėsi,
ishte premtimi i Tij, se kurėdo qė i jepet mundėsia, ėshtė i gatshėm
dhe i papėrtueshėm tė na nderojė me pjesėmarrjen e drejtėpėrdrejtė nė
manifestimet tona tė pėrbashkėta, kudo qė do tė organizohen. Ne nė
Itali na quajti tė privilegjuar qė jemi afėr dhe me mundėsi mė tė
mėdha bashkėpunimi me vėllezėrit arbėreshė - mrekullibėrėsit nėpėr
shekuj, nė ruajtjen e identitetit dhe tė traditave kombėtare,
siē i quajti Dom Lushi. Na porositi tė marrim shembull vėllezėrit
arbėreshė dhe nė tė gjitha fushat e jetės tė veprojmė tė bashkuar,
sepse vetėm kėshtu - tha - mund tė bėni vepra tė mira dhe tė mėdha.
Pėr shumė gjėra biseduam edhe
nė detaje. Ndjenim kėnaqėsi nė shpirt, kur Dom Lushi na i pėrkujtonte
shumė nga veprimtaritė tona, pėr tė cilat ishte njoftuar nga
massmediat dhe nga interneti. Duke i ditur angazhimet dhe veprimtarinė
e madhe tė tij, e pyetėm se si gjen kohė qė tė pėrcjellė edhe
massmediat e edhe internetin, pėr tė mėsuar se ē'bėjnė gjithandej e
gjithėkėndej, na tha: "Pėr tė bėrė vepra tė mira dhe tė
frytshme, duhet ditur se ē'po ndodhė gjithandej e gjithėkėndej e ē'po
bėjnė edhe tė tjerėt, duhet tė veprosh nė bashkėpunim dhe nė harmoni
me tė tjerėt dhe gjithmonė konform nevojave dhe kėrkesave qė na dalin
nga pėrditshmėria!"
Mikpritje tipike
shqiptare dhe interesim i madh i njerėzve pėr ta takuar Dom Lushin
Nga dėshira pėr tė biseduar sa
mė gjatė me Dom Lushin, Pashku e ngiste makinėn mė ngadalė se
zakonisht dhe pėr t'i kaluar 500 km rrugė, nga Lecco deri nė München,
na u dashtėn mbi gjashtė orė. Nė hyrje tė München-it na priti Augustin
Ballabani, i cili na shoqėroi deri nė selinė e Misionit Katolik
Shqiptar, ku na priti meshtari Dom Pashk Dani. Mbasi pushuam pak dhe u
freskuam, nė ora 15.30 shkuam nė sallėn, ku do tė fillonte manifestimi
Ditėt e Nėnės Tereze e ku do tė ligjėronte, respektivisht dėshmonte
njohėsi mė i mirė i jetės dhe veprės sė Shenjtėreshės Sonė - Dr Dom
Lush Gjergji. Qindėra bashkatdhetarė qė kishin ardhur edhe nga qytetet
e largėta, mbi 600 km, me kėnaqėsi tė veēantė ia shtrėngonin dorėn
mysafirit tė dashur. Edhe kėtu e jetėsuar tradita jonė kombėtare e
bashkėjetesės vėllazėrore - edhepse ishte manifestim i kushtuar njė
shenjtėreshe, qė ishte murgeshė katolike, mbi 70% tė tė pranishmėve
ishin tė besimnit mysliman. Para dhe pas ligjėrimit pėr Shenjtėreshėn
tonė - Gonxhe Bojaxhiu-n - Nėnėn Tereze, Dom Lushi ėshtė pėrshėndetur
me tė gjithė tė pranishmit. Ishte kėnaqėsi e vėrtetė, kur Ai i puthte
fėmijėt dhe, duke u kėrkuar sa vjersha e sa kėngė i dijnė pėrmendėsh,
i porosiste t'i recitojnė e t'i kėndojnė ēdo ditė!!! Pėr t'ua
plotėsuar dėshirėn, ai u fotografua dhjetėra herė me grupe tė tė
pranishmėve, tė cilėt thonin se do t'i ruajnė fotografitė me Dom
Lushin si kujtim shumė i shtrenjtė dhe i paharrueshėm nė jetė!!!
Dom Pashku, duke ia dhėnė
fjalėn, e falėnderoi pėrzemėrsisht Dom Lushin, duke i shprehur
komplimente pėr veprat e tij tė mėdha e tė pavdekshme pėr ēėshtjen
kombėtare. Dom Lushi, para se tė fillojė me dėshmitė e tija pėr
shenjtėreshėn tonė, i falėnderoi tė pranishmit pėr pjesėmarrjen e
devotshme dhe ia tėrhoqi vėrejtjen Dom Pashkut, duke i thėnė se mė i
kėnaqur do tė ishte t'ia kishte dhėnė fjalėn, pa komplimente.
I nderuari President -
ky ėshtė vėllai im - kryetari i Kosovės sė shtypur,
prandaj ma ke nėn
pėrkujdesje bashkė me popullin tim
Pas dėshmive njėorėshe, iu
bėnė shumė pyetje, nė pėrgjigjet e tė cilave dualėn edhe shumė dėshmi
tė tjera nga veprat e mėdha e shenjtėrore tė Nėnės Tereze. Duke u
pėrgjigjur nė pyetjen e njė bashkatdhetari - se cila ishte ndihma e
Nėnės Tereze pėr Kosovėn dhe pėrgjithsisht pėr kombin, Dom Lushi mori
dy shembuj konkretė: "Kur nė gusht tė vitit 1989, befasisht
mbėrrijti nė Tiranė, Nėna Tereze, pėr tė na e treguar peshėn e madhe
tė dashurisė dhe tė faljes, megjithė ndalesėn pėr ta parė nėnėn e
motrėn pėr sė gjalli dhe megjithė keqtrajtimin e tyre nga diktatura e
kuqe nė Tiranė, ajo sė pari e takoi tė vejėn e Enver Hoxhės -
Nexhmijen dhe bashkė me te shkoi e u pėrgjunj dhe vuri lule tė
freskėta mbi varrin e diktatorit e pastaj shkoi e u lut mbi varret e
Nėnėlokes Drane dhe tė Motėr Ages". Nė rastin e dytė, nė fillin tė
vitit 1997, kur kryetari i Kosovės Ibrahim Rugova, i ftuar nga ish
presidenti i SHBA-ve Klinton, nė mesin e shumė burrėshtetasve tė botės,
po merrte pjesė nė Lutjen e Mėngjesit, nė Shtėpinė e Bardhė nė
Washington, Nėna Tereze iu afrua, u pėrkul para Tij dhe nė praninė e
tė gjithė tė pranishmėve (kryetarė e kryeministrash tė shumicės sė
shteteve tė rruzullit tokėsor) i tha Klintonit: - I nderuar President,
ky ėshtė vėllai im - kryetari i Kosovės sė shtypur, prandaj ma ke nėn
pėrkujdesje bashkė me popullin tim! Nė rastin e parė Ajo na mėsoi ta
falim dhe ta duam njėri-tjetrin e nė rastin e dytė na mėsoi se si tė
shfrytėzohen tė gjitha rastet pėr ta ndihmuar popullin dhe ēėshtjen
kombėtare" - pėrfundoi Ai pėrgjigjen, pėr tė cilėn u
shpėrblye me duartrokitje frenetike. Ai ėshtė pėrgjigjur edhe nė shumė
pyetje tė tjera dhe shumėherė ėshtė ndėrprerė me duartrokitje tė gjata
e frenetike.
Krahpėrkrah me Rifat
Jasharin Dom Lushi nderoi edhe veprimtarinė dhjetėvjeēare tė QKSH «RILINDJA»
Sapo mbaroi takimi kushtuar
Nėnės Tereze, tė gjithė tė pranishmit, shkuam nė njėrėn nga sallat mė
tė bukura tė München-it, ku nė ora 19 filloi njė kremte tjetėr,
poashtu madhėshtore - 10 Vjetori i themelimit dhe i veprimtarisė sė
frytshme tė Qendrės Kulturore Shqiptare «RILINDJA». Sė pari vizituam
ekspozitėn e qindėra fotografive, me pamje madhėshtore nga
veprimtaritė e mėdha - atdhetare, kulturore e humanitare tė QKSH «Rilindja".
Pastaj hymė nė sallėn e dekoruar me flamurin tonė kombėtar dhe me
flamurin gjerman. Nė mes u ulėn krahpėrkrah - i zoti i shtėpisė sė
Familjes Legjendare tė rezistencės sonė kombėtare - Z. Rifat Jashari
dhe Dom Lushi, tė rrethuar nga veprimtarėt mė tė merituar tė Mėrgatės
sonė nė Bavari.
Nė pasditėn dhe nė mbrėmjen e
sė shtunės sė 18 majit, deri nė orėt e vona, kryeqyteti i Bavarisė
buēiste dhe jehonte shqip!!! Nė fjalėn pėrshėndetėse, kryetari i QKSH
"Rilindja" - Z. Azem Xhema, pasi ka falėnderuar tė pranishmit e
sidomos Rifat Jasharin e Dom Lush Gjergjin, pėr madhėrimin e kėsaj
kremteje, ka pėrshkruar shkurtimisht veprimtarinė e frytshme
dhjetėvjeēare tė kėsaj qendre. Dėshmitė e tij, pastaj janė argumentuar
me pamje filmike (20 minuta) nga ēastet mė tė rėndėsishme tė
veprimtarisė sė frytshme tė Rilindjes sė München-it. Organizatori i
kremtimit tė Jubileut - kryesia e QKSH «RILINDJA» ka nderuar me
mirėnjohje pėr kontribut konstruktiv dhe konkret disa organizata
joqeveritare gjermane dhe personalitete qė kanė ndihmuar ēėshtjen
shqiptare, pėrfshirė edhe deputetė tė "Bundesdtagut". Veprimtarėt
gjermanė pėrshėndesnin shqip. Njėri nga ata ka thėnė: "Jemi tė
lumtur dhe krenarė, qė na ėshtė dhėnė mundėsia tė kontribuojmė sadopak
pėr popullin e mrekullueshėm tė Kosovės". Pėr veprimtaritė e
frytshme tė tyre - kombėtare, kulturore e humanitare, me mirėnjohje
janė nderuar parti politike shqiptare, shoqata dhe personalitete, duke
filluar nga pėrfaqėsuesi i Familjes Legjendare tė rezistencės sonė
kombėtare - Rifat Jashari.
Kėtė solemnitet e ka bėrė
madhėshtor edhe programi shumė i pasur kulturo-artistik, qė kėsaj
radhe e kanė realizuar, pėr mrekulli, shoqatat kulturore «ILIRIA» dhe
«SHQIPONJA» - qė tė dyja me seli nė München. Kėngėt patriotike dhe
vallet e bukura, nga thesari ynė burimor, na kanė emocionuar qindėra
pjesėmarrėsve nė kėtė manifestim.
Ne, siē tash e kemi zakon, i
pėrshėndetėm tė pranishmit dhe organizatorėt e solemnitetit, edhe nė
emėr tė shoqatave tona, mandej edhe tė Bashkimit tė Shoqatave
Shqiptare e Arbėreshe e tė Lidhjes Shqiptare nė Botė - Kuvendit tė
Italisė. Me nder dhe respekt tė posaēėm ua pėrcollėm edhe
pėrshėndetjet nė emėr tė veprimtares sonė tė pandalshme dhe tė paepur
- Vitore Stefa-Leka, e cila edhepse gjithmonė nė ballė tė ēdo
organizimi, kurrė nuk pranoi tė jetė e zgjedhur nė ndoj "post" me emėr
kryetari, sekretari....
Pėr tė plotėsuar
dėshirėn e bashkėvendėsit Dom Lushi me modestinė e tij "then
protokollin"
Siē ishte organizuar, Dom
Lushi do tė kalonte natėn nė selinė e Misionit Katolik Shqiptar nė
München, kurse unė e Pashku do tė flenim te tė afėrmit (Ai te vėllai
Frana e unė te kushėriri - Gjergj Zefi). Derisa po pėrshėndeteshim,
duke i uruar natė tė mirė njėri-tjetrit, bashkėvendėsi Gazmend Demaj i
kėrkoi Dom Lushit qė tė shkonte e ta kalonte natėn nė familjen e tij,
nė banesėn qė nuk ishte larg nga salla ku pėrfundoi solemniteti i
Jubileut tė Rilindjes. Dom Pashku ngulte kėmbė qė ta merrte nė banesėn
e tij, siē ishte paraparė, por Dom Lushi, me modestinė e tij, duke e
parė dėshirėn e flaktė tė Gazmendit, qė tė mos "ia prishte", vendosi
dhe shkoi me Gazmendin. Edhe nė kė rast, Ai e tregoi modestinė e tij
dhe gatishmėrinė pėr tė qenė afėr atyre tė cilėt kanė mė shumė nevojė
ta kenė dikėnd afėr, sepse Gazmendi ishte ndėr mėrgimtarėt mė tė rinj
aty dhe malli pėr atdheun e vendlindjen e digjte mė shumė se tė tjerėt.
Njohje e mirė dhe takim
i paharruar me kolegun Ramiz Dėrmaku-n
- kremtofshim
ditėlindjen bashkė me Nėnėloken Kosovė
Me kolegun Ramiz Dėrmaku-n
ishim njohur vetėm si emra dhe kishim komunikuar vetėm nga larg, por
nuk ishim takuar asnjėherė mė parė. Ai kishte ardhur pėr tė pėrcjellur
kėto veprimtari kombėtare e kulturore, pėr tė pėrditshmen tonė
kombėtare «Bota Sot». Sapo hymė, edhepse nuk ishim takuar ndonjėherė,
mė mori nė pėrqafim, me fjalėt: "Mirėseerdhėt kolegu im i dashur!"
Duke biseduar dhe duke i "kėrkuar" me shaka njėri.tjetrit se cili jemi
plakur mė shumė, me kėqėsi, "zbuluam" njė fakt shumė interesant: qė tė
dy ishim tė lindur nė tė njėjtėn ditė. Ē'tė bėnim tjetėr?! - i
uruam njėri-tjetrit, qė pikėrisht 10 Nėntori tė jetė data e njohjes
formale tė Pavarėsisė sė Kosovės dhe qė ta kremtojmė gjithmonė
ditėlindjen, bashkė me Nėnėloken Kosovė!!! Nga dy lapsa tė
bukur qė kishte nė xhep, Ramizi mė "urdhėroi" qė ta merrja njėrin -
dhuratė nga Ai, nė takimin tonė tė parė, por shumė tė kėndshėm dhe tė
paharruar, edhe pėr vendimin qė ditėlindjen ta kremtojmė bashkė (edhe
me Nėnėloken). Ishin qė tė dy lapsat shumė tė mirė, prandaj nuk e
kisha lehtė tė zgjidhja. Mė nė fund zgjodhi Ramizi vetė dhe ma dha mė
tė mirin - lapsin kuqezi!!! I thashė ai, normalisht t'i bėjė raportet
nga kėto manifestime tė bukura pėr kombėtaren «Bota Sot», por tė mos
mė "akuzojė" pėr ndėrhyrje nė "territorin" e tij veprues, se edhe unė,
pak mė vonė do t'i dėrgoj mbresat e mia emocionale, nga udhėtimi i
paharruar me Dom Lushin dhe nga kėnaqėsia nė kremtet e mėdha tė
bashkatdhetarėve nė München.
Ėshtė njė dashuri e
madhe qė na tėrheq kah atdheu !!!
Gjatė takimeve tė mbrėmjes sė
tė shtunės, qė tė dy me Pashkun, shfrytėzuam rastin tė bisedojmė edhe
me shumė tė rinj, tė cilėt ishin lodhur me pėrditshmėrinė mėrgimtare
dhe kėrkonin se ē'mund tė bėnin pėr tejkalimin e monotonisė dhe pėr "shėrimin"
e shpirtit, duke bėrė diē tė vlefshme pėr atdheun, pėr popullin - pėr
vetėveten. Qė tė mund tė vėnim diē konkrete nė vijėn e bashkėpunimit
tė koordinuar dhe tė harmonizuar, ne u kėrkuam mundėsinė e njė takimi
brėnda tė dielės sė 19 majit. Pa hamendje u muar vendimi: takohemi
nesėr nė ora 10, nė zyret e selisė sė Misionit Katolik Shqiptar.
Kur mbėrrijtėm aty, tė
shoqėruar nga Augustin Ballabani, i cili qė nė mbėrrijtjen tonė nė
München, na e "bllokoi" veturėn tonė nė njė vendpaking dhe na
shoqėronte me makinėn e tij, nė ora 9.45 i gjetėm tek na prisnin
buzagaz mbi 30 veprimtarė, nga gjeneratat e reja, tė cilėt
pėrfaqėsonin shoqata tė ndryshme nga Bavaria. Tė gjithė na uruan pėr
themelimin dhe legalizimin e Qendrės Koordinuese «Albeuropa» dhe na
thanė se bashkėpunimi i koordinuar veē ėshtė i filluar me kėtė
pjesėmarrje tonėn nė manifestimet e tyre tė kėtyre dy ditėve. E
vėrteta ishte siē thonin ata! Vėrtetė ishte njė bashkėpunim i filluar,
sepse qė nga fillimi, kryesitė e shoqatave shqiptare qė merrnin pjesė
nė kėto manifestime, na kėrkonin t'u thonom se kur do tė ketė ndoj
organizim tė tillė nė Itali dhe tė vinin edhe ata.
Mė shumė se tė gjithė tė
tjerėt ka folur Engjėll Ballabani, i cili ka paraqitur shumė ide tė
bukura dhe tė realizueshme tė njė bashkėpunimi tė mirėfilltė. Ai
kėrkoi qė nė prag tė jubileut tė madh tė tyre, tė 30 Vjetorit tė
themelimit e tė punės (1974 - 2004) tė ftohet pėr njė turne nėpėr
Europė Shoqėria Kultutore Artistike «Zėri i Karadakut» nga Stublla, tė
cilėt nuk kėrkojnė shifra parashė, as komercializim shfaqjesh, por na
shmallin me muzikė tė bukur burimore. Mandej ka propozuar organizimin
e takimeve tė pėrbashkėta kulturore (nė vende tė ndryshme), me orė
letrare, festivale, gara sportive, ekskursionme... Le tė organizohemi
edhe me pjesėmarrjen e shoqatave tona kulturore nė solemnitetete dhe
festivalet kulturore qė organizohen nė atdhe - nė Shqipėri, nė Kosovė,
nė IRJ tė Maqedonisė, nė Kosovėn Lindore, nė Mal tė Zi, pastaj edhe nė
Amerikė, nė Australi...
- Po kah po tė vijnė gjithė
kėto ide tė bukura o Adash - i thashė pak si me shaka. "Mė
besoni, nuk mė duket vetja aq i menēur, por ėshtė dashuria e madhe pėr
atdheun dhe pėr kombin tonė tė mrekullueshėm qė m'i grumbullon gjithė
kėto ide tė bukura!" - ma kthei plot shend e verė Engjėlli.
Sapo u tregova pėr kremten e
madhe qė mė 7 e 8 qershor, kanė organizuar bashkatdhetarėt tanė, tė
prirė nga profesori i nderuar dhe i dėshmiuar me veprimtari atdhetare
- Astrit Leka, nė Gjenevė nė 125 Vjetorin e Lidhjes Shqiptare tė
Prizrenit, qė tė gjithė na thanė se janė tė gatshėm tė vijnė dhe tė
shmallen dy ditė tė plota, me bashkjėkombasit qė do tė vijnė atje nga
tė gjitha pjesėt e botės!!! Ato dy ditė - u thashė - Gjeneva nuk do tė
jetė vetėm seli e Kombeve tė Bashkuara, por do tė jetė edhe seli e
Shqiptarėve tė Basshkuar, nė dashurinė e madhe pėr Nėnėloken Shqipėri
!!!
Mesha Solemne pėrmbylli
me bekime kėto dy ditė gumėzhitjesh shqiptare nė München
Nė ora 12.30 nė kishėn
kushtuar 12 apostujve, pėrplot tė mbushur me shqiptarė, filloi Mesha
Solemne e bashkėēelebruar nga: Dom Lush Gjergji, Atė Anton Nua dhe Dom
Pashk Dani. Edhe nė kėtė meshė figura qendrore -. Dom Lushi, me
predkun e tij kushtuar mrekullive tė Gonxhes sė Mrekullueshme
Shqiptare, tė Nėnės sė Njerėzimit me halle, qė tash po shenjtėrohet
edhe zyrtarisht - Nėnės Tereze, ka zbutur zemrat e ndezura nė mall tė
qindėra bashkatdhetarėsh, qė mbi 70% ishin tė besimit mysliman. Edhe
nga elteri Dom Lushi i ka porositur tė pranishmit: "Motra e
Vėllezėr, nėse duam tė jemi bija e bij tė devotshėm e tė ēmueshėm tė
Nėnėlokes Shqipėri, duhet qė nė ēdo veprimtari tė pėrditshme, kudo qė
jemi, tė hyjmė me dashuri tė zjarrtė pėr te, sikur dashuria e Nėnės
Tereze pėr tė sėmuarit e tė lėnit qė u shėrbente dhe pėr njerėzimin
mbarė!!! Kėshtu e rimėkėmbim, e kėndellim Nėnėloken Shqipėri, qė e
nxehur nga dashuria jonė drejtohet dhe si nuse e re vallėzon bashkė me
ne nė vallen e dasmės sė jetės sė re, qė do tė na vijė, bashkė me
vlerat e civilizimit tė mrekullueshėm e tė shembujve tradicionalė tė
baballarėve e tė gjyshėrve tanė, bashkė me vlerat e Besės sė Madhe, tė
dashurisė sė mirėfilltė, qė tani i pėrkujtojmė - edhe nė 300 Vjetorin
e Kuvendit tė Arbėrit, edhe nė 125 Vjetorin e Lidhjes sė Prizrenit,
edhe nė vitin e Lumturimit tė Nėnės Tereze!!!" Edhe gjatė
predkut nė kėtė meshė pėrmbyllėse, me bekime tė veprimtarive shqiptare
nė München, Dom Lushi u ndėrpre shpesh, me duartrokitje tė gjata
frenetike. Dom Lushi, me shumė entuziazėm ka folur edhe pėr projektin
madhor nė Kosovė - pėr ndėrtimin e Tempullit tė Lirisė - «NĖNA TEREZE»,
qė shpresojmė tė fillojė sivjet, si edhe tė Katedralės nė Prishtinė,
kushtuar shenjtėreshės sonė - Gonxhe Bojaxhiu-t - Nėnės Tereze.

Edhe njė herė tjetėr i
privilegjuar: me Dom Lushin me arkitektin Umberto Trenta dhe me
deputetin Tomė Hajdaraj, duke ia paraqitur kryetarit Rugova projektin
e Tempullit tė Lirisė «NĖNA TEREZE»
Mbas pėrfundimit tė meshės, mė
shumė se njė orė gumėzhitje shqip, nė oborr tė kishės - shaka,
pėrqafime, fotografime pėr kujtim... Nė qendėr tė vėmendejes ishte -
kush tjetėr, nėse jo Dom Lushi?!!! Njėri qė kishte ardhur nga
Shtutgarti, vetėm ta takojė Atė i tha: "Dom Lush, kam menduar
se nuk ėshtė lehtė tė bisedosh me Ty, por paskam qenė i gabuar, sepčse
tash po mė duket vetja sikur tė ishim shokė tė pandashėm mbi 20 vjet!".
Dom Lushi, buzagaz ia kthei: "Nuk jemi shokė nga 20 vjet, por
jemi vėllezėr qė nga lindja, mbi 50 vjet, o Hajdar i dashur!"
dhe e pėrqafoi fuqishėm Hajdarin. Duartrokitje edhe nė oborr tė kishės.
Njė pasdite gazmore qė
njomi zemrat mėrgimtare me tė qeshura qė s'harrohen kurrė
Rreth orėr 14.30 u shpėrndamė
nga oborri i kishės sė 12 apostujve. Dom Lushi shkoi me kolegėt e tij,
pėr tė drekuar nė Misionin Katolik Shqiptar, kurse ne shkuam nė vizita
nėpėr familjet e farefisit, qė nė München janė bukur shumė. Kudo qė
ishim, tė rinjtė "detyroheshin" tė rrinin nė kėmbė, sepse ishin shumė
qė pėr tė na nderuar, na rrinin gjithnjė afėr. Drekuam te Franė
Ballabani. Shakatė, qė na sillnin storie qė nga jeta jonė fėmijėnore,
na bėnin tė qeshnim aqė shumė, saqė duhej mbajtur brinjtė me tė dy
duart.
Nėse nuk do tė shkonim tė
gjithė "t'ia pinim njė kafe" Gjergj Zefi do tė prekej rėndė, prandaj
rreth orės 16 u gjetėm nė banesėn e tij. Prapė shakatė, tė qeshurat
nuk kishin kufinj!!! E njėjta gjė edhe nė banesėn e Zef Ballabanit. Tė
rinjtė qė e kishin programuar njė turne sportiv, pėr kėtė pasdite, e
shtynė atė pėr njė javė mė vonė, vetėm pse kishin dėshirė tė
shmalleshin me ne dhe tė mėsonin shumė gjėra qė nuk i kishin pėrjetuar
si ne, nė jetėn tonė fėmijėnore!!!
Rreth orės 18 na ftuan tė
shkonim se Dom Lushi kishte mbėrritur te Frana, prej nga do tė
niseshim pėr Itali. Shkuam atje. Ishin tė rinjtė qė nuk na lejuam tė
nisemi menjėherė. Pas shakave dhe tė tė qeshurave tė gjata, mbi 40
minuta, edhe me Dom Lushin, rreth orės 18.40 u nisėm.
Me njerėzit e mi dhe me
biseda tė frytshme nuk lodhem kurrė !!!
Sapo u nisėm i thashė: - Dom
Lush i dashur, e di qė je i lodhur, por nuk do tė tė lė tė pushosh,
sepse deri nė Bergamo do tė bisedojmė papushuar! Pa mė lėnė tė
vazhdoja arsyetimin, ma kthei: "Bisedojmė i dashur, pa merak,
sepse me njerėzit e mi dhe me biseda tė frytshme nuk lodhem kurrė!"
Udhėtimi i gjatė, deri nė ora 01.30 m'u duk se kaloi pėr pak
minuta, sepse bisedė pas bisede, fjalė pas fjale, vetėm kur e pamė
vetin nė Bergamo. As nė kufinj (Gjermani/Austri, Austri/Zvicėr,
Zvicėr/Itali) nuk na ndaloi kush.
Biseduam pėr shumė ēėshtje
madhore, pėr ato qė duhet tė merren e tė mbarohen me pėrparėsi.
"Ajo qė duhet ndėrtuar menjėherė, pa pritur as orė e le mė
ditė e muaj, ėshtė dashuria pėr Atdheun, pėr Kombin, dashuria pėr
njėri-tjetrin dhe pėr njerėzimin mbarė" - e pėrsėriti disa
herė Dom Lushi, duke shtuar: "Dashuria nuk ndėrtohet as nuk
mund tė jetė rezidente nė zemrat tona, nėse aty mungojnė ndjenjat e
faljes. Pa tė falur nuk ka dashuri! Kėshtu na mėsone edhe Nėna Tereze,
prandaj duke ndjekur porosinė e saj, i falim fajtorėt dhe e mbjellim
dashurinė e mirėfilltė nė zemrat tona! Me farėn e dashurisė sė rritur
nė zemrat arbėrore, mbjellim pastaj shumė tė mira nė Atdheun Tonė dhe
e gėzojmė Nėnėloken Shqipėri!" thotshte Dom Lushi, i cili vėrtetė
nuk u lodh nė asnjė ēast nga biseda e gjatė, me plot pyetje qė i bėnim,
sa unė sa Pashku.
Ju qė jeni tė
privilegjuar, shfrytėzojeni rastin
e bashkėveprini me
vėllezėrit arbėreshė, nė tė mirė tė kombit - nė tė mirė tė mbarė farės
arbėrore
Ai disa herė na e ripėrsėriti
faktin se ne mėrgimtarėt nė Itali jemi tė privilegjuar, duke i pasur
afėr vėllezėrit arbėrshė, me tė cilėt mund tė organizojmė dhe tė
realizojmė shumė veprimtari, qė do tė shėnonin faqe tė arta nė
historinė tonė kombėtare. Ai e pėlqei shumė paraprojektin e Qendrės "Albeuropa"
pėr organizimin e ekskursioneve tė bashkėsive shqiptare, nėpėr
vendbanimet arbėreshe dhe kurorėzimin e tyre me veprimtari tė
pėrbashkėta kulturo-artistike e sportive. Na kėshilloi qė ekskursione
tė tilla tė organizohen edhe nė mes bashkėsive shqiptare nė vende tė
ndryshme, atėherė kur janė pushime dy-tri ditėshe, me rastin e ndoj
feste - psh. grupe nga Italia tė shkojnė nė Gjermani, nė Zvicėr a
gjetiu, grupe nga Zvicra, Gjermania, Franca, Austria... tė vijnė nė
Itali, apo tė shkojnė nė Suedi, Belgjikė... duke shkuar gjithnjė me
njė koordinim tė pėrbashkėt dhe tė harmonishėm.
"Me rastin e
lumturimit tė Nėnės Tereze, mė 19 tetor 2003, pėr shkak tė regjimit tė
vizave hyrėse, nga Atdheu mund tė vijnė pak shqiptarė nė Sheshin e
Shėn Pjetrit nė Vatikan, kėshtuqė ju takon ju nė Itali dhe nė vende tė
tjera, qė tė organizoheni dhe nė atė Ditė tė Madhe, nė Vatikan tė jeni
dhjetėramijėra! Barra kryesore e kėtij organizimi u takon ju nė Itali,
bashkė me vėllezėrit arbėreshė!" - ishte kėrkesė kėmbėngulėse
e Dom Lushit.
Ardhmėria e Kosovės
ėshtė ajo qė e ndėrtojmė ne -
bashkimin kombėtar e
poėrjetojmė qė nga dita e integrimit nė Bashkimin Europian
Me modesti na shpjegonte pėr
takimet e tij me personalitete kombėtare e ndėrkombėtare - me
kryeadministratorėt e Kosovės (Kushner, Hakerup e Shtajner), me
kryetarin Rugova, me kryeminstrin Rexhepi, me kryeparlamentarin Daci,
me Kofi Ananin, me gjeneralė e diplomatė ndėrkombėtarė, por edhe me
njerėz tė thjeshtė e nevojtarė. Ne na interesonte tė mėsonim diē
konkrete pėr ardhmėrinė e Kosovės, qė Dom Lushi mund tė na thoshte,
nga pėrvojat e tij nga takimet me personalitete politike e
diplomatike. "Ardhmėria e Kosovės ėshtė ajo qė e ndėrtojmė ne.
Nėse ne i bindim ndėrkombėtarėt se dijmė tė qeverisim dhe tė rrojmė me
normat dhe rregullat e demokracisė, nėse e ērrėnjosim krimin nga tokat
dhe nga zemrat tona, nėse nuk e kursejmė mundin as kohėn tonė pėr tė
mirėn tonė, atėherė ardhmėria e Kosovės dhe e mbarė Shqipėrisė -
ardhmėria jonė, pra e mbarė kombit shqiptar, do tė jetė e ndritur dhe
joshėse pėr tė gjithė! Unė kam bindjen se Kosova do tė integrohet, pa
u vonuar nė Bashkimin Europian, si njėsi e mvetėsuar, pra - si shtet i
pavarur! Me integrimin nė BE tė tė gjitha trevave shqiptare, kufinjtė
pėrgjatė tokave tona do tė mbesin vetėm nė faqet e historisė dhe nė
kujtesėn tonė, pra do tė zhduken praktikisht - ēka nėnkupton bashkimin
praktik tė shqiptarėve!" - na tha mė nė fund - pak para se tė
mbėrrinim nė Bergamo, Dom Lushi.
ENGJĖLL KOLIQI